E Djelë, 04.28.2024, 07:23am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 
RRËFIMI PËR TË VËRTETAT E HIMARËS I BËN MIRË ÇDO HIMARIOTI
Nga ALEKO LIKAJ

E Martë, 03.12.2013, 11:18am (GMT+1)



Duket se intervista e Koço Kokëdhimes botuar pak ditë më parë në një të përditëshme shqiptare, i ktheu me « kembe ne toke » ngjarjet e viteve te fundit ne Himare, atje ku marrezia kolektive e nje grushti interesaxhinjsh, e xhambazesh politike, shpalos ide dhe nje flamur te « leckosur » me nje shekull e gjysem jete, te shtetit fqinj. Duke bere anatomin e fshatit te tij te lindjes, Qeparoit, intelektuali Kokedhima sjell disa te verteta te medha qe kane te bejne me historine dhe jeten e asaj krahine, qe eshte ne dinamike. Sjellja ne kohe e levizjeve dhe gjeografise se Himares, e cila eshte shquar nder vite, per rrezistencen dhe shpirtin kryengrites ndaj çdo okuptaori, deshmon edhe nje here tjeter per hipokrizine dhe lojen e qarqeve te caktuara antishqiptare te mireorkestruara sot, qe thjesht per nje perfitim personal, dhe xhepit te tyre, tragjizojne duke neperkembur dinjitetin jo vetem te banoreve fisnike autoktonë qe jane te ngulur aty me shekuj, por edhe te bashkombeseve te tyre, tashme sot ne nje shoqeri demokratike e te lire.
Gjate ketyre viteve te fundi, Himara dhe çeshtja, e saj eshte perfshire para se gjithash edhe ne nje lufte te forte mediatike, ku edhe politika ne skakieren e saj eshte angazhuar maksimalisht. Per kete te fundit, dua qe te pohoj nje te vertete te madhe, se qeverite shqiptare te periudhes se trazicionit, nuk i kane kushtuar aspak kujdes retorikave te forta nacionaliste qe vijne vazhdimisht dhe kurdohere nga Greqia, sa here kesaj i duhet qe per qellime te brendeshme te saj qe kane te bejne me elektoratin atje, instrumentalizojne ngjarje dhe banalitete te zakonshme qe ndodhin perditeshmerisht ne nje krahine si Himara, qe eshte e mbarsur deri ne ekstrem nga shovinizmi. Nderkohe qe eshte spostuar edhe mediatikisht nje histeri e papare, ku megaliidheja e sheqerosur, shfryn kete radhe nepermjet disa artikullshkrues me origjine nga kjo zone, te cilet bejne kujdes ta paraqisin Himaren si toke e prone greke. Natyrisht qe keta interesaxhinj qe besdisin te tjeret kryesisht ne mediat elektronike, nxitojne te na prezantojne reralitete qe aspak nuk perkojne me te verteten historike te kesaj treve ,qe eshte konsideruar me te drejte keshtjelle lirie. Por edhe duke u rregulluar biografine lloj-lloj grekomaneve arriviste qe kane terrorizuar kete zone, mbi baza jo shkencore dhe historike. Ky fakt te terheq menjehere vemendjen, sa here ketij soji, u duhet qe te afishohen perpara atyre qe mbajne dhe japin para nga taksapaguesi grek, por edhe per te bere nje lloj presioni publikisht, per llogari te qarqeve antishqiptare me prapavije te thekur politike. Ne kete lloj llumhane perfshihen edhe banore te kesaj krahine qe marrin nje rroge ne Athine dhe qe per shkak te parase njohin si perendi, greqine.. Por kombi dhe origjina nuk zgjidhen. Ato jane dhe behen pjese e jetes tende qe ne momentin kur te renon koka ne kete dhe, ashtu si edhe prinderit, vellezerit, motrat, te afermit e kushurrinjte.

Nuk e di pse si per ironi, e gjithe historia e kesaj treve qe greqizisht quhet dhe konsiderohet si martire, sa here qe shkelin e vene kembet depute te shtetit fqinje, nuk perkon aspak me deshirat e tyre te çmendura deri ne ekstaze, kur ndesh ne pjesen me te madhe te mbiemrave bashkime me emra krejtesisht katolike, si Ndre, Gjin, Pal,Gjoke, Gjon, Nike, ...pa permendur ketu ato fjale qe kane teresisht kuptim vetem ne gjuhen shqipe si: koke, ball....

Kjo shpjegon me se miri tezen e historianeve tane, se kjo popullsi eshte krejtesisht e ardhur dhe e ngulur aty nga veriu, kryesisht pas luftrave qe beri kombi yne me turqit, periudhe kjo, ku greket dhe serbet benin « dashuri » dhe i peruleshin deri ne ekstrem okupatorit. Ky i fundit ne nje traktat te fshehte me keto kombe u la si shperblim ortodoksine e lire, gje qe e vendosi Sulltan Mehmeti sapo hyri ne Kostandinopoje ne 1453 shin.

