E Hënë, 04.29.2024, 04:36am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 
Nga kendveshtrimi i pergjithshem i epistemologjise revolucionare dhe asaj politike:
REVOLUCIONET, RESTAURIMET DHE EVOLUCIONET...
Nga AGRON SHABANI

E Mërkurë, 03.12.2014, 06:24pm (GMT+1)



Edhe perkunder parullave, sloganeve ,pankartave,banderolave ose " simboleve" te ndryshme moderne ose bashkohore mbi " shtetin ligjor" dhe " demokratik" ne Kosove te cilat me teper te ngjajne ne makiavelizem politik, gjegjesisht, ne dogma, parodi,hipokrizi ose demagogji tashme te njohura shteterore,qeveritare ose politike te garnitures ( nomenklatures) se kontrabanduar dhe te korruptuar pushtetmbajtese ose anarkoliberaliste atje. Ne " Kosoven e re"- "ligjore", " qytetare", " parlamentare" ose " demokratike" te Hashim Thacit, Behgjet Pacollit,Bajram Rexhepit,Jakxhillarit,Edita Tahirit,Bujar Bukoshit, Rashiqit dhe Petrovicit& Company- kemi moguj, feud,sheik, emir,sulltan, fiziokrat,latifundist,burokrat, autokrat dhe politokrat te ndryshem pushtetmbajtes ose politik.Kemi pra mbreter,sulltan ose "perandor te pakurorezuar" pushtetmbajtes ose politik me dosie dhe biografi te panjohura ( te dyshimeta) personale, familjare,gjenetike ( gjenealogjike),materiale, profesionale,politike,kadrovike,karieriste dhe te tjera. Kemi madje edhe multimilioner ose milarder te ndryshem ( parazit, joproduktiv ose kleptokratik) pushtetmbajtes ose politik atje- pa asnje dite te vetme pune ! Gjegjesisht, hajna dhe matrapaz te ndryshem te luftes, paraluftes dhe pasluftes ne Kosove. Kemi " lider" te ndryshem vasal,servil, konformist,oportunist, kameleonist,makiavelist, intrigant,cinik,komplotist,konspirativ ose dekonspirativist. Caush ose fetah te ndryshem politik ose parapolitik...Koka te perulura dhe te nenshtruara qe nuk i pret kurre shpata e mbreterve,sulltane ose perandoreve te ndryshem boteror ose nderkombetar.Kemi gjithecka tjeter atje, pervec shtetit dhe pushtetit te munguar nacional, politik,ligjor, qytetar dhe demokratik ne Kosove.Ne Kosove kemi pra " lider", " politikan" ,ministra ose zevendeskryeministra te shpifur dhe te kontrabanduar nga pornotregjet e ndryshme " politike" ose parapolitike te Moskes ose Beogradit qe ua ka endja t´i stisin ose emitojne shpesh " shokun Tito", " shokun Jelcin" ose " shokun Brezhnjev" kur drugaret ose tavarishet e tyre ne Moske ose Beograd i kane " punet mire" dhe rrahun gjoksin e pules ( si Vladimir Putini -karshi SHBA-se ose Perendimit ne rastin e krizes se njohur ne Krime te Ukraines!).Apo, " politikan", " diplomat", " ambasador" ose catip te ndryshem qe mezi i lexojne ose bejne bashke fjalet,gjegjesisht, " leximet" ose " njohurite" e ndryshme te jetes ose motmotit neper salone ose kancelari te ndryshme boterore ose nderkombetare! Nderkohe qe nuk dijne te flasin as te shkruajne si duhet shqip.Apo, " flasin shqip" ( lexo: brenda 3O shkronjave te njohura te alfabetit cirilik) dhe mendojne serbisht ose rusisht. Dhe, ne emer te sundimit ose pushtetit te tyre te pakufijshem ne nje shtet te pasovranitet ose integritet te pergjithshem teritorial,nacional, moral, politik etj. Ne Kosove kemi tashti ( shih ti!) edhe "popullin e ri" kosovar! Mbase, ´popullin artificial´ose ´johistorik´te Ahtisarit, Bajdenit, Cernomirdinit,Primakovit, Pacollit, Macollit,Putinit, Erdoganit etj..."Popullin e lindur " nga Lufta dhe Revolucioni i njohur clirimtar dhe patriotik i UCK-se dhe popullit shqiptar ne Kosove etj.Euuuu!
Sikur Kosova dhe shqiptasret jetuakan neper atapat ose periudhat e ndryshme te absolutizmit,imperializmit,kolonializmit,gjysemkolonializmit etj.Dhe,jo ne epoken e re te drites,edukates,kultures, arsimimit, etikes,estetikes dhe emancipimit te gjithembarshem njerezor ose qytetar.Nuk dihet me saktesi te ploite ose ekzakte se kujt po i kunvenon aq shume " garnitura" aktuale pushtetmbajtese, gjegjegjesisht, e korruptuar dhe e kontrabanduar ne vendin tone?! " Miletit" apo " narodit" te atjeshem proletar dhe internacionalist? " Ylemase" ose " hyqymetit te nalte" ne Moske,Stamboll ose Beograd? " Burrave te forte" te Brukselit ose Uashingtonit? " Logjikes" dhe " filozofise" se njohur ( tribale ose primitive) te robit, klanit ose fisit?! Apo, kujt tjeter se???!!! Nejse!
Siç dihet, në dy dekadat e fundit -para dhe pas luftërave dhe revolucionëve të njohura në SHBA-së dhe Francë, rendi dhe rregullimi i përgjithshëm shtetëror, nacional, politik, fetar, kulturor,social, ekonomik dhe të tjerë në të të ashtuquajturën " Evropen Qëndrore" ose "kontinentale" dhe me largë ishte i flashkët, poroz, heterogjen dhe tepër inkompaktibil në pothuajse të të gjitha sferat ose segmentët e mundshme të jetës.Sidomos, në sferat ose segmentët e ndryshme të jetës së atëhershme shtetërore, nacionale,politike, shpirtërore, fetare, kulturore ,shkencore,pedagogjike,sociale, ekonomike etj.
Mbase, gjithnjë fjala mbi etapat ose periudhat e ndryshme të absolutizmit, ´ancien regimeas´, kolonializmit,me vone imperalizmit etj.


