E Enjte, 05.02.2024, 09:49am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 
NË ÇFARË (ÇKA) SYNOJNË KOSOVA DHE SHQIPTARËT?
Nga AGRON SHABANI

E Martë, 03.04.2014, 06:45pm (GMT+1)



Si duket, mjete dhe enërgji të tepruara janë shpenzuar nga ana e shtetit dhe qeverisë kosovare në drejtim të liberalizimit të vizave dhe përmbushjes së standradëve dhe obligimëve të tjera paraprake si parakusht i domosdoshëm ose themelor për anëtarësimin e shumëpritur të vendit tonë në Bashkimin Evropian dhe në mekanizmat tjerë botërorë ose ndërkombëtar.Duke e nenkuptuar ketu edhe koston e larte te meditjeve ose shpenzimeve te shumeta materiale dhe te tjera te zyrtareve te ndryshem vendor ( kosovar) dhe nderkombetar ne drejtim te ´lobingut´( lobimit) te tyre mbi njohjen dhe pranimin e Kosoves ne BE-se, Nato,OKB-se etj.Dhe, te gjitha keto ( shpenzime te panumerta) nga buxheti i vogel i njerit prej vendeve me te varfera dhe me te pazhvilluara te kontinentit dhe planetit tone.
Ndërkaq, rruga e anëtarësimt të pashmangshëm të Republikës së Kosovës në BE-së, Nato,OKB-së etj., nuk dihet me saktësi se në të cilën shpejtësi ose "superstradë" të saj ndodhët?

Në këtë kontekst habitë fakti se si Serbia dhe vendët tjera të bllokut ortodoks ose pansllavist nga ana e shtetëve ose fuqive kryesore të Bashkimit Evropian përkëdhelen dhe ledhatohen aq shumë ose vazhdimisht.Ndërkaq, Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës si për shëmbull, nga ana e "eminences- gri" ose ´par-exelencave´ të ndryshme të kontinentit plak u vihen pëngesa, barrikada ose bariera të vazhdueshme gjatë rrugës së tyre të anëtarësimit të preferuar në BE-së etj.. Duke i imponuar madje,Kosovës dhe shqiptareve dialogje ose rinegociata të ndryshme ( maratonike dhe monologjike) me Serbinë lidhur me statusin ose ardhmerin e saj e të tjera.Absurd!

Aty janë edhe shpifjet, akuzat, insinuatat,shantazhet, penalizimet dhe kriminalizimet e vazhdueshme ose sistematike të ish pjesëtarëve ose komandantëve më në zë të UCK-së. Respektivisht, të vlerave të larta ( epokale dhe monumentale) të luftës së saj çlirimtare dhe patriotike nga ana e Serbisë dhe miqve te saj nderkombetar!

