E Martë, 05.14.2024, 08:58pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 
E kush nuk e njeh Shaban Bali Nokshiqin?
NOKSHIQASI TROPOJAN I RRALLË
Nga HAKI ZLLAMI

E Hënë, 03.03.2014, 06:03pm (GMT+1)


                 E kush nuk e njeh Shaban Bali Nokshiqin?
              Përgjigjja është mase e qartë:  e njeh i madh e i vogël, e njeh Plava, Gucia , Malësia e Gjakovës , Shqipëria dhe Teksasi. ..Një njohje vetëm për të mirë . Shaban Balia u bë i tillë me punën e tij, me karakteristikat e  veçanta, nga rrethi i tij  familjar si një  nokshiqas tropojan i rrallë.
            Si ta kuptojmë këtë ?

 
            Po shumë e thjeshtë: e gjithë jeta e këtij "lisi mekulas"tetëdhjetë e tetë vjeçar,  qe edhe është, nokshiqasi dhe tropojan i rrallë. Është folur e shkruar shumë për këtë vlerë njerëzore dhe familjen e tij , është shkruar edhe një monografi "Nokshiqi i historisë"nga  shkrimtari Ramiz Lushaj, është shkruar portret  për të  në  librin "Bujqësia tropojane ndërvite" të Ibrahim Kadri Malaj, për të flitet e përmendet në Krasniqe, Gash, Bytyç ,në Kosovë në Tiranë e SHBA. Lexova monografinë  "Nokshiqi i historisë" të Ramiz Lushaj, mësova shumë për këtë familje të madhe e në zë për bëmat që bëri, mësova për etno-gjenezën e Nokshiqit, mësova shumë  veçamërisht për Shaban Bali Nokshiqin. Libri hap faqen e parë me vargjet  sintezë të mençurisë së popullit:
                          " Si dy male do i  rrijnë historisë                          
                            Nokshiqi e Vlora e Pavarësisë"...

                Një  lidhje nyje e këtyrë trevave që  bënë Pavarësinë. Nokshiqasit e fisit të fortë të Plavës  e të Gucisë kelmendas, matën fjalët me shpata e grykhollat në kuvendet , duke gdhënë historinë. Nokshiqi," ky fshat emblematik në natyrë dhe në jetë i ka hyjnit dhe realisht gjithë të mirat e mundshme në krahshtrirjen luginore alpine të tij: lumin  me shtratin e thellë përbri dhe liqenin  në afersi, rrafshina e malin, vrrinin e bjeshkën, Vraçevë. Rrugët kalimtare me rëndësi për rajonin kryqzohen nga  të katër anët, përmes  Kroit të Ibishit, e  kopshtijeve , pyjeve me drurët e mjaftueshëm për zjarr, ka bletën, peshkun e kaprollin,  gurët e kullave",  shkruan  autori.

