VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Enciklopedia, reagon edhe Akademia e Tiranës

                                                                                      

E Enjte, 05.02.2024, 10:17pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 
Enciklopedia, reagon edhe Akademia e Tiranës
E Martë, 10.06.2009, 07:58am (GMT+1)



Akademia e Shkencave e Shqipërisë ka reaguar për enciklopedinë maqedonase ku shqiptarët quhen njerëz mali.
Sipas akademikëve tanë, tezat e palës tjetër janë krejtësisht të pasakta dhe tendencioze.

Kohët e fundit Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Maqedonisë, vuri në qarkullim enciklopedinë e Maqedonisë në të cilën bën pjesë edhe një zë i veçantë kushtuar shqiptarëve të Maqedonisë. Ky zë për fat të keq përmban pasaktësi faktologjike dhe nota fyese për bashkatdhetarët tanë që jetojnë në republikën fqinje. Për këtë arsye përmbajtja e zërit ka shkaktuar reagime të justifikuara në shtyp dhe në median elektronike, jo vetëm ndër shqiptarët e Maqedonisë, por edhe ndër mbarë shqiptarët kudo ku jetojnë.

Akademia e Shkencave e Shqipërisë nuk u ngut për të dhënë menjëherë opinionin e saj. Kjo për arsye se ajo donte të kishte në dorë tekstin integral të këtij zëri.
Teksti na ra në dorë me vonesë. Ndërkohë po mësojmë se vetë autoritetet shtetërore maqedonase po e tërheqin nga qarkullimi vëllimin enciklopedik për ta rishikuar dhe korrigjuar përmbajtjen e këtij zëri. Në pritje të ripunimit të këtij (dhe të disa zërave të tjera që kanë pasaktësi të fakteve e keq interpretime) nga autorët e enciklopedisë, ne po japim paraprakisht përshtypjet tona mbi përmbajtjen e tij, e cila sipas mendimit tonë bie në kundërshtim me të vërtetën historike.

Autorët e zërit "Shqiptarët e Maqedonisë" mbrojnë pikëpamjen e hedhur në shekullin XIX se në Maqedoni nuk kanë ekzistuar banorë shqiptarë para pushtimit osman, madje para shekullit XVI. Ata vazhdojnë të ngulin këmbë si dikur paraardhësit e tyre nacionalistët ekstremistë se në territorin e sotëm të Maqedonisë deri në shekullin XVI ka pasur vetëm banorë sllavomaqedonë dhe se shqiptarët deri atëherë banonin vetëm nëpër malet e Shqipërisë së sotme. Ata vazhdojnë të mbrojnë pseudo-tezën se grupet e para shqiptare të këtyre viseve malore u dyndën në masa të vogla në Maqedoni në shekullin XVI, se shumica dërrmuese e tyre (vala e dytë) u dynd në fund të shekullin XVIII; pastaj në mesin e shekullit XIX (vala e tretë); më tej në fillim të shekullit XX (vala e katërt) dhe më në fund nga shqiptarët e Kosovës pas Luftës së Dytë Botërore.

Është e vërtetë se në të kaluarën historiografia ballkanistike është e mbushur me të tilla pikëpamje. Por, në të njëjtën kohë, është gjithashtu e vërtetë se kritika historiografike i ka rrëzuar me kohë këto teza hamendësore.
Shkenca historike kërkon për çdo tezë fakte, argumente, dokumentacione serioze dhe interpretime korrekte. Ne e kuptojmë se çdo historian ka të drejtë të shfaqë pikëpamjet e veta por pasaktësitë faktologjike dhe aq më tepër absurditete nuk u lejohen anëtarëve të Akademisë së Shkencave. Nuk u lejohet aq më tepër kur kemi të bëjmë me popujt fqinj dhe me çështje të ndjeshme, të cilat kur janë dhe hamendësime fyese lëndojnë njëri-tjetrin, prishin harmoninë midis tyre, madje kthehen në provokacione të cilat sjellin nganjëherë pasoja të paparashikuara. Ne u drejtohemi kolegëve tanë maqedonë me kërkesën që për hir të së vërtetës historike dhe të mos cenimit të fqinjësisë së mirë ta rishikojnë edhe një herë përmbajtjen e këtij zëri. Respekti për të vërtetën historike është me përfundime të vlefshme për të dy popujt tanë të cilët rrjedhat e historisë i bënë që të jetojnë pranë dhe madje të bashkuar. Çdo cenim për këtë realitet me trillime groteske, cenon së pari kombin cenues dhe më gjerë krijon tensione dëmtuese, prandaj ritrajtimi i temës së historikut të shqiptarëve në hapësirat e tyre, të cilat sot përfshihen në shtetin maqedonas duhen trajtuar në përputhje me dëshmitë historike të njohura botërisht. (http://www.balkanweb.com)

 

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
KOSOVA NË KËMBË DUKE PRITUR LIDERIN E KOMBIT SALI BERISHA (10.05.2009)
Po ua kthej mbrapa çmiminNga Doc Dr Veton Latifi (Shqip dhe Anglisht) (10.04.2009)
Ky mandat i dytë i BerishësNga Skënder BUÇPAPAJ (10.02.2009)
Thaçi përshëndet përpjekjet për një bashkërendues për veriun e Kosovës (10.01.2009)
Galllup Balkan Monitor: Kosova më entusiastja për hyrjen në Bashkimin Evropian (10.01.2009)
Komisionit amerikan i Helsinkit mbi integrimin e Ballkanit (09.30.2009)
Protesta në Tetovë, studentët shqiptarë në Maqedoni kërkojnë tërheqjen e enciklopedisë (09.30.2009)
FYROM si një anije Ilinden e mbingarkuar me shovinizëm e racizëm kundër shqiptarëveNga Ramiz LUSHAJ (09.30.2009)
Hapen koleksionet e rralla të Bibliotekës së famshme të Bushatlinjve (09.29.2009)
Rrezikohet jeta e 80 shqiptarëve, pasi avioni sulmohet nga tufa masive zogjsh (09.29.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lartë]