Ndërkohë që shtegëtimet ose ekspeditat e njohura kontinentale dhe interkontinentale të detarëve ( marinarëve), gjeografëve, historianëve, astronomëve ose dijetarëve dhe kulturologëve të njohur botërorë ose ndërkombëtar së bashku me studimet, hulumtimet , analizat dhe rezultatët e njohura shkencore dhe historike në këtë sfond. Një trohë me herët do ndikonin fuqishëm dhe multicipërisht në reformimin, transformimin , substituimin dhe emancipimin e përgjithshëm të kalendarëve,ideve dhe teorive të ndryshme juliane, gjeocentrike ose egocentrike të Ptolomeut, Julianit dhe të tjerëve në kalendarin dhe sistemin e njohur gregorian dhe heliocentrik të Galileut, Kopernikut etj.Respektivisht, në kalendarin dhe kohën tonë moderne ose bashkohore.


Ppor,pa e harruar këtu mbase, edhe revolucionin e njohur industrial në Angli i cili pos tjerash, asokohe në skenën e përgjithshmo botërore ose ndërkombëtare e solli sistemin e njohur borxhez ose kapitalist të Perëndimit me të gjitha mesazhet, simbolet, idealet, vizionet dhe karakteristikat e njohura të një ´shoqërie të lartë´ industriale dhe kapitaliste.
Ndërkaq, kapitalizmi i hershëm si praktikë e përditshme dhe teori kishte lindiur dikur me herët.Përkatësisht, nepër etapat ose periudhat e ndryshme të absolutizmit, ´ancien regemieas´ etj...Në forma dhe profile të ndryshme si " merkantalizmi" dhe "kameralizmi" ( në Gjermani, Austri, Francë, Itali etj.), "kapitalizmi kalvinist" ( në Angli, Francë etj.), "kapitalizmi kazino" ose "kazino-kapitalizmi" ne "Dinastine e Habsburgeve" , Itali etj.