Si duket, edhe përkunder asaj se jetojmë si të thuash në "Evropën e Bashkuar" dhe të " popujve pa kufijë" , akoma ka grupe ose individ të ndryshëm që vazhdojnë t´i llogarisin kohën dhe vitët e dritës me sistemët ose kalendarët e ndryshëm gjeocentrik, julian ose egocentrik te Ptolomeut, Jul Cezarit etj.Dhe, jo me sistemin dhe kalendarin e njohur gregorian dhe heliocentrik të Galileut, Kopernikut etj.
´Apologjia´ e agresioni rus ne Ukraine dhe ´ analogjite´ e njohura serbo-militariste ne Kosove etj...
Historianet dhe politologet e ndryshem thone shpesh se " forca ose trimeria e treguar pas lufterave ose konflikteve te ndryshme ushtarake se bashku me retoriken ose oratorine e shfaqur pas perfundimit te ngjarjeve ose zhvillimeve te njohura ushtarake,politike, historike dhe te tjera, sikur e humbin cdo vlere dhe kuptim.
Se kendejmi, edhe perkunder ´oratorise´ se njohur politike dhe diplomatike, gjegjesisht, " retorikes se forte" te SHBA-se , Natos, BE-se etj.Pas mareshimit ose invadimit te saj te mehershem ne Gjeorgji( Gruzi): Rusia e ndermori edhe nje hap tjeter te ri te invadimit ose agresionit te saj ushtarak ( luftarak) jashta teritorit te saj. Kesaj radhe ne Ukraine.Gjegjesisht ne gadishullin e njohur te Krimese ku trupat ruse ne menyre unilaterale ose monologjike ( pa e pyetur as honepsur askend!)-kryen agresion ose invadim te plote ushtarak atje. Duke i shkelur dhe cenuar keshtu sovranitetin dhe integritetin shteteror dhe teritorial te nje vendi te pavarur dhe sovran sic eshte Ukraina.Duke i risjellur ose rikthyer ne kete vorbulle edhe " hijet" ose ´ethet´ e njohura te ish " luftes se ftohte" dhe konfrontimeve te dikurshme bipolare ose bllokiste.
Ne rastin e argresion ose invazionit te mesiperm ushtarak te Rusise ne Krime ( Ukraine) -kemi te bejme me projekte ose planimetri te njohura militare,hegjemone,koloniale,gjysemkolonialiste,imperiale ose ekspanzioniste te Moskes (Kremlinit)-ndaj popujve dhe vendeve te tjera ( joruse) ne kohera ose hapesira te ndryshme evro-aziatike si dikur.Te cilat, patjeter te shpiejne te mendosh dhe reflektosh nje trohe ne te kaluaren e njohur ( te hidhur mbase) mesjetare ose militare-ekspanzioniste te careve ose " hordave" ( hordhive) te ndryshme ruse te cilet atebote i dogjen,plackiten dhe pushtuan vendet, hapesirat ose teritoret e huaja ( joruse) te "Kazanit", " Astrahanit", Kaukazise (Kaukazit) dhe keshtu me radhe.Duke i vrare, djegur, plackitur, perndjekur dhe masakruar asokohe ( e sot) popujt e ndryshem jorus ( kryesisht musliman dhe te tjere) ne trojet e veta etnike dhe historike.
Nderkohe qe " shteti i pare" rus thuhet se eshte ngritur dhe krijuar dikur ne kuader te " Rusise se Kijevit" ( lexo: "Kjevskaja Rasija") dikund ne shekullin nente ( 9) ne mesjete.
Perderisa, Siujedhesa ose Gadishulli i njohur i Krimese i eshte dhene ( si " trofe mbreterore") careve te ndryshem te Rusise-pas perfundimit te luftes se njohur ( ruso-turke) te Krimese me 1871. Per t´a mbushur ose kolonmizuar Krimene ( dikur me vone) ne kolon ose ardhacak te ndryshem rus ne kohen e Stalinit,Brezhnjevit etj.
Ne anen tjeter nderkaq, Nikta Hrushcovi ne vitin 1954, do ia bashkoi Krimene- Ukraines si " krahine autonome" ne kuader te BRSS-se se asokoheshme.
Ne kete " apologji" te gjithembarshme te agresioneve ose invazioneve te vazhdueshme pushtuese, militare,hegjemoniste ose ekspanzioniste te Rusise-kunder vendeve dhe popuve te tjere ( jorus) ne kohera dhe hapesira te ndryshme evro-aziatike: Ia vlen te ceket ose rikujtohet ne vazhdim ´analogjia´e njohur serbo-militariste ne Gadishullin e njohur Ilirik ose Ballkanik. Dhe, kjo gjithmone duke krijuar dhe inskenuar " vatra" ose" zona" te ndryshme krizash ose konfliktesh te ndryshme nacionale ose etnike me ane te banimit ose popullimit te tyre ( te perdhunshem) me kolon ose ardhacak te ndryshem nga Rusia ( ne hapesirat e dikurshme te ish BRSS-se) dhe Serbia ( ne hapesirat e dikurshme te ish Jugosllavise) si ne Ukraine, Gjorgji, Azerbejxhan,Kazakistan, Ceceni dhe keshtu me radhe (Rusia). Gjegjesisht, ne Kosove, Kroaci, Bosnje Hercegovine etj. ( Serbia).
Dhe, te gjitha keto se bashku ne forme " projektesh" ose planimetrishe te njohura militare, hegjemone, ekspanzioniste, koloniale ose gjysemkolonialiste te Moskes ( Rusise) dhe Beogradit (Rusise)-kunder vendeve dhe popojve te tjere jorus ose joserb ne ato hapesira.
Ndonëse, jetojmë në epokën e dritës dhe integrimëve të njohura kontinentale dhe interkontinentale.Respektivisht, në epokën e edukatës, kulturës, zhvillimit, emancipimit,përparimit,etikës,estetikës dhe disiplinës së njohur globale ose universale. Apo?!
Por...!
Dhe..si të kapërcehët ylberi?!...
Siç dihet, Bashkimin e sotëm Evropian e përbejnë afro 5OO milion njerëz ose qytetar të ndryshëm dhe 27 shtete të pavarura dhe sovrane të përfshiera dhe inkorporuara brënda "modeleve" ose konceptëve të larmishme industriale dhe ekonomike Si "Modeli i Rajnës" i përbërë nga Gjermania, Franca, Belgjika dhe Luksemburgu, "Modeli Skandinavë" i përbërë nga Holanda, Austria, Danimarka, Finlanda dhe Suedia, "Modeli Anglo-Sakson" i përbërë nga Britania e Madhe, Irlanda dhe Portugalia, "Modeli Jugor ose Mesdhetar" i përbërë nga Spanja, Italia e Greqia dhe kështu me radhë që veprojnë nën ambrellën ose çatinë e përbashkët të këtij unioni.Ndonëse, secili prej tyre me karakteristikat dhe specifikat e veta që jo rrallë e kolidojnë dhe eklipsojnë njëra tjetrën në sfond.(lexo ketu: plus vendet tjera anetare te reja te BE-se nga " blloku lindor" ose pansllavist).

Në anën tjetër ndërkaq, Bashkësinë e sotme botërore ose ndërkombëtare e përbëjnë dhe karakterizojnë një mori popujsh dhe vendësh (shtetësh ) të ndryshme ose specifike nga njëra tjetra për nga forca ( fuqia ) dhe madhësia e tyre shtetërore, teritoriale ose gjeografike. Madje, për nga numri i banorëve, resursëve, potencialëve, fuqisë dhe kapacitetëve të përgjithshme ushtarake, politike,materiale,industriale,ekonomike dhe të tjera. Për nga modelët, sistemët, konceptët ose rregullimet e ndryshme shtetëror dhe politike. Për nga zhvillimi, mentaliteti,edukata,kultura,emancipimi dhe traditat e ndryshmme shtetërore,nacionale,politike,historike, fetare,kulturore,ideologjike dhe të tjera.
Ndërkohë që në planetën tonë sot supozohet se jetojnë dikund afro 7 miliardë njerëz racash, ngjyrash,gjuhësh,gjinishë profilesh dhe përkatësishë të ndryshme shtetërore, nacionale, etnike,fetare,kulturore, historike , gjeografike etj.
Përderisa në kuader të Organizatës së Kombëve të Bashkuara (OKB-së ) sot ndodhën të regjistruara dhe anëtarësuara 196 shtete të pavarura dhe sovrane në të cilat të drejtat dhe liritë e tyre globale ose universale i gëzojnë dhe realizojnë me tepër se 1OOO popuj dhe komunitete të ndryshme nacionale ose etnike anëkënd globit.
Aty janë edhe me tepër se 2OOO organizata të ndryshme botëre ose ndërkombëtare së bashku me dhjetëra- mijëra shoqata, grupe, shoqëri dhe kompani të ndryshme multinacionale , humanitare, karitative ose kosmopolitike në të mirën e përgjithshme të njerëzve dhe popujve të ndryshëm gjithandej rruzullit tonë tokësor.
Shih për këtë, diversifikimi (diversiteti ) ,universalizimi (universaliteti ), globalizimi (globaliteti ) dhe multilateralizimi (multilateraliteti) i marëdhëniëve dhe raportëve të sotme botërore ose ndërkombëtare, në një masë tepër të madhe do t´u shkojnë për shtati bashkëpunimëve,koperimëve, aleancave , konvërgjencave, fuzionimëve dhe transaksionëve të ndryshme kontinentale ose interkontinentale në kontekstin e njohur global ose universal.
Kjo mu për faktin se në kushtët ose rrethanat e sotme (moderne ose bashkohore ) të ´tregut global´ si dhe një ekonomie të përgjithshme ose universale në nivel botëror ose planetar:Ekonomia e tregut në radhë të parë i përfshinë dhe nënkuptonë mekanizmat dhe instrumentët e njohura infrastrukturale, konjukturale, manufakturale dhe të tjera të tregtisë së jashtme së bashku me atributët, prioritetët dhe favorët ose benificionet e njohura monetare, sociale, industriale dhe ekonomike të ´tregut global´të vlerave dhe kapitalit të përgjithshëm botëror ose ndërkombëtar.

