Në kujtim të shtatorit të shkollës UNË, MËSUESI I RI Poezi nga ZEQIR LUSHAJ
E Hënë, 09.02.2013, 06:18am (GMT+1)
-Sa herë kaloj, në lagjen Bahçallek- (Kujtime..., rreth 50 vjeçare)
Zeqir Lushaj, pedagogjikas, Sh:-1963 ...!
Në shkollën e thjeshtë, Ngjitur me urën, Mu në Breg të Drinit, Ballëpërballë me Kalanë,
Mësues i ri, e "cazita" jetën, * Voglushët bahçallekas, (Me at' shkodrançen e bukur), -Nadja e mirë, zotni!, -më thanë!
Siç hyn Drini, vrullshëm në Bunë, Në lumin e kulturës, ndolla veten, Aty ku "trimoshi" bante vet-flijim, Unë..., mësues i ri, fillova jetën! ...!
Sot, (ish - mësuesi), flokëbardhë, Sa herë kaloj, në lagjen Bahçallek, Ndjej emocione ..., dhe, në shpirt, Diçka këputet..., ban: - "Trak"!
Kthehem, gjysëmshekulli pas, Fishkëllej kangën: (në gjumë e di), "Pedagogjikas , emrin e kemi, Mësuesit e ardhshëm të brezit ri..." ./.
*cazita=e mësova me hec,...i dhash kamë..., e ushtrova fillimisht!
ZEQIR LUSHAJ
|