E Djelë, 05.19.2024, 01:46am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 
Der Standard, RAMA - NUK DUA TË PLAKEM NË POLITIKË, DO TË KEM NJË JETË TË TRETË (Intervistë)

E Mërkurë, 05.14.2014, 08:17am (GMT+1)



Kryeministri i Shqipërisë mendon se BE duhet të mësojë nga kriza e Ukrainës dhe ta shikojë me më shumë vëmendje Ballkanin, madje Rama nuk ka ngurruar t'i kujtojë BE-së se ishte qesharak fakti që Shqipërisë nuk iu dha statusi që në dhjetor të vitit që shkoi. Ndërsa ka kujtuar se Lufta e Parë Botërore që bën 100 vjet, nisi në Ballkan, dhe se përjashtimi i rajonit nga integrimi apo ngadalësimi i procesit do të jetë i dëmshëm edhe për Europën. "Çfarëdo që ndodh në kontinent, ndodh në Europë. Nëse ka pjesë të kontinentit në rrezik, e gjithë Europa është në rrezik", ka thënë Rama. Ai ka debatuar me gazetaren sa i përket korrupsionit dhe drejtësisë dhe ka thënë se vendet e Ballkanit nuk duhet të shihen si sinonime të korrupsionit dhe se kjo është e padrejtë, pasi edhe vetë BE ka mjaft korrupsion, por ka premtuar modernizim të sistemit. Kryeministri ka folur me superlativa për takimin me Kancelaren gjermane, Merkel, ndërsa ka theksuar se statusi kandidat do ishte vetëm një inkurajim për Shqipërinë. Rama ka folur po ashtu për të përndjekurit, të shkarkuarit nga puna në administratë, zgjedhjet lokale, importin e mbetjeve dhe vizitën në Serbi, që edhe pse është shtyrë për shkak të zgjedhjeve atje, do të bëhet brenda këtij viti.

A kanë këto vizatime tuajat të varura në mur ndonjë kuptim më të thellë?

Nuk ka mëkate në cicërimën e zogjve, ka thënë Pikaso. Këto janë vizatime që unë i bëj gjithmonë në zyrë.

Në qershor BE do të vendosë nëse Shqipëria do ta marrë apo jo statusin kandidat. Si qëndron kjo?

Nëse do të jem plotësisht i hapur, kjo është diçka më e komplikuar sesa pyetja për statusin kandidat të Shqipërisë në BE. Ajo që presin njerëzit që mbështesin idenë e Europës, është që Europa (BE) të ketë mësuar diçka nga Ukraina. Europa ka nevojë gjithmonë e më shumë për një strategji dhe gjithmonë e më pak për taktikë. Unë shpresoj shumë që ngjarjet në Ukrainë do të shërbejnë për të bërë një hap përpara.

Po thoni që BE duhet të vendosë lidhje më të ngushta me vendet fqinje që nuk janë anëtare të BE-së?


Jo, dua të them që BE duhet të vazhdojë me qëllimet e larta dhe sërish në rrugën që është edhe thelbi i ekzistencës së saj, dhe që është diçka shumë më e madhe sesa zgjedhjet e ardhshme në secilin vend anëtar. E thënë hapur, unë jam mjaft i inkurajuar dhe plot shpresë pas takimit me Kancelaren e Gjermanisë, Merkel. U inