VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - RRETH NJË BISEDE, ZHVILLUAR NË RADIO-KONTAKT…Nga MURAT GECAJ

                                                                                      

E Mërkurë, 05.15.2024, 01:24am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 
RRETH NJË BISEDE, ZHVILLUAR NË RADIO-KONTAKT…
Nga MURAT GECAJ

E Mërkurë, 04.10.2013, 09:11am (GMT+1)




Në studio, J.Lila e M.Gecaj (Tiranë, 9 prill 2013)
1.
Para se ta "zberthej" ose te flas më shkoqur rreth titullit të këtij shkimi, në dukje jo aq modest, po u flas shkurt për një "incident" të vogël, që lindi ndërmjet meje dhe Radio-Kontaktit. Ja, pra, se si ndodhi...

Pak ditë më parë, për disa miq, kolegë e të njohur, bëra të ditur se adresa ime e-mail, në "Yahoo", nuk më funksionon tash disa kohë. Prandaj, kërkoja mirëkuptimin e tyre që të më falin, nëse nuk isha përgjigjur në ndonjë mesazh të tyre. Sakaq, në adresën time të re, "Hotmail", më erdhi një mësazh dashamirës, nga drejtoresha e Radio-Kontaktit, zj.Jolanda Lila. Ndër të tjera, ajo më shkruante se, një muaj më parë, më kishte dërguar ftesë për të folur në atë radio dhe se ishte habitur, që nuk kishte marrë përgjigje nga unë?! Ndoshta, arsyeja e kësaj kërkese për bisedën me mua, kishte qenë, se në muajin mars kam patur përvjetorin e lindjes.

Pasi u sqaruam dh u mirëkuptuam me njëri-tjetrin, zj. Landa më ftoi përsëri për të bërë një bisedë me mua, kryesisht rreth librave, që kam shkruar e publikuar. Sigurisht, ky nuk është rasti i vetëm, që zhvillohen biseda të tilla, me krijues të gjinive të ndryshme dhe me studiues, të cilët publikojnë libra me emrin e tyre.

Kështu, në vendin dhe orën e caktuar u ndodha në mjediset e Radio-Kontaktit. Pasi shkembyem dhuratat e rastit, unë i dhashë asaj dy libra e një stilolapës dhe Landa më dha, me siglën e tyre, një ditar-kalendar të bukur të vitit 2013 e një stilolaps, hymë në studio. Sigurisht, të dy kishim bërë përgatitje paraprake. Ajo ishte njohur, shkurtimisht, me jetën dhe botimet e mia dhe unë kisha shkruar disa pika, ku do të përqendrohesha gjatë bisedës sonë.

2.
Pasi më paraqiti mua, të ftuar në mikrofonin e asaj radioje dhe unë e falënderova për ftesën, drejtuesja e emisionit i njohu dëgjuesi me pak fakte nga jeta ime. Ndërsa pastaj, në përgjigje të pyetjes së saj, fola se si më lindi dëshira e pasioni për t'u lidhur përgjithnjë me shtypin e shkruar. Kjo kishte ndodhur qëkur isha nxënës i shkollës së mesme, në moshën 14-15 vjeç dhe ka vijuar pandërprerje, deri në ditët e sotme, pra për një periudhë afër 60-vjeçare.

Sigurisht, aty tregova se, pas studimeve të larta, si në Tiranë dhe në Universitetin e ish-Leningradit (Petërburg), punën e nisa në shtyp. Së pari, punova tri vjet në gazetën e kohës "Pionieri" dhe pastaj më dërguan 7 vjet në vendlindje, në Malësinë e Gjakovës (Tropojë), ku punova me rininë dhe kulturën. Pasi u riktheva në shtyp, 7 vjet isha redaktor në gazetën e përditëshme "Bashkimi" dhe, në vazhdimësi, punova afër 22 vjet radhazi në gazetën "Mësuesi", botim i Ministrisë së Arsimit e Shkencës. Në atë periudhë, shkrova e mbrojta disertacionin e mora gradën "Doktor i shkencave pedagogjike" dhe, më pas, titullin "Profesior i asociuar".
Ngjarjet e njohura të kohës, bënë që ta vizitoja Kosovën, pas luftës dhe fitores mbi serbët. Kështu, bazuar dhe në përvojën e gjatë në shtyp, shkrova e publikova librin tim të parë, "Si e pashë unë Kosovën"(Tiranë, 2000). Ndërsa më tej, mbështetur në kërkimet e studimet e mia, shkrova e publikova librin "Nëpër udhët e shkollës shqipe"(Tiranë, 2001 e ribotuar më 2006). Siç e përmenda gjatë këtij emisioni, në nderim të jetës dhe veprës së 25 pedagogëve të mi, kryesisht në Fakultetin Histori-Filologji të Universitetit të Tiranës, shkrova e botova librin tjetër, "Filologë që nuk harrohen" (Tiranë, 2002). Më tej, u ndala shkutimisht në librat tjerë, si: "Pishtarë të Normales së Shkupit" (Kumanovë, 2002), "Bedri Dedja, në kujtesën tonë"(Tiranë, 2000) dhe "Mësuesi veteran Salih Myftar Kolgeci" (Tiranë,2006). Për udhëtimet mbresëlënëse, gjatë vizitave në trevat shqiptare të Ballkanit, pra në Shkup, Preshëevë, Prishtinë e Ulqin, botova librin "Rrahin zemrat arbërore"(Tiranë, 2011). Ndërsa libri me shënime e mbresa nga Suedia, i cili ka vetëm disa ditë, që ka dalë në qarkullim, mban titullin domethënës, "Me zemër në vendlindje".

