E Premte, 05.10.2024, 12:58am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 
PRIZRENI RUAN MONEDHAT ILIRE

E Premte, 06.28.2013, 02:50pm (GMT+1)




Prizren, 28 qershor - Në mënyrë joqeveritare, në qytetin e Prizrenit, rrugës për në Kalanë e këtij qyteti duket një dyqan "katërqosheli", nga jashtë ka një fasadë të bardhë ku përbrenda saj ruhet diçka që ndër vite nuk ka ekzistuar përreth shteteve ballkanike. Shoqata Numizmatike Shqiptare "Demastion", sipas drejtuesit të saj Kujtim Gërmizaj, i takon fushës së kulturës, e ka për bazë mbrojtjen, studimin dhe prezantimin e materialit lëvizës thesarit të monedhave dhe vlerave të tjera kulturore.

Gërmizaj thotë se "Demastion", përveç se posedon monedhat e vjetra të kohërave të ndryshme, në të gjenden edhe gjësende zbukuruese, relikte të ndryshme si lloj artizanale, materiale që në shekuj kanë ruajtur shkëlqimin e vet si një vlerë e mirëfilltë kulturore, objekte të natyrave të ndryshme të enëve nga qeramika, bakri e argjendi, materiale etnografike si dhe veshmbathje të vjetra të punuara në formë manuale të artizanatit popullor.

Ndërsa në njërën prej mureve të kësaj shoqate, të "varura" rrinë disa piktura, që sipas Gërmizajt, ishin të piktorëve shqiptarë dhe të piktorëve botërorë, si dhe fotografi të vjetra me motive të qytetit të Prizrenit, piktura me motive të patriotëve të shquar shqiptarë e të tjera.

"Qëllimi i mbledhjes së monedhave dhe sendeve tjera antike ka karakter prezantues për begatinë kulturore të shqiptarëve të krijuar gjatë shekujve dhe epokave historike të kulturës dhe degëve të artit", citon "Zëri" Gërmizajn, i cili ka shtuar më tej se fokusimi i shoqatës që ai drejton ka për qëllim ngritjen e kapaciteteve kulturore, ngritjen e kuadrove të reja, ngritjen e vetëdijes, ndikimin tek popullata dhe angazhimin më të madh të tyre në ruajtjen e trashëgimisë kulturore. "Veprimtaria themelore për mbrojtjen e begatisë së përgjithshme kulturore, me të cilat Kosova, Prizreni dhe regjioni është i pasur, në të vërtetë është brengë e përhershme jo vetëm e shoqatës, por e të gjithë neve", ka shtuar ai.

Ruajtja e monedhave më të vjetra që gjenden në koleksionin e shoqatës janë monedha prej kohërave antike. Shoqata Numizmtike Shqiptare "Demastion", ruan dy monedha me mbishkrimin "Dardanici" (Dardania) të shekullit II, ku në njërën faqe shihet koka e Perandorit Trajan, ndërsa në shpinë të monedhës gjendet mbishkrimi "Dardanici". Disa variante monedhash të Mbretit Pirro, më shumë monedha të Perandorit Justinian, si dhe shumë monedha të vjetra ilire. Gërmizaj thotë se monedhat ilire "Drahma Ilire", që u farkuan në qytetin e Durrësit-Dyrrachium, të ardhura nga mbreti Monun gjatë viteve 300-280 para erës sonë, që njëherësh ishte edhe i pari mbret ilir që preu monedhat prej argjendi.

"Përveç monedhave të vjetra ilire shoqata koleksionon edhe monedha të vjetra romake, monedha të vjetra greke, monedha të vjetra bizantine, monedha dhe kartëmonedha moderne të kohërave të ndryshme" ka shtuar më tej ai. Veprimtaria e kësaj shoqate ka karakter të gjerë shoqërorë të dobishëm për të gjithë shoqërinë, prandaj shoqata numizmatike, sipas udhëheqësit të saj,  nuk mund të paramendohet pa bashkëpunim me institucionet tjera që i takojnë kësaj dege. "Në përgjithësi shoqata nëpërmjet eksponateve të vjetra antike, relikteve të kulturës materiale, monedha të vjetra Ilire prezenton historinë e lashtë të Kosovës, historinë e lashtë të qytetit të Prizrenit dhe të regjionit në tërësi. Ne bashkëpunojmë dhe kemi marrëdhënie me institucione që merren me hulumtime shkencore, bashkëpunojmë me numizmatë brenda dhe jashtë Kosovës, me persona individualë si dhe me organizata të tjera ndërkombëtare", thotë Gërmizaj.

"Demastion"  është shoqatë e regjistruar që nga muaji prill i vitit 2000 dhe ka vizitorë të shumtë nga vende të ndryshme.


www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Dr. BUJAR LESKAJ VLERËSOHET NGA SHOQATA 'LABËRIA' ME TITULLIN 'PERSONALITET I SHQUAR I LABËRISË'Nga VILHELME VRANARI HAXHIRAJ (06.27.2013)
Në përvjetor lindjeje:'QERSHORI, QERSHITË NA SOLLI' E, BASHKË ME TË, ERDHI VIRONI!…Nga MURAT GECAJ (06.24.2013)
NJË MINARE PER KOKË TURKU, PER TIRANEN THOTË SALUKU!Nga FRITZ RADOVANI (06.23.2013)
GJON NIKOLLË KAZAZI /1702-1752/Nga Don LUSH GJERGJI (06.23.2013)
A DONI “TEK A ÇIFT ?!”…Nga FRITZ RADOVANI (06.22.2013)
VDIQ NË NEW YORK 75 VJEÇ ZEF GJONAJ DHE U VARROS NË VENDLINDJEN E TIJ REÇ-ULQINShqiptar jam e shqiptar kam me mbet, amanetin e të parëve as toka se tret..! Nga BEQIR SINA, New York (06.20.2013)
PROMETEU SHQIPTAR - BAJRAM HYSI I MEKULËVENga RAMIZ LUSHAJ (06.20.2013)
Në Akademinë Pedagogjike të TiranësAKADEMI DO TË THOTË = veprimtari shkencoreNga FRROK VUKAJ, Profesori (asistent) i Akademisë (06.19.2013)
KUR ZEMRA THËRRET: “QOFSH E LUMTUR, MBESA DORELË!...”(Prof. Murat Gecaj: Shkrime dhe urime, mbledhur në një botim të vogël)Nga IBRAHIM HAJDARMATAJ arsimtar e publicist, Zogaj-Tropojë (06.18.2013)
BRANKO MANOJLOVSKI, NJERIU QË PO RINGJALL ORTODOKSIZMIN SHQIPTAR NË MAQEDONI, VIZITOI KISHËN SHQIPTARE NË ELBASAN (06.16.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lart]