VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - ANTJE CONTIUS: HUMBËM NJË BASHKËPUNËTOR TË PAZËVENDËSUESHËM

                                                                                      

E Djelë, 05.05.2024, 03:37am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 
ANTJE CONTIUS: HUMBËM NJË BASHKËPUNËTOR TË PAZËVENDËSUESHËM
E Shtunë, 05.05.2012, 09:45am (GMT+1)

Antje Contius, drejtore e rrjetit evropian të përkthimeve TRADUKI

Ardian Klosi, i cili u nda nga jeta ishte bashkëpunëtori kryesor i rrjetit evropian të përkthimeve, TRADUKI. Drejtorja e tij Antje Contius, në një intervistë për DW, shprehet e trishtuar për largimin e tij.

DW: Zonja Contius, si e përjetoi TRADUKI humbjen e Klosit?

Contius: Për ne ky ishte dhe vazhdon të jetë një shok i madh, sepse është një humbje e pazëvendësueshme në kuptimin e vërtetë të fjalës. Ne me Ardianin nuk humbëm vetëm një koleg të pavarur dhe të pakorruptueshëm nga ana profesionale, një koleg mjaft cilësor e kërkues, por me të humbëm edhe një njeri me mendësi të ngjashme e me të cilin mirëkuptoheshim si rrallë ndodh në qarqe të tilla.

Cili ishte konkretisht roli i Klosit në veprimtarinë e fondacionit tuaj në Shqipëri?

Ne bashkëpunuam me të gati gjashtë vjet, që nga maji 2006. Fondacioni S. Fischer atëherë nisi të shqyrtonte mundësinë e angazhimit në Evropën Juglindore në fushën e financimit të përkthimeve. Ai u ftua menjëherë qysh në raundin e parë dhe që atëherë ne ishim në kontakt të përhershëm, kontakt i cili ka ardhur duke u thelluar. Kur na erdhi lajmi, më shkoi në mendje, se ne në fakt jemi takuar shumë rrallë, por qysh në fillim jemi marrë vesh në mënyrë të mrekullueshme, sepse për shumë gjëra nuk ishte e nevojshme të bisedonim. Nga njëra anë jemi shumë të lumtur që mundëm të bashkëpunonim me të, por për momentin nuk e dimë se si do të vazhdojë bashkëpunim ynë me Shqipërinë. Nuk mund të kalohet menjëherë në një kapitull të ri, na duhet një pauzë për të menduar se si do ta vazhdojmë bashkëpunimin në të ardhmen.

Ardian Klosi në panairin e librit në Tiranë (10.11.2011)

Çfarë do t'ju mbetet në kujtesë nga Ardian Klosi?

Ekziston një fotografi që është shfaqur kohët e fundit shpesh edhe në mediet shqiptare, e të cilën e ka bërë e shoqja. Ajo më vjen ndër mend kur mendoj për të, sepse e shpreh më së miri atë kombinim që kishte ai prej një ndjeshmërie shumë të madhe, butësie pa rreptësi, një melankoli të madhe dhe një përkushtim të madh për ato që përpiqej të realizonte. Dhe për mua ai ishte një shembull shumë i madh.

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
2012 ËSHTË VITI I MUNDËSIVE EVROPIANE PËR SHQIPËRINËNga STEFAN FYLE (05.04.2012)
-OOO, KU JE SHPEND SHAQA?- Zyrih, Zvicër, 1996-Nga ZEQIR LUSHAJ (05.02.2012)
LAMTUMIRË, ARDIAN KLOSI!Nga GRUP AUTORËSH (05.01.2012)
PA U VENDOSUR SHTETI LIGJOR NË SHQIPËRI NUK MUND TË HAPEN DOSJET E DIKTATURËS (05.01.2012)
ISMAIL QEMAL BEJ VLORA: FITUES PA E NXJERRË SHPATËNNga RAMIZ LUSHAJ, Drejtor Ekzekutiv i Qendrës Shqiptare të Studimeve Amerikane e Britanike, Tiranë (04.30.2012)
FEJESA E RUGOVËS ( DY VJERSHA + TRI KOMENTE) Nga ZEQIR LUSHAJ (04.29.2012)
ARBËRESHËT NË ITALI MES TRADITËS DHE MODERNESNga ENRIK MEHMETI (04.29.2012)
KËTA S'TË LËNË AS TË VDESËSHBotuar në gazetën "SHEKULLI", në shtator 2010Nga ARDIAN KLOSI (04.28.2012)
PAPAFINGOJA E KRISMËS SË THATËSIVËLLAIT TIM ARDIAN KLOSINga EDI RAMA (04.28.2012)
SHKRIMI I FUNDIT I ARDIAN KLOSIT: NJË MIJËVJEÇAR E GJYSMËKa dalë para pak kohësh pranë shtëpisë botuese Pusted në Regensburg të Gjermanisë një vepër e përmasave të mëdha p� (04.27.2012)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lartë]