E Djelë, 05.12.2024, 10:43am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 
J. V. STALIN DHE SHQIPTARËT
“Na e harruem até, po ai nuk na harroi né”
Nga FRITZ RADOVANI

E Hënë, 03.04.2013, 03:19pm (GMT+1)




Në 60 vjetorin e vdekjes së Stalinit, disa ngjarje Shqiptarët nuk duhet ti harrojnë!

Me 5 mars 1953, Stalini vdiq! Edhe Shkodra si gjithë Shqipnia, u vesh me të "zeza"...

Flamujt ranë në gjysë shtize! Vende-vende Shqipja dykrenare me yllin e Stalinit "math" mbi kokë u kthye me krye poshtë...Kunora, lule dhe "lot" rrethonin bustet e monumentet e tij, në sheshet e qyteteve të Shqipnisë. Shqiptarëve me të vertetë në vitin 1944 u pat vdekë Ora, po tashti i vdiq edhe "baba" i partizanëve "çlirimtarë"...kështu, ka thanë "i biri" në Tiranë...

Nanat e deshmorëve të luftës nacional çlirimtare, që u vrane me emnin e tij në gojë "bijtë e Stalinit jemi ne!", të perlotuna dhe në zi, ishin të gjitha në sheshin e deshmorëve...

Altoparlantët me muziken e tyne i jepnin qytetit pamjen e vrantë, që e shoqnonte qielli.

Që në vitin 1941 PKSh kishte kuadrue Shqipninë Europjane në blokun komunist të Titos, dhe të gjithë bashkë kishim pranue skllavninë bolshevike të Bashkimit Sovjetik, vetem me arrijtë me sigurue postet drejtuese te shteteve që do të lindshin mbas luftës. Lufta vllavrasëse nacional çlirimtare që në vitin 1942 43, filloi me vra e me zhdukë cilindo luftarë që kishte pikpamjet e tij Europjano Perëndimore, kjoftë edhe pa i shfaqë ato. Ky ishte edhe motivi i luftës kunder Ballit Kombtar. Kjo luftë filloi me Qemal Stafen, Lepenicejt e Vlonës, e vazhdoi me Beslidhjen e Veriut, tue perfshi edhe Dibren, Kosoven e Shqipninë e Mesme me Alush Leshanakun, Hamid Matjanin e cilindo që binte me parashutë nder pritat e sigurimit shqiptar, të tradhëtuem të gjithë.

Mirdita mujti me qendrue me armë në dorë deri në vitin 1949 që u masakrue randë.

Mbas vitit 1950 rezistenca antikomuniste pësoi disfata nga mosmbështetja nga jashtë.

Vdekja e Stalinit kje e papritun po jo, pa pasoja të vazhdueshme nder vendet e Lindjes.

Në gjimnazin e Shkodres, si kudo tjeter mbajtëm 5 minuta zi... 5 minuta sa 5 vjet...

Sa ra zilja e shkollës me tregue se mbaruen 5 minutat, mbas pak u hap dera e klasës dhe na njoftuen me shkue në palester...Na shkoi mendja keq per shokët tanë të klasës Gjergj Abati dhe Kiço Daka (nga Fieri), të cilët, i mori gazi kur po mbahej heshtja. Në zyren e drejtorit kishte mërrijtë ma perpara lajmi se në klasen e maturës ka qeshë studenti Leonard Ljarja. Drejtori i shkollës Skender Villa, që deri pak vite ma parë në Korçë ishte hetues, filloi me ulëritë nëpër koridorët e gjimnazit si bishë e terbueme. Leonardi nga frika e konviktorëve kishte kercye nga një dritare në anen e mbrapa të gjimnazit, ku ishte kandi i sportit "Spartak", dhe kishte ikë...

Atë natë sigurimi i shtetit e arrestoi Leonardin dhe e dënoi me 15 vjet burg...

Shumë vonë kemi mësue se para vitit 1948 Stalini, e kishte pyet Rankoviqin, se cila kje arsyeja që Tito nuk e mori edhe Shqipninë, e me e kuadrue edhe ate nder republikat jugosllave? Rankoviqi i kishte pergjegjë se Tito, asht i knaqun me aq sa i kemi marrë. Tito nuk dishron me i dhanë rasen që me kerkue ndonjë krahinë Shqiptare shkëputjen nga ne, dhe me atë krahinë na me humbë edhe të gjitha tjerat që kemi tash sa e sa vjet nen sundimin tonë. Stalini kishte qeshë!..

Shpesh me ne Shqiptarët, "të mëdhajtë" e botës...kanë kalue kohen tue qeshë...

Po, edhe na, kur nuk kemi mujtë me kja per ta, edhe na kemi qeshë!

Edhe në burgun e Burrelit i burgosuni Pjeter Gjini, ia pau sherrin vdekjes Stalinit...

