E Djelë, 05.19.2024, 02:50am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 
PDK DHE LDK NË KËRKIM TË PARTIVE PARTNERE

E Mërkurë, 05.14.2014, 08:25am (GMT+1)


Dy partitë më të mëdha në Kosovë, Partia Demokratike dhe Lidhja Demokratike janë vënë në një garë për të siguruar afër tyre parti më të vogla politike në prag të zgjedhjeve të parakohshme të 8 qershorit.
 
Ndonëse këto dy subjekte deklarohen se do të garojnë të vetme në zgjedhje, të dyja pranojnë se pas zgjedhjeve, varësisht se cila do të dalë fituese, do të detyrohet të formojë edhe koalicion me parti të tjera për të formuar qeverinë e ardhshme.
 
Andaj, qysh në këtë fazë, Lidhja Demokratike e Isa Mustafës dhe Aleanca Kosova e Re e Behxhet Pacollit, kanë lidhur një lloj marrëveshje paraprake, e cila sipas asaj që është publikuar deri tani, do t'i bashkonte këto dy subjekte në një koalicion pas zgjedhjeve.
 
Pas takimit që lideri i LDK-së, Isa Mustafa dhe ai i AKR-së Behxhet Pacolli zhvilluan në lidhje me këtë koalicion, në një komunikatë për media të LDK-së thuhet se të dy këto parti politike janë pajtuar në parim se ka ngjashmëri në programet e tyre.
 
"LDK-ja dhe AKR-ja do të garojnë të vetme në zgjedhje, ndërkaq detajet e bashkëqeverisjes pas zgjedhjeve do të konkretizohen në ditët në vijim", thuhet në komunikatën e LDK-së.
 
Megjithatë, gjatë ditës, këto parti politike nuk kanë shtjelluar tutje marrëveshjen e arritur në parim.
 
Gjatë një konference të martën, të liderit të AKR-së, Pacolli, është shmangur të flasë për marrëveshjen me Mustafën duke thënë se kjo çështje do të shtjellohet më vonë.  
 
Afrimi i AKR-së së Pacollit, parti kjo partnere në koalicionin aktual qeverisës me LDK-në e Isa Mustafës, të paktën deklarativisht nuk e ka shqetësuar kryeministrin në largim dhe liderin e PDK-së, Hashim Thaçi.
 
Ai ka ftuar AKR-në dhe Pacollin që pas zgjedhjeve të vazhdojnë politikën e bashkëpunimit dhe partneritetit.
 
"Ne kemi një bashkëpunim të shkëlqyer me AKR-në, do të kemi një partner të koalicionit që do të jetë i përafërt me agjendën programin, misionin, vizionin e ri të PDK-së. Prandaj, PDK-ja si parti fituese e zgjedhjeve të 8 qershorit, si parti udhëheqëse e qendrës së djathtë do të ketë një formacionin e vet qeverisës një nga partitë e qendrës së djathtë, ku përfshihet natyrisht edhe partneri aktual", ka thënë Thaçi.
 
Bazuar në afatet ligjore të përcaktuara edhe nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, më 12 maj ka përfunduar afati i paraqitjes së koalicioneve.
 
Kështu që tani format tjera të bashkimit të partive deri më 16 qershor kur mbyllet afati i aplikimit për pjesëmarrje në zgjedhje, është ai i garimit me listë të përbashkët.
 
Por në këto raste, partitë e vogla kryesisht do të mund të përfshiheshin në listat e partive të mëdha, pasi që ato nuk do të mund të cilësoheshin më si koalicione.rel
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Der Standard, RAMA - NUK DUA TË PLAKEM NË POLITIKË, DO TË KEM NJË JETË TË TRETË (Intervistë) (05.14.2014)
Skicë“DJALI DHE TIGRI”, NË KLASËN E MËSUESE DAVËS…Nga MURAT GECAJ (05.12.2014)
PRONAT - HARTË E RE PËR ÇDO QARKMiratohet plan-strategjia për kthimin dhe kompensimin e pronave sipas direktivave të Gjykatës së Strasburgut. Hapat që do të ndiqen për të zgjidhur lëmshin e pronave   (05.11.2014)
RAPSODI DHE ARTISTI-MJESHTËR I VEGLAVE FOLKLORIKE ELMI AGUSHINga AGIM GASHI (05.11.2014)
MAJKO - KONFLIKTET E PRONËSISË I SOLLËN SHQIPËRISË RRETH 8000 TË VRARË NË 22 VITE (05.09.2014)
PËRSE NUK DUHET NDËRTUAR NË BREGDETNga NAIM BRATI, jurist, ekspert cunamesh (05.09.2014)
LETRA E PROFESORËVE - FYESE DHE E TURPSHMENga Prof. SEIT MANSAKU (05.08.2014)
RRUGËTIM I GJUHËS GJERMANE NËPËR SHQIPËRINga: Prof. Dr. BRIKENA KADZADEJ-ZAVALANI, drejtuese e Departamentit të Gjermanishtes, në Universitetin e Tiranës (05.08.2014)
FEHMI AGANI - THEMELUES I STUDIMEVE SOCIOLOGJIKE NË PRISHTINËNga Prof. Dr. AGIM HYSENI (05.06.2014)
Radio Evropa e Lirë, VALDET AVDIU - TEATRI KOMBËTAR I KOSOVËS, SI STACION TRENI I BRAKTISUR (Intervistë) (05.06.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lart]