Ndonëse, menjëherë pas lindjes dhe konstituimit të sistemit të sipërpërmendur industrial dhe kapitalist të Perëndimit, në arenën e njohur botërore ose ndërkombëtare do shfaqej dhe manifestohej sistemi i ri " revolucionar" ose komunosocialist i Lindjes. Apo, i ashtuquajturi " sistemi pa klasa"?! Me simbolet, mesazhet, parullat dhe sloganet e njohura revolucionare, punëtore ose sindikaliste -kundër sistemit të mesipërm industrial dhe kapitalist të Perëndimit. I identifikuar dhe profilizuar kryesisht me figurën dhe personalitetin e jashtëzakonshem dhe tepër karismatik të Karl Marksit dhe me vonë ( pas vdekjës se Marksit.) të Fridrih Engelisit etj.


Në këtë frymë të mesipërme revolucionare, evolutive,restauruese ( reformatore) ose historike , në qarqët dhe strukturat e askokohshme shkencore, intelektuale, kulturore ose akademike të shtetëve ose shoqërive të atëhershme aristokrate, borxheze, absolutiste ose manarkiste ( në Francë ,Angli, Gjermani etj.) ndodhej në fuqi kritika e njohur shkencore ose pedagogjike ndaj formave dhe dukurive te mesipërme autoritare, totalitare dhe absolutiste në të gjitha fushat dhe segmentët e mundshme të jetës. Ku si bartës ose promotor të rëndësishëm ose kryesor në këtë drejtim , në fillim kishin qenë të të ashtuquajturit "arkitektët" ose "muratorët e lirë dhe të pavarur". Për t´u zëvendësuar dikur me vonë nga ´njerëzit e letrave´( ´homme de letress´) . Respektivisht, nga ´arkitektët´, inxhenjerët" ose ´instruktorët´ e njohur të mendimit të ri shkencor dhe humanist . Duke i përfshirë dhe nënkuptuar këtu edhe gazetat ose revistat e asokohshme mujore,javore ose periodike së bashku me "Enciklopedinë" e njohur të Denis Diderosë dhe kështu me radhë.


Aty ishin edhe influencat , gjegjësisht, ndikimet, implikimet apo reflektimet e ndryshme eksterne ose eksplikative të shkrimëve ose veprave të njohura të mendimtarëve ose autorëve të shquar boteror ose nderkombetar si "Letra një provincialisti" të Blase Pascalit, "Diktatura e Madhe" të Jean Komenskyt, " Mbi lirinë" e John Stuart Millit, "Traktati politiko- teologjik" i Baruch de Spinozes, " Në kërkim të së vërtetës" ose "Trakti mbi Natyrën dhe Meshirën e Zotit" të Nicolas de Malenbranchës, "Ligjet shoqërore ose qytetare në rendin e tyre natyrorë ose ordinarë" të Jean Donatit, " Mendimet mbi zhvillimin dhe edukatën" të John Lockut, "Fjalori i njohur kritik dhe historik" i Pierre Bylesë, "Studimi i aftësive dhe meritave" të Anthony E. Shaftesburyt, " Diskutimi i ligjëve, rregullave dhe principëve të njohura njerëzore" të George Berckeleyt, "Studimi i natyrës njerëzore" të David Hummit, "Bisedat ose debatet filozofike" të Mozes Mendelsonit, " Teoria e ndjenjave morale" ose " Hulumtimi i natyrës dhe pasurisë nacionale ose popullore" të Adam Smithit, " E drejta natyrore" te H. J. Störigut etj.etj.


Për me tepër ndërkaq, humanizmi, renesansa ( restaurimi) dhe besimi i njohur humaninst dhe pozitivist ndaj arsimit, shkencës dhe teknikës së bashku me përparimin dhe përshpëjtimin e gjithëmbarshëm të zhvillimëve, procesëve, arritjëve dhe përparimëve të vazhdueshme ekonomike dhe industriale-teknologjike:Në këtë sfond do kenë ndikime dhe influenca të shumëta dhe të shumëfishta në reformat, transformimet dhe restaurimet ( ndryshimet) e gjithëmbarshme ,gjegjesisht, substanciale dhe esenciale në strukturën e raportëve ose marëdhëniëve të përgjithshme botërore ose ndërkombëtare.Përkatësisht, në ndryshmin, substituimin dhe determinizmin e njohur human dhe pozitivist të të ashtuquajturës " politikës së ligjëve" dhe "standardëveve të dyfishta" ekskluzive dhe proteksioniste të popujve ose fuqive të ndryshme koloniale dhe imperialiste në një politikë dhe filozofi realiste, konkrete, racionale dhe pragmativiste të faktëve dhe realitetëve të njohura praktike dhe teorike në terren.


