VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - OJQtë thonë se do të protestojnë më 16 shtator kundër nënshkrimit të protokollit

                                                                                      

E Shtunë, 05.11.2024, 06:24am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 
OJQtë thonë se do të protestojnë më 16 shtator kundër nënshkrimit të protokollit
E Djelë, 09.13.2009, 03:31pm (GMT+1)

 

 

Grupi prej 22 organizatave joqeveritare do të mbajnë të mërkurën, me 16 shtator, demonstratë kundër protokolleve të bashkëpunimit të EULEX-it me Serbinë. Përfaqësues të organizatave, në një konferencë për media, paraqitën arsyet e kundërshtimit të protokolleve si dhe adresuan kritika ndaj mos reagimit të institucioneve të Kosovës.

Organizatat joqeveritare në Prishtinë janë bashkuar për mbajtjen e një demonstrate në shenjë pakënaqësie ndaj protokolleve të paralajmëruara për bashkëpunim me Serbinë nga misioni I EULEX-it. Visar Ymeri, nga Lëvizja Vetëvendosje, tha se këto protokolle janë cenim i sovranitetit të Kosovës dhe i shkaktojnë dëme juridike dhe politike vendit, andaj nevojitet ngritja e zërit kundër këtyre veprimeve.

"Është e rëndësishme që qytetarët e Kosovës të dalin në rrugë dhe ti thonë jo këtyre pazarllëqeve që EULEX-i po i bën me Serbinë. Ne kemi dalë në rrugë edhe kundër gjashtëpikëshit dhe po e shohin që tani ka filluar të zbatohet, mirëpo është e rëndësishme që protestat dhe demonstratat të mos ndalen deri sa të ndryshojë kursi politik në Kosovë", ka thënë Ymeri.
Lorik Bajrami, nga organizata "Çohu", tha se institucionet e Kosovës i kanë thënë jo protokollit për bashkëpunim mes EULEX-it dhe Serbisë me qëllim që të blihet më shumë kohë karshi qytetarëve të vendit.

"Këto tregojnë se gjashtëpikëshi nuk është i vdekur, por është duke marrë formë përmes këtyre protokolleve. Kjo tregon mungesë të sinqeritetit të krerëve institucionalë ndaj qytetarëve të Kosovës", ka thënë Bajrami.

Një thirrje për demonstratë kundër protokollit EULEX-Serbi, e bëri edhe Igballe Rugova, udhëheqëse e rrjetit të grave të Kosovës.

"Të mërkurën me 16 shtator në ora 12:00 do të tubohemi përsëri para Bibliotekës Kombëtare, përsëri të do të dalim në rrugë, që së bashku të mbrojmë sovranitetin e Kosovës. T demonstrojmë kundër hipokrizisë së institucioneve të Kosovës karshi këtyre protokolleve", ka thënë Igballe Rugova, e cila mori shembull nënat greviste si viktima të marrëveshjeve të ndryshme që janë bërë në Kosovë.

Në takim u tha se detaje më të hollësishme rreth demonstratës do të jepen një ditë para mbajtjes së saj. (http://www.rtklive.com)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
A duhet t'ia shesim shpirtin Evropës?Nga Milazim Mustafa (09.12.2009)
Presidenti Sejdiu priti një delegacion të Luginës së Preshevës (09.11.2009)
Zëri i Amerikës: WIN nderon Zonjën Liri Berisha me Çmimin Ndërkombëtar të Suksesit për Gruan (09.10.2009)
Sokrati i skenës shqiptare Kadri Roshi (09.09.2009)
Prof Dr Elez Selimi mjeku shqiptar më i vlerësuarNga Agron SEJAMINI (09.09.2009)
Skënder Luarasi figurë emblematike e kulturës shqiptare (09.09.2009)
Letërsia e gjuhë së ndaluarNga Ismail KADARE (09.08.2009)
Kongresi i Elbasanit, vepër me rëndësi për historinë e arsimit dhe të gjuhës shqipeNga Prof Dr Avzi Mustafa (09.07.2009)
Studimet e Koço Tashkos në universitetin e HarvarditNga Efthim Dodona (09.07.2009)
Tish Daija i veçanti...!Nga Skifter Këlliçi (09.05.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lartë]