 
         Nuk ka se si të shkruhet  më bukur e saktë për një fshat të trevave shqiptare!
         Libri ka vlera ideoartistike të gërshetuara mrekullisht me realën përmes
 një vështrimi  objektive, ku mësova shumëshka për historinë e vendit tim. Mësova për shtrirjen e 26 brezave kelmendas gjer ne shek.Xll, fiseve të hershme. Mësova për katër vllazërit e Nokshiqit; Mekulaj, i njohur për mua përmes figurës së Esat Mekulit, Mehaj, Bruçaj dhe Selimaj. Sa herë dëgjoj toponimin Nokshiq, më pëlqen  shume preardhja shqipe, mbasi  shumë të tilla janë me prejardhje serbe ose janë sllavizuar në rrënjë apo në prapashtesa.
                    I jati i Shaban Balisë , Bali Bajram Hyseni , ishte djaloshi trim mekulas u shqua për trimërinë e tij të pashoqe që lau me gjak trojet e veta. Shkuar në vendlindje , në vitin në 1944. Më pare ishte vendosur e jetonte për shumë vite në Llugaj tëTropojës. Enigma më e tmerrshme për të birin dhe familjen , ishte vrasja  këtij  trimi  nokshiqas.  Nuk i dihet as varri, dihet vetëm  se se gjashtëdhjetvjecarin e vranë serbomalazezët. Familja mbeti duke e vajtuar në Llugaj,  duke pritur e përcjellë njerëzit që vinin për  ngushëllime.
                    Autori Ramiz Lushaj, në këtë monografi dhe në veprat e tjera artistke,  na paraqitet një krijues dinjitoz. Mjaft mirë  gërshëtoi realen me trillin artistik. Mongrafia është  mbështjellë  me vlera artistke, ka qindra përsonazhe real, secili është i portretizuar me mjeshtëri. Ka gjëra që duhet veçuar e përmenduar si vlera.Vet titulli " Nokshiqi i historisë", një gjetje e menduar, një togfjalësh metaforë. Mjafton të vështrojmë më vëmendje kopertinën: me siguri, Bali Bajrami i legjendarizuar. Një kreshnik serioz që lexon fletët  e historinë. Ndoshta , Bali Nokshiqi,  ka shumë për të folë...Është i pathyeshëm si  Maja e Hekurave me shallën karakteritike rugovase mbështjellë kokën dhe qafën, të cilën e mbante të bardhë si rreze dielli që mbase do t'I nevoitej në një  çast sublim. Me një fytyrë të ngrysur që shpreh urrejtje gati-gati patologjike.Vetullat e vrënjtura e mustaqet si hënë në mbarim  e bëjnë edhe më të hieshëm,  më burrëror...
             Ky ishte kryetrimi që prezanton librin treqind e njëzetë e shtatë faqesh !
             Monografia  ka shumë  nëntituj  interesantë, ka detaje që të bëjnë të meditosh,  të shkruara me fjalë e shprehje që të mbesin në mendje si toponimet: "Livadhi i shpatave", "Albania e vogël"etj. Kur lexon pjesën për masakrën e Previsë, të rrëshqethet trupi për qëndresën  e atyre trimave shqiptarë që varret e tyre vet i gërryen  dhe shkojnë drejt tyre duke kënduar,  dy nga dy të lidhur me  litar. Libri përshkruan  më shumë se njemijë përsonazhe, të githë të individualizuara...
             Për të shkruar këtë libër, Ramiz Lushaj punoi shumë. Eci gjer në Plavë, Guci...në Teksas, u njoh  nga afër me fiset etnike shqiptare. Ndërsa unë mbase iu referova direkt librit dhe ato që bisedova me bac Shabanin sepse Nokshiqin e kam vështruar vetem nga rruga Podgoricë - Rozhajë, bregut Lumit...bile  kujtoj  një bisedë me një bashkudhëtar,  kur i thashë : "˜' ... ah  po të isha atje tek kroi i Ibishit sa për të pi një grusht uji të fresktë si lëngbore. Në ato shkrepa, ku rrinte "Ora e bardhë e shqiptarisë", sipas të madhit, Gjergj Fishta''. ..
            Qëllimi im për të shkruar këtë  shkrim ishte ndoshta më shumë për të thënë  diçka për mikun tim, Shaban Nokshiqin se sa për t'i bërë një analizë këtij libri  me vlera të mëdha sepse, kjo këkonte  me deomos, një preokupim më të thellë. Një herë kur po pinin pinin një kafe me Shabanin dhe tre poetët e Bajram Currit: Lulzim Logu, Gjon Neçaj dhe Asllan Osmanaj, në bar "Amerika" i thame duke pasë  edhe librin  në dorë, se do të shkruanim diçka.Dhe ja ,disi me vonesë po e kryej këtë  premtim. Duke komunikuar drejtpërsedrejti me Shabanin: " Mos  kujton se të harrova , se të dua  dhe kam respekt  për ty sa të marrim frymë." Dhe, s'kam se si t'i harroj ata  njerëz të forte e të nderuar të familjes  nokshiqase,  si  tropojanë  të rrallë !
            Megjithëse shumë larg po përpiqem ta kujtoj  ashtu siç është: Lisin e Bjeshkëve të Namuna me atë trup të gjatë basketbollisti që s'ka luajtur kurrë , i drejt si një pishë e ngulur në shkëmbinjt e Plavës. T'a ka ënda  të mos ia ndash sytë, Shaban Balisë , i cili  sikur ka  diellin në balle, që flet pak,  vetëm kur e dëgjon dikush.  Njeriu që sado që të rrish me të, nuk dëgjon qoftë edhe një fjalë të papranuar për askënd.
               Shaban Balia është njeri nga ata që jeta e vuri në provë  dhe që diti të orientohet në të dy sistemet. Ai diti ta pres kohën dhe ta masë atë. Zemra e tij jeton në të sotmën dhe gjithnjë mendon e jep medime me rëndësi për të ardhmen. Lëvizi shumë  që të jetë i gjallë. Vet jeta e tij, vet qënia e tij , ia  gjetën të hapura  shumë dyer, shumë miq e shokë. Edhe mua , ashtu si edhe të madhit e të vogëlit  në Malësinë e Gjakovës, na "hëngër zemrën"e na bëri  të pandarë.
