E Hënë, 04.29.2024, 06:32am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 
Skicë:
NDERIM E KUJTIM, PËR MËSUESIT DHE PEGAGOGËT TANË…
Nga MURAT GECAJ

E Premte, 03.07.2014, 07:58pm (GMT+1)


1.
Sot është data 7 Mars 2014...Sapo u zgjova, më mori në telefon mbesa Dorelë. Ajo ishte e gëzuar, por dhe e emocionuar. Më tregoi se kishte përgatitur një buqetë të bukur me lule të freskëta dhe do t'ia dhuronte mësueses së saj, Almës, me rastin e Festës sonë të përbashkët. Por dhe do të merrte pjesë në koncertin, që do të organizohej, me këtë rast, në shkollën e tyre 9-vjeçare.

Ndërsa po fliste Dorela, mendja më "fluturoi" në shumë vite të shkuara. Ishte periudha e pasçlirimit, kur nisa mësimet e klasës së parë. Lokali i shkollës sonë ishte hapur në ish-xhaminë e fshatit Bujan dhe një vit më vonë shkuam në një ndërtesë të posaçme. Mësuesi ynë ishte djaloshi nga Kukësi, Rifat Domi. Nuk do të flas gjatë, por vetëm shënoj këtu se gjithnjë e kam ruajtur nderimin dhe respektin e veçantë për të. Bile, pak vite më parë, mora vesh se biri i tij, Muhameti, ishte drejtor në një shkollë të kryeqaytetit Tiranë dhe kjo vazhdimësi më kënaqi. Më pas, në një veprimtari për Ditën e Mësuesit, u takova me atë dhe i fola me respekt të veçantë për të jatin, i cili ka kohë që është ndarë nga jeta.

Në vitet vazhduese, në fshatin tonë Bujan dhe në qendrën e rrethit të Tropojës, Kolgecaj (tani qyteti "Bajram Curri"), ku ishte çelur shkolla 7-vjeçare, patëm disa mësues, të ardhur nga Shkodra, Kruja dhe deri nga Elbasani, misionarë të dritës e diturisë. Ndër ta, më kujtohen mirë: Liri Turku e Sopot Shehetila, Ali Sahatçia e Selaudin Terihati, por dhe Ndoc Çurçia, Mark Temali, Burhan Hoti e të tjerë...Nuk e kishin mbaruar arsimin e lartë, por kishin në gji pasionin e përkushtimin, për të na mësuar dhe edukuar sa më mirë.
2.
Në shtator të vitit 1957, pas instituteve të larta arsimore, në Tiranë i çeli dyert Universiteti i Tiranës. Në auditorët e tij u ulën qindra djem e vajza, të cilët i kishin pasur prindërit analfabetë, ndër të cilët isha edhe unë. Në leksione e seminare, në degën e gjuhës e letërsisë shqipe, patëm shumë pedagogë e profesorë të njohur. Emrat e tyre na shoqëruan tërë jetën, në punët dhe profesionet tona. Duke kërkuar ndjesë për të gjithë ata, po veçoj këtu vetëm emrat e disave prej tyre. Ne ishim mjaft të nderuar, që na dhanë dituri e kulturë, figura të shquara të arsimit, kulturës dhe shkencës kombëtare shqiptare, si Akademikët e profesorët: Eqrem Çabej, Aleks Buda, Androkli Kostallari, Shaban Demiraj, Dhimitër Shuteriqi, Mahir Domi, Zihni Sako, Myzafer Xhaxhiu, Bujar Hoxha, Selman Riza, Zija Xholi, Mark Gurakuqi, Jorgji Gjinari e të tjerë. Atyre ua kushtova librin tim modest, "Filologë që nuk harrohen" (Tiranë, 2002). Ndërsa për njërin nga ata, për prof. Bedri Dedjen, vite më vonë përgatita një libër të veçantë, me shkrime e kujtime të disa autorëve ("Bedri Dedja, në kujtesën tonë",Tiranë, 2010).

3.
Vitet rrjedhin, si ujët e kulluar të Valbonës kaltëroshe. Po kështu, nderimi e kujtimi ynë për mësuesit e pedagogët tanë, mbetet po gjithnjë i freskët. Me sytë e mendjes e të zemrës edhe kur ne u tubuam e festuam, së bashku, 50-vjetorin e mbarimit të studimeve të larta (Tiranë, 2002), përsëri ata i kishim pranë, gjithnjë të paharruar. Kemi besim e shpresë, se këto ndjesi të bukura do t'i kenë e do t'i përçojnë edhe brezat tanë pasardhës. Se mësuesit e pedagogët e përkushtuar, nuk kursejnë asgjë nga vetja e tyre, shkrijnë endergjitë mendore, shpirtërore e fizike, që nxënësit e studentët e tyre të bëhen më të aftë e më zotë, se ata, për jetën. Kështu, Atdheu ynë i përbashkët dhe të gjitha trojet tona amtare do të ecin në udhën e begatisë e përparimit të sigurtë dhe të pandalshëm, në Bashkësinë Europiane e më gjerë.

...E përfytyroj tani mbesën Dorelë, me buqetën e luleve në dorë, që vrapon drejt mësueses së saj dhe e përqafon atë, me dashuri e respekt. E, qindra e mijëra fëmijë tanë kanë vepruar sot, ashtu si ajo, në Festën e Arsimit Kombëtar Shqiptar.

Tiranë, 7 Mars 2014

MURAT GECAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
RRUGË E NDRITUR…(Në Ditën e Mësuesit, kushtuar të gjithë atyre, anembanë trevave etnike shqiptare, të Shqipërisë Etnike)Nga MONA AGRIGOROAIEI, Bukuresht-Rumani (03.07.2014)
Në prag të Festës së 7 Marsit:VEPRIMTARI E SHOQATËS SË ARSIMTARËVE TË SHQIPËRISËNga IBRAHIM HAJDARMATAJ (03.06.2014)
INXHINIER GJON BISHA NË ARRITJET TEKNOLOLOGJIKE BOTËRORENga Dr. ZEF MULAJ, Itali (03.06.2014)
NË ÇFARË (ÇKA) SYNOJNË KOSOVA DHE SHQIPTARËT?Nga AGRON SHABANI (03.04.2014)
E kush nuk e njeh Shaban Bali Nokshiqin?NOKSHIQASI TROPOJAN I RRALLËNga HAKI ZLLAMI (03.03.2014)
QEVERIA E “RILINDJES” GODET VLERAT E ATSH –së DHE E SHËNDRRON NË NJË BASTION TE SË MAJTËS NË PUSHTETOpinion nga VASIL TABAKU (03.03.2014)
NË EMËR TË ATDHEUTOpinion nga AZGAN HAKLAJ (03.03.2014)
KOHA E FUNDIT PËR KOALICIONE TË NATYRSHME DHE KONSTRUKTIVE NË REPUBLIKËN E KOSOVËSNga AGRON SHABANI (03.02.2014)
NË  PRAGUN  E  95  VJETORIT... NA  LA  PJETER  GJONI...FRITZ RADOVANI (03.01.2014)
NGUCAMA E GUCISËOpinion nga RAMIZ LUSHAJ (03.01.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lart]