VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - SHQIPJA STANDARDE - MOLLË SHERRI MIDIS DIALEKTEVE

                                                                                      

E Hënë, 04.29.2024, 06:15am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 
SHQIPJA STANDARDE - MOLLË SHERRI MIDIS DIALEKTEVE

E Hënë, 09.09.2013, 04:46pm (GMT+1)




Tiranë, 9 shtator - Ngrihuni e organizoni një studim të mirëfilltë përtej çdo interesi të rëndomtë, organizoni një konferencë mbi nivelin e shqipes së sotme standarde, krijoni dhe zgjeroni leksikun nga të dyja dialektet, shqipëroni termat e huaj, krijoni sisteme hight-tech të shqipes standarde...

"Ati ynë që je në qiell, jepna fuqinë të mbajmë gojën mbyllur kur s'kemi gjë për të thënë. Falna durimin të thellojmë një punë përpara se të shkruajmë mbi të! Frymëzona me një ndjenjë të mprehtë të drejtësisë që të flasim jo vetëm me paanësi, por dhe të sillemi ashtu. Shpëtona nga grackat e gramatikës, nga shtrembërimet e gjuhës dhe nga lajthimet e shtypit!

Ashtu qoftë!

     Faik Konica"

Ky shkrim, rikujton Nidela Hoxha në portalin Shqiptarja,  daton qysh njëqind vjet më parë, kur mjeshtri i letrave shqipe e vuri në pah nevojën për punë e durim që ka arti i të shkruarit për t'u zotëruar, mendim e thellim për atë që shkruajmë, skalitje e kujdes për mënyrën e të shkruarit. Pikërisht, sepse për të, të shkruarit është art me vete. Eh' atëherë Konica ndoshta nuk do ta imagjinonte kurrë që kjo shprehje do ishte kaq aktuale dhe e vërtetë edhe pas njëqind vitesh.

Çdo ditë përballemi me gabime akute dhe deformime të gjuhës shqipe nëpër mediume (media të shkruar dhe vizive, forume online etj), çdo ditë shohim se si gjuha shqipe po venitet nga debate të vakta televizive dhe diskurset e forta mbi dialektet që e formojnë atë. Ashtu si për gjithçka tjetër, shqiptarët, e më keq akoma intelektualët dhe gjuhëtarët shqiptarë (përfshirë shqiptarët e trevave përtej kufijve), sulmojnë dialektet e shqipes, mburrin secilin dialekt përkatës dhe fyejnë origjinën e standardit.

Në mes miliarda problemesh e hallesh gjigante që ekzistojnë në Shqipëri, gjejnë kohë e merren me vogëlsira apo shesin e blejnë shqipen sikur të ishte një mall i pavlerë; që mirë apo keq, na bën të komunikojmë lirshëm me çdo shqiptar brenda dhe jashtë trevave shqiptare, që na njëson dhe na bën krenarë për njëri-tjetrin. Vërtetë latinët thoshin: Nulla dies sine linea "ËœAsnjë ditë pa shkruar nga një rresht', por kjo nuk do të thotë që të "Ëœshqyhemi' mes njëri-tjetrit me motivin qesharak se cilit dialekti  duhet t'i bazohet standardi, apo se dialekti që është vendosur s'ka më vlerë etj. etj.

Shqiptarët edhe një herë po tregojnë që nuk po dinë të merren vesh  mes vete . Që ekzistojnë akoma dhe po ringrihen nacionalizma gjuhësorë të pa vlerë, të pavend e të panevojshëm. Në një kohë kur gjuhës shqipe i duhet një punë e jashtëzakonshme për t'i pasuruar leksikun, për t'i pastruar termat e huaj që e kanë infektuar; gjuhëtarët, intelektualët dhe vetë shoqëria rrinë e merren me debate të turpshme e vulgare. Natyrshëm më lind pyetja: - Ku i çon mushka shqiptarët?!  E pra si shqiptare, si njohëse e fushës së gjuhësisë, si ish studente e gjuhës dhe letërsisë shqipe, kam të drejtë të revoltohem e t'i kundërvihem kujtdo që e cenon, përdhos dhe denigron gjuhën shqipe, ndaj kujtdo që mundohet ta ulë këtë gjuhë në vulgaritet dhe interesat e fëlliqura që ndoshta fshihen pas këtyre debateve.

Sot kur treçereku i shqiptarëve flet më shumë gjuhën angleze (anglisht) se shqipe, apo gjuhën italiane (italisht) se shqip, ngrihen e hapin debate kaq naive?! Ngrihuni e organizoni një studim të mirfilltë përtej çdo interesi të rëndomtë, organizoni një konferencë mbi nivelin e shqipes së sotme standarte, krijoni dhe zgjeroni leksikun nga të dyja dialektet, shqipëroni termat e huaj, krijoni sisteme hight-tech të shqipes standarde. Mësojini shqiptarët të shprehen, ta mirëshkruajnë,  mirëflasin e të mos e harrojnë këtë gjuhë që kemi. Pastaj merruni me debate arkaike e dogmatike!

Shtetet e tjera kanë mijëra dialekte  dhe merren vesh natyrshëm, ndërsa ne "Ëœshqyhemi'  vetëm për dy dialekte, të cilat janë tejet të ngjashëm dhe nuk krijojnë asnjë moskomunikim ndërmjet tyre. Hidheni vëmendjen aty ku duhet dhe lëreni "Ëœshqipen' të marrë ajër, e më pas të rrjedhë e qetë dhe e sigurt nëpër Shqipëri!

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
DENISA GOKOVI - NJË 'MEMECE SHQIPTARE' NË BOLLIVUD (09.08.2013)
KOSOVA DHE SHQIPËRIA MUND TË SHFRYTËZOJNË MË MIRË POTENCIALIN E DIASPORËS Nga AGUSTIN PALOKAJ (09.06.2013)
Fiks Fare - MAKTHI I NJË EMIGRANTI ME POLICINË E KORRUPTUAR RRUGORE NË SHQIPËRI (09.05.2013)
PRISHTINË - PERANDORI KONSTANTIN DHE NËNË TEREZA, ME RRËNJË E GJAK SHQIPTARI, PERSONALITETE TË RËNDËSISHME BOTËRORE (09.04.2013)
SHOQATA PANHELENIKE NË SHBA KA SENSIBILIZUAR KONGRESIN DHE VETË PRESIDENTIN PËR NGJARJET E PËRMETITNga ALMA TARELLI (09.03.2013)
Në kujtim të shtatorit të shkollësUNË, MËSUESI I RIPoezi nga ZEQIR LUSHAJ (09.02.2013)
PROJEKTE TË SKULPTORIT QEMAL KËRTUSHA (09.01.2013)
ARKITETKI I FAMSHËM SHQIPTAR SINAN - NË DASHURI TË FSHEHTË ME SULLTANESHËN MIHRIMAN (08.31.2013)
In memoriamGJON KAPIDANI, 'SIMFONIKU' I FUNDIT SHKODRANNga Mag. QAMIL GJYREZI (08.29.2013)
DY SHKENCËTARË AUSTRIAKË NË GJURMË TË NJË LIBRI SHQIP MË TË VJETËR SE 'MESHARI' (08.29.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lartë]