VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Ata po rrejnëNga Avni Zogiani

                                                                                      

E Djelë, 05.12.2024, 02:20am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 

Ata po rrejnë

Nga Avni Zogiani


E Martë, 09.15.2009, 08:48am (GMT+1)

 

 

Protokoll pas protokolli ata do ta dorëzojnë Kosovën. Ata do të flasin për shtetin e Kosovës, por do të vazhdojnë të zbatojnë dokumente që mohojnë shtetësinë e Kosovës. Ata nuk janë duke e bërë shtetin e Kosovës. ATA PO RREJNË!

 

Sot, një vit pas gjashtë pikëshit të Ban Ki Moon, jemi mbledhur për të rikonfirmuar se liderët kosovarë po na rrejnë.

Para një viti liderët kosovar than se Gjashtë pikëshi ka vdekur, por protokollet EULEX-Serbi janë rezultat i gjashtë pikëshit të Ban Ki Moon. Pra, ATA PO RREJNË!

Ata than se, edhe Protokolli EULEX- Serbi është i vdekur, por protokolli u nënshkrua. Ata thonë se nuk e njohin Protokollin, por do të bashkëpunojnë me EULEX-in, që është nënshkrues i Protokollit. Pra, ata nuk e kanë kundërshtuar Protokollin EULEX-Serbi, ATA PO RREJNË!

Ata than vetë se Protokollet EULEX-Serbi janë të këqija. Janë kundër shtetsisë së Kosovës. Tashti kur është shtuar presioni ndaj tyre ata po heshtin, e heshtja është pranim. Ata nuk po i kundërshtojnë protokollet me Serbinë, ATA PO RREJNË.

Ata po na flasin neve për integrim të Kosovës në BE. Në BE po integrohet Serbia sa më shumë që po ushtron dhunë në Kosovë. Kosova po izolohet sa më shumë që po koordinohet me ndërkombëtarët. ATA PO RREJNË!

Ata po thonë se Kosova është shtet sovran, po një shtet sovran duhet të nënshkruaj vetë marrëveshjet me shtetet tjera. Pra, ATA PO RREJNË!

Ata kanë thënë se Kosova do të zhvillohet. Por ata po iu falin të huajve të gjitha. Ata po ua falin të huajve qymyrin, minierat, kompanitë publike, ata po ua falin të huajve Kosoven. Ata nuk po punojnë për ndërtimin e Kosovës shtet. ATA PO RREJNË!

Ata na kanë rrejtur një vit më parë për gjashtë pikëshin. Ata po na rrejn sot për protokollet e EULEX-it. Ata do të na rrejn gjithmonë, për aq kohë sa ne do t'i durojmë rrenat e tyre.

Ata flasin njëlloj, si ata që janë në pushtet, si ata që janë në opozitë. Ata të gjithë janë të kontrolluar nga ndërkombëtarët.

Ata janë të zhytur në korrupsion. Të gjithë janë shndërruar në milionerë brenda natës. Ata nuk janë politikanë, ata janë peng të bashkësisë ndërkombëtare.

Ata janë të zhytur në veprime joligjore. Atyre iu komunikohen veprat penale në zyrat e tyre. Ata janë të burgosurit që marrin vendime në emër të Kosovës. Ata janë të kontrolluar nëpërmjet korrupsionit që kanë bërë vetë.

Prandaj, ata do të na shesin sepse janë të vetë shitur.

Protokoll pas protokolli ata do ta dorëzojnë Kosovën. Ata do të flasin për shtetin e Kosovës, por do të vazhdojnë të zbatojnë dokumente që mohojnë shtetësinë e Kosovës. Ata nuk janë duke e bërë shtetin e Kosovës. ATA PO RREJNË!

-

(*) Fjalimi në demonstratën kundër EULEX-it dhe protokolleve të tij me Serbinë, kundër hipokrizisë së krerëve institucionalë, e për sovranitetin e Kosovës

 

(http://www.noa.al)

 

 

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
NOA: Përmbledhje - Protesta e Prishtinës, kundër protokolleve dhe hipokrizisë (09.15.2009)
Reportazh nga greva e urisë (09.14.2009)
Nënat e të pagjeturve prej sot kanë hyrë në grevë urie (09.14.2009)
Nënat e të zhdukruve paralajmërojnë grevë urie (09.14.2009)
OJQtë nesër (e hënë) demonstrojnë kundër protokollit EULEX - Serbi (09.13.2009)
OJQtë thonë se do të protestojnë më 16 shtator kundër nënshkrimit të protokollit (09.13.2009)
A duhet t'ia shesim shpirtin Evropës?Nga Milazim Mustafa (09.12.2009)
Presidenti Sejdiu priti një delegacion të Luginës së Preshevës (09.11.2009)
Zëri i Amerikës: WIN nderon Zonjën Liri Berisha me Çmimin Ndërkombëtar të Suksesit për Gruan (09.10.2009)
Sokrati i skenës shqiptare Kadri Roshi (09.09.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lartë]