Në këtë kontekst, edhe e ashtuquajtura ´shoqeria e lartë´ kapitaliste ose industriale- teknologjike e Perëndimit si një ´shoqëri globale´ dhe tepër masive në kohë dhe hapësirë: Me vet arritjet, zhvillimët dhe përparimet e gjithëmbarshme shkencore apo, industriale dhe teknologjike në njerën anë, si dhe me konvergjencat, bashkëpunimet ,fuzionimet dhe transaksionet e shumëta monetare, tregtare, ekonomike, industriale, teknologjike dhe të tjera në relacione ose nivele të ndryshme kontinentale dhe interkontinentale anën tjetër: Kishin bërë që njerëzit, popujt ( kombet), vendët dhe kulturat e ndryshme gjithandej globit të jenë sa me te afërta dhe sekulara me njëra tjetrën ose me njeri tjetrit- në kuptimin e gjithëmbarshëm global ose universal të fjalës.Duke bashkëpunuar, transcendetuar dhe komunikuar në këtë frymë me gjuhën dhe filozofinë e lartëpërmendur shkencore dhe humaniste të arritjeve dhe përparimëve të vazhdueshme industriale dhe teknologjike në sfond.


" Atdheu im është bota ose planeta jonë, ndërsa ´feja´ose besimi im kryesor janë arritjet dhe përparimet e vazhdueshme të arsimit, shkencës dhe teknikës". Thoshte dikur Kristian Hajgensi.Duke pleduar dhe profetizuar asokohe në ´botën globale´, respektivisht, në ´tregun global´të vlerave , resursëve të përgjithshme ose kapitalit botërorë.


Në anën tjetër , edhe përkundër tërë kësaj që e cekëm ose trajtuam me sipër, qasja dhe aplikimi në realizëm , respektivisht, mbështetja dhe besimi i gjithëmbarshëm human dhe pozitivist në arsimin ( arsimimin) , shkencën dhe teknikën. Atëbotë në një masë të konsiderueshme kishin hasur në kundërshtime dhe reagime të ndryshme kritike dhe absolutiste të qarqëve, grupëve ose individëve të ndryshëm. Gjegjësisht, të ideologëve ( demagogëve) dhe propaganduesve të ndryshëm reaksionar dhe utopist të " idealëve" ose "vizionëve" të ndryshme "elitare" dhe "ekskluziviste" të së kaluarës dhe "traditave të lashta" fetare, kulturore, shtetërore, nacionale , politike, historike dhe të tjera të disa popujve ose vendëve ( fuqive) të ndryshme të mëdha evropiane. Mbase, të ngritura, projektuara dhe formuluara asokohe (parasegjithash) mbi platfotforma dhe ideologji të ndryshme shtetërore, nacionale, politike, ushtarake,fetare,kulturore,historike,gjeografike dhe të tjera (...). Përkatësisht, në platforma dhe ideologji të ndryshme megalomane, hegjemone, reaksionare, anakronike, proteksioniste , ekskluziviste,koloniale,imperialiste dhe të tjera.

Duke i ndarë ( divorcuar) ose "shkurorezuar" kështu asokohe, popujt dhe vendet e ndryshme evropiane mbi baza te ndryshme shtetërore, nacionale, ideologjike, fetare, kulturore, politike, ushtarake dhe te tjera.Dhe, mbase në ideologjinë e njohur shtetërore, nacionale, politike dhe historike në njerën anë, si dhe në qëndrimet, pikëpamjet dhe pozicionet e njohura radikale, konservatore , egocentrike, elitare, ekskluziviste, proteksioniste dhe të tjera( në sfera dhe segmente të caktuara të jetës së gjithëmbarshme shpirtërore, fetare dhe kulturore të kontinentit plak)- në anën tjetër.
Për t ´i ndarë, shkurorëzuar ose divorcuar dikur me vonë popujt, vendët ose kulturat e ndryshme evropiane dhe te tjera në grupe dhe taborre të ndryshme rivale dhe antagoniste me njëra tjetrën nepër faza, periudha ose etapa të ndryshme fluide, furioze, hektike, eklektike dhe tepër turbulente ose dinamike të kolonializmit, imperalizmit, dy luftërave të mëdha botërore dhe kështu me radhë...


