E Hënë, 04.29.2024, 02:13am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 
SHTETI DHE PUSHTETI SERB NË TENSION TË THELLË OSE DEPRESION?!
Opinion nga AGRON SHABANI

E Hënë, 03.10.2014, 02:52pm (GMT+1)



...Në " kozmosin" ose "botën " e çrregulluar shpirtërore, emocionale, mentale dhe psikologjike të personave ose individëve të ndryshëm me të meta ose aftësi të kufizuara shpirtërore, emocionale, psikofizike ,psikosociale,profesionale, kadrovike dhe të tjera: Gjthmonë ose vazhdimisht sikur ndodhën ose ekzistojne "ai", " ajo", " ata", "ato" apo një "dikush tjetër" ( i ´bllokut´ ose ´ taborrit tjetër ´..) si rival, kundërshtar apo si armiq te perjetshem-imagjinar ose fiktivë të "egove", " antiegove" ose " libidove" të tyre të stërmbushura ose mbingarkuara me " forcë" ose " energji të madhe" iracionale dhe teper negative- kunder dikujt tjeter ne diversitete te ndryshme ose polaritet. Apo, mbase edhe kunder nje populli( kombi), shteti, grupimi ose mjedisi te caktuar shoqëror ose qytetar.


Dhe, të gjitha këto së bashku të etabluara dhe profilizuara si "relikte", "kostume",simptome ,indikacione ose parametra te njohura krizash, fobishë ,urrejtjesh,xhelozishë,paranojash ,paragjykimësh ose fiksionesh të sëmuara ose recidiviste të personave ose regjimeve të ndryshme autoritare, totalitariste etj.


Se këndejmi, të mbështjellur dhe mbuluar nga nebuloza,prepotenca,cinizmi, injoranca, skizofrenia, violenca, patologjia, mediokriteti, fobia, snobizmi, urrejtja, paranojat e ndryshme ose mizantropizmi i papërmbajtur individual dhe kolektivë. Siç dihet, Sllobodan Millosheviçi dhe regjimi i tij kriminal dhe gjakatarë në Beograd: Në " stilin" dhe manirin e njohur të demagogëve dhe hipokritëve të parikupuerueshëm infantil dhe patologjik. Nën firmat, parullat dhe sloganët e ndryshme radikale dhe ultranacionaliste të " liderëve të pakontestuar" nacional dhe "karismatik" të shtetit dhe "popullit qiellor"serb: Asokohe i mobilizuan shtresat ose kategoritë me të prapambetura dhe me primitive të shtetit dhe shoqërisë serbe në luftëra dhe konflikte të përgjakshme dhe shkatërrimtare- kundër njerëzve ose popujve tjerë ( joserb) në Slloveni, Kroaci, Bosnje Hercegovinë dhe së fundit në Kosovë.Dhe, mbase në luftëra, konflikte ose kryengritje të ndryshme reaksionare, iracionale,violente, infantile, patologjike dhe të tjera- kundër progresit, humanizmit, drejtësisë, barazisë, edukatës, kulturës, emancipimit, bashkëjetës dhe koekzistencës së preferuar paqësore, sociale dhe harmonike në mes njerëzve, popujve ose vendëve të ndryshme gjithandej globit tonë tokësorë.


