E Premte, 05.10.2024, 03:53pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 
Në përvjetor lindjeje:
'QERSHORI, QERSHITË NA SOLLI' E, BASHKË ME TË, ERDHI VIRONI!…
Nga MURAT GECAJ

E Hënë, 06.24.2013, 07:21am (GMT+1)




Nga e majta: V.Kona e M.Gecaj (qershor, 2013)

1.

Zakonisht, kur ulesh e shkruan për një person të caktuar, si padashur, në mendje sjell lidhjet që ke me të, kur e ke njohur dhe, sigurisht, kalon në kujtesë pjesëza nga jeta dhe puna e tij. Por, na shkon në mendje edhe muaji i lindjes, shenja që përfaqëson, pra grupimi i tij shoqëror. Unë, p.sh. e rendis veten me "grupin e marsianëve". Ndërsa, për kolegun e mikun tim, Viron Kona, nuk e di se çfarë renditjeje i bën vetes ose si e quan atë. Ndërsa, si rastësisht, më erdhën në mendje vargjet e një poezie, e cila më duket është edhe këngë: "Qershori, qershitë na solli..." dhe, megjithëse nuk shkuaj vjersha, e vazhdova mendimin e saj, duke shtuar: "...e , bashkë me të, erdhi Vironi!...". Ndoshta, nuk është aq i qëlluar, po kështu mendova se do ta fiksoj për lexuesin, që ai ka lindur pikërisht në këtë muaj, më datën 24, të vitit 1950. Ndërsa, në se i pëlqejnë ose jo qershitë atij, për këtë gjë, nuk e kam pyetur ndonjëherë! (ha,ha) Por, besoj, edhe kam patur të drejtë, kur pak kohë më parë, nga një fotografi me mbesën e dashur, Diora, e kam "zbuluar" atë gjysh, para lexuesve!

Tani, në bisedë me Vironin, jo pa mburrje (siç e "rrahin gjoksin" vlonjatët-ha,ha), ai thotë se është nga Vlora. Po unë, me "nuhatjen" e gazetarit, kam zbuluar se është me origjinë pikërisht nga Kalaja 2.400 vjeçare e Beratit. Sigurisht, kjo nuk ka ndonjë rëndësi të veçantë. Po ajo, që ia vlen të nënvizohet, është se Vironi është intelektual i njohur dhe, me veprimtarinë e tij shumëvjeçare, nderohet e respektohet, jo vetëm në ato dy qytete, por edhe në Tiranë e më gjerë, në Shqipëri e jashtë saj. Në jetëshkrimin e tij, ia vlen të shënohet se është dalluar në punët zyrtare, drejtues shkollash e publicist. Por, tashmë, ai është edhe krijues i afirmuar.

Kopertinat e disa librave të Viron Konës...

Me këto, që shkrova më sipër, ka lidhja edhe njohja jonë. Në vitet '90-të, në shekullin e kaluar, punoja në gazetën "˜Mësuesi", asokohe, botim i Ministrisë së Arsimit e Kulturës. Rasti e solli që, bashkë me një koleg, të shkonim për të bërë shkrim në shkollën e mesme të përgjithëshme "Ismail Qemali" të kryeqytetit. Rrugës mendova: "ka gjetur tenxherja kapakun" (ha,ha), pra një vlonjat ishte drejtor i një shkolle, që mbante emrin e nderuar të kryeflamurtarit të Vlorës. Me pamjen e qeshur dhe dashamirësinë e shprehur gjithnjë, që në takimin e parë, ndjeva se kisha të bëja me një njeri të veçantë, me të cilin të dukej se njiheshe prej kohësh. Edhe në vitet e mëvonëshme e kemi sjellë shpesh ndërmend atë kafe të parë, që pimë së bashku, në afërsi të asaj shkolle.

Miqësinë tonë të ndërsjelltë e kemi ruajtur dhe forcuar dita-ditës, se ka në bazë sinqeritetin dhe lidhjen e fortë, ardhur nga krijimtaria publicistike e letrare. Nuk është rasti këtu të shënoj, se sa herë i kemi lexuar dorëshkrimet e librave të njëri-tjetrit a sa herë kemi bërë hyrjet në to ose recensionet.

2.

Po të hartonim jetëshkrimin e Viron Konës, përveç shkollimit të zakonshëm, nga fillorja në Universitet për gjuhë-letërsi shqipe, pjesa kryesore e tij është e lidhur shumë ngusht me arsimin dhe shkollën tonë kombëtare. Sigurtisht, këtu hyn puna e tij, disa vjet, në redaksinë e gazetës "Mësuesi" dhe tani specialist në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, në Tiranë.

Me të drejtë, dikush e ka quajtur atë "babai i Bubulinos", në figurë interesante, që e takojmë në mjaft libra të tij për fëmijë. Domethënës është edhe fakti, se libri "Eh, more Bubulio!" është përkthyer suedisht dhe përuruar në qytetin Boras të Suedisë, para dy vjetësh. Shumica e librave, të botuar prej tij, u adresohen fëmijëve, një botë e pasur, që e ka rrëmbyer këtë autor mjaft të njohur në letrat shqipe, por dhe në shumë faqe Interneti. Tashmë, të vegjëlit janë përshtatur me emrat e disa personazheve të veprave të tij, si: Bubulino, Dardi, Papagalli Çate, Këmbëshpejti etj.etj.

