VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Portret emigrantiDJALI I PERAJVE, PETRIT SOKOLINga ZEQIR LUSHAJ

                                                                                      

E Shtunë, 04.27.2024, 05:13am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 
Portret emigranti
DJALI I PERAJVE, PETRIT SOKOLI
Nga ZEQIR LUSHAJ

E Djelë, 03.17.2013, 07:52am (GMT+1)




1. Djali i profesor Dedës

Jo pak njerëzve, kur bëjnë një moshë, nuk ju vjen mirë tu thuash "djali i filanit". Por, me Petrit Sokolin nuk ndodhë kështu. Megjithëse e kujtoj mirë dhe kur jam takuar per herë të parë me të e jemi prezentuar, me ka thënë: -Jam djali i Dedë Sokolit të Perajeve, nipi i Gjon Sokolit... -Po ta permendi axhen, se ai asht kanë ma i njohur e ma i degjuar se baba...Per lexuesit e ZSh-së, babai i Petritit, Dedë Sokoli është i njohur prej librit të tij...."Fjalë të urta popullore shqiptare", libër të cilin e kemi botuar në 10 numra rradhazi gjatë vitit 2012.

Petrit Sokoli, është ndër lexuesit më të zellshëm dhe më dashamirës të ZSh-së. Bile është edhe komentator shumë fjalëmirë e sistematik në shumë e shumë shkrime publiçistike e letrare të revistës sonë.

2. Një malsor i mirë.

Flet me Petritin, dhe sheh jetën e një malsori të mirë, të thjeshtë, fisnik e krenar,atdhetar, mikpritës e bujar po-që-po. I ka në shpirt ato male të thepisura të Nikaj-Merturit, ku kaloi rininë në punë të ndryshme deri në ekspeditat e Lug-Ndermajes, të cilat i kujton me nastalgjinë e rinisë së at'hershem dhe të shendetit djaloshar. (Po e permendi shendetin, jo veç se ai është i pari kudo e për këdo, por edhe per një fakt se, Petrit, këtu në Amerikë ka patur një fatkeqësi me shendetin; është aksidentuar në punë dhe ka humbur njërën këmbë). Por burrat e mire e te forte e perballojne edhe fatkeqesinë e i bëjnë ball si duhet çdo rreziku në jetë. E per këtë, edhe Luçi, nusja e Petritit, çika e Dukagjinit me emer, ka meritat e saja të medha. E pse jo edhe vet femijtë, Ela e Kristi.

3. Sot, Sokolajt e NJ-it


Fillesat e tij në Amerikë, janë thuajse, si të të gjithë emigranteve, që me andrren amerikane në sy, marrin këtë rrugë të largët me një "biletë borxh", pa ditur se ku e si do i hedhi era e Perëndimit. E për ne shqiptarët, që duhet thënë pa hezitim por me dhimbje "vijmë nga hiçi", kudo të na hedhi era, në çdo cep të botës, kujtojmë dhe ia imponojmë vetes të themi "jemi mirë!". Sidomos Luçi ka hequr shume per te ardhur në këtë vend, por sot është një shtetase e dalluar e Amerikës. Kështu që, edhe vuajtjet, një ditë sikur harrohen.

Sot pra, Petriti me gjithë familjen,në largësinë e gati dy dekadave nga atdheu e sheh veten shumë mire dhe janë të kënaqur. Dy fmijtë shembullor Ela dhe Kristi, janë studentë...

Këtu në NJ tani është edhe vëllai Filipi me gjithë familje... Ketu vijnë shpesh edhe prinderit e Petritit, por shpejt "merziten" e turren prap drejtë Tiranës, ku "asht' balta ma e ambel se mjalta".

Sokolajt e NJ janë një familje e nderuar në mes komunitetit shqiptar. Në punë, në familje, në shoqëri, në jetën e lirë e mardhëniet njerëzore ata janë të mirëpritur , të nderuar e të repspektuar. E gati, si atje në Mserrin e larget të Perajve dikur, edhe këtu në Amerikë dera e tyre asht me miq e dashamirë, derë e hapur e bujare.

4. Rakia e kumarës Petrit

Në punën time të gjatë në shtyp e dikatere qendrore në Tiranë, kam ndjerë kënaqësinë e sherbimeve të vazhdueshme në tërë vendin, jo veç në rrethe por deri në zonat më të thella të Jug-Veriut shqiptar... Kam provuar mikpritje nga më fisniket që s'mund ti harroj kurrë, bile permenden ato edhe në dhjetra reportazhe në shtypin e kohës, por Petrit Sokoli, me ke bere ate mikritje që s'ma ka bërë kush! Bile, as ndie nuk e kisha kund. Pse do thoni ju?

