VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - OJQtë nesër (e hënë) demonstrojnë kundër protokollit EULEX - Serbi

                                                                                      

E Djelë, 05.12.2024, 04:41am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 
OJQtë nesër (e hënë) demonstrojnë kundër protokollit EULEX - Serbi
E Djelë, 09.13.2009, 07:01pm (GMT+1)

 

"Nesër, (e hënë më 14 shtator) nën organizimin e 22 organizatave shoqërore që veprojnë në Kosovë, do të mbahet demonstrata gjithëpopullore kundër protokolleve EULEX-Serbi dhe kundër hipokrizisë së krerëve institucionalë të Kosovës. Kjo demonstratë është për sovranitet", thuhet në një komunikatë për opinion të lëshuar nga përfaqësuesit e organizatave që kanë thirrur demonstratën.

 

Përfaqësuesit e organizatave që e kanë thirrur demonstratën mbajtën sot konferencën e fundit për shtyp para demonstratës ku ata e shpalosën trajektoren dhe disa nga parullat që do të mbahen nesër në demonstratë.

Sipas komunikatës, demonstrata do të fillojë në ora 12:00, nga Biblioteka Kombëtare e Kosovës në Prishtinë, për të vazhduar rrugës "Eqrem Çabej" deri te Mensa e Studentëve. Prej aty do të kthejmë rrugës "Agim Ramadani" për të vazhduar drejt objekteve të Institucioneve të Kosovës: Kuvendit, Qeverisë dhe Presidencës. Aty do të ndalemi dhe do të mbajmë dy fjalime nga dy përfaqësues të organizatave bashkë-organizuese të demonstratës. Pas fjalimeve do të vazhdojmë nëpër Bulevardin Nënë Tereza, deri te Hoteli Grand ku do të kthejmë rrugës "Garibaldi" deri në prekjen e kësaj rruge me rrugën "Luan Haradinaj", ku e kemi ndalesën e dytë, te selia qendrore e EULEX-it. Edhe këtu do t'i kemi dy fjalime nga përfaqësuesit e organizatave, saktëson komunikata e organizatorëve.

Përveç fjalimeve demonstruesit do të bartin në dorë edhe pankarta me parulla kundërshtuese, thuhet mes tjerash në komunikatën e organizatave të cilat kanë thirrur demonstratën e nesërme. (http://www.rtklive.com)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
OJQtë thonë se do të protestojnë më 16 shtator kundër nënshkrimit të protokollit (09.13.2009)
A duhet t'ia shesim shpirtin Evropës?Nga Milazim Mustafa (09.12.2009)
Presidenti Sejdiu priti një delegacion të Luginës së Preshevës (09.11.2009)
Zëri i Amerikës: WIN nderon Zonjën Liri Berisha me Çmimin Ndërkombëtar të Suksesit për Gruan (09.10.2009)
Sokrati i skenës shqiptare Kadri Roshi (09.09.2009)
Prof Dr Elez Selimi mjeku shqiptar më i vlerësuarNga Agron SEJAMINI (09.09.2009)
Skënder Luarasi figurë emblematike e kulturës shqiptare (09.09.2009)
Letërsia e gjuhë së ndaluarNga Ismail KADARE (09.08.2009)
Kongresi i Elbasanit, vepër me rëndësi për historinë e arsimit dhe të gjuhës shqipeNga Prof Dr Avzi Mustafa (09.07.2009)
Studimet e Koço Tashkos në universitetin e HarvarditNga Efthim Dodona (09.07.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lartë]