Konceptët, formulimet dhe përceptimet e mesipërme dominante dhe ekskluziviste mbi popullin ( kombin), shtetin dhe shoqërinë e gjithëmbarshme njerëzore ose qytetare: Zatën mesë teprmi atëbotë do iu shkonin për shtati projektëve dhe planimetrive të ndryshme koloniale dhe imperialiste në stadin me të lartë të kolonializmit dhe imperializmit .Dhe, mbase afirmimit dhe imponimit të vazhdueshëm ose sistematik të faktorit të forcës ose fuqisë së njohur ushtarake, politike, shteterore,nacionale,historike,gjeografike, ekonomike ose industriale-teknologjike të vendëve ose fuqive të ndryshme imperiale dhe kolonialiste.Neper etapa ose periudha te ndryshme te absolutizmit, kolonializmit ose imperializmit se kendejmi, do perhapen dhe propagandohen edhe idete ose teorite e ndryshme " elitare" ose " ekskluziviste" te popujve ose fuqive te ndryshme imperiale ose kolonialiste mbi ngritjen ose " fabrikimin" e te te ashtuquajturve " popujve artificial" ose " johistorik" neper vende ose rajone te ndryshme te Evropes Juglindore dhe gjetke si " popullin slloven" ( Slloveni), " poullin sllovak " (Sllovaki), " popullin boshnjak" ( Bosnje Hercegovine) dhe keshtu me radhe.Dikur me vone edhe " popullin jugosllav" ne ish Jugosllavi, " popullin sovjetik" ne ish BRSS-se dhe keshtu me radhe neper etapa ose periudha te mevonshme te imperializmit,revolucionit te tetorit ( ne Rusi,gjegjesisht, ne ish Bashkimin Sovjetik),"Traktatit te Versajes", "Antantes se Madhe" etj.


Në anën tjetër ndërkaq, menjëherë pas vdekjes së Hegelit me 183O, August Commte ( August Komti) do e publikonte veprën e tij të famshme me titull " Cours de la Philosophie Positive" ( lëxo: Kursi i Filozofisë Pozitiviste) me qëllim të ravijezimit, konturimit, ekplorimit ,unifikimit dhe konvencionalizimit të njohur selektivë,humanist ose pozitivistë të vlerave të përgjithshme të kulturave dhe kapitalit botërorë në sintoni, kohezion,harmoni dhe rezonansë të plotë me arritjet dhe përparimet e lartëpërmendura të arsimit, shkencës dhe teknikës.
Ndonëse, pa i harruar në këtë sfond edhe veprat , shkrimet ose analizat e shquara politike, historike, kulturore, sociale, pedagogjike dhe të tjera të Alexis de Tocquevileut, Jacob Burckhardit, Max Weberit, Sen Simonit, Immanuel Kantit, Fridrich Nietzsches, Hyppolite Tainesë, Ernest Renannit, Gustav Flaubertit, Sören Kierkegaardit, Vëllezërve të njohur Jacob dhe Wilhelm Grimm, Herbert Spencerit, John Stuart Millit, Fjodor Dostohevskit, Ruxher Boshoviçit, Arthur Gobinosë dhe shumë të tjerëve në këtë drejtim.

Se këndejmi, në ´muzgun´ ose ´buzëmbrëmjen e parë´( lëxo: para fillimit të Luftës se Parë Botërore..) kur i ashtuquajturi " imperalizmi i lartë" ( anarkoliberalizmi) kolonial ose gjysemkolonialist e kishte arrirë si të thuash pikën me të lartë ( kulminante) ose zenitin e tij: Dy të tretat e popujve dhe vendeve të ndryshme gjithandej rruzullit tonë tokësor, asokohe ndodhëshin nën sundimin, kontrollin dhe dominimin e plotë të fuqive të ndryshme imperiale, koloniale ose gjysëmkolonialiste.


