VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - PROJEKTE TË SKULPTORIT QEMAL KËRTUSHA

                                                                                      

E Mërkurë, 05.01.2024, 07:41pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 
PROJEKTE TË SKULPTORIT QEMAL KËRTUSHA

E Djelë, 09.01.2013, 06:17pm (GMT+1)


Skulptoret shqiptare po punojnë që të përjetësojne në vepra të ndryshme ngjarje të rendesishme  te historise se Shqiperise dhe aspiratat e qytetareve per liri dhe kulture perendimore. Nje vend te vecante midis tyre zene edhe veprat e skulptorit Qazim Kertusha, i cili krahas heronjve shqiptare, ka krijuar edhe skulptura qe lidhen me artet dhe kulturen perendimore. Korrespondenti yne, Ilirian Agolli, vizitoi studion e artistit Kertusha ne Durres dhe pergatiti materialin ne vazhdim.

"‹"‹
Skulptori i njohur Qazim Kërtusha është duke punuar për një vepër të re. Ende në bocet skulptura simbolizon ngjarjet e dhunshme të vitit 97, ndërsa autori ka disa ide për të pëjetësuar në vepra arti edhe eksodin masiv të shqiptarëve në vitin 1991, apo figura të rëndësishme të historisë së Shqipërisë. Por midis veprave të tij që ka më shumë për zemër është skulptura e këngëtarit të famshëm të grupit muzikor britanik Beatles Xhon Lenon, e vendosur në park dy vjet më parë.
 
Edhe për formën e veçantë që ka skulptura e këngëtarit të famshëm britanik atë e vizitojnë shumë turistë dhe madje ajo është një veprat më shumë të fotografuara të skulpturave të parkut në qytetin e Durrësit, e vendosur në 2011 tek lulishtja përballë portit detar më të madh të vendit. është befasi e këndshme për shumë turistë që në një port shqiptar i pari që i pret është një prej Beatles-ve të famshëm britanikë.
 
Vepra në bronx e Qazim Kërtushës synon të evokojë etjen e madhe për lirinë e shprehjes gjatë viteve të izolimit komuunist dhe ka tërhequr vëmendjen e shumë vizitorëve. Disa prej tyre i kanë marrë statujës shpesh herë për suvenir syzat e artistit, por skulptori i ka mbërthyer përsëri, sepse ato janë domethënëse në portretin e këngëtarit.
 
Artisti 60 vjeçar, Qazim Kërtusha, e ka nisur karrierën e vet 30 vjet më parë. Ai është njëri ndër skulptorët më aktivë në jetën artistike të Shqipërisë. Mes shumë veprave të tjera, ai është autor dhe bashkautor i shtatores së Aleksnadër Moisiut në Vienë të Austrisë, i shtatores së Haxhi Zekës në Pejë, i shtatores së dëshmorit të UÇK-së Indrit Cara, dhe shtatores së ish-presidentit amerikan Xhorxh Bush në Fushë Krujë dhe i bustit të dom Nikollë Kaçorrit, zv.kryeministrit të qeverisë së pavarësisë. Në studion e tij presin të marrin jetë edhe shumë vepra të reja për heronj dhe simbolika të ndryshme të jetës shqiptare.

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
ARKITETKI I FAMSHËM SHQIPTAR SINAN - NË DASHURI TË FSHEHTË ME SULLTANESHËN MIHRIMAN (08.31.2013)
In memoriamGJON KAPIDANI, 'SIMFONIKU' I FUNDIT SHKODRANNga Mag. QAMIL GJYREZI (08.29.2013)
DY SHKENCËTARË AUSTRIAKË NË GJURMË TË NJË LIBRI SHQIP MË TË VJETËR SE 'MESHARI' (08.29.2013)
EDHE DIÇKA PËR POLITIKANËT SHQIPTARË TË KOSOVËS...!Nga CENË PUSHKOLLISE QYTETAR (08.28.2013)
PSE QYTETARËT E PEJËS DUHET TË VOTOJNË EDHE PËR NJË MANDAT TË ARDHSHËM SI KRYETAR I KOMUNES DR. ALI BERISHANga YLL M. LAJÇI (08.28.2013)
KU DO TË SHKOJNË TROPOJANËT!(Qasje në të vërteten që e dimë të gjithë e për modesti nuk e themi )Opinion nga GUXIM ALIMANI (08.27.2013)
SHKODRA MBAS VITIT 2005 U PËRFAQËSUA ME NIVEL TË ULËT INTELEKTUAL NË INSTITUCIONE E DIKASTERE, NË NIVEL LOKAL E KOMBËTAR!“Një model klientelisto-urban, që nuk duhet të përsëritet me Shkodrën!"Nga QAMIL GJYREZI (08.27.2013)
DEMIR KRASNIQI - ËNDRRA IME SHEKULLORE (Poemë) (08.26.2013)
PORTRET - SADRI MEHAJ I HOTITNga ESAD GJONBALAJ, Kryetar i Fondacionit Plavë-Guci, New York-SHBA (08.25.2013)
ZBULOHET LETRA E MBRETIT LEKA ZOGU I KUNDËR JANULLATOSIT, ANKESË PATRIARKANËS - 'JENI TUE NDËRHY NË TË DREJTAT E KISHËS AUTOQEFALE ORTHODOKSE' (08.24.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lartë]