VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - -OOO, KU JE SHPEND SHAQA?- Zyrih, Zvicër, 1996-Nga ZEQIR LUSHAJ

                                                                                      

E Djelë, 05.05.2024, 08:39am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 

-OOO, KU JE SHPEND SHAQA?

- Zyrih, Zvicër, 1996-

Nga ZEQIR LUSHAJ


E Mërkurë, 05.02.2012, 09:37am (GMT+1)

Shpend Shaqën e kam moshatar. Të dy jemi të vit-lindjes 1949. E kam mik. Për herë të parë e kam takuar vitin që sapo kaloi në Tiranë. Për këtë, ia di për nder TV Shqiptar. Megjithëse nuk transmetoi asgjë nga ato që më kërkoi e më filmoi mua për emisionin, në 10 vjetorin e vdekjes së Dervish Shaqës, prap, ia di për nder që më dha rastin të takohem e të njihem nga afër me djalin e mikut tim të rrespektuar, këngëtarit të shquar kosovar, Artistit të Merituar Dervish Shaqa...!

Për herë të dytë me Shpendin u takuam në Zyrih të Zvicrës.

...Pa një pa dy, më prin drejt banesës ku jeton bashkë me familjen e tij të nderuar ku kaluam një natë të paharruar. Natë kujtimesh. Jeta e solli kështu që unë të di e t'ju flas aq shumë për Dervish Shaqën. E, djali i Dervishit, Shpendi, nusja e tij Kumrieja, vajzat: Vjollca, Suzana, Shqiponja, Arbëresha dhe djali i vetëm Shaqa, nuk kishin të ngopur së dëgjuari për njeriun e tyre më të dashur, për babain e gjyshin, për Dervish Shaqën.

Edhe ata kanë kujtimet e tyre, veçse, të tëra, kujtime të hidhura. Kujtimet e tyre, të cilat aq bukur dhe me vërtetësi i përcjell Kumrieja, janë kujtime dhimbjeje, kujtime përsekucioni e ndjekje të vazhdueshme të regjimit serb e bashkëpunëtorëve të tyre sigurimsa, (fatkeqësisht) edhe shqiptarë.

Kur iku Dervish Shaqa për në Shqipëri, la në Kosovë gruan e dy djemtë e tij, Shpendin gjashtë

vjeçar e Aliun në djep...

.. . I ra tezjahi, prej sharkisë, /

Mbet kujtim, mbi djep t'Alisë.../, - thotë kanga.

Jetë e tmerrshme për fëmijët e tërë familjen e Dervish Shaqes në Llukë të Epërme të Dukagjinit, në Deçan të Kosovës. Ata, flasin me radhë për ato vite të vështira e unë, kujtoj me dhjetra biseda me Bacë Dervishin, këtu në Shqipëri. Por, Dervish Shaqa kurrë nuk u dha, kurrë nuk u nënshtrua, kurrë nuk e pushoi këngën, nuk e hoqi sharkinë nga dora. Siç thotë edhe kënga kushtuar Atij "Zemra digju, e goja i këndoi".

Dhe Shpendi i ri eci në rrugën e të atit. Në rrugën e burrërisë, në rrugën e trimërisë, të

atdhedashurisë, në udhën e madhe të këngës folklorike shqiptare. Por, shumë shpejt ra në sy, u burgos, u keqtrajtua, u maltretua, por, as Ai, kurrë nuk u mposht. Shpendi burgoset sepse, është djali i Dervish Shaqës, armikut të Serbisë, por edhe se ai ka krijuar në emigracion shoqërinë kulturore artistike "Luftëtarët e Lirisë", sepse ka kënduar në tubime shqiptare nëpër tërë Europën këngë patriotike. Dhe është i vetmi këngëtar në Kosovë që dënohet për herë të dytë me tre vjet burg! Nejse, ç't'i kujtojmë tërë ato vuajtje, tërë ato halle? Por e keqja është se ato vazhdojnë, vazhdojnë përderisa, vazhdon që Serbia të mbajë të okupuar Kosovën, të maltretojë e të keqtrajtojë e të mashtrojë shqiptarët.

