VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - U NDÀ NGA JETA DOM SIMON JUBANI. HUMBËM EDHE NJË HERO...

                                                                                      

E Enjte, 05.02.2024, 03:21pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 
U NDÀ NGA JETA DOM SIMON JUBANI. HUMBËM EDHE NJË HERO...
E Martë, 07.12.2011, 02:55pm (GMT+1)

 

 

LAJM NGA SHKODRA: Sot,me daten 12 Korrik 2011rreth orës 02.00,mbas 3 ditësh sëmundje,dhà Shpirt në Shkoder, Don Simon Jubani. Varrimi kryehet të enjten me dt. 14 Korrik 2011. I piklluem thellë Ju njoftoj vdekjen e një Miku të vertetë!

Nga Melbourne,12 Korrik 2011 Fritz Radovani.

-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.

Pershkrimi i librit autobiografik te dom Simon Jubanit "BURGJET E MIA"

"Linda ne Shkoder,me 5 mars 1927. Prindet e mi,Zefi e Cilja,katolike te devotshem,i falen Kishes e Atdheut nji martir intelektua,dom Lazer Jubani,helmue me arsenik nga policia sekrete komuniste me 1982.

Ne moshen 16-vjeçare,i thirrun prej Zotit,hyna ne Shkollen Apostolike per t'u ba jezuit. Ne marc te vjetes 1946,kur komunistat shqiptare,nga frika e nje permbysjeje te shpejte,suprimuen,sekuestruen e shkaterruen te gjitha shkollat katolike tradicionale,prej te cilave ka mesue me shkrue e me lexue mbare Kombi,m'u desht me nderrue vend e banke. U ula,pa dashte,ne bankat e Gjimnazit te Shtetit,ku ende sot mesohet se njeriu asht majmun pa qime. Ne vijim u transferova ne Tirane,ku kreva nje kurs radio-rotgen. Mbasi punova per pak kohe ne spitalin ushtarak te kryeqytetit,u mobilizova ne ushtri. Mue,qe deshirojshe aq shume me u ba jezuit,misionar,predikatar i paqes ungjillore,m'u desht me veshe uniformen e gjelber,me ngjeshe armen vrastare e me unise drejt kufinit jugor. Shpetova gjalle nga konflikti civil ne Greqi ku,me 1949,me vune para si bagtine per te luftue krah-per-krah me komunistat e gjeneral Markosit,kunder koalicionit te Athines. Mbas tri vjet vuejtjesh ne ushtri,qe ne kujtesen teme mbeten njelloj te tmerrshme,si ato te burgut,ktheva rishtas ne Shkoder,ku u paraqita menjehere te Imzot Ernest Coba,te cilit iu luta me me shugurue meshtar. Ipeshkvi shejt e martir me keshilloi te pres. M'u desht ta rifillojshe,per te fitue buken e gojes,profesionin ne radiologjine e Sanatoriumit te Shkodres,ndersa per ta mbajte trupin ne forme,sportin qe me pelqente qe shume:atletiken e lehte e ja ma pak edhe futbollin. Me pranuen menjehere si antar te ekipit te Vllaznise e,ma vone,edhe te ekipit kombetar te futbollit,ku ishte trainer Aputin Boris,i trashi sovjetik me rroge mujore 33.000 lek,ne nje kohe kur nenpunesi ma i mire shqiptar merrte vetem 3000. Ne vjeten 1957-58 mora urdhnat e meshtarise dhe iu nisa ne Mirdite si famullitar,per te permbajte gjalle ne kambe fene dhe kishat e dhetueme nga ateizmi. Tue pase kene gjithmone arre gungçe,iu kushtova apostullimit te hapun,sepse nuk me ka pelqye kurre me luejte rolet mbas kuintave. Por çka me pelqente mue,nuk i pelqente komunistave,te cilet me vune prangat e me bane me u nise per nje rruge te gjate e te mundimshme,tue e lane Mirditen me kater meshtare.

Ne kete rruge do te pershkohesha per 26 vjet me rradhe,tue lane kudo gjurme gjaku. Gjithnje militant aktiv,balle per balle katileve e spijujve te Burrelit,u lirova me 13 prill 1989 bashke me klerike te tjere,ne saje te perestrojkes,tue i mbete borxh 14 vjet burgim Komiteti Qendror. Me çka thone faktet,nuk jam aspak i sigurte ne se ky borxh tashtma asht fale e s'ka me m'u dashte me e pague deri me nje...

