-Ju lutem edhe ju të nderuar lexues:
-Ma pershëndetni Tommy Lopez, veteranin simptik të një lufte që ndoshta edhe
mund të shmangej... Në emër edhe të Këtij Djali e të shumë e shumë të tjerëve si
ky, le të punojmë edhe më shumë të gjithë sëbashku që të shmangen luftra të
tjera që trokamen e tyre po e ndjejmë në prak... Ti shmangim luftërat që të mos
na ngrijë buzëqeshja-
Portreti i një njeriu mund të behet në shumë mënyra. Kështu edhe portreti i
Heroit tim të sotëm, veteranit të luftës në Irak, amerikanit sypatrembur, 33
vjeçarit Tommy Lopez. Eshtë ky, djaloshi që e shihni në foto këtu poshtë, ulur
në karrocen e tij të invalidit.
Dhe, mbas fotos së Tij, pra prezantimit me syrin njohës me anë të portretit,
tani me pak fjalë: -kush është zotria i nderuar që po ja paraqes lexuesit në
rubriken tonë: Njeriu dhe...Njerëzorja?
-Lindur dhe rritur në Nj të SHBA-së, por nga dy prindër kubanez. Djal simpatik,
shumë inteligjent dikur me shumë ëndërra per jetën si krejt brezi i tij. Po
sot?! Po më kujtohet një varg i Gjergj Fishtës së Madh para gati një shekulli:
"E na sot, prap gjallë se gjallë...".
...!
-Fati i çdo njeriu lidhet pazgjidhshmërisht me fatin e vet kohës dhe të
bashk-kohësve. Kështu edhe fati i Tommy Lopez u lidh fatalisht me luftën e
ashpër në Irak. Në emër të interesave madhore të Amerikës e të krejt njerëzimit
edhe Tommy plot guxim e krenari bëhet pjesë e kësaj beteje historike. Plot tre
vjet, në sherbim në front të parë të luftës në emër të shtetit më të fuqishëm
të botës.
...!
-Per luftën në Irak s'do të flasim asnjë fjalë në këtë shkrim se per at' luftë
është folur e shkruar aq shumë e lexuesit janë në dijeni të lavdisë por edhe të
jo pak kritikave ndaj saj.
Heroi ynë në ketë trajtesë të sotshme ndjehet krenar. Kur me mijëra djem të ri,
bijë nënash kalben në tokë në arkivole mbuluar me flamurin amerikan, Tommy
falënderon zotin që është gjallë, është në jetë.
...!
Zotri Tommy është i plagosur dhe i traumatizuar shumë rendë. Ai nuk mund të
ngrihet në kembë, nuk mund të eci, nuk mund të vetkomandohet si duhet por një
komandë nuk ia mori dot as lufta as plumbi- buzëqeshjen. Tommy është klienti më
buzëgas që vjen në supermarketin ku unë punoj tash 15 vjet.
Veterani ynë i dashur 33 vjeçari Tommy flet disi me vështirësi dhe me shumë
kuptohet me gjestet e tij tepër shprehëse, me ëmbëlsinë e tij njerëzore në
shpirt dhe fytyrë.
...Me njerëzit e familjes por edhe me shoqruesen e kujdesshme zonjen Tina Vivera,
Tommy merret vesh pa shumë pengesa. Me fjalë por edhe me shumë me gjuhën e fytyrës, me gjuhën e shpirtit.
Zotri Tommy gëzohet kur unë i them se do të shkruaj e botoj diçka per Ju në
revistë. Unë e sqaroj se revista ZemraShqiptare, botohet në Londër dhe është në
Internet e do e shohi edhe vet Tommy në shtëpi, se unë, menjëherë do t'ia nis
atij në e-mailin personal në kompjuter.
Ai, gëzohet shumë sinqerisht dhe më përqafon.
...Ndërkohë kthehet nga shoqruesja e tij që e kupton edhe me mirë se unë.
Komunikon diçka me të dhe ajo më thotë mua:
-Tommy, ka deshirë të ju japë Juve një autograf me dorën e tij.
Ne i sjellim një copë letër dhe një stilolaps dhe i nderuari Tommy Lopez, me
shumë "mundim", por edhe me shumë dashuri e kënaqësi më jep këtë shenim, që unë
po e publikoj të skanuar duke qenë i bindur se kjo është një kënaqësi edhe per
lexuesit e mi e të ZSh-së në përgjithësi.
Tommy Lopez, per lirinë tonë e la shendetin në luftë në Irak. Per lirinë time
që të shkruaj, per lirinë tënde i dashur lexues, që të lexosh, per lirinë tënde
o ti, cilido njeri qofsh ti, per lirinë tënde që të jetosh e të gëzosh jetën.
...!
...Heroi i gjallë i luftës, ky veterani 33 vjeçar hyn e del çdo ditë nga storja
jonë duke bezëqeshur dhe duke na pershëndetur ne, ne që e njohim dhe e duam të
gjithë.