Në këtë kontekst, revolucionet e njohura në Shtetët e Bashkuara dhe në Evropë,atëbotë në një masë tepër të madhe (substanciale dhe fundamentale) -do i reformonin ( transformonin) dhe emanciponin edhe idetë, konceptët, teoritë, pikëpamjet, qëndrimet , formulimet dhe përceptimet e deriatëhershme klasike, gjegjesisht, dominante dhe eksluzivuste mbi popullin( kombin), shtetin dhe shoqërinë e gjithëmbarshme njerëzore ose qytetare.
Duke i ngritur, projektuar,ravijezuar, konturuar, eksploruar, sistemuar, profilizuar,unifikuar dhe konvencionalizuar ato në ide, pikëpamje, koncepte dhe teori të njohura moderne ose bashkohore. Dhe, mbase në ide, koncepte, teori, ideale dhe vizione të reja revolucionare, evolutive,restauruese ( reformatore),moderne ose bashkohore në kontekstin e njohur global ose universal të fjalës.


Dhe,sidomos Lufta dhe Revolucioni i njohur i popullit ose kombit të madh amerikan. I cili asokohe me plotë të drejtë ishte koncptuar dhe përceptuar si ´ pranvere´ apo një " paralojë e madhe " revolucionare, evolutive ,reformatore dhe historike e Revolucionit të Madh në Francë dhe me gjërë.
Kjo në radhë të parë për faktin se lufta dhe revolucioni i njohur amerikan në forma dhe menyra të ndryshme implicite dhe eksplicite, përkatësisht, emocionale, historike, politike, kulturore, organike dhe të tjera ishte i ndërlidhur ose ndërvarur me të kaluarën dhe traditat e lashta ose të përbashkëta politike, ushtarake, historike dhe të tjera (per shkak te lidhjeve te njohura emocionale,historike,gjeografike,fetare,kulturore, nacionale ose antropogjenetike te shumices se popullit te madh amerikan me Evropen) të kontinentit të vjetër.Në anën tjetër ndërkaq, ishte e kundërta ose e veçanta e tyre në çështjët dhe aspektët e njohura shteërore, nacionale, politike, vizionare, idealiste dhe të tjera.Përse kjo? Kjo për faktin e një bashkëjetese dhe harmonie të pashoqe historike, kohabitative,dihotomike,empirike, organike, politike dhe dialektike të konceptëve dhe teorive të njohura moderne ose bashkohore mbi kombin dhe mbi shtetin tek populli (kombi) dhe shteti i madh amerikan.Gjithnjë duke menduar këtu në reflektimet, implikimet, sekularizimet dhe singularizimet e lartëpërmendura ( eksterne ose eksplikative ) të historisë në sociologji ,psikologji, filozofi,politologji,diplomaci dhe anasjelltas në rastin e shtetit dhe kombit të madh amerikan. I cili dikur me vonë do bëhej arketip, sinonim dhe udhërrefyes i përgjithshëm inspirativë, konspirativë dhe logjistik për shumicën e popujve dhe shtetëve të ndryshme gjithandej globit.Sidoms modeli ose konventa e njohur konstitucionale dhe institucionale- juridike " Cheks and Balances" ( " Rregullat dhe Kontrolli" ) e SHBA-së në këtë sfond.


Ndërkaq, Revolucioni i Madh në Francë ishte e ´përbashkëta´, por edhe e ´veçanta´ ose e ´posaçmja´( specifikja) e Luftës dhe Revolucionit të Madh në SHBA-së.

Në të kundërten, studiuesi dhe historiafi i njohur britanik, Edmund Burcke në kuader të veprës së tij të njohur " Reflections on the Revolution in France" ( " Reflektime në Revolucionin në Francë") , duke bërë fjalë mbi rolin dhe ndikimët e fuqishme impulsive, reflektivë,evolutivë ,simbolike, empirike,organike,rekonstrruktive, diakronike,determinante,paradigmatike dhe të tjera të masave ose shtresave të gjëra njerëzore ose qytetare në të gjitha ngjarjet, zhvillimet ose procesët e ndryshme revolucionare dhe historike.Pos, tjerash, na bën të qartë dhe tepër sublim faktin e pamohuar mbi implikimet, eksplikimet dhe reflektimet e shumëta dhe të shumëfishta të Revolucionit të Madh në Francë në ngritjen, konceptimin, perceptimin, projektimin dhe formimin e të të ashtuquajturit " pozicionit të pavarur" ose "neutral" ( lëxo: pozicionin e njohur shpirtëror, moral,shkencor,intelektual,humanist, shtetëror, nacional, patriotik etj.) te qarqëve, strukturave, elitave ose superstrukturave të ndryshme shkencore,kulturore, intelektuale ose akademike jo vetëm në Francë.Por edhe tek shtetët dhe shoqëritë e ndryshme evropiane dhe me gjërë- ndaj çështjëve dhe aspektëve të ndryshme revolucionare, evolutive, reformatore,empirike, organike dhe të tjera. Sidomos ndaj çështjëve dhe aspektëve të njohura politike, ushtarake, shtetërore, nacionale, historike,ideologjike dhe të tjera. Të atyre në Francë dhe në Gjermani -sidomos.