U ktheva perseri gjalle. Ne shtepine teme te vjeter,rranze mureve te Rremajit,nen hijen e çinareve e te selvive. Kjo shtepi u ba menjehere Kishe,ashtu si ishin ba edhe banesat e 27 meshtareve,teprue prej shpates gjithnje te mprehun te Enverit (te cilit po te mos isha meshtar katolik,do t'ia kisha shkrue edhe emnin me te vogel).

Derisa te marre fryme,njeriu jeton here ne drite,here ne hije,here ne te zeze,here ne te barde,here ne thellezi humnerash e here nder rrethe te qiellit. Nese ndonje piktori do t'i tekej me e pikturue simbolikisht jeten teme,do t'i duhej me ble nje kale boje te zeze. Pa harrue veç edhe ngjyren e arit,sepse kudo qe kam marre fryme terri asht ça gjithmone nga rrezja e perditshme e Hostes shejt.

Gjithsesi,me me pyete cila asht dita ma e zeze,kisha me u pergjegje pau mendue dy here:asht dita kur mora lajmin se me kishte deke nana,mbasi kishte kja dom Lazrin e helmuem e djalin e vogel,lidhun me zinxhire,mbylle ne birucce te larget,ku s'kishte mujte kurre me hy. ma vone me treguen se rrinte gjte ne dritore,zhyte ne heshtim,tue shikjue malet qe e ndajshin prej djalit te vet te vogel,te hekuruem veç pse besonte ne Zotin e shpallte me za te nalte te drejtat e lirite e njeriut,neperkambe prej sundimtareve te djeshem,bash njatyne qe po na sundojne edhe sot pa u shqetesue fare me i mbylle plaget e vjetra,madje tue mundue me hape sa ma shume plage te reja.

Sa do te ishte gezue,po te kishte qene gjalle deri me 4 nanduer 1990 e te me kishte pane kapelen e djegun te vorrezave te Rremajit,te sekuestrueme,te dhunueme e te shpalluna tashti monument kombetr,ndriçue prej drites se zbehte te qirave te purgatoreve,tue kremtue te paren Meshe publike ne pranine e 200-300 besimtareve. Ishte nje dite e zymte nandori. Cikerronte shi. Piklat rreshiteshin si lot neper petalet e luleve vjeshtarake mbi vorre. S'ishin ma lot morti,po lot gezimi. Lajmrojshin epoken e re,lirine e fese,qe filloi me nje fjalim te improvizuem te nje meshtari te laskaruem burgjesh,te kundershtuem prej te huejve e prej te veteve,i cili kishtene qafe vetem stolen e breme tejet e ne dore,misaline vjeter latinisht. Keshtu fillonte lidhja e fijes se keputun!

Java do te zhdukej me shpejtesine e vetetimes,per te afrue sa ma shpejt ngjarjen e madhe:11 nandorin. Gjithnje kapelen e Rremajit e rishtas ne mjedis te terrorit komunist,kur dihej e s'dihej çka po ndodhte ,sidomos,çka mund te ndodhte,kremtova Meshen e dyte publike,ket ere me nje fjalim te mirepregatitun,programatik,qe thente heshtjen 23 vjeçare te katakombeve.

Erdhen mbas kesaj date dite te bukura e te zymta. Liria,qe besuem se ishte fitue,filloi me u talle me vetvedin. Klasa politike shenoi edhe analet e historise se ketyne vjeteve,vetem shemtime. Prandaj,ndoshta,atmosfera e Meshes se pare mbeti e paharrueshme ne zemren e popullit,qe po zgjohej. E ndoshta prandaj permendet me nderim te thelle e me lot ne sy prej te gjitheve.

