VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Fiks Fare - MAKTHI I NJË EMIGRANTI ME POLICINË E KORRUPTUAR RRUGORE NË SHQIPËRI

                                                                                      

E Hënë, 04.29.2024, 07:41am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 
Fiks Fare - MAKTHI I NJË EMIGRANTI ME POLICINË E KORRUPTUAR RRUGORE NË SHQIPËRI

E Enjte, 09.05.2013, 10:56am (GMT+1)



Emisioni investigativ "Fiks Fare" ka zbuluar detaje të korrupsionit në Komisariatin e Policisë së Qarkullimit Rrugor në Tiranë. Gazetarët e këtij emisioni kanë ndjekur ankesën e një emigranti, i cili sapo ishte kthyer Shqipëri së bashku me familjen e tij për pushime. Ata kanë treguar se si, pasi qytetari paguan paratë, arrin të marrë dokumentet e automjetit.

Në ditët e fundit të muajit gusht emigranti së bashku me familjen shijonte peizazhin e Tiranës nga Mali i Dajtit, por sapo ka hasur në postbllokun e parë të policisë së qarkullimit rrugor është ndaluar për mosndezjen e dritave. Emigranti u ka kërkuar policëve që t'i kthenin dokumentet e makinës si dhe patentën, përderisa ata e kishin gjobitur. Policët nuk kanë pranuar dhe pas këmbënguljes së tij për të marrë dokumentet e makinës, e kanë shoqëruar për në ambientet e komisariatit nr. 4 të policisë së kryeqytetit.

Ndërsa i kanë marrë dokumentet e makinës së tij, punonjësit e policisë së qarkullimit rrugor të kryeqytetit e kanë sorollatur emigrantin shqiptar për t'i kërkuar para në këmbim të dokumenteve. Pasi i kanë bllokuar patentën dhe pas qëndrimit për 4 orë në komisariat emigranti është drejtuar përsëri në derën e komisariatit të qarkullimit rrugor të Tiranës.

Atje, në sportelin e rojës, ka kontaktuar me një efektiv të kësaj policie, i cili i ka premtuar se do ta ndihmojë për të marrë dokumentet. Polici ka dalë nga sporteli dhe është ulur në një kafenetë që ndodhen pranë këtij komisariati, ku ka pohuar se në këtë periudhë të gjithë policët e qarkullimit marrin ryshfete pasi me ardhjen e qeverisë së re askush nuk do të guxojë më t'u bjerë në qafë qytetarëve.

Duke i treguar rrugën e gjatë që bëjnë këto dokumente të bllokuara për të dalë më parë në një komision, ku emigranti rrezikonte të penalizohej vetëm pse nuk kishte ndezur dritat e makinës, efektivi i komisariatit të qarkullimit rrugor të Tiranës i tregon se gjoba që ai rrezikon të marrë është 800 euro deri në heqjen e lejes së drejtimit të automjetit.


Për të mos i dërguar dokumentet në Ministrinë italiane të Transporteve, dhe që të mos penalizohet në shtetin ku ai jeton, polici shqiptar i propozon një rrugë tjetër zgjidhjeje, atë të ryshfetit. Kundrejt një pagese që do të ishte më e lartë sesa gjoba, ai i del garant që t'i nxjerrë patentën nga dosja ku është futur. Takimi lihet për ditën e nesërme kur emigranti do të marrë patentën e tij italiane, vetëm pasi të bëjë pagesën. Emisioni do transmetojë puntaten e ardhshme, skenen e marrjes se parave.

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
PRISHTINË - PERANDORI KONSTANTIN DHE NËNË TEREZA, ME RRËNJË E GJAK SHQIPTARI, PERSONALITETE TË RËNDËSISHME BOTËRORE (09.04.2013)
SHOQATA PANHELENIKE NË SHBA KA SENSIBILIZUAR KONGRESIN DHE VETË PRESIDENTIN PËR NGJARJET E PËRMETITNga ALMA TARELLI (09.03.2013)
Në kujtim të shtatorit të shkollësUNË, MËSUESI I RIPoezi nga ZEQIR LUSHAJ (09.02.2013)
PROJEKTE TË SKULPTORIT QEMAL KËRTUSHA (09.01.2013)
ARKITETKI I FAMSHËM SHQIPTAR SINAN - NË DASHURI TË FSHEHTË ME SULLTANESHËN MIHRIMAN (08.31.2013)
In memoriamGJON KAPIDANI, 'SIMFONIKU' I FUNDIT SHKODRANNga Mag. QAMIL GJYREZI (08.29.2013)
DY SHKENCËTARË AUSTRIAKË NË GJURMË TË NJË LIBRI SHQIP MË TË VJETËR SE 'MESHARI' (08.29.2013)
EDHE DIÇKA PËR POLITIKANËT SHQIPTARË TË KOSOVËS...!Nga CENË PUSHKOLLISE QYTETAR (08.28.2013)
PSE QYTETARËT E PEJËS DUHET TË VOTOJNË EDHE PËR NJË MANDAT TË ARDHSHËM SI KRYETAR I KOMUNES DR. ALI BERISHANga YLL M. LAJÇI (08.28.2013)
KU DO TË SHKOJNË TROPOJANËT!(Qasje në të vërteten që e dimë të gjithë e për modesti nuk e themi )Opinion nga GUXIM ALIMANI (08.27.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lartë]