E Djelë, 05.19.2024, 03:55am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 
PËRSE NUK DUHET NDËRTUAR NË BREGDET
Nga NAIM BRATI, jurist, ekspert cunamesh

E Premte, 05.09.2014, 06:56am (GMT+1)




Vija bregdetare shqiptare dhe ato liqenore e lumore shqiptare janë "pushtuar' nga ndërtimet dhe kjo përbën një "alarm". Nuk flitet për ndërtime me ose pa leje, por për ndërtime që nuk duheshin lejuar dhe nuk duhen lejuar më tej. Faktikisht, ende nuk kemi dokumentime për raste tsunamesh, apo tërmetesh të shkaktuar në vijën dhe rajonin bregdetar shqiptar, ose në brendësi të Detit Mesdhe, aq më pak brenda Detit Adriatik. Ndërkohë, janë regjistruar tërmete periodike shkatërrimtare, në zonat bregdetare, si në Durrës, Vlorë, Sarandë, Lezhë etj. ku pothuajse janë rrafshuar lagje e qytete të tëra. Raste të tilla janë përsëritur edhe në shumë e shumë qytete bregdetare të shteteve të botës, si në SHBA, Turqi, Japoni, Egjipt. Rasti i pra disa viteve të tsunamit në Azinë Juglindore, i cili krijoji një masakër masive njerëzore e urbane, po vazhdon të bëjë apel për institucionet që kanë lidhje me planifikimet urbane në Shqipëri, pasi politikat e tyre të ndërtimit, bashkë me objektet në vijën dhe zonat bregdetare, mund të krijojnë "tsuname urbane", të cilat pavarësisht se nuk po veprojnë ende, janë ndër rreziqet që i kanosen projekteve dhe ndërtimeve arkitekturore . Pa harruar rreziqet e tjera të parashikuara e të mundshme gjeonatyrore. Shqipëria, sidomos me ndërtimet shumëkatëshe të bëra pa asnjë kriter teknik e gjeologjik në vijën bregdetare është në "listën e tsunameve" shkatërruese. Se kur do të ndodhin këto, këtë e di Zoti, por shenjat po jepen me fundosjen e këtyre ndërtimeve deri në 50 centimetër dhe në disa raste edhe deri në 1 metër!  Në zonat bregdetare shqiptare, mund të ketë shumë pak tsuname, por aty nuk do të mungojnë kurrë gjeorreziqet e tjera, të cilat nuk janë të pakta dhe kanë kohën e tyre të veprimit. Si gjithnjë në ligjet e natyrës edhe këto dukuri, nuk lindin dhe krijohen pa shkak. Ato kanë një fazë nisjeje dhe zhvillimi, që shumica e specialistëve ndërtues të sistemit urban në vendin tonë dhe për më tepër, institucionet e specializuara që bëjnë politikat e planeve urbane, nuk po e respektojnë, madje po e cenojnë plotësisht këtë rrezik prezent të natyrës.

Nuk ka si shpjegohet fakti, që në zonën tonë bregdetare janë ndërtuar komplekse veprash prej 8-10-13-15 kate, fare pranë vijës bregdetare me themele në rërë, Janë ndërtuar objekte të larta shumëkatëshe nëpër duna natyrore, pranë zonave kënetore e moçalore, pranë zonave me thyerje tektonike, në zona me dru pyjorë, në grykëderdhje përrenjsh e lumenjsh, pa respektuar as kushtin më minimal të (vetë)mbrojtjes natyrore: largësinë prej 200 metrash, distancë kjo e detyrueshme ligjërisht për zbatim edhe sot në vendin tonë. Kjo përbën skandal me pasoja të pritshme katastrofash urbanistike dhe njerëzore, se fundja në ato objekte banojnë dhe pushojnë njerëz dhe "tsunamet" nuk njoftojnë as kryetarët e bashkive, as menaxherët e hoteleve dhe as popullatën, se kur do të veprojnë. Ato shpërthejnë kur u krijohen kushtet. Ne ua kemi krijuar këto kushte për shpërthim. Në këtë "proces" ndërtimesh në Shqipëri, mungojnë parametrat e të gjitha aspekteve të tjera të parashikuara nga gjeoshkenca, aq më keq, kur i njeh dhe nuk i merr në konsideratë. Kjo është një "plagë" urbanistike, që në Shqipëri, jo vetëm nuk po "mjekohet", por po lejohet të "majiset" më shumë. Nuk bëhet respektimi i parametrave gjeologjikë si facia litologjike. Nuk respektohen parametrat gjeoteknikë, si vetitë dhe veçoritë e dherave; parametrat hidrogjeologjikë, si vetitë fiziko-kimike të ujërave nëntokësorë; parametrat sizmologjikë, si veçoria e tërmeteve zonalë, sforcimet tektonike dhe mundësitë e lëngëzimit të rërave të zonës bregdetare; nuk respektohen parametrat hidrologjikë, si bilancet dhe prurjet ujore dhe as nuk respektohen parametrat gjeomorfologjikë, si vlerësimi i raportit gjeomorfologji-urbanizim,  i cili përbën kushtet bazë për zhvillimin e qëndrueshëm dhe afatgjatë të ndërhyrjeve teknike në sipërfaqen e tokës, duke përcaktuar si mundësi paraprake përcaktimin e shkaqeve dhe të pasojave që mund të krijohen në raste neglizhence.