Në këtë prizëm, sipas studimëve, analizave dhe teorive të njohura shkencore ose sociopsikologjike të Zigmund Frojdit, Karl Gustav Jungut, Maks Veberit si dhe të shumë studiuesve dhe psikoanalistëve të tjerë në këtë drejtim : Si të thuash të të gjitha anomalitë, patologjitë, mediokritetët, turbulencat, fenomenët, reaksionet, destruksionet ose dekonstruksionet e ndryshme shoqërore ose qytetare në kontekstin e mesipërm reaksionar ose negativë të shtetit dhe shoqërisë serbiane :Në radhë të parë janë produkte ose rezultate të ndryshme objektive dhe subjektive, gjegjësisht, eksterne ose eksplikative të natyrës dhe karakterit të përgjithshëm shpirtërorë, emocional, mental ose psikofizik të një personi ose individi të caktuar shoqërorë ose qytetar.Gjegjesisht, shteteror ose qeveritar. Ashtu siç mund të jenë edhe procesët, zhvillimët ose fenomenët e mesipërme në anën tjetër e kundërta e tyre.Gjegjësisht, si indikatorët ose predikatorët me të rëndësishëm ose kryesorë të stabilitetit dhe instabilitetit ( jostabilitetit) të njohur objektivë ose subjektivë të personit ose individit e kështu me radhë.
Në këtë frymë, Zigmund Frojd, Karl Gustav Jung dhe psikoanalistë të tjerë në kuader të studimëve, analizave dhe hulumtimëve të njohura shkencore dhe metodologjike të " Robinson Krusove", " Zoon-politikokonëve", "Homo-politikusëve" ose "Homo-ekonomikusëve" të ndryshëm në kohë dhe hapësirë. Gjegjësisht, të qarqëve, strukturave, "elitave" ose "par exelencave" të ndryshme shtetërore, qeveritare, politike, policore, ushtarake,fetare, kulturore, sociale, societale, ekonomike dhe të tjera në këtë drejtim: Në kuadrin e studimëve, analizave, teorive ose konstatimëve të mesipërme shkencore ose psikologjike mbi " kosmosin" ose " botën e brëndshme" shpirtërore, emocionale, sociale ose mentale- psikologjike të personit ose individit. I kanë paraparë dhe prognostifikuar edhe përceptimet, akceptimet, anticipimet dhe justifikimet e njohura teorike dhe praktike mbi ndikimet dhe reflektimet e tyre eksterne ose eksplikative në sfondin ose kontekstin e mesipërm të pothuajse të të gjitha zhvillimëve, procesëvet,trendëve, fenomenëve , paradoksëve ose turbulencave të ndryshme shoqërore ose qytetare. Kjo sidomos në marëdhëniët, raportët ose dimenzionet e njohura në relacionin personi(individi)- prindërit-familja-grupi-mjedisi-ambienti- institucionet e shtetit ose shoqëria e gjërë njerëzore dhe qytetare.


Ç´është e vërteta , konstaton në vazhdim Frojdi, psikologjia e njohur reflektive, përceptive, funksionale dhe aksionaliste mbi personin ose individin, në fokusin dhe agjendën e saj kryesore ose substanciale e ka pikërisht njeriun, gjegjësisht personin ose individin. Respektivisht, studimet, hulumtimët ose analizat e njohura shkencore dhe metodologjike me anë të të cilave një person ose individ i caktuar shoqeror,qytetar ose politik mund t´i hasi, ushqei, siguroi dhe realizoi nevojat ose kërkesat e tij objektive dhe subjektive. Përkatësisht, qëllimet, idealet, vizionet ose pretëndimet e tij shoqërore, qytetare,politike, profesionale, karieriste, materiale,funksionale dhe të tjera. Duke i përfshirë dhe nënkuptua këtu edhe " egon" ose "libidon" e tij pozitive dhe negative.
Gabriel Tardi ndërkaq, në kuader të studimëve dhe analizave të tij shkencore ose sociopsikologjike me titull " Ligjet shoqërore ose qytetare", si të thuash të të gjitha zhvillimët, procesët ose fenomenët e mundshme shoqërore ose qytetare në radhë të parë i ka mbeshtetur dhe projektuar pikërisht në natyrën dhe karakterin e njohur shpirtërorë, emocional, mental ose psikofizik të personit ose individit. Përkatësisht, në substratin e funksionimit optmimal ose maksimal të një personi ose individi të caktuar shoqërorë ose qytetar që ndodhët në pozita ose funksione të larta shtetërore, qeveritare ose shoqërore- politike.
I të të njëjtit mendim në këtë sfond është edhe Maks Veberi i cili në kuader të veprave të tij të shquara si " Etika Protestante" , "Shkenca si thirrje" , " Politika si thirrje" etj. Në vazhdim konstaton faktin e mesipërm sipas të të cilit pothuajse të gjitha zhvillimët, procesët, dukuritë, reaksionët ose fenomenët e ndryshme shoqërore ose qytetare ( qofshin ato negative ose pozitive)-në radhë të parë janë pasoja, rezultate, indikacione ose predikacione të pashmangshme (eskternre ose eksplikative) të natyrës dhe krakterit të lartëpërmendur të personit ose individit.Duke i përfshirë dhe nënkuptuar në vazhdim edhe aksionet dhe reaksionet ( reagimet) e qëllimshme dhe racionale në raport me qëllimet ose idealet e njohura objektive dhe subjektive të personit ose individit.Gjegjësisht,,aksionet individuale ose kolektive, aksionet ose reagimet e ndërgjegjshme, morale, humane, reflektive, afirmative dhe të tjera, aksionet ose veprimët e njohura shtetërore, kulturore, institucionale, konstitucionale, politike, aksionet ose reagimet tradicionale, empirike, evolutive, rekonstruktive, diakronike, pradigmatike dhe të tjera, aksionet logjike ose intelegjente, aksionet ose veprimet e njohura shkencore, akademike, pedagogjike dhe të tjera, aksionet ose reaksionet e ndryshme shpirtërore,emocionale, negative, iracionale, imagjinre, fiktive, indikative, simptomatike dhe shumë të tjera në këtë sfond.