              Le të më falin pjesëtarët e familjes që po ndalem më tepër tek Shabani, po  e bëj sepse po shkruaj për të dhe jo sepse nuk jeni  edhe ju shumë të mirë, sepse  Shabani është  fisniku  juaj, është më i madhi juaj. Ramiz Lushaj, besoj se shkroi për secilin nga ju... Dua që të evidentoj, aq sa mundem, të veçantat e njeriut tuaj, për nokshiqain tropojan të rrallë. Dhe kam të drejtë ta quaj kështu.
        Jeta e tij dhe e pjesëtarëve të familjes pati  vështirësitë e veta. Ai tregon: "...Jam krenar  për njërëzit e familjes time. E them me plot gojën se linda në Llugaj të Tropojës. Në Tropojë  hodha shtat dhe nuk do të isha rrit asnjë pëlqik me tepër  as në Nokshiq. Prindërit e mi të zbritur nga Nokshiqi, të braktisur nga
Serbomalazezët, u  ballafaquen me njëmijë një halle, por munden të mbijetojnë edhe në saje të bujarisë së vendasve, të cilët i falenderoj shpirtërisht. Flas  me respekt  të vecante për Isufajt, për Met Faslin...për burrat e Kolgecaje. Në këtë trevë mikpritëse e bujare, fati më lidhi me një familje të Bujanit, me Bashajt që më dhuruan shoqen time të jetës, Qamilen. Po ,tregoj edhe si ia nisëm të ndërtonim kasollen tone: ndërtuam stanin e drunjtë, ndërtuam një si punë avllije në një lëndinë të paçelur. Ishte pyll  njëcope gjer në Dunishë...Në ato vite të rënda për Tropojën, mësova në shkollë.Ecja  nga Llugaj  deri në Kolgecaj...Mësova në Plavë,në Durrës, në Shkozet..etj. Punova një jetë të tërë në Tropojë, duke u vlerësuar nga të gjithë si shef llogarie, brigadier i maqinerive të rënda. Në Tropojë gjeta   gjithshka: miq, shokë, kolegë.Vite të tëra punova në SMT e Bajram Currit.Tropoja është vendi im i zemrës dhe i shpirtit". ..
        Shaban Balia  me bashkëshorten, Qamilen, lindën tetë fëmijë, dy djem : Sylën dhe Fatmirin dhe gjashtë  vajza:Hasimen , Dylberen, Meremen, Fiqiretën, Valdeten  dhe Sadeten,  secili më i mirë se tjetri.
           Sa gjë e mirë, të keshë tetë dyer krahapur, pa llogaritur të tjerat !
           Nuk thonë kot: "Të ardhte pleqnia e bardhë !" ashtu siç u erdhi Qamiles dhe Shabanit. Duhet  pohuar se familja e Shaban Nokshiqit është sot  për t'u admiruar si më dashamirësja, më e  lidhur me njerëzit e saj dhe me miqtë. Ajo që kërkon ose e ka vetëm në mendje Shabani Balia: ajo bëhet, ajo as që diskutohet.  Një shtëpi robi edhe nëqoftëse s'e ka nje "zot "shtëpie si  Shabanin, pa tjetër duhet "blerë". Kjo është për t'u përgjthësuar si diçka e domosdoshme, është një mesazh i qartë për brezat, për komunitetin .
       Një  mirënjohje e veçantë  për Shaban Balinë  është dhe përkushtimi i tij për të bërë një libër për familjen e vetë. Për këtë, ai  ka bërë gjitheçka duke hulumtuar e mbledhur dokumenta e foto, të cilat e ndihmuan autorin për të bërë të mundur botimin e monografisë. Besoj se nuk e teproj të shpreh se i madhi  i nokshiqasve, baca Shaban, bëri shumë për ta bërë "të gjallë", babain e tij, Bali Bajramin, duke e bërë që të njihet, të lexohet në Europë e SHBA...Po, Qorr  Ilazi  çfarë bëri  më tepër që përmes vargjeve me sharki, veçse  e "nxori"  prej  bugut?! A mos edhe Shabani,babain  ia mori nëpër thonjë  vdekjes...
      Shaban Balia është zotni burrë !
      I moshuar është, por mendon e flet si një i ri. Thjeshtësia e tij, xhymeria e pashoqe e mbi të gjitha intuita e zgjuarësia  i dhuruan atij:  kaq shokë, miq zemre. Ai bën një jetë të thjeshtë. Ai gjithnjë zgjodhi shpresën për të mposhtur vështirsitë. Mund të pohoj me sinqeritet se ai mban në "valixhen" e tij,  gjithë familjen. Virtytet e larta morale , shkëlqejnë në trupin e tij të bukur.
      Të vetëm" vërejtje" për të kam: se na i shkuli me traktor,  lisat  shumëshekullor në Cerrnice, Bukovë apo në malet e Kasaje , mbasi do të na nevoiteshin,  sa për të thënë se edhe ne,  kemi pasur dikur pyje të njohura...Dhe  kjo një mahi sa për të qeshur një herë sepse Shabanit edhe i shkojnë për shtat.
      Rrugëtimi i Shaban Balisë  gjatë viteve të jetës, ishte me mend në krye sepse kryet e këmbët i mbështeti fort  në truallin e vet. Sado që jeta e vuri edhe në prova nga më të ndërlikuara, ai diti të përmbaje vetën. I mbetën fare pak ëndrra në sirtar. Për ndonjë, na foli  haptazi e me siqeritet si: babaj pa varr, vrasja e Islamit tek Vrella e Molliqit, të dinte më shumë për betejën tek Kershi i Vujkut, megjithtë ai  jeton i lumturuar në shtëpitë e tij të mbushur me  plot dashuri dhe  "Fytyra e tij  është pasqyra e shpirtit të tij", siç shprehej Ciceroni.
                                                                                                          
