Me hidherim te madh morem njoftimin per vdekjen e njerit prej antikomunisteve
me te vendosur, legalisteve me te denje, aktivisteve me te pa lodhur te
ceshtjes shqiptare dhe mbi te gjitha fisnikut z. Enver Shaska. Ai ishet dhe nje
vatran i perkushtuar.
Njoftojme komunitetin shqiptar se sherbimet funerale do te zhvillohet sot, e
diele, 30 qershor, nga ora 5pm-9:30pm ne Albanian Islamic Center ne adresen
7224 Myrtle Avenue Glandale, NY 11385. Per detaje rreth varrimit do t'ju
njoftojme me vone.