Per kete kontribut te çmueshem mbarekombetr,qe Zoti ma besoi mue,te padejit,tue me ngarkue me barren e kesaj sfide te rrezikshme,Universiteti i San Franciscos ne Kaliforni ne vjetin 1991 me akordoi diplomen "doctor honoris causa"ne shkenca humane me motivacionin:"Protagonist i nje epoke se re ne Shqipni". Ishte nje nderim qe i bahej klerit katolik te martirizuem ne Shqipni,nje çmim qe meriton te vehet mbi vorret e martireve te Kishes. Pak ma vone,ne korrik 1996,shteti i Michiganit me nderoi me diplome te posaçme. Motivacioni:"Nismetar i lirise se fjales dhe i shtypit katolik,qe e ka zanafillen e vet ne fletushken e 20 dhetorit 1990,ne prag te Krishtlindjes;pershpejtues i gjitha veprimtarive,qi ia hapen shqiptareve dyert e perendimit;ndertues i urave ndermjet Tiranes e Vatikanit;ideator i misionareve te pare,i bursave te studimit dhe ndihmave te para nga jashte;meshtar qe me fjalimet e veta sensibilizoi mbare globin,tue ba te njoftuna vuejtjet dhe rezistencen e popullit shqiptar kunder komunizmit dhe anarkise qe e pasoi".

Jami pari shqiptar i mbas perestrojkes,qe asht thirre ne audience nga Papa Gjon Pali II,e qe asht takue me shume personalitete botnore,si mbreti i Belgjikes,Andreotti,senatore,kongresmene,ministra.

Jam i pari klerik pa kurrfare gradet,qe ftohej dy here nga administrata amerikane ne Washington,nje here nga parlamenti rus,shume here nga Franca,Italia,Belgjika,Gjermania,nje here nga Spanja,izraeli,Egjipti,Turqia,dersa kam refuzue me vizitue Kinen,Taivanin,Meksiken,Argjentinen,sepse mendoj se tashma roli em jashte shteti ne mbrojtje te lirive e te drejtave te popullit shqitar nuk ka kuptim,perderisa neper kancelerite fjalen e fundit e thone Klintoni me te shoqen e tashti Bushi jr. Kur isha ne biruce,pata besue se bota ndigjon ma shume te martirizuemet per kauzene drejtsise,sesa katilat. Pervoja e daljes nga biruca neper shtigjet e mbare botes,me bani,fatkeqesisht,me nderrue mendim!

Vijoj te shtegtoj me knaqesi nder Kishat motra dhe institucionet tjera jo te krishtena,te perhapuna kudo neper glob,e vijoj te punoj me gjitha forcat per Kishen katolike ne Shqipni,si ushtar i thjeshte i Krishtit. Me thane te drejten,kur kaloj disa dite nder vendet shejte perhapun kudo neper bote,rinohem se paku dhete vjet,ndersa pa u kthye mire ne Shqipni,plakem se paku njezet vjet. E keshtu,rinojue plaku,zhyt e mbyt,po rrokullisen ditet e fundit te jetes seme..."

P.S.- Mos harroni,se ç'do popull meriton qeverine qe toleron

Publikue ne http://kosova.albemigrant.com/?p=32277

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
EPIRI DHE ÇAMËRIA SIPAS SAMI FRASHËRITNga ISUF B. BAJRAMI (07.11.2011)
RIPAROHET KISHA E NDRE MJEDËS NË SHKODËR (07.10.2011)
Prof. Dr. Isuf Luzaj "Nderi i Klubit të Shkrimtarëve 'Petro Marko'"FILOZOFIA E ISUF LUZAJT NË SHËRBIM TË ÇËSHTJES KOMBËTAREKumtesë nga VILHELME VRANARI HAXHIRAJ (07.10.2011)
DELEGACIONI I PRESHEVËS VIZITOI TË BURGOSURIT E LUGINËS NË BEOGRAD (07.09.2011)
MAQEDONI: GJUHA SHQIPE, PJESË E MARRËVESHJES PËR QEVERINË (07.09.2011)
MË 8 KORRIK KUJTOJMË VDEKJEN E KRYEIPESHKVIT TË SHKODRËS IMZOT LAZËR MJEDJA (07.08.2011)
DEBATI PËR NDËRTIMIN E NJË XHAMIE NË PRISHTINË (07.08.2011)
PËRKUJTOHET "BETEJA E LOXHËS" ME NË KRYE KOMANDANT TAHIR ZEMAJN (07.08.2011)
SOT JANË VENDE TË SHKRETANga ZEF MULAJ (07.08.2011)
PIKTURA ËSHTË DASHURIA IME MË E MADHE, AJO SHPALOS NJË BOTË TË PADUKSHME TË FSHEHUR BRENDA MEJEPiktoren FLORIJE LULE BAJRAKTARI e intervistoi në Ljungby të Suedisë SOKOL DERMAKU (07.07.2011)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lartë]