Ndonëse, pa harruar ti përmendim ose vëçojmë këtu edhe mekanizmat ose institucionet e specializuara dhe kompetente në nivel global ose planetar që veprojnë nën çatinë ose ambrellën e përbashkët të OKB-së si Fondin Monetar Ndërkombëtar ( IMF ) me seli në Washington DC të SHBA-së; Bankën Botërore për Zhvillim dhe Rindërtim ( IBRD ) me seli në Uashington ; Organizaten Botërore për Mirëqenje dhe Zhvillim ( IDA) me seli në Uashington; Organizaten Botërore ose Ndërkombëtare të Punës (ILO) me seli në Gjenevë të Zvicrës; Organizaten Botërore për Ushqim dhe Zhvillim të Përgjithshëm Bujqësor ose Agrar ( FAO ) me seli në Romë të Italisë; Organizaten Botërore të Arsimit, Shkencës, Kulturës dhe Teknikës ( UNESCO) me seli në Paris të Francës; Organizaten Botërore të Transportit ose Trafikut Ajror ( ICAO) me seli në Montreal të Kanadasë; Organizaten Botërore të Shëndetësisë ( WHO ) me seli në Gjenevë ; Korporaten e njohur botërore ose ndërkombëtare të Finansave dhe Tregtisë( IFC) me seli në Uashington; Organizaten Botërore të Postës dhe Telekomunikacionit Ndërkombëtar( ITU) me seli në Gjenevë; Organizaten Botërore të Sherbimeve Sinoptike ose Meteorologjike ( WMO ) me seli në Gjenevë, Komisionin e njohur Finansiar dhe Ekonomik per Europën( ECE ) me seli në Gjenevë dhe kështu me radhë.

Se këndejmi, sipas Kartës ( Deklaratës) Universale të OKB-së të firmosur me 25 prill ,përkatësisht, me 26 qershor të vitit 1945 në San Francisko të SHBA-së dhe Rezolutës së njohur të Këshillit të Sigurimit të OKB-së( Nr. 1815) të kodifikuar dhe ratifikuar me 18 dhjetor të vitit 1962 , si dhe në bazë të një sërë konventash dhe rezolutash tjera botërore ose ndërkombëtare mbi të drejtat dhe liritë e njohura globale ose universale të njerëzve, popujve dhe vendëve të ndryshme gjithandej globit tonë tokësor: Pavarësia, sovraniteti dhe integriteti i garantuar shtetëror, nacional dhe politik, koekzistenca paqësore, liritë, të drejtat dhe barazitë e njohura shtetërore dhe nacionale së bashku me njohjen dhe respektimin e ndërsjellë ose reciprok të lirisë, pavarësisë, integritetit dhe sovranitetit të lartëpërmendur shtetëror, nacional dhe politik në mes vendëve dhe popujve të ndryshëm kudo në botë- paraqesin si të thuash rrënjët, themelët ose fundamentët(bazamentët) kryesore ose substanciale të shtetëve dhe shoqërive të pavarura,sovrane ,qytetare dhe demokratike kudo në botë.

Ndonëse, duke i përfshirë dhe nënkuptuar këtu edhe disajnin ,arkitekturën,strukturën ose superstrukturën e njohur institucionale dhe konstitucionale së bashku me edukatën,kulturën,arsimiminn, profesionalizmin,etikën,estetikën, rezonansën,kohezionin dhe performansën e njohur shtetërore dhe institucionale që së bashku me korin e njohur politik dhe diplomatik- qe paraqesin degët ose segmentët (shtyllat) me të rëndësishme ose kryesore në kontekstin e njohur konjuktural ose konjuktivë të politikës së jashtme dhe diplomacisë.
Aty e kemi edhe korpusin e të të drejtave dhe lirive të garantuara individuale ose kolektive së bashku me spontanitetin,subjektivitetin,objektivitetin,individualitetin,ekskluzivitetin, reflektimët e ndryshme objektive dhe subjektive,intimitetin,identitetin, dinjitetin,imunitetin,sovranitetin dhe integritetin e garantuar politik dhe juridik të lidershipit të njohur shtetëror dhe politik të një shtetit të pavarur dhe sovran që paraqesin çelësin ose formulën kryesore të edukatës, kulturës dhe një demokracie të zhvilluar, të pavarur (sovrane), parlamentare ose pluraliste-demokratike.