Se këndejmi, përderisa George Forsteri dhe " klubistët" e njohur te Maincit ( Mainz) asokohe i kishin mbështetur dhe propaganduar fuqishëm frytët, mesazhet, simbolet, sloganët dhe idealet e njohura revolucionare dhe historike të Revolucionit të lartëpërmendur në Francë. Göetheja, Schieleri dhe shumë dijetarë, kulturolog dhe humanist të tjerë gjerman nga ana tjetër, ishin distancuar fuqishëm ndaj disa aktëve ose veprimëve të dhunshme politike , revolucionare ose ushtarake të " apostujve të lirisë" në Francën e asokohshme revolucionare ose evolutive.


Ndërkohë që edhe pjesa me e madhe e elitës së atëhershme shkencore, kulturore, intelektuale ose akademike në Francë , të frustruar dhe skandalizuar tmerrëzisht nga aktët dhe veprimët e ndryshme radikale, gjegjesisht, " revolucionare" dhe "radikale" te "apostujve te lirise" , si të thuash ua kishin kthyer tërësisht shpinën frytëve dhe idealëve të mesipërme revolucionare dhe historike.
Duke u ndarë dhe pozicionuar asokohe permes taborrëve dhe konceptëve të ndryshme ( rivale dhe antagoniste me njëra tjetrën) të "burbonëve", "zhirondinëve" dhe "jakobinëve të pakënaqur" ose në "revoltë".Si dhe duke i dëbuar dhe përmbysur tërësisht nga pushteti Napoleon Bonapartën dhe´ frytët´ e mesipërme të Revolucionit të Madh në Francë. Ndonëse, me ndihmën e pakursyer të oborrëve të ndryshme mbretërore ose monarkoklerikaliste të regjimëve ose fuqive të ndryshme absolutiste , koloniale dhe imperialiste të kontinetit plak + (plus ) Rusisë.


Në këtë kontekst ia vlen të rikujtohet fakti i njohur sipas të të cilit, absolutizmi dhe politika e forcës ose fuqisë së njohur ushtarake dhe politike ( sipas konceptëve dhe formulimëve të njohura absolutiste, ekskluzive,dominante, hegjemone, militare dhe ekspanzioniste të Bachut, Schwarzenbergut,Metternichut etj.) së bashku me " carizmin" dhe "cezarizmin " e njohur politik dhe ushtarak të Lujëve ose Napoleonëve të ndryshëm në Francë , Katarines, Aleksandreve I dhe II ( carëve të Rusisë) dhe kështu me radhë...Dikur me vonë ua kishin lëshuar radhën dhe primatin e plotë në "parketin" e njohur botërorë ose ndërkombëtar politikës së njohur reale, tradicionale dhe pragmativiste të SHBA-së, Britanisë së Madhe etj. ( kujto me këtë rast shkrimet ose veprat e njohura si "Historia dhe vetëdija klasore dhe politike" të G.Lukascz, "Kodeksi i historisë nacionale" të Th. Schieder, "Tendencat dominante dhe ekskluziviste" të Leophold von Ranckes,"Epistemologjia revolucionare dhe politike" e Karl Popperit, John Watkinsit, Paul Feyerabendit etj. etj.).Per te cilat kam ( eshte) shkruar edhe me heret.
Sidoqofte, per t´i njohur dhe kuptuar me mire zhvillimet ose proceset e lartepermendura revolucionare ose historike ne Evrope,SHBA-se etj.Pos tjerash, duhet menduar, studiuar, veshtruar ose hulumtuar nje trohe me thelle ne "epistemologjine revolucionare" dhe " epistemologjine politike", gjegjesisht, edhe ne epistemologji, edhe ne politike.Duke i parashtruar pyetjet dhe dilemat e ndryshme shkencore ose metodologjike si me poshte:Si te behet dallimin i shkencave te njohura politike ose politologjike nga shkencat ose disiplinat tjera shoqerore ose qytetare? Madje,duke i njohur ne radhe te pare dallimet themelore ose esenciale ne mes shkencave politike dhe shkencave tjera shoqerore.Cila eshte e verteta ne kete sfond? A mund te kete dhe si mund te kete formula,koncepte ose njohuri te limituara ose definitive ne shkencat natyrore si ne shkencat shoqerore ose politike si per shembull? Cilat jane raportet ose maredheniet e njohura ne mes shkencave politike dhe revolucioneve te ndryshme ne kohe dhe hapesire? Cka eshte historizmi dhe a mund te jete historizmi ne themel te koncepteve ose ideologjive te ndryshme shterore, nacionale, autoritare,totalitariste dhe te tjera? Apo, a mund te jene dhe si mund te jene lufterat ose revolucionet e ndryshme shteterore, nacionale,politike,ushtarake dhe te tjera e kunderta e ideologjive te ndryshme hegjemone, militare,totalitare, absolutiste,shteterore, nacionale,historike dhe te tjera? A eshte e mundur dhe si eshte e mundur qe ne shkencat politike ose politologjike te vlejne ose aplikohen prognozat ose parashikimet e njejta si ne astronomi, astrofizike ose gjeofizike si per shembull? Cka ( cfare) eshte dhe cila eshte e verteta e pergjithshme ne kete kontekst? A ndodhen idete, teorite, konceptet ose njohurite e gabuara ( pseudoshkencore ose antihumaniste) ne themel te koncepteve ose ideologjive te ndryshme autoritare dhe totalitariste? Cka ( cfare) jane ne te vertete progresi ose perparimi i njohur i arsimit,shkences dhe teknikes? Dhe, si perparojne arsimi, shkenca dhe teknika? Perse ( pse) ne kete kuader,idete, teorite ose formulat e preferuara shkencore ose akademike e kane peshen dhe rendesine e vecante? ( Lexo: "Logjiken e Zbulimeve Shkencore" dhe "Racionalizmin Kritik" si Themelet kryesore te Arsimit, Shkences dhe Teknikes" sipas ideve,koncepteve,teorive dhe vizioneve te njohura shkencore ose filozofike te Karl Popperit ,Paul Feyerabendit,John Watkinsit etj.).

AGRON SHABANI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
PARTIA E PUNËS E SHQIPËRISË KUNDËR AMERIKËS, E PËRKRAH RUSINË!Nga ASLLAN DIBRANI (03.11.2014)
GRATË SHQIPTARE TË MËRGATËS - SIMBOLI I AJKËS SË VENEDIKUTNga LUÇIA NADIN (03.11.2014)
SHTETI DHE PUSHTETI SERB NË TENSION TË THELLË OSE DEPRESION?!Opinion nga AGRON SHABANI (03.10.2014)
…E KA ZEMREN HIPOTEKË“Hipoteka e të parëve t’mime Senet… n’daç me Tapi”.Poemë nga ZEQIR LUSHAJ  (03.08.2014)
Skicë:NDERIM E KUJTIM, PËR MËSUESIT DHE PEGAGOGËT TANË…Nga MURAT GECAJ (03.07.2014)
RRUGË E NDRITUR…(Në Ditën e Mësuesit, kushtuar të gjithë atyre, anembanë trevave etnike shqiptare, të Shqipërisë Etnike)Nga MONA AGRIGOROAIEI, Bukuresht-Rumani (03.07.2014)
Në prag të Festës së 7 Marsit:VEPRIMTARI E SHOQATËS SË ARSIMTARËVE TË SHQIPËRISËNga IBRAHIM HAJDARMATAJ (03.06.2014)
INXHINIER GJON BISHA NË ARRITJET TEKNOLOLOGJIKE BOTËRORENga Dr. ZEF MULAJ, Itali (03.06.2014)
NË ÇFARË (ÇKA) SYNOJNË KOSOVA DHE SHQIPTARËT?Nga AGRON SHABANI (03.04.2014)
E kush nuk e njeh Shaban Bali Nokshiqin?NOKSHIQASI TROPOJAN I RRALLËNga HAKI ZLLAMI (03.03.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lart]