Meqenëse kanë përmbajtje disi të veçantë, pa përmendur librat me bashkautorësi, i lashë për në fund dy libra të tjerë. I pari është libri jetëshkrimor, "Ëndrrat "˜e grisura' të jetës sime"(Tiranë, 2010) dhe "Dorela"(Tiranë, 2012), libër publicistik-letrar, kushtuar mbesës sime, po me këtë emër dhe venë në qarkullim nga SHB "Filara"-Tiranë. Nuk dua të ndalem posaçërisht rreth librit, ku e kam përshkruar jetën time, pasi nënkuptohet përmbajtja e tij. Ndërsa, ashtu siç ishte më tepër e ineresuar drejtuesja e këtij emisioni, zj.Landa, aty fola me kënaqësi të veçantë për përmbajtjen e librit të dytë dhe për mesazhet, që ai transmeton. Pra, aty kam nënvizuar mendimin se prindërit, por dhe gjyshërit, e kanë për detyrë të vazhdueshme, që t'i shoqërojnë e t'i udhëheqin me dëshirë, në veprimtari të ndryshme, si fëmijët, por dhe mbesat e nipat e tyre. Afërsisht, këtë mendim e kanë përforcuar, me shkrimet e tyre, në shtyp e në Internet edhe kolegët, që kanë shkruar deri tani, për librin "Dorela". Ata i falënderoj nga zemra dhe janë këta: Viron Kona (Tiranë), Fran Gjoka (Lezhë), Enkelejkda Kondi (Francë), Belantina Venari (Elbasan), Sejdo Harka (Tiranë), Xheladin Mjeku (Prishtinë), Ibrahim Hajdarmataj (Tropojë) e prof. Kolë Tahiri (Bruksel). Për këtë libër është folur në emisione të disa televizioneve e radiove, si në Radio-Tirana, TVSH e Neser TV, por dhe është shkruar në shtyp e në qendra të ndryshme Interneti. Veçanërisht, e falënderoj redaksinë e gazetës "Republika", që ka botuar shkrime për këtë libër timin, por dhe për të tjerë. Po kështu, e falënderoj drejtoreshën e shkollës 9-vjeçare "7 Marsi" të Tiranës, znj.Dava Marku, e cila mundësoi një përurim të bukur të këtij libri.

3.
Në minutat e fundit të këtij emisioni, iu përgjigja pyetjes së zakonshme, se cilët janë librat, që kam përgatitur dhe mendoj të botoj, në vazhdimësi. Përgjigja ishte se, megjithëse dëshira ime "përballet" me pamundësitë financiare, kam të gatshëm për botim një jetëshkrim për "Mësuesin e Popullit" Sali Gjukë Dukagjini dhe librat: "Mësues veteran, nga Gjakova e rrethinat e saj", "Figura të atdhetarëve të shquar", "Nëna dhe edukatore" e "Çështje social-pedagogjike" etj. Një si vazhdim i librit jetëshkrimor, do të jetë ai me titullin "Gjurmë nëpër udhë". Ai përmban ditaret e udhëtimeve të mia jashtë Shqipërisë, disa intevista të mijat dhe shkrime të të tjerëve për mua.

Për sa shkrova më sipër dhe që biseduam në studion e Radio-Kontaktit, ndokush mund të bënte pyetjen e natyrshme: "A doni më për Belulin? (ha,ha). Megjithatë, shpresoj se lexuesit do të më mirëkuptojnë. Po kësshtu, gjej rastin që përsëri t'i falenderoj nga zemra punonjësit e kësaj radioje, për bisedën e planifikuar dhe të zhvilluar sot, me mua!

Tiranë, 9 prill 2013


MURAT GECAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
NDARJA E HASITNga ZEQIR LUSHAJ (04.09.2013)
DISA NJOHURI PËR DEPUTETIN E AGIMIT TË ARTË KRISTO PAPANga ARBEN LLALLA, historian i pavarur (04.08.2013)
DITA E FONDACIONIT PLAVË-GUCI, QË FRYMON SHQIP E VEPRIMTARON SHQIPTARISHTNga RAMIZ LUSHAJ (04.07.2013)
TrajtesëSHQIPTARI ME TRADITË SHTETFORMUESENga CENË PUSHKOLLI (04.05.2013)
SHQIPTARIA NUK VDES KURRË!Nga SALI BOLLATI (04.05.2013)
ROLI I FESË NË KRIJIMIN DHE RUAJTJEN E IDENTITETIT KOMBËTARKur besimi në Zotin fillon të dobësohet te një popull, atëherë bëhu gati te shikosh rrëzimin e tij. A. H. Nga Mr. sc. BESIM MORINA (04.03.2013)
MIRË SE IKËN SHQIPTARËT, PO KUSH… MBETI KËTU?Nga FRITZ RADOVANI (04.03.2013)
MOS HARRO DOSJEN E BABËS- OSE KUR STALINISTI AKUZON 'KOMUNISTËT' E TITOSPërkitazi me shkrimin e dr. Dukagjin Goranit "Sheradin, edhe kujt e ke ndërmend t`ia shpalosësh dosjet?"Nga IDRIZ ZEQIRAJ (04.02.2013)
KALVARI I FAMILJES BEGOVIQNga KABIL BUSHATI (03.31.2013)
TrajtesëÇËSHTJA 'KOSOVAR' DHE 'I KOSOVËS' TË RREGULLOHET ME LIGJNga CENË PUSHKOLLI (03.31.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lartë]