....Mbasi u dvetem e pimë kafen më tha: -Çou Zeqir! Ti, raki, venë e birrë e tana të mirat i kie te shtepia jote, e , i kemi edhe na ketu dhe mund t'i bije në tovalinë, por jo. Do vëndojmë bashkë kazanin e rakisë e rakinë do e "pjekum",si thonë atje në anet tona, tuj ba muhabet. Dhe hop, më prini e zbritem në katin e parë të asaj vile të bukur në thellesi të NJ në breg të një liqeni e mes të gjelberimit ku dominon lisi e qarri. (Më duket Bud-lake i thonë!).

Gjithçka ishte gati. Bërsitë e rrushit i kish ruejtur "per kur të vijnë kumara". Kazani kuq si dylli, tubi, zorra e ujit dhe...fjalet vonojnë dhe e "bekuara e Perendisë", filloi të marri formë në shishen e bardhë të qelqit...!

Kur domixhani u mbush deri në tapë, Luçi e djali Kristi, me tavolinën plot meze nga me të mirat, na presinin gati, në kembë. Megjithëse ishte lodhe jo pak, Luçit nuk do ti vijë keq që unë në këto radhë nuk po i permendi mezet se, ato, sadoqë prej më të mirave, prap janë veç "meze", në sherbim të muhabetit të burrit, pra të rakisë! (Thonë se duhani, kafja, rakia, janë muhabeti i burrit, sofra, pra ushqimet, gatimi, janë pritja e grues).
...!

E mirë që e poqem bashkë rakinë, por në mengjes, kur kumara po na percillte damixhani i rakise në dorë se si mu duk dhe i thash: -Po kjo?
-Aaah, kumar, -tha Petrit. Se ishe sonte tek Unë mik, këtë e dijme veç unë e ti e familjet tona. Kjo rakia me veti, të ban ty me i kallxue çdo miku që ja qet një gotë se "kjo është rakia e kumarës". Qe' pra, rakia ta qet zanin e të ban edhe me të njofshim,-shton Petriti duke qeshur.

5. Petriti, njeri i librave


U thash me sipër se Petriti është jo veç dashamirës por edhe lexues e komentues i kulturuar i ZemraShqiptare. Ai ka nje biblotekë shumë të mirë dhe të pasur në shtëpi. Lexon shumë e unë e kritikoj se , ai edhe din e mund të shkruaj, por ndoshta ka pertuar deri tash me ia nis asaj pune jo te palodhshme.

Një nga autoret e tij të dashur eshte edhe prof Mark Krasniqi, i cili mund te them se e ka lumturuar keto dite me librin e tijn të fundit të botuar në Prishtine që ia ka dergue si dhuratë edhe me shenimin autografik në faqen e parë të cilin edhe per kënaqësinë e lexuesve po e publikojmë.

-Per VOAL, nga USA, 17 Mars 2013-


ZEQIR LUSHAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
E ËMA AKUZON EDA ZARIN - JA SI NA E VODHI ME DOKUMENTE FALSE PASURINË (03.16.2013)
BAXHUL MERKAJ, MIK I PANDARË I 'IKONAVE' SHQIPTARE…Nga Prof. MURAT GECAJ, publicist e stuidues-Tiranë (03.15.2013)
Njeriu dhe…NjerëzorjaHEROI I GJALLË TOMMY LOPEZ-Per lirinë tonë, Ai la shëndetin dhe rininë e tij në luftë në Irak-Nga ZEQIR LUSHAJ (03.14.2013)
LAJM MORTI - BILALL JETISH FEJZA (08.11.1936- 24.02.2013) (03.13.2013)
KANUNI ISHTE I KTHJELLËT, NUK LINTE VEND PËR INTERPRETIMENga ALEKSANDËR MEKSI (03.12.2013)
RRËFIMI PËR TË VËRTETAT E HIMARËS I BËN MIRË ÇDO HIMARIOTINga ALEKO LIKAJ (03.12.2013)
Njeriu dhe….NjerëzorjaKIRURGU I FAMSHËM AMERIKAN DORIAN J. WILSONNga ZEQIR LUSHAJ (03.12.2013)
MBESA IME DORELË MBUSHI 10 VJET…(Ose: Në vend të një libri të dytë, shkruar për të)Nga MURAT GECAJ (03.11.2013)
RRUGËTIMI BIBLIK I FISIT ETNO-HISTORIK TË KRASNIQESNga RAMIZ LUSHAJ (03.11.2013)
ERIC HAMP, ALBANOLOGU AMERIKAN I HARVARDIT MË 2008 - TANI E BESOJMË ILIRISHTEN (03.11.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lartë]