I shkoi nder mend nje vjerrshë dhe e recitoi:

Sikur t' kishe "˜i grusht atome
Me ia futë n' b.... Stalinit,
Do t'u hidhte si top gome
Neper kybet e Kremlinit....(P. Gjini, Burgu Burrel, 1953)

***
Edhe pse vendet e pushtueme nga Bashkimi Sovjetik në Europen Lindore ishin nen një kontroll të plotë qeveritar, politik, ushtarak dhe ekonomik, prapseprap mbas vdekjes së Stalinit, Gjermania Lindore, Polonia, Hungaria dhe Çekosllovakia ngritën krye dhe e paguen shtrenjtë.

Tue mos hy në detaje edhe Rinia Shqiptare nuk ka qendrue në heshtje...Grupet e të rijëve antikomunistë kanë mbushë kampet e punës së detyrueshme, të interrnimeve dhe të shfarosjes...

Demostrata e heshtun e 14 Janarit 1990 në Shkoder per heqjen e bustit Stalinit, asht një nga ngjarjet ma të randsishme të ngritjes krye per rrëzimin e komunizmit edhe në Shqipni.

U arrestuen qinda djelmë e vajza shkodranë, u masakruen nder podrumet e ministrisë së mbrendshme në Tiranë, u dënuen me burg disa nga organizatorët e asaj demostratë... vuejtën edhe disa muej nder kampe pune...u pasuen nga demostrata e varrosjes së djaloshit të rij të vramë në kufi Pllumb Pllumbaj, për me mrrijtë 11 Nandorin 1990, në Rrëmaji me Don Simon Jubanin.

Me 13 Dhjetor 1990 u hoq në Shkoder edhe busti i terroristit anadollak E. Hoxha.

E të gjitha këto data që nuk permenden me qellim "harrese", kanë edhe disa të vramë...

A mundet me dijtë kush se sa janë viktimat e këtyne dy terroristëve që kishim mbi kokë që nga viti 1944 e deri në vitin 1992 na Shqiptarët?! Nuk besoj se do të vijë ndonjëherë dita që krimet e tyne të dënohen, perderisa kriminelët trashigimtarë të tyne, sot kerkojnë edhe njëherë me vue nder sheshet e Shqipnisë, surretnit e tyne të pergjakun e të qelbun. E fajin thonë disa, se e ka Europa që nuk na e hapë deren e saj, per me hy "demokratët anadollakë" të "Antares 21 vjeçare të Konferencës Islamike"...gati kam shkrue të Shqipnisë...

Ata që duhet ti dënonin këta tiranë...shumica janë bashkpuntorët e tyne...

***
Demostrata per heqjen e bustit Stalinit asht shkëndia e parë e demokracisë në Shqipni!

Edhe vdekja e Heroit të Demokracisë Rin Monajka, me 1 Maji 1997, asht një pasojë e pasuesëve besnikë të Stalinit, që vazhdojnë "masakrat" e tij tash 70 vjet nder Shqiptarë.

Kujtuem se...

"Na i harruem ata, po ata tiranë nuk po na harrojnë né!"
Nga zorrët e tyne të qelbuna, ata diktatorë barbarë,..
Na lanë edhe trashigimtarët e vet "sundimtarë"!

Melbourne, Mars 2013.


FRITZ RADOVANI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
PENA E AKADEMIKUT SHABAN DEMIRAJ - MË E VLEFSHME SE NJË GJERDAN VLERASHNga GËZIM LLOJDIA,Anëtar i Akademisë Evropiane të Arteve (03.03.2013)
'EPIRI ËSHTË SHQIPËRI' - PESË FORUME PATRIOTIKE TUBIM NË GJIROKASTËR (03.02.2013)
VISAR ZHITI DHE GJYQI I NJU JORKUTNga DALIP GRECA (03.02.2013)
Flet gazetari profesionist Avdulla Kenaçi që u ka mbijetuar dy sistemeve politike:RTSH - PËRJETIME, MBRESA, KUJTIME DHE BRENGANga ALBERT ZHOLI (03.01.2013)
“NANA KATRINË…”, NANA E PROF. KOLË PRELËS…Nga FRITZ RADOVANI (02.28.2013)
NË 'BOTËN GLOBALE', NË BE, NË 'TOKËN E ASKUJT' APO AS NË TOKË DHE AS NË QIELL... ?!Nga AGRON SHABANI (02.25.2013)
DATËLINDJA E PAVARËSISËNga SELIM M. NËNGURRA (02.24.2013)
MEHMET ALIU, SHQIPTARI I EGJIPTIT (02.24.2013)
ÇKA THA AMBASADORI TURK PER SHQIPTARËT?...100 vjetori i rrethimit të Shkodres…Nga FRITZ RADOVANI (02.23.2013)
FRATI, SHQIPNIA E … "KUSH THONI JU ?”Nga Fritz RADOVANI (02.21.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lart]