E Djelë, 05.05.2024, 05:39pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 
RRUGËTIMI BIBLIK I FISIT ETNO-HISTORIK TË KRASNIQES
Nga RAMIZ LUSHAJ

E Hënë, 03.11.2013, 12:56pm (GMT+1)



1.
Krasniqja për nga territori e popullsia e sotme është ma i madhi fis në Malësinë e Gjakovës ("Malësia e Mirë" - Tropojë).
Në rrjedhat historike mesjetare, të parët e fisit të Krasniqes, kanë krye një shtegtim biblik.

Ia kanë nisë nga Fushë-Dardania pas "Betejës së Kombeve" të qershorit 1389 kur në këtë truall etnik shqiptar dardan u përballën njëherash ndërveti dy qytetërime e dy koalicioneve - ai i krishterë ballkanik me atë otoman-aziatik.

Në këtë luftë legjendare kanë marrë pjesë edhe shqiptarët e Tropojës së sotme skirtonët e luginës së Valbonës dhe pirustët e mbetur në shpate të Drinit, në anën e Pukës së sotme.

Ende një rrafshinë e ruan toponimin "Fusha e Mëllenjave" për të cilën ka pasë interesim të hershëm edhe historiani Zekeria Rexha. Nga kjo fushë e vogël luftëtarët e mëdhenj të lirisë i morën me veti mëllenjat në Betejën e Fushë-Dardanisë dhe i lëshuan para ballafaqimit luftarak me otomanët, të cilët i zmprapsi momentalisht nga mësymja, sepse ato i morën si ogur i zi. Asokohe ishte traditë luftarake që në fushë-beteja të merrnin me vete kafshë apo shpendë ose të visheshin me gëzofe të tyre për të hutue armikun.

Prijësi bregdrinas që solli mëllenjat me luftëtarët e tij qëndroi në Fushë-Dardani pas luftës. Variantet e emnit të mapasëm nga Fushë-Dardania në Fushë-Kosovë kanë lidhje me këtë prijës shqiptar:

E para: aty ngriti kullën e tij të madhe ("kaza") dhe përreth pati disa bashkëluftëtarë të tij, që u rritën aq shumë derisa u ba qytet i madh me emnin "Kassova" (Kosova).
E dyta: otomanët ishin të interesuem me e takue pas lufte njeriun e mëllenjave në fushën e luftës. Gjithandej dvetnin: "Kus..." (turkisht zog, mëllenja) e "ovi" (turkisht qartësim) dhe i mbeti emni i derisotëm: Kosova (Kos-ov/a).
E treta: osmanllinjtë pushtues ia lanë prijësisht shqiptar një pjesë tokë (turqisht; Kusi) në një fushë-gropë që do e merrte tevona emnin Kosova.
E katërta: ky prijës shqiptar u ba i fuqishëm. Ai kishte edhe një emblemë të familjes së tij Kosova", që ka mbrri dekteri në ditët tona, si pjesë e heraldikës kombëtare shqiptare.

2.

Nga arsye të ndryshme të kohës një pjesë e madhe e tyre u shpërngulen nga treva shqiptare nga Fushë Dardania (Fushë-Kosova) në Drenicë dhe tevona në Andrijavicën e sotme, në malet e Komovit, asokohe të banuara nga shqiptarë trojenikë. Aty vendasit iu lanë pjesë nga toka e vet duke iu thanë se kjo hise toke është "e juaja". Ia venduen truallin çdo familje duke i thanë se është"i yti".

Kisha ortodokse sllave dhe Rusia cariste duke pasë në prapaskenë interesat e veta të asimilimit të këtyre tokave etnike shqiptare protestuan në Stamboll dhe në Romë për këtë shpërngulje të shqiptarëve. Një delegacion i tyre erdhi në vend, deri në Andrijevicë, dhe pasi i pyeti me rradhë të gjithë mësoi se janë në tokën e vet, të dhanun nga vllaznit e vet shqiptarë të atyshëm. "Vasi Vasi" (domethanë: "I yti I juaj")- pyesnin fetarët ortodoksë e ndonjëri edhe agjent rus me veladon.


Pas atij takimi shqiptarët folnin me shaka "Vasi-Vasi" e ju mbeti emni kolektiv "Vaso" dhe sllavët ua shtuan ma vonë në platformat e veta politike edhe prapashtesat sllave "ov" e "viç" (Vasojeviç).

Vasojeviçët u shtrinë edhe në një pjesë të komunave të sotme të Kolashinit e të Beranës, po një degëzim i tyre rishtegtoi nga "retë e bardha" (re-reçakët) për në Reç të bregdetit në Ulqin e Reç të bregliqenit në Shkodër. I quanin "të mrekullueshëm" (krasni), përndryshe edhe "krasnireç" (Krasniqasit e Reçit).

3.

Aty, në Ultinën Bregdetare, bien në lidhje me"Ponarët e Rrafshit", të cilët i përmend edhe Fishta tek "Lahuta e Malësisë"dhe tani janë një vendbanim i madh në Podgoricë me rreth 300 banorë, 137 shtëpi banimi dhe 75 familje.

Krasniqasit rikthehen tue ngulë në rrafsh-kodrina ku Drini takohet fytyrë për fytyrë me Valbonën, në zotërimet e "Ponarit të Lekës". Aty e kanë gjetë rranjëngulun fisin e Ponarëve, ma i hershmi fis në Malësinë e Gjakovës. Ponarët, të prejardhun nga fisi ilir i skirtonëve, kanë ecë deri në shek. XXI, pa u shpërngulë e pa u shue në breza po tuj u rrudhë në toka vrrini e bjeshke.