Pa u ndalur në vlerat e shumta të krijimtarisë letrare e publicistike të Viron Konës, nuk mund të lëmë pa përmenduar, se janë me mjaft interes librat e tij, që ai i ka shkruar për udhëtimet e kryera, në vende të ndryshme të Europës. I pari nga ata mban titullin "Faleminderit, Budapest!" Pastaj vijon kjo seri e librave të tij me romanin "Drithërima e yjeve", i cili e ka tematikën dhe përmban përjetimet e tij, nga një periudhë, kur ai ishte emigrant në Greqi. Ndërsa tre libra të tjerë ua ka kushtuar udhëtimeve, gjatë viteve të fundit, në vendin e vikingëve, pra në Suedi. Ata mbajë titujt: "Bukuri suedeze", "Për ju, miqtë e mi!" dhe "Zonja nga Borasi".
Për krijimtarinë e tij të begatë e cilësore, Viron Kona është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarave e Artistëve të Shqipërisë dhe tani anëtar nderi i Shoqatës së Shkrimtarëve, Artistëve e Krijuesve Shqiptarë, në Suedi. Që nga viti 2000, është anëtar i Këshillit Kombëtar të Librit. Është nderuar me 7 çmime, për librat në gjininë e tregimit e novelës dhe, në vitin 2006, me Çmimin e UNICEF-it për librin "Eh, more Bubulino!". Mban disa urdhëra e medalje dhe ka marrë "Mirenjohje" e vlerësime të tjera, si në Shqipëri e jashtë saj.

3.

Po të shihen në skedarët e Bibliotekës Kombëtare, në Tiranë, titujt e mbi 30 veprave letrare e publicistike, që kanë autorësinë e Viron Konës, pa përmendur ata, ku ai është bashkautor, recensionues ose që ka bërë hyrjen në to, bie në sy se libri i parë i tij e ka titullin "Pëllumbat". Lehtë kuptohet se ai është simbolika e tërë krijimtarisë së tij, që kryesisht u kushtohet të vegjëlve. Kur bisedon me atë, sidomos kur je duke pirë kafe ose një gotë raki, jo vetëm me shaka, ai shprehet: "Po punoj me frymëzim e ngulm, që numri i librave të mi te jetë me tri shifra...".

Ky shkrim modest mban emrin tim. Por, në krye, mund të ishin emrat e sa e sa kolegëve e miqëve të shumtë të tij. Ndër ta, janë edhe krijuesit: Bardhyl Xhama (Tiranë), Fatmir Terziu (Londër); Ullmar Kvik, Sadulla Zendeli-Daja, Hysen Ibrahimi, Sokol Demak, Qibrije Hoxha, Rizah Sheqiri, Hamit Gurguri e Bahtir Latifi (Suedi); nga Shqipëria: Fran Gjoka, Sejdo Harka, Pajtim Bejtja, Gjovalin Shkurtaj, Nuri Dragoj, Andon Andoni, Vjollca Spaho, Ibrahim Hajdarmataj, Kadri Tarelli, Kozeta Hoxha, Bashkim Saliasi, Hektor Veshi, Dava Marku, Petrit Xhaja e Muharrem Dardha; Xheladin Mjeku (Prishtinë)...Kërkoj ndjesë, që nuk po shënoj mjaft emra të tjerë!

Në këtë përvjetor të shënuar të jetës, edhe pse nuk është "i rrumbullakosur", por i mbushur me arritje mjaft të vlefshme e të çmuara, kolegun dhe mikun e dashur Viron Kona, e urojmë që ta realizojë synimin e tij të bukur në fushën e krijimtarisë, të cilin e përmendëm pak më lart, duke patur shëndet të plotë, mbarësi e begati dhe gëzime e lumturi, vetjake e familjare!

Tiranë, 23 qershor 2013


MURAT GECAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
NJË MINARE PER KOKË TURKU, PER TIRANEN THOTË SALUKU!Nga FRITZ RADOVANI (06.23.2013)
GJON NIKOLLË KAZAZI /1702-1752/Nga Don LUSH GJERGJI (06.23.2013)
A DONI “TEK A ÇIFT ?!”…Nga FRITZ RADOVANI (06.22.2013)
VDIQ NË NEW YORK 75 VJEÇ ZEF GJONAJ DHE U VARROS NË VENDLINDJEN E TIJ REÇ-ULQINShqiptar jam e shqiptar kam me mbet, amanetin e të parëve as toka se tret..! Nga BEQIR SINA, New York (06.20.2013)
PROMETEU SHQIPTAR - BAJRAM HYSI I MEKULËVENga RAMIZ LUSHAJ (06.20.2013)
Në Akademinë Pedagogjike të TiranësAKADEMI DO TË THOTË = veprimtari shkencoreNga FRROK VUKAJ, Profesori (asistent) i Akademisë (06.19.2013)
KUR ZEMRA THËRRET: “QOFSH E LUMTUR, MBESA DORELË!...”(Prof. Murat Gecaj: Shkrime dhe urime, mbledhur në një botim të vogël)Nga IBRAHIM HAJDARMATAJ arsimtar e publicist, Zogaj-Tropojë (06.18.2013)
BRANKO MANOJLOVSKI, NJERIU QË PO RINGJALL ORTODOKSIZMIN SHQIPTAR NË MAQEDONI, VIZITOI KISHËN SHQIPTARE NË ELBASAN (06.16.2013)
KUJTIMIT TË NJË â€œLULEJE”- Manjola Mirakaj qe u nda nga jeta me 31 maj 2013Nga EUGEN MERLIKA (06.15.2013)
Në 80-vjetorin e lindjes:BARDHYL XHAMA, KRIJUES DHE NJERI I MIRË…Nga: Prof. MURAT GECAJpublicist e studiues-Tiranë (06.13.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lart]