Por..., por sadoqë të kujtojmë ne se e duam Atë, ai ka prova se na ka dashur e ka
dhënë më shumë per dashurinë ndaj nesh. Ai ka dhënë gjënë më të shtrenjtë,
shëndetin, rininë e tij të pakthyeshme. Dhe nuk na kërkon asgjë. Atij, per tu
ndjerë i lumtur i mjafton një buzëqeshje, pershëndetja e mirënjohja jonë.
Ju lutem edhe ju të nderuar lexues: -Ma pershëndetni Tommy Lopez, veteranin
simptik të një lufte që ndoshta edhe mund të shmangej... Në emër edhe të Këtij
Djali e të shumë e shumë të tjerëve si ky, le të punojmë edhe më shumë të
gjithë sëbashku që të shmangen luftëra të tjera që trokamën e tyre e ndjejmë në
prak... Ti shmangim luftërat që të mos na ngrijë buzëqeshja.
Këtë mesazh na e kujton çdo ditë edhe klienti ynë i dashur, djali i mirë Tommy
Lopez.
-... nga NJ, USA, Janar 2013-
___________
Living hero Tommy Lopez
-For our freedom, he sacrificed his health and youth in the Iraq war-
By Zeqir Lushaj
Dear reader,
Please greet Tommy Lopez the great veteran of a war that perhaps could be
avoided...
In
his name and many, many others like him, let's work even harder all together to
avoid other wars in the future ... Lets avoid wars so we do not freeze-smile.
The Portrait of a person can be done in many ways. So today my hero portrait is
a veteran of the war in Iraq, American fearless 33-year-old Tommy Lopez.
This is he, the guy you see in the picture below, sitting in a wheelchair.
After his picture, presenting with cognitive eye through the portrait, now in a
few words: -who is this honored gentleman that I`m going to present to our
column readers: Human and ... humanity?
Born and raised in NJ (USA) by his Cuban parents. Charming and very intelligent
man that once had a lot of dreams. And Today...?! It reminds me one of the lines
of the great poet Gjergj Fishta from almost a century ago: "today us,
still alive....!
The fate of every man is inextricably linked with the fate of his time and all
times. Thus the fate of Tommy Lopez was fatally linked to the tough war in
Iraq. On behalf of America's major interests of all humanity, Tommy full of
courage and pride become part of this historic battle. Three years in military
service confronting the first war in the name of the most powerful state in the
world.
Regarding the war in Iraq there is not need to say a single word in this
article since for there are written and spoken facts, so readers are aware of
its glory and some criticisms.
Our hero on todays article feels pride. When thousands of young boys, sons of
mothers rotting on the ground in coffins covered with the American flag, Tommy
thanks god he is alive.
...!
Mr Tommy is injured and severely traumatized. He can not get up on his feet, can
not walk, can not properly command himself regardless no command neither war
nor bullet could take away his smile. Tommy is a cheerful client that comes
frequently at the supermarket where I`m working for 15 years.
Our beloved 33-year-old veteran Tommy has somewhat difficulties speaking but
you can understand him better through his expressive gestures, with the
sweetness of his human soul .
Besides with his family and caring companion Mrs. Tina Vivera, Tommy
communicates without a problem. With words and face expressions, the soul
language.
Mr Tommy was glad when I told him that I would write and publish something
about him in the magazine. I explained him that ZemraShqiptare magazine,
published in London, is also on Internet and that he could read it home since
I`m going to send the article immediately through his personal email.
He frankly gets even more happy and gives me a hug.....
Meanwhile he turns towards his companion who understands even better than me.
After he communicated something to her she said to me:
-Tommy, is willing to give you an autograph.
We brought him a piece of paper and a pen and the Honorable Tommy Lopez with a
few struggles but overall with a lot of love and pleasure gives me this note,
which I scanned and published here, having the confidence that it would be a
pleasure for my column readers and ZSH in general.
Tommy Lopez, fought for our freedom risking his life and health in the Iraq
war. He sacrificed for : my freedom to write, your freedom to read, our freedom
to live a happy, peaceful life....!
... Living hero of the war, the 33-year veteran enters and exits every day at
the Store smiling and greeting all of us, who love and know him.
But ... however no matter how much we think we love him, he has proofs that he
has given us more love. He gave up the most precious things, his health and
irreversible youth. He never asks us anything back. For him, to feel happy is
enough a smile, a greeting and some gratitude.
Dear reader, please: Greet Tommy Lopez, charming veteran of a war that perhaps
could be avoided ... In his name and that of many others like him, let's work
even harder all together to avoid other wars from happening ... Lets avoid wars
so we can keep smiling.
Our dear client, Tommy Lopez , reminds us each day of this message.
---------------
Perktheu në anglisht:
Besmir Idriz Vatoci
Bergen Community College
Associate in Science, Business Administration