VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - PRISHTINË - PERANDORI KONSTANTIN DHE NËNË TEREZA, ME RRËNJË E GJAK SHQIPTARI, PERSONALITETE TË RËNDËSISHME BOTËRORE

                                                                                      

E Hënë, 04.29.2024, 08:45am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 
PRISHTINË - PERANDORI KONSTANTIN DHE NËNË TEREZA, ME RRËNJË E GJAK SHQIPTARI, PERSONALITETE TË RËNDËSISHME BOTËRORE

E Mërkurë, 09.04.2013, 04:36pm (GMT+1)



Prishtinë, 4 shtator - Kryetari i Kuvendit të Kosovës Jakup Krasniqi mori pjesë në simpoziumin "Edikti i Milanos- Kostantini i Madh", i organizuar nga Ipeshkvia e Kosovës, Instituti i Historisë, Instituti Albanologjik, Universiteti i Prishtinës "Hasan Prishtina" dhe Instituti i Arkeologjisë.

Ai duke folur në këtë seminar shkencor theksoi e se në simpozium gjendet në nderim të dhjetëvjetorit të ndarjes nga kjo botë, e motrës sonë Tereze alias Gonxhe Bojaxhiut, pra të Nënës së madhe të Botës , Nënës Terezë. Ky dhjetëvjetor ka koinçiduar këndshëm me emrin e Perandorit romak me origjinë ilire , më saktësisht  me 1700 vjetorin  e Ediktit të Milanos.

Të dy këtë emra , me rrënjë e gjak shqiptari , në dy dimensione tepër të rëndësishme  të jetës, në atë të lirisë së fesë,fjalës e mendimit dhe atë të humanizmit, kanë vendosur standarde deri tani të pakapërcyeshme , janë liderë dhe me gjasë do të mbesin në ato piedestale.

Zhvillimet e derisotme , si në shkencat shoqërore dhe ato matematiko-natyrore teknologjike-teknike e teologjike kanë treguar se ato të arritura  jo pak herë edhe janë keqpërdorur , ashtu siç jo pak herë keqpërdoren edhe të arriturat e teknologjisë së sotme përgjithësisht, por ky fakt nuk guxon të na ndalë zhvillimin,pse paska apo mund të ketë keqpërdorues të zbulimeve të reja shkencore , qofshin ato humanitare a natyrore, tekniko-teknologjike apo filozofike  e teologjike.

E dimë se jo pak herë është keqpërdorur  liria ashtu si edhe sot mund të  keqpërdoret demokracia, po përpjekjet e njerëzve për liri dhe demokraci nuk do të ndalen para keqpërdoruesve të ndryshëm, të cilët nuk mungojnë gjithandej nëpër botë edhe sot. Ne vdektarët e sotëm, nuk kemi si të mos të përkulemi , para atyre mendjeve që hapën  hulli të mëdha,hulli  që duhet avancuar për të humanizuar, jetën,lirinë, demokracinë dhe zhvillimin.

Lavdi e përjetshme Konstantinit që njerëzimit i dhuroi  Ediktin e lirisë,lavdi Gonxhe Bojaxhisë , e cila humanizmit botëror  i dha shpirtin e shqiptarizmit.

Seminarit i dëshiroj sukses të plotë", tha kryetari i Kuvendit të Kosovës , dr. Jakup Krasniqi.    

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
SHOQATA PANHELENIKE NË SHBA KA SENSIBILIZUAR KONGRESIN DHE VETË PRESIDENTIN PËR NGJARJET E PËRMETITNga ALMA TARELLI (09.03.2013)
Në kujtim të shtatorit të shkollësUNË, MËSUESI I RIPoezi nga ZEQIR LUSHAJ (09.02.2013)
PROJEKTE TË SKULPTORIT QEMAL KËRTUSHA (09.01.2013)
ARKITETKI I FAMSHËM SHQIPTAR SINAN - NË DASHURI TË FSHEHTË ME SULLTANESHËN MIHRIMAN (08.31.2013)
In memoriamGJON KAPIDANI, 'SIMFONIKU' I FUNDIT SHKODRANNga Mag. QAMIL GJYREZI (08.29.2013)
DY SHKENCËTARË AUSTRIAKË NË GJURMË TË NJË LIBRI SHQIP MË TË VJETËR SE 'MESHARI' (08.29.2013)
EDHE DIÇKA PËR POLITIKANËT SHQIPTARË TË KOSOVËS...!Nga CENË PUSHKOLLISE QYTETAR (08.28.2013)
PSE QYTETARËT E PEJËS DUHET TË VOTOJNË EDHE PËR NJË MANDAT TË ARDHSHËM SI KRYETAR I KOMUNES DR. ALI BERISHANga YLL M. LAJÇI (08.28.2013)
KU DO TË SHKOJNË TROPOJANËT!(Qasje në të vërteten që e dimë të gjithë e për modesti nuk e themi )Opinion nga GUXIM ALIMANI (08.27.2013)
SHKODRA MBAS VITIT 2005 U PËRFAQËSUA ME NIVEL TË ULËT INTELEKTUAL NË INSTITUCIONE E DIKASTERE, NË NIVEL LOKAL E KOMBËTAR!“Një model klientelisto-urban, që nuk duhet të përsëritet me Shkodrën!"Nga QAMIL GJYREZI (08.27.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lartë]