Levizjet brenda krahines e ngulmimet ne kreshtat e Himares shpjegohen me faktin per te mos u turqizuar ne emra. Ky eshte nje fakt i pamohueshem qe ka baza shkencore e historike ne rradhe te pare, dhe qe flet me se miri se rreligjoni i pastert shqiptare, nuk ka qene dhe nuk eshte varur asnjehere nga ortodoksizmi i fqinjit tone grek. Ne se do te kemi ketu parasysh edhe raportet e kesaj krahine me papatin e Romes, dhe influeca e saj ne këtte treve, kuptohet qarte se sa larg kjo popullsi eshte dhe ka te beje me vete ortodoksine greke. Por keta te fundit kane oreks dhe ego te madhe shoviniste. Deshira per te gllaberuar popuj dhe troje te pamerituara shkon larg, deri sa edhe vete heroin tone kombetar ta greqizojne.. nderkohe qe ai historikisht ka mbajtur mardhenie me katoliçizmin romak, i ndihmuar sistematikisht, por edhe ngarkuar te kryesoje kryqezata anti turke si « Atlet te krishterimit »
Natyrisht, qe ne kete treve historia por edhe dimensioni jetesor ka sjelle ne keto troje, edhe njerez si hallexhinj nga kombe te tjera qe kane gjetur strehe, per arsyet qe i kane detyruar ata, ashtu si edhe plot arberore kane levizur historikisht drejt jugut per shkaqe hitorike te ngjarjeve te medha. Nuk ka asgje te prere me thike. Popujt japin e marrin me njeri tjetrin, kryesisht fqinjet, por edhe vlerat qe mbartin.
Por per hir te sakrifices se tyre, tani te aneksojme troje e banore sikur te ishin bageti ne shiteblerje, dhe ti emertojme duke vendosur flamuj te vendeve nga kane ardhur duket me teper se sa paradoks. E pamoralshme. Ne se do te ndodhte kjo, shqiptaret do te kishin sot edhe Morene, peloponezin, ku jane strehuar ne shekujt e fundit. Si komb kemi vleresuar mikpritjen, dhe jemi te vetmit qe mikun e konsiderojme si « perendi » E ruajmë dhe e mbrojme me gjakun tone.

Koço Kokedhima ne rrefimin e tij e beri detyren, ashtu si nje tjeter bij i Himares, Petro Marko vite me pare me librin e tij biografik, « Njerez dhe gure ». Kokedhima e sjell ne nje moment e nje kohe te mbarsur, per te thene te vertetat. Rrefimi per te vertetat e Himares i ben mire çdo himarioti.

Pa marre persiper qe te bej historianin ne kete mes, dua qe te keshilloj gjithe shpurren e artikullshkruesit mediatik, qe marrin persiper te « flasin » ne emer te kesaj krahine dhe treve teresisht shqiptare, qe per interesat e tyre krejtesisht personale, mbeshtesin dhe i fryjne errerave te megalidhese, e shovinizmit te komshinjve tane, te mos helmojne klimen e shendoshe qe ekziston midis ne vete shqiptareve si komb, raporteve e mardhenieve vellazerore, harmonine dhe paqen e perhershme ne troje historikisht autoktone, qe jane me te vjetra se sa te atyre qe qendrojne nga pas si prapavije. Te mos sjellin e perplasin tek ne krizen shpirterore, sociale, ekonomike, si dhe çoroditjen e nje kombi qe kerkon ekspansion, per shkak te dinjitetit e gjenezes se tyre te humbur historikisht. Dhe kjo kur nuk kane aspak asnje baze shkencore dhe historike. Te mos marrin persiper gjera qe nuk kane takat ti mbajne ne shpatulla. dhe ti interpretojne ato nga pozita aspak serioze. Na leni qe te jetojme ne paqe e ne miresi me cilindo, qofte edhe fqinjet tane shekullore. Jetojme kohe tjeter, ku qe te gjithe kerkojne qe ti atazhohen me vlerat e tyre Europes, duke pare nga e ardhmja, per te lene pas te shkuaren qe na ndante.


ALEKO LIKAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Njeriu dhe….NjerëzorjaKIRURGU I FAMSHËM AMERIKAN DORIAN J. WILSONNga ZEQIR LUSHAJ (03.12.2013)
MBESA IME DORELË MBUSHI 10 VJET…(Ose: Në vend të një libri të dytë, shkruar për të)Nga MURAT GECAJ (03.11.2013)
RRUGËTIMI BIBLIK I FISIT ETNO-HISTORIK TË KRASNIQESNga RAMIZ LUSHAJ (03.11.2013)
ERIC HAMP, ALBANOLOGU AMERIKAN I HARVARDIT MË 2008 - TANI E BESOJMË ILIRISHTEN (03.11.2013)
NE KRIJUESIT E KEMI ARRITUR BASHKIMIN KOMBËTAR, TANI I MBETET POLITIKËSKEZE KOZETA ZYLO - Bisedë me shkrimtarin nga Kosova, z.HASAN QYQALLA, Kryetarin e Lidhjes së Shkrimtarëve, Artistëve e Krijuesve Shqiptarë në Gjermani (03.10.2013)
U NDJEFSH SI MBRET, ZEQIR LUSHAJ!-Urim për ditëlindje-NGA DRITA LUSHI (03.09.2013)
CILA ASHT NANA SHQIPTARE?NANA LULË… “NËNA SHQIPËRI”(Pllakat nga Fritz Radovani, 2012) (03.08.2013)
Gëzuar 7 MarsinUNË, MËSUESI I RI-Sa herë kaloj, në lagjen Bahçallek- (Kujtime…, rreth 50 vjeçare)Nga ZEQIR LUSHAJ (03.07.2013)
NË KUJTIM TË DESHMORIT TË KOSOVËS PROFESOR BARDHYL ÇAUSHINga GURI SHYTI (03.06.2013)
J. V. STALIN DHE SHQIPTARËT“Na e harruem até, po ai nuk na harroi né”Nga FRITZ RADOVANI (03.04.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lart]