VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - GJUHA SHQIPE NË PARLAMENTIN MAQEDONAS

                                                                                      

E Djelë, 04.28.2024, 12:36am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 
GJUHA SHQIPE NË PARLAMENTIN MAQEDONAS
E Enjte, 07.14.2011, 08:49am (GMT+1)

Parlamenti i Maqedonisë

13.07.2011

Isuf Kadriu

Parlamenti i Maqedonisë ka nisur debatin për miratimin në procedurë të përshpejtuar të tri pikave të marrëveshjes së arritur mes VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së, e që kanë të bëjnë me përdorimin e gjuhës shqipe, të flamurit kombëtar dhe mbylljen e rasteve të Hagës.



Kuvendi i Maqedonisë ka nisur debatin për ndryshimin e disa ligjeve, për të cilat kanë arritur marrëveshje VMRO-DPMNE dhe BDI, dy parti këto që do të formojnë koalicionin e ri qeveritar.

Bëhet fjalë për ndryshimet në ligjin për përdorimin e gjuhës shqipe, të flamurit kombëtar si dhe mbylljen e rasteve të Hagës.

Në pjesën lidhur me gjuhën shqipe thuhet se ndryshimet kanë të bëjnë me nenin 3 të këtij ligji, me të cilin parashihet që deputetët apo të zgjedhurit dhe funksionarët e tjerë të emëruar nga Kuvendi i Maqedonisë, të cilët flasin gjuhën e bashkësisë etnike që është mbi 20 për qind në Maqedoni, në këtë rast gjuhën shqipe, të mund të drejtohen apo të udhëheqin me trupat kuvendore edhe në gjuhën e tyre amtare.

"Jemi në fillim të përbërjes së re parlamentare, andaj punët e mira duhet që në fillim të praktikohen që kjo përbërje parlamentare këtë mandat ta përmbyllë me punime të rregullta të Parlamentit dhe të mos ketë nevojë për përdorimin e metodave që dikur i kemi përdorur për bojkotin e Parlamentit", deklaroi në emër të Grupit Parlamentar të BDI-së, deputeti Talat Xhaferi.

Gjuha shqipe, pjesë e marrëveshjes për Qeverinë



Ndërsa, në ndryshimet e Ligjit për përdorimin e simboleve të bashkësive etnike parashihet përdorimi i flamurit shqiptar në të gjitha objektet e karakterit publik dhe lokal, në manifestime të ndryshme lokale dhe ndërkombëtare.

Ndërkohë, çështja që ka të bëjë me rastet e Hagës pritet të mbyllet me interpretimin autentik të Ligjit për amnisti, ku thuhet se rastet, për të cilat nuk ka ngritur procedurë Tribunali i Hagës, konsiderohen të mbyllura për autoritetet gjyqësore maqedonase.

Por, marrëveshja e këtillë e dy partive fituese të zgjedhjeve dhe futja në procedurë të përshpejtuar parlamentare, e pikave të saj, është quajtur tinëzare dhe në kundërshtim me procedurat ligjore nga ana e deputetëve të opozitës shqiptare dhe maqedonase.

"Vlerësojmë se këto propozim-ligje duhet të hiqen nga rendi i ditës dhe në mënyrë të rregullt të debatojmë dhe të sjellim ligje me kualitative që do t'i zgjidhnin problemet që kanë të bëjnë me përdorimin e gjuhës shqipe dhe të flamurit kombëtar", u shpreh Bekim Fazliu, deputeti i PDSH-së.

Edhe Izet Zeqiri, nga Rilindja Demokratike Kombëtare, pohoi se ndryshimet nuk mbyllin përfundimisht çështjet që kanë të bëjnë me gjuhën dhe simbolet kombëtare, andaj edhe kërkoi një debat më të zgjeruar dhe jo zgjidhje kozmetike, siç u shpreh ai.

"Janë ndryshime kozmetike, jopërmbajtjesore që do të shkaktojnë probleme përsëri lidhur me çështjen e gjuhës. Dhe, me këto ndryshime, BDI-ja e mbyll për katër vjetët e ardhshëm me një ndryshim kozmetik çështjen e gjuhës shqipe", pohoi Zeqiri.

Ndërsa, nga opozita maqedonase thanë se me pranimin që këto çështje të miratohen në procedurë të përshpejtuar antiligjore, VMRO DPMNE-ja ka dëshmuar nënshtrimin e saj para presioneve të Bashkimit Demokratik për Integrim.

"Nuk ka asnjë logjikë politike, etike, morale apo çfarë të doni logjike që në kushte të një qeverie teknike të mbahen seanca kuvendore, në të cilat do të miratoheshin projekte politike. Një veprim i këtillë është thjesht jolegjtim dhe kontrabandues. Më e keqja është se ne sot po debatojmë për të legjitimuar një pazar politik që ndryshon Kushtetutën e vendit, që ndryshon Marrëveshjen kornizë të Ohrit", deklaroi Igor Ivanovski nga LSDM-ja.

Ndryshe, BDI-ja dhe VMRO DPMNE-ja, përveç për këto tri çështje, janë duke diskutuar edhe për zgjidhjen e statuesit të ish-pjesëtarëve të UÇK-së, si dhe për qasjen që do të kenë ndaj zgjidhjes së kontestit rreth emrit me Greqinë.

Dy partitë tashmë kanë bërë ndarjen e ministrive dhe BDI-ja, përveç dy posteve të zëvendëskryeministrave, do të drejtojë edhe Ministritë e Mbrojtjes, atë të Ekonomisë, Drejtësisë, Pushtetit Lokal dhe Ministrinë e Ambientit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor.

Përbërjen dhe programin e ri qeveritar, mandatari Nikolla Gruevski duhet t'i paraqesë deri më 17 korrik. Pas kësaj, kryeparlamentari, brenda 15 ditësh, duhet të caktojë seancën për votimin e kabinetit të ri qeveritar.

(http://www.evropaelire.org)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
MADJE AS KËSHTU NUK BËNË!Qasje nga CEN PUSHKOLLI (07.13.2011)
VËSHTRIMI ETNOGRAFIK PËR VALLET E LUGINËS SË PRESHEVËSNga Prof. Dr. RAMAZAN H. BOGDANI (07.12.2011)
U NDÀ NGA JETA DOM SIMON JUBANI. HUMBËM EDHE NJË HERO... (07.12.2011)
EPIRI DHE ÇAMËRIA SIPAS SAMI FRASHËRITNga ISUF B. BAJRAMI (07.11.2011)
RIPAROHET KISHA E NDRE MJEDËS NË SHKODËR (07.10.2011)
Prof. Dr. Isuf Luzaj "Nderi i Klubit të Shkrimtarëve 'Petro Marko'"FILOZOFIA E ISUF LUZAJT NË SHËRBIM TË ÇËSHTJES KOMBËTAREKumtesë nga VILHELME VRANARI HAXHIRAJ (07.10.2011)
DELEGACIONI I PRESHEVËS VIZITOI TË BURGOSURIT E LUGINËS NË BEOGRAD (07.09.2011)
MAQEDONI: GJUHA SHQIPE, PJESË E MARRËVESHJES PËR QEVERINË (07.09.2011)
MË 8 KORRIK KUJTOJMË VDEKJEN E KRYEIPESHKVIT TË SHKODRËS IMZOT LAZËR MJEDJA (07.08.2011)
DEBATI PËR NDËRTIMIN E NJË XHAMIE NË PRISHTINË (07.08.2011)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lartë]