E Djelë, 05.19.2024, 03:01am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 
Skicë
“DJALI DHE TIGRI”, NË KLASËN E MËSUESE DAVËS…
Nga MURAT GECAJ

E Hënë, 05.12.2014, 07:51pm (GMT+1)


1.
Ndoshta, kur dikush do të nisë t'i lexojë këto pak radhë, do të mendojë se paska ndodhur diçka e rrallë, në një shkollë të vendit tonë?! Së pari, dëshiroj t'ua tregoj se bëhet fjalë për një klasë të katërt të shkollës 9-vjeçare të kryeqytetit, me emrin kaq domethenës, pra "7 Marsi", që shënon ditën e Arsimit Kombëtar Shqiptar. Ndërsa, së dyti, nuk flitet këtu për ndonjë "djalë", që paska hyrë befasisht, bashkë me një "tigër", në klasën e mësuese Davës. Jo, e vërteta është krejt ndryshe...

Atë ditë, kur po e shoqëroja kolegun e mikun publicist e shkrimtar, por dhe mësues në klasën e katërt të një shkolle suedeze të qytetit Boras, Sokol Demakun, në duar kishim të paketuara disa libra. Atë e ka shkruar autori i njohur suedez, Lars Vestman dhe ai e ka përkthyer në gjuhën shqipe. Vinte aty Sokoli, por do të shkonte edhe në shkolla të tjera të Tiranës e Durrësit, për t'ua dhuruar disa kopje të atij libri të bukur për fëmijët. Gjithësej 1.000 libra të tillë, do të dhuronte për fëmijët e shkollave shqipe, në trojet amtare të Ballkanit.

Në takimin e organizuar, me mësues e nxënës të shkollës "7 Marsi", Sokoli foli shkurtimisht për përmbajtjen dhe pastaj i dhuroi bibliotekës disa kopje të këtij libri.

2.
Por, siç do ta tregoj shkurtimisht më poshtë, S. Demaku e kishte menduar që më parë një takim të veçantë me nxënësit e klasës së 4-t A, ku është mësuese Davë Marku. Bashkë me ne ishin mësueset nga Tetova, Sadije Aliti e Mensure Ilazi, të cilat do të merrnin për shkollat e tyre, disa kopje të librit "Djali dhe Tigri".

Sapo fëmijët na panë, kur hymë në derë, u ngritën menjëherë në këmbë dhe njëzëri thanë: "Mirë se erdhët!" Sigurisht, ne iu përgjigjëm dashamirësisë së tyre. Në emër të shoqeve e shokëve të klasës, përshëndeti Diora Llubani. Ndërsa Joana Vataj e Kevin Lleshaj recituan vjershën "Flamuri ynë kuqezi" dhe disa vargje kushtuar këtij mësuesi e shkrimtar shqiptar, në Suedi. U lexuan edhe pjesë nga libri i bukur "Djali dhe Tigri". Nxënëset Athina Ahmetaj e Persjana Ikonomi e pyetën Sokolin për krijimtarinë letrare dhe punën e tij mësues, me bashkëmoshatarë të tyre, në Skandinavinë e largët.

Pastaj, ai nisi me fëmijët një kuvendim të këndshëm. U tregoi atyre që jep mësim në një klasë të katërt dhe se aty ka fëmijë nga shumë kombësi të botës e, ndër ta, disa janë shqiptarë. Duke u ndalur shkurt në përmbajtjen e librit "Dali e Tigri", ai theksoi se autori suedez Lars Vestman, me gjuhë të thjeshtë dhe në përshtatje me moshën, përmes tij i këshillon fëmijët që ta njohin sa më mirë vendlindjen e tyre. Kështu, ka sjellë dëshmi e fakte nga historia e gjeografia, por dhe ka folur me dashuri për kafshët e shpendët e ndryshëm, për lulet e bimësinë e natyrës etj. Prandaj, dashuria e respekti për çdo gjë, që na rrethon, është një virtyt i fëmijëve të edukuar e të kulturuar.

Gjatë kësaj bisede, nxënësit e klasës së mësuese Davës i thanë Sokolit se e ndjenë veten shumë mirë me praninë e tij. Prandaj u intersuan të dinin sa më shumë, si rreth këtij libri të bukur, por dhe për bashkëmoshatarët, në Suedinë e largët.

Dava na tregoi me kënaqësi se nxënësit e saj janë të edukuar e përparojnë mirë në mësime dhe se, ndër të tjerët, dallohen: Diora Llubani, Joel Xhelili, Joana Vsataj, Kevin Lleshaj, Lukas Noqellari, Altaeo Dimo etj. Veçanërisht, na foli për talentin në vizatim të Orgito Brahimit. Por edhe prindërit e tyre janë mjaft të lidhur me mbarëvajtjen e veprimtaritë e kësaj klase, si psh, Pëllumb Sulaj, Brunilda Lleshaj, Elvira Vataj, Jorida Xhelili e të tjerë.

Në mbarim të këtij takimi mbresëlënës, për të gjithë të pranishmit, ne u ndamë me dashamirësi nga këta fëmijë të mirë. Sokoli i falënderoi përzemërsisht për pritjen, që na bënë dhe u premtoi atyre se përsëri do të vinte në klasën e tyre. Atëherë, kur ata do ta kenë lexuar librin e shkrimtarit suerdez Lars Vestman, "Djali dhe Tigri", do të bëjnë së bashku një diskutim të lirë, duke nxjerrë në pah vlerat dhe mësimet kryesore, që nxjerr prej tij, çdo lexues fëmijë.

Tiranë, 30 prill 2014

MURAT GECAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
PRONAT - HARTË E RE PËR ÇDO QARKMiratohet plan-strategjia për kthimin dhe kompensimin e pronave sipas direktivave të Gjykatës së Strasburgut. Hapat që do të ndiqen për të zgjidhur lëmshin e pronave   (05.11.2014)
RAPSODI DHE ARTISTI-MJESHTËR I VEGLAVE FOLKLORIKE ELMI AGUSHINga AGIM GASHI (05.11.2014)
MAJKO - KONFLIKTET E PRONËSISË I SOLLËN SHQIPËRISË RRETH 8000 TË VRARË NË 22 VITE (05.09.2014)
PËRSE NUK DUHET NDËRTUAR NË BREGDETNga NAIM BRATI, jurist, ekspert cunamesh (05.09.2014)
LETRA E PROFESORËVE - FYESE DHE E TURPSHMENga Prof. SEIT MANSAKU (05.08.2014)
RRUGËTIM I GJUHËS GJERMANE NËPËR SHQIPËRINga: Prof. Dr. BRIKENA KADZADEJ-ZAVALANI, drejtuese e Departamentit të Gjermanishtes, në Universitetin e Tiranës (05.08.2014)
FEHMI AGANI - THEMELUES I STUDIMEVE SOCIOLOGJIKE NË PRISHTINËNga Prof. Dr. AGIM HYSENI (05.06.2014)
Radio Evropa e Lirë, VALDET AVDIU - TEATRI KOMBËTAR I KOSOVËS, SI STACION TRENI I BRAKTISUR (Intervistë) (05.06.2014)
Ç’PO PRODHOJNË SHKOLLAT TONANga ERION KRISTO (05.05.2014)
E shkruar para 36 vjeteshME SINQERITETPoezi nga ZEQIR LUSHAJ (05.04.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lart]