Në këtë frymë të njohur parlamentare dhe demokratike: edhe rrethi(qarku) i mendimëve dhe opinionëve të lira qytetare dhe demokratike së bashku me pluralizmin e njohur politik, dialogun,mirëkutimin, tolerancën, edukatën,kulturën,kompromisin dhe konsenzusin e njohur shtetëror ose nacional: Ndodhën në funksion të " paqës sociale",gjegjesisht,te koekzistencës paqësore si dhe te bashkëjetesës dhe një harmonie të gjithëmbarshme shoqërore ose qytetare të shtetëve dhe shoqërive të përparuara parlamentare dhe domkratike gjithandej globit tonë tokësor.

Por, në këtë sfond duhet veçuar peshën e madhe dhe rëndësinë e posaçme të partive ose subjektëve të ndryshme parlamentare dhe politike në jetën e përgjithshme shtetërore ose institucionale të shtetëve dhe shoqërive të ndryshme përkatëse ose respektive.Dhe, kjo sidomos në ngritjen,konstituimin, konsolidimin dhe afirmimin e vazhdueshëm dhe permanent të pluralizmit të njohur politik dhe demokratik,në miratimin dhe respektimin e ligjëve të njohura kushtetuese dhe juridike në kuadrin e njohur të shtetit ligjor dhe demokratik, në ngritjen, konsolidimin,afirmimin dhe avansimin e vazhdueshëm të vlerave, parimëve dhe principëve të lartëcekura shtetërore, nacionale,politike , historike dhe të tjera në kuader te lirisë, pavarësisë, integritetit dhe sovranitetit të njohur shtetëror dhe nacional e kështu me radhë.

Ndaj, mu për këto qe i cekëm ose trajtuam me sipër, Republika e Kosovës së bashku me vlerat , potencialet dhe resursët e saj të njohura ( globale ose universale) në njerën anë. Respektivisht,me raportët dhe marëdhëniët e shkëlqyera të popullit( kombit) dhe shtetit(vendit) tonë me SHBA-së, Gjermaninë, B.Madhe, Turqinë, Francën, Italinë,Japoninë dhe me vendët tjera me përparimtare të globit: Ndodhët në rrugën e mbarë të anëtarësimit dhe inkuadrimit të saj të pashmangshëm në BE-se, ne Nato,OKB-se si dhe në të gjitha mekanizmat dhe institucionet me të rëndësishme botërore ose ndërkombëtare.

Në këtë drejtim jemi thellë të bindur.Kemi fakte dhe argumente të shumëta dhe teper relevante në Rrugën e pakthyeshme të shtetit dhe popullit ose kombit tonë për në OKB-së, në NATO, BE-së dhe kështu me radhë.

Nuk ndalemi.
Ecim dhe levizim vetëm përpara!Me Rrugën e Dritës dhe Integrimëve të lartëpërmendura globale dhe universale.
Kthim mbrapa nuk ka!

AGRON SHABANI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
E kush nuk e njeh Shaban Bali Nokshiqin?NOKSHIQASI TROPOJAN I RRALLËNga HAKI ZLLAMI (03.03.2014)
QEVERIA E “RILINDJES” GODET VLERAT E ATSH –së DHE E SHËNDRRON NË NJË BASTION TE SË MAJTËS NË PUSHTETOpinion nga VASIL TABAKU (03.03.2014)
NË EMËR TË ATDHEUTOpinion nga AZGAN HAKLAJ (03.03.2014)
KOHA E FUNDIT PËR KOALICIONE TË NATYRSHME DHE KONSTRUKTIVE NË REPUBLIKËN E KOSOVËSNga AGRON SHABANI (03.02.2014)
NË  PRAGUN  E  95  VJETORIT... NA  LA  PJETER  GJONI...FRITZ RADOVANI (03.01.2014)
NGUCAMA E GUCISËOpinion nga RAMIZ LUSHAJ (03.01.2014)
KOSOVA QË (NUK) E NJOHIM TË GJITHË?!Nga AGRON SHABANI (02.28.2014)
SHQIPTARI MË I RI NË LONDËRNga KUJTIM RUDINA (02.28.2014)
AGRONOM TOMSON NISHANI “BABAI” I PARKUT TË MADH TË TIRANËS(Boton libër, në 55-vjetorin e krijimit)Nga MURAT GECAJ (02.27.2014)
“GARANTOJMË” BE - BASHKIMIN EUROPJAN!Nga FRITZ RADOVANI (02.27.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lart]