Ky vend hyjnor me mite e bukuri, historik nga figurat e realitetet, në hershmëri historike mbante një emën të bukur të burimit të shqipes Ndërlumna, me shtrirje nga takimi i Drinit me Valbonën dhe deri aty te bigohet Valbona me Bushtricën. Ishte kryeqendër industriale nga periudha iliro-dardane (shkrirje metalesh, etj.) e deri te ndërtimi i veprës së madhe energjitike të Fierzës. Ishte kryeqendër administrative, fetare e tregtare e Pultit, pasi nga Dardania vinin të blinin krypë dhe në Dubrovnik çonin mëndafsh, venë, etj.

Udhëtarë të shquar të kulturës europiane, që kanë kaluar në të shkuaren nëpër këto treva, kanë shkruar: Nëqoftëse doni të flisni me perënditë e Eskilit, shkoni e takoni njerëzit ku bashkohet Drini me Valbonën.

3.

Krasniqja si fis- u shtue në numër dhe eci në breza, e ndjenin veten ngushtë edhe për toka e kullota, prandaj avash e në grupe vllaznish, tuj gjetë, ba, ble e marrë toka, nisën me u shtri përgjatë Luginës së Valbonës deri në Dragobi e me e kapërcye Qafën e Kolçit deri në ... Curraj të Epërm, tuj kapë jo vetëm tokat e ultësinës, por edhe kullotat alpine pranverore e verore.

Kjo ndikoi që "Krasniqja në Ndërlumna" apo "Krasniqja e Bokës", etj. të thirrej edhe "Krasniqja e Bjeshkëve", "Krasniqja e Valbonës"..., gjersa i mbeti emni ma i përdorun: "Krasniqe" dhe"Krasniqja e Malësisë", sepse ky fis i cili u shtri përgjatë Lugut të Malësisë, në të dy anët e rrjedhës së lumit Valbona, duke çvendos edhe fisin e Gashit ma në thellësi të Pellgut të Malësisë, në rrëzë të Shkelzenit.

Çoja e Krasniqes nga rrjedha e fundme e Valbonës, në të dy krahët e "Pellgut të Ponarëve" ndodhi në vjeshtën e vitit 1762, fill mbas marrjes së prodhimeve të stinës e të vitit, me ndërhymjen e Papatit në Romë dhe të Austro-Hungarisë, e cila e kishte në zonën e saj të protektoriatit për fenë katolike dhe të Vezirit të Shkodrës.

Shkak u ba një letër e Fretnëve të Pultit e 13 shkurtit 1762 drejtue (në gjysmashqip e gjysmaitalisht) Mehmet Pashë Bushatlliut duke iu ankue për otomanët që kërkonin t'i nënshtronin me forcë, me ua ndrrue fenë, etj. fisit të Mërturit.

Kësokohe kryen disa ndryshime administrative territoriale. Kështu formohet fshati i Rajës në anën e sipërme të Valbonës deri tek Pusterri. Krijohet një zonë me banorë mërturas të besimit të krishterë. Në anën tjetër të Valbonës përqendrohet fisi i Ponarëve, më i vjetri fis në Malësinë e Gjakovës, i prejardhun nga skirtonët ilir, si dhe të ardhun nga fisi i Dushajve të Pukës.

Krasniqja në Malësinë e Gjakovës njihej si "Krasniqja e Malësisë", ndërsa në Kosovë thirrej"Krasniqja e Vendit".
Ky fis etno-historik i ka dhanë kombit dhjetra personalitete të larta historike, politike, kulturore.

Tiranë, 10 mars 2013


RAMIZ LUSHAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
ERIC HAMP, ALBANOLOGU AMERIKAN I HARVARDIT MË 2008 - TANI E BESOJMË ILIRISHTEN (03.11.2013)
NE KRIJUESIT E KEMI ARRITUR BASHKIMIN KOMBËTAR, TANI I MBETET POLITIKËSKEZE KOZETA ZYLO - Bisedë me shkrimtarin nga Kosova, z.HASAN QYQALLA, Kryetarin e Lidhjes së Shkrimtarëve, Artistëve e Krijuesve Shqiptarë në Gjermani (03.10.2013)
U NDJEFSH SI MBRET, ZEQIR LUSHAJ!-Urim për ditëlindje-NGA DRITA LUSHI (03.09.2013)
CILA ASHT NANA SHQIPTARE?NANA LULË… “NËNA SHQIPËRI”(Pllakat nga Fritz Radovani, 2012) (03.08.2013)
Gëzuar 7 MarsinUNË, MËSUESI I RI-Sa herë kaloj, në lagjen Bahçallek- (Kujtime…, rreth 50 vjeçare)Nga ZEQIR LUSHAJ (03.07.2013)
NË KUJTIM TË DESHMORIT TË KOSOVËS PROFESOR BARDHYL ÇAUSHINga GURI SHYTI (03.06.2013)
J. V. STALIN DHE SHQIPTARËT“Na e harruem até, po ai nuk na harroi né”Nga FRITZ RADOVANI (03.04.2013)
PENA E AKADEMIKUT SHABAN DEMIRAJ - MË E VLEFSHME SE NJË GJERDAN VLERASHNga GËZIM LLOJDIA,Anëtar i Akademisë Evropiane të Arteve (03.03.2013)
'EPIRI ËSHTË SHQIPËRI' - PESË FORUME PATRIOTIKE TUBIM NË GJIROKASTËR (03.02.2013)
VISAR ZHITI DHE GJYQI I NJU JORKUTNga DALIP GRECA (03.02.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lart]