VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Apatia politike në Luginën e PreshevësNga Fehmi Ramadani

                                                                                      

E Mërkurë, 05.08.2024, 09:11pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 

Apatia politike në Luginën e Preshevës

Nga Fehmi Ramadani


E Shtunë, 10.10.2009, 05:04pm (GMT+1)

 

Kohën e fundit, gjendja politike dhe sigurisë në Luginë të Preshevës është e jostabile dhe mjaft fragjile. Fillimi i gjykimit në Beograd ndaj të ashtuquajturit "Grupit të Gjilanit" për kinse krime ndaj popullsisë serbe në rajonin e Gjilanit gjatë periudhës 1999-2000, "zbulimi" i një sasie armësh në kodrinat e Miratocit mu në ditën e fillimit ë gjykimit të këtij grupi, si dhe provokimet e përditshme të xhandarmërisë serbe ndaj popullatës civile shqiptare, pa dyshim se e kanë rënduar edhe më shumë këtë rajon. Për habi, kjo gjendje është duke u toleruar edhe nga faktori ndërkombëtarë dhe deri më tani nuk është ndërmarrë asnjë veprim në parandalimin e eskalimit të saj. Po ashtu, për veç represionit serb, një "kontribut të çmueshëm" për këtë situatë të palakmueshme e ka dhënë edhe faktori politik lokal i Luginës, i cili edhe përkundër shumë fakteve relevante në dobi të tyre nuk po mund të organizohen dhe po tregohet i paaftë në zgjidhjen e problemeve të popullatës së rajonit. Ky faktor politik, që nga Marrëveshja e Konçulit e deri më tani ka një përgjegjësi të madhe në degradimin e procesit politik të Luginës. Për veç projektit të Policisë multietnike dhe disa projekteve të vogla në infrastrukturë asgjë nuk është punuar më shumë. Të gjitha kërkesat e këtij populli kanë mbetur të parealizuara. Pushtetarët vendor kanë realizuar vetëm kërkesat e familjarëve të tyre, të punësimit të tyre në ndonjë organ lokal. Ky faktor politik është parcializuar në atë masë sa që krejt platforma e tyre politike është shndërruar në plotësimin e interesa personale dhe grupore. Nuk bëhet fjalë për realizimin e ndonjë projekti serioz kombëtar, ta zëmë siç është projekti i formimit të Këshillit Kombëtar Shqiptar, i cili do të ishte një organ jo partiak dhe do ti mbronte vërtet interesat legjitime të këtij populli. Këshilli Kombëtar i Luginës nuk ka të bëjë asgjë me propozimin e Qeverisë serbe, për të cilin ishin të interesuar mjaft përfaqësues politik të Luginës. Edhe kjo është një degradim i procesit politik në rajon, sepse me formimin e Këshillit Shqiptar sipas ligjeve të Serbisë mbyllet çdo alternative për avancimin e çështjes shqiptare të këtij rajoni. Andaj, faktori politik i Luginës ka përgjegjësi të madhe që të mos e mbyll dritaren e zgjidhjes së problemit të Luginës, sepse kjo do të ishte një aventurë shumë e shtrenjtë për popullin e saj.

 

Në Luginë tani ka dy opsione politike të zgjidhjes së çështjes së tyre, njërin e përkrah PVD-ja e Riza Halimit, e cila është në opozitë dhe është për integrimin e këtij rajoni në të gjitha strukturat e shtetit serb. Kjo është një platformë shumë e qartë politike, për këtë arsye dhe ky subjekt merr pjesë në Këshillin Koordinues të Qeverisë së Serbisë në Bujanoc, por njëherësh edhe kryetari i tyre është deputet i Parlamentit serb. Ndërsa, alternativa e dytë është ajo e PDSH-së dhe disa subjekteve tjera më të vogla të cilat nuk kanë ndonjë qartësi politike, për veç deklarimeve të tyre verbale se dëshirojnë të jenë pjesë e Kosovës, por në anën tjetër marrin pjesë në pushtetin lokal. Alternativë tjetër nga faktori politik i Luginës nuk ka. Ndërsa, sa i përket faktorit politik në Kosovë deri më tani nuk ka treguar ndonjë interesim që të qartësojnë pozicionet e tyre politike se çfarë duhet bërë me Luginën e Preshevës. Tirana zyrtare ka qëndrim të integrimit të këtij rajoni në shtetin serb dhe në kuadër të këtij shteti të kërkohen të drejtat njerëzore. Në këtë frymë ishte mbajtur edhe takimi i diplomatit shqiptar në Budapest të Hungarisë z.Ilir Metës dhe homologut të tij serb Vuk Jeremiq ditë më parë. Pra, politika kombëtare shqiptare, sa i përket rajonit të Luginës është heterogjene dhe pa ndonjë koncept të qartë. Në këtë kaos politik, padyshim se çmimin më të madh do ta paguaj populli i Luginës, i cili është lodhur nga kjo gjendje dhe zor se do të qëndrojë deri në fund i patundur. Ky popull, tani për tani nuk sheh kurrfarë perspektive për jetën e tyre në këtë rajon, për veç largimit nga vatrat e tyre. Kjo po ndodhë në masë të madhe dhe shumë të rinj të vetmin synim e kanë largimin dhe ikjen e tyre në vendet evropiane. Kjo është një vetëvrasje kolektive e këtij populli dhe faji nuk mund të kërkohet vetëm te pushteti serb, por edhe te faktorët e lartpërmendur. Prandaj, është koha e fundit që faktori politik i Luginës të zgjohet nga apatia politike, të mobilizohet dhe të punoj që të krijojë klimë të favorshme politike, si dhe të punojnë më shumë në krijimin e perspektivës, sidomos për të rinjtë që të qëndrojnë dhe punojnë në vendet e tyre, sepse vetëm kështu dëshmohet aftësia e tyre, si politike por edhe kombëtare. Puna konkrete e çdo njërit prej tyre veç e veç do të jetë matësi kryesor i patriotizmit të tyre, ndryshe do të jenë të gjykuar nga gjeneratat e ardhshme, por edhe nga historia. 

...
Fehmi Ramadani


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Mësuesi i Popullit Dhori Qiriazi një poet lirik i papërsëritshëm (10.10.2009)
Shembet pa asnjë urdhër shtëpia e Mandelës shqiptar Osman KazaziNga Zamira Kazazi (Bushati) (10.09.2009)
Feith: Qeverisja e Kosovës duhet të fuqizohet (10.08.2009)
Manastiri nuk u dogj vetvetiu, hetuesia kërkon fajtorët (10.07.2009)
Me mbi 700 studentë filloi viri i ri akademik në Universitetin Ndërkombëtar të Strugës (10.06.2009)
Enciklopedia, reagon edhe Akademia e Tiranës (10.06.2009)
KOSOVA NË KËMBË DUKE PRITUR LIDERIN E KOMBIT SALI BERISHA (10.05.2009)
Po ua kthej mbrapa çmiminNga Doc Dr Veton Latifi (Shqip dhe Anglisht) (10.04.2009)
Ky mandat i dytë i BerishësNga Skënder BUÇPAPAJ (10.02.2009)
Thaçi përshëndet përpjekjet për një bashkërendues për veriun e Kosovës (10.01.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lartë]