Në Shqipëri, ndërtimorët dhe konstruktorët interesohen formalisht të sigurojnë një relacion gjeoteknik. Dhe në vend që këtë relacion ta realizojnë konkretisht në terrenin fizik të sheshit të ndërtimit, pa asnjë shqetësim e fotokopjojnë në zyrat urbanistike të pushtetit lokal e qendror. Me kaq e konsiderojnë të përfunduar dhe të "rregullt" raportin teknik të ndërtimit të objektit, duke mos përcaktuar asnjë dhe asgjë prej gjeorreziqeve natyrore. Specialistët e zyrave të organizmit të ndërtimeve urbane, japin formate formale skicash, duke mos kërkuar nga ndërtuesit, asnjë studim, madje dhe asnjë detaj shkencor e analitik për rreziqet që i kanosen. Kujtojmë rrëshqitjet e disa lagjeve në fshatrat e Elbasanit, Librazhdit, Fierit, Beratit, Korçës, Vlorës, banesat e të cilave janë ndërtuar pa studim teknik të gjendjes fizike të tokës. Buzë përroit në qytetin e Patosit dhe buzë lumit Seman në qendër të qytetit të Fierit, janë ndërtuar disa pallate banimi, të cilët janë çarë dhe po rrëshqasin. Kështu dhe shumë ndërtime të reja në lagjet e Beratit, lokale e banesa të ngritur buzë përrenjve e rrëpirave në Vlorë, Përmet, Kurbin, Dibër, Gjirokastër, Tepelenë, Shkodër etj, të cilat po përballen tashmë me rrëshqitje të tokës. Po t'i shikosh nga "kallëpi", këto objekte, qendra apo fshatra të reja turistike, janë të përkryera nga pikëpamja arkitekturore, por fakti që ndodhen në toka me "aktivitet" të braktisur, me procese tektonike të "fjetura" që befas mund të "zgjohen" nga ngacmimet, ekziston rreziku të vihen nën rrëshqitje dhe shpërthime masive uji e balte shkatërruese. Ky fakt, pavarësisht sesi mund të emërtohet e të konsiderohet, në trajtën dhe veprimin e vet mbi zonat urbane, quhet "tsunam".

NAIM BRATI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
LETRA E PROFESORËVE - FYESE DHE E TURPSHMENga Prof. SEIT MANSAKU (05.08.2014)
RRUGËTIM I GJUHËS GJERMANE NËPËR SHQIPËRINga: Prof. Dr. BRIKENA KADZADEJ-ZAVALANI, drejtuese e Departamentit të Gjermanishtes, në Universitetin e Tiranës (05.08.2014)
FEHMI AGANI - THEMELUES I STUDIMEVE SOCIOLOGJIKE NË PRISHTINËNga Prof. Dr. AGIM HYSENI (05.06.2014)
Radio Evropa e Lirë, VALDET AVDIU - TEATRI KOMBËTAR I KOSOVËS, SI STACION TRENI I BRAKTISUR (Intervistë) (05.06.2014)
Ç’PO PRODHOJNË SHKOLLAT TONANga ERION KRISTO (05.05.2014)
E shkruar para 36 vjeteshME SINQERITETPoezi nga ZEQIR LUSHAJ (05.04.2014)
DJALI DHE TIGRINga GENTIANA ZAGORIDHA (05.03.2014)
BRUKSELI NDERON ISH KOMANDANTIN MUHARREM BAJRAKTARICeremoni zyrtare në komunën Skarbek të Brukselit për ish-funksionarin e lartë të Mbretërisë, në 25-vjetorin e vdekjes. Kreu i PLL Sulejman Gjana dhe kryekomunari belg zbulojnë pllakën (05.01.2014)
“ITAKA” E ALI AHMETITNga RAMIZ LUSHAJ (05.01.2014)
NJOFTIM - KËRKESËPër pasurimin e Bibliotekës “San Nilo”, Grottaferrata-Romë (04.30.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lart]