VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - 2012 ËSHTË VITI I MUNDËSIVE EVROPIANE PËR SHQIPËRINËNga STEFAN FYLE

                                                                                      

E Shtunë, 05.04.2024, 09:45pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 

2012 ËSHTË VITI I MUNDËSIVE EVROPIANE PËR SHQIPËRINË

Nga STEFAN FYLE


E Premte, 05.04.2012, 03:29pm (GMT+1)

Nëse viti i kaluar nuk ishte shumë i mirë për Shqipërinë në disa aspekte që lidhen me rrugëtimin drejt Bashkimit Evropian, viti 2012 ofron shumë më tepër mundësi....Gjatë muajve të fundit kemi parë progres në një sërë fushash dhe unë do t'i diskutoj ato me kolegët e mi shqiptarë gjatë vizitës sime në Tiranë këtë të enjte. Gjatë bisedave, unë do të inkurajoj qeverinë, opozitën dhe popullin shqiptar që të vazhdojnë përpjekjet e tyre për të arritur progres të mëtejshëm në zbatimin e reformave. Gjithashtu, dëshiroj të inkurajoj të gjithë aktorët që të vazhdojnë bashkëpunimin e tyre dhe punën mbi reformat duke u bazuar në konsensus për të arritur rezultatet e nevojshme kritike, të cilat janë të domosdoshme që Shqipëria të ecë përpara. Kjo është e nevojshme jo vetëm për procesin e integrimit në Bashkimin Evropian, por edhe për të përmirësuar jetën e përditshme të popullit shqiptar. Pas marrëveshjes politike të nëntorit 2011 mes qeverisë dhe opozitës, unë shoh se nga të dyja palët politike janë bërë përpjekje reale për të çuar përpara reformat.

Tashmë ka disa arritje solide si zgjedhja transparente e Avokatit të Popullit, miratimi i disa ligjeve që kërkojnë shumicën e cilësuar prej 3/5, dhe progresin serioz në punën për reformën zgjedhore dhe reformën për Rregulloren e Parlamentit. Rezultatet e para konkrete që rrjedhin nga zbatimi i Planit të Veprimit për të adresuar prioritetet kyçe të Opinionit të Komisionit Evropian, të miratuar nga qeveria në mars, pas konsultimeve me Parlamentin dhe aktorët kryesorë janë inkurajuese, duke përfshirë rezultatet në fushat e sundimit të ligjit dhe të drejtave themelore. Plani i Veprimit është një bazë e mirë për zbatimin e reformave kyçe, sepse përmban rezultate konkrete të pritshme në një kohë konkrete. Edhe pse presioni për reforma mbi aktorët politikë është i lartë, gjërat tani janë vërtet duke shkuar në drejtimin e duhur. Por ka ende punë të konsiderueshme për t'u bërë në lidhje me reformat kyçe të BE-së.

Mesazhi ynë është i qartë. Tani është koha që Shqipëria të tregojë progres të besueshëm e të qëndrueshëm në reformat e BE-së. Viti 2012 është një vit kritik për progresin e Shqipërisë në rrugën drejt Bashkimit Evropian. Në mënyrë që të ecet përpara, aktorët politikë të vendit duhet të përqëndrohen në punën e tyre dhe të ndërtojnë një masë kritike reformash dhe rezultatesh konkrete. Kjo kërkon angazhim të vazhdueshëm dhe një dialog stabël dhe të qëndrueshëm politik mes qeverisë dhe opozitës. Që Shqipëria të përparojë në rrugën drejt Bashkimit Evropian, është e nevojshme që procesi i integrimit në BE të bëhet pika kryesore dhe më e rëndësishme e agjendës tuaj kombëtare. Integrimit në BE duhet të jetë një proces gjithëpërfshirës. Organizmi i qetë dhe pa problem i zgjedhjeve presidenciale, në përputhje me frymën e Kushtetutës, është gjithashtu një faktor i rëndësishëm për stabilitetin e dialogut politik. Përveç zgjedhjeve dhe parlamentit, një fokus kryesor i punës duhet të jetë edhe respektimi i sundimit të ligjit, duke përfshirë krijimin e një historiku në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Një procedurë gjyqësore e besueshme për të hedhur dritë të plotë mbi ngjarjet e 21 janarit 2011 është gjithashtu e nevojshëm.

Autoriteti gjyqësor duhet të jetë në gjendje të punojë i pavarur, pa ndërhyrje politike. Dhe le të mos harrojmë nevojën për të marrë masa konkrete për të siguruar një standard të lartë të mbrojtjes së të drejtave të njeriut, përfshirë të drejtat e grupeve të cënuara dhe të pakicave. Komisioni ndjek nga afër dhe mbështet Shqipërinë në zbatimin e Planit të Veprimit të vendit për të përmbushur 12 prioritetet kyçe. Konsultime të rregullta dhe takime janë mbajtur dhe Komisioni siguron ndihmë të konsiderueshme financiare për të mbështetur punën për reformën. Këto kontakte do të vazhdojnë dhe do të intensifikohen në të ardhmen. Unë besoj se Shqipëria ka një mundësi të vërtetë këtë vit për të ecur më pranë BEsë. Kjo mundësi duhet të kapet, në interes të qytetarëve, në interes të të gjithë Shqipërisë.
* Komisioneri për Zgjerimin Evropian dhe Politikën e Fqinjësisë

STEFAN FYLE


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
-OOO, KU JE SHPEND SHAQA?- Zyrih, Zvicër, 1996-Nga ZEQIR LUSHAJ (05.02.2012)
LAMTUMIRË, ARDIAN KLOSI!Nga GRUP AUTORËSH (05.01.2012)
PA U VENDOSUR SHTETI LIGJOR NË SHQIPËRI NUK MUND TË HAPEN DOSJET E DIKTATURËS (05.01.2012)
ISMAIL QEMAL BEJ VLORA: FITUES PA E NXJERRË SHPATËNNga RAMIZ LUSHAJ, Drejtor Ekzekutiv i Qendrës Shqiptare të Studimeve Amerikane e Britanike, Tiranë (04.30.2012)
FEJESA E RUGOVËS ( DY VJERSHA + TRI KOMENTE) Nga ZEQIR LUSHAJ (04.29.2012)
ARBËRESHËT NË ITALI MES TRADITËS DHE MODERNESNga ENRIK MEHMETI (04.29.2012)
KËTA S'TË LËNË AS TË VDESËSHBotuar në gazetën "SHEKULLI", në shtator 2010Nga ARDIAN KLOSI (04.28.2012)
PAPAFINGOJA E KRISMËS SË THATËSIVËLLAIT TIM ARDIAN KLOSINga EDI RAMA (04.28.2012)
SHKRIMI I FUNDIT I ARDIAN KLOSIT: NJË MIJËVJEÇAR E GJYSMËKa dalë para pak kohësh pranë shtëpisë botuese Pusted në Regensburg të Gjermanisë një vepër e përmasave të mëdha p� (04.27.2012)
ME PASAPORTË SHQIPTARE NËPËR AEROPORTET E EUROPËSNga BORANA SHALA (04.26.2012)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lartë]