Tani Shpendi jeton në mes gjithë të mirave, në Zyrih të Zvicrës. Ka pesë fëmijë si molla që i pastë me jetë! Dy vajzat e mëdha dhe djali Shaqa, vazhdojnë edhe punën edhe studimet

për medicinë...

... Eh, Zvicra! Zvicra është Zvicër për vete, por shqiptarët e Shpendi bashkë me ta, sa ia dijnë për nder Zvicrës për pritjen e bujarinë, po aq u qan zemra se, kanë Kosovën e tyre të dashur

e cila po të jetë e lirë dhe e pavarur, për pak kohë, ndoshta, nuk do t'i lente gja mangut as vetë Zvicrës. Ndaj ata nuk janë të qetë. Ndaj, megjithëse në mes gjithë të mirave, janë të mërzitur. Se nuk qetësohet shpirti kur vendi yt vuan, kur vëllezërit e tu shtypen e shfrytëzohen, rrihen e burgosën... E pse? Vetëm pse janë shqiptarë e duan të jenë të barabartë me gjithë të tjerët, të paktën në fund të shekullit të 20-të.

...Ooo, ku je Shpend Shaqa?

...Bjeri sharkisë, e hiç mos u mërzit se do të bëhet ma e mira, do të vijnë dita që të këndojmë e të bajmë aheng të lirë në trojet tona, në shtëpitë tona, aty, në Llukë të Epërme, e në tan Kosovën, kah i thonë bukës- bukë e ujit- ujë.

Çoje njëherë nji gotë he burrë, e, kape sharkinë që ta la zanat baba se, MA MIRË DO TË BAHET, PASHA BESËN, në daç, (si besimtar që je), PASHA ZOTËN!

./.

-Nxjerrë nga libri DYQANI I MENDJES, faqe 95-

(Për Zëri i Shqiptarëve, nga USA, Maj 2012)

ZEQIR LUSHAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
LAMTUMIRË, ARDIAN KLOSI!Nga GRUP AUTORËSH (05.01.2012)
PA U VENDOSUR SHTETI LIGJOR NË SHQIPËRI NUK MUND TË HAPEN DOSJET E DIKTATURËS (05.01.2012)
ISMAIL QEMAL BEJ VLORA: FITUES PA E NXJERRË SHPATËNNga RAMIZ LUSHAJ, Drejtor Ekzekutiv i Qendrës Shqiptare të Studimeve Amerikane e Britanike, Tiranë (04.30.2012)
FEJESA E RUGOVËS ( DY VJERSHA + TRI KOMENTE) Nga ZEQIR LUSHAJ (04.29.2012)
ARBËRESHËT NË ITALI MES TRADITËS DHE MODERNESNga ENRIK MEHMETI (04.29.2012)
KËTA S'TË LËNË AS TË VDESËSHBotuar në gazetën "SHEKULLI", në shtator 2010Nga ARDIAN KLOSI (04.28.2012)
PAPAFINGOJA E KRISMËS SË THATËSIVËLLAIT TIM ARDIAN KLOSINga EDI RAMA (04.28.2012)
SHKRIMI I FUNDIT I ARDIAN KLOSIT: NJË MIJËVJEÇAR E GJYSMËKa dalë para pak kohësh pranë shtëpisë botuese Pusted në Regensburg të Gjermanisë një vepër e përmasave të mëdha p� (04.27.2012)
ME PASAPORTË SHQIPTARE NËPËR AEROPORTET E EUROPËSNga BORANA SHALA (04.26.2012)
NOCIONI "EPIR I VERIUT" DHE NOCIONI "ÇAMËRI"Nga THIMI SAMARXHIU (04.25.2012)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lartë]