  Bajram Curri, më  28 shkurt 2914         

           

HAKI ZLLAMI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
QEVERIA E “RILINDJES” GODET VLERAT E ATSH –së DHE E SHËNDRRON NË NJË BASTION TE SË MAJTËS NË PUSHTETOpinion nga VASIL TABAKU (03.03.2014)
NË EMËR TË ATDHEUTOpinion nga AZGAN HAKLAJ (03.03.2014)
KOHA E FUNDIT PËR KOALICIONE TË NATYRSHME DHE KONSTRUKTIVE NË REPUBLIKËN E KOSOVËSNga AGRON SHABANI (03.02.2014)
NË  PRAGUN  E  95  VJETORIT... NA  LA  PJETER  GJONI...FRITZ RADOVANI (03.01.2014)
NGUCAMA E GUCISËOpinion nga RAMIZ LUSHAJ (03.01.2014)
KOSOVA QË (NUK) E NJOHIM TË GJITHË?!Nga AGRON SHABANI (02.28.2014)
SHQIPTARI MË I RI NË LONDËRNga KUJTIM RUDINA (02.28.2014)
AGRONOM TOMSON NISHANI “BABAI” I PARKUT TË MADH TË TIRANËS(Boton libër, në 55-vjetorin e krijimit)Nga MURAT GECAJ (02.27.2014)
“GARANTOJMË” BE - BASHKIMIN EUROPJAN!Nga FRITZ RADOVANI (02.27.2014)
KU ËSHTË GUCIA?!Nga RAMIZ LUSHAJ (02.27.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lart]