Në këtë menyrë sipas pikëpamjeve , konceptëve ose vlerësimëve të njohura të J. Hajnzinh, H. G. Gadamer, H. Arendt dhe të tjerë: Edhe raportët ose marëdhëniët e ndryshme në mes nacionalzmit ekstrem ose radikal ( ultranacionalizmit) dhe patriotizmit te rejshem ose lajkatar, vazhdimisht sikur iu ngjajnë atyre marëdhëniëve ose raportëve të njohura në mes dadhurisë dhe urrejtjes.
Shih për këtë, në rastin e mesipërm të shtetit dhe shoqërisë serbiane, malaziase,maqedonase etj. Si duket, dikujt atje edhe rrena ( gënjeshtra) i është shndërruar në respekt ose në dashuri ndaj të tjerëve ?!...Kjo në radhë të parë për faktin se në shtetet dhe shoqëritë e ndryshme tranzitore (nga ish " hemisfera lindore" ose komunopansllaviste)- nepër faza ose etapa të ndryshme tranzitore, transformuese ose konsolidative nuk janë studiuar,kuptuar dhe përfillur sa dhe si duhet ligjet, standardët,parimet dhe premisat e njohura parlamentare dhe demokratike mbi ngritjen dhe konstituimin e preferuar të shtetit të njohur ligjor, qytetar dhe demokratik në kuptimin e plotë të fjalës.
Në këtë menyrë ,mungesat ose deficitët e hetueshme të shtetit dhe pushtetit të preferuar ligjor, qytetar dhe demokratik, kanë rezultuar me ngritjen dhe krijimin e strukturave, elitave ose " par exelencave të reja" pushtetmbajtëse, autoritare , totalitariste dhe të tjera.Gjegjësisht, të qarqëve dhe strukturave të ndryshme policore,ushtarake,burokratike,politokratike,kleptokratike,anrakoindividualiste,anarkoliberaliste etj.Të ngjashme ose analoge me ato të ish regjimit të mehershëm kriminal dhe diktatorial të Millosheviçit,Vladimir Putinit etj.etj.Dhe,të cilat me anë të bllokimit afatëshkurtër, afatëmesëm ose afatëgjatë të zhvillimëve ose procesëve të ndrydhme politike dhe demokratike: E kanë për qëllim "rimobilizimin referendumial " të shtetit dhe pushtetit autoritar dhe totalitarist. Përkatësisht, rikthimin, ringritjen ose "riciklimin aklamativë" dhe "populist" të sistemëve ose regjimëve të njohura autoritare, totalitare, despotike, absolutiste,militare,hegjemone, ekspanzioniste etj.
Ndërkohë që qarqëve ose faktorëve të ndryshëm ndërkombëtarë (sigurisht të alarmuar ose skandalizuar paksa nga kërrcnimet e ndryshme raketore, nuklerare ose atomike të Rusisë- ndaj Natos, BE-së dhe kështu me radhë me rastin e krizes se njohur ne Ukraine etj...) - po vazhdun t´u merët ( mekët) goja dhe stepët zëri në "koncertin e madh" të britmave dhe ulurimave të përditshme hegjemone, ekspanzioniste, militare ose paramilitariste të Serbisë ndaj shqiptarëve ose Kosovës në veçanti,si dhe ndaj popujve dhe vendeve te tjera në përgjithësi.


Patriotizmi për me tepër ndërkaq, sipas studimëve dhe analizave të ndryshme në fushat e njohura të sociopsikologjisë politike, strukturale, funksionale, reflektive, kognitive etj.Në radhë të parë është ndjenjë, përjetim, përceptim ose një situatë e thellë emocionale, sentimentale, inkarnative ose ataraktive dhe psikologjike në shpirtin, natyrën ose karakterin e njohur të personit ose individit.Përkatësisht, ndjenjë, nuhatje, reflektim,përjetim, ndërshmëri dhe obligim i thellë moral , patriotik dhe emocional që i shërben shpirtit,mbamendjes ose kujtesës së përgjithshme nacionale dhe historike të kolektivitetit, grupit, personit ose individit në kontekste ose relacione të ndryshme humane, njerëzore,reflektive, simbolike, alternative,evolutive, empirike, organike, determinante,paradigmatike, rekonstruktive, diakronike, sociopsikologjike dhe të tjera.Për dallim të nacionalizmit që në të shumtën e rastëve është e kundërta e tij.


Në instancë të fundit, njerëzit, populli ose shoqëria e gjithëmbarshme serbiane ( dhe, jo vetem ajo serbe), në radhë të parë janë njerëz ose një shoqëri e dalur dhe e prekur dikund thellë nga sindromi i luftës dhe masakrave të egra të soldateskës dhe falangave serbe . Në këtë vorbullë, aktët e tmerrshme (makabre ) dhe tepër sadiste të terorit dhe masakrave serbe kundër njerëzve ose popujve tjerë (joserb) gjatë kohës së luftërave të përgjakshme dhe shkatërrimtare në Kosovë dhe hapësira të tjera të ish jugoserbosllavisë: Sigurisht se në forma të ndryshme akute ose kronike kanë lënë gjurmë dhe pasoja të rënda dhe tepër të thella shpirtërore, emocionale ose mentale dhe psikologjike tek shumica e njerëzve dhe popullit serb atje.Të cilat edhe sot e kësaj dite vazhdojnë të shfaqën ose rishfaqën vazhdimisht në formë profilësh, fotografishë ose dimenzionësh të ndryshme emocionale ose psikopatologjike tek njerëzit ose qytetarët e ndryshëm serb që i kanë parë ,kryer os e përjetuar ( drejtëpërdrejt) krimet dhe masakrat e ndryshme morbide dhe tepër sadiste të soldateskës ose falangave të ndryshme të Millosheviçit, Arkanit, Shesheli dhe çetnikëve të tjerë serbo-militarist në Kosovë etj. Ndonëse, pa i përjashtuar këtu edhe një pjesë të konsiderueshme të lidershipit ose estabilishmentit të njohur shtetërorë ose qeveritar në Serbi te cilët në forma të ndryshme interne, eskterne ose eksplikative mund të jenë të prekur ose " infektuar" dikund thellë nga sindromi i luftës dhe masakrave të egra serbe në Kosovë dhe në vende të tjera?! Kush e di!


Në këtë kontekst,studimet,analizat,anamnezat,skanimet, ekzaminimet, trajtimet,preventivat ose terapitë e njohura shkencore, institucionale ose neuropsikiatrike, gjegjësisht, shpirtërore,emocionale, mentale ose psikologjike të duken mëse të preferuara dhe imperative.Për të mos thënë aditive,imanente dhe tepër imediate ose jetike.

Mbase gjithnjë fjala mbi paranojat, fobitë, egopatitë, psikopatitë, egomanitë ose idiopatitë e ndryshme individuale ose kolektive që kërkojnë trajtime dhe kurime të ndryshme urgjente ose emërgjente në emër të shtetit,pushtetit,paqës, stabilitetit,bashkëjetesës ose koekzistencës së lartëpërmendur shtetërore, nacionale dhe politike në Serbi, Kosovë dhe kudo tjetër.

E kundërta e tyre janë getot, izolimet dhe " karantinat" e preferuara për njerëzit, personat ose individët virulent, reaksionar, infantil ose patologjik.

AGRON SHABANI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
…E KA ZEMREN HIPOTEKË“Hipoteka e të parëve t’mime Senet… n’daç me Tapi”.Poemë nga ZEQIR LUSHAJ  (03.08.2014)
Skicë:NDERIM E KUJTIM, PËR MËSUESIT DHE PEGAGOGËT TANË…Nga MURAT GECAJ (03.07.2014)
RRUGË E NDRITUR…(Në Ditën e Mësuesit, kushtuar të gjithë atyre, anembanë trevave etnike shqiptare, të Shqipërisë Etnike)Nga MONA AGRIGOROAIEI, Bukuresht-Rumani (03.07.2014)
Në prag të Festës së 7 Marsit:VEPRIMTARI E SHOQATËS SË ARSIMTARËVE TË SHQIPËRISËNga IBRAHIM HAJDARMATAJ (03.06.2014)
INXHINIER GJON BISHA NË ARRITJET TEKNOLOLOGJIKE BOTËRORENga Dr. ZEF MULAJ, Itali (03.06.2014)
NË ÇFARË (ÇKA) SYNOJNË KOSOVA DHE SHQIPTARËT?Nga AGRON SHABANI (03.04.2014)
E kush nuk e njeh Shaban Bali Nokshiqin?NOKSHIQASI TROPOJAN I RRALLËNga HAKI ZLLAMI (03.03.2014)
QEVERIA E “RILINDJES” GODET VLERAT E ATSH –së DHE E SHËNDRRON NË NJË BASTION TE SË MAJTËS NË PUSHTETOpinion nga VASIL TABAKU (03.03.2014)
NË EMËR TË ATDHEUTOpinion nga AZGAN HAKLAJ (03.03.2014)
KOHA E FUNDIT PËR KOALICIONE TË NATYRSHME DHE KONSTRUKTIVE NË REPUBLIKËN E KOSOVËSNga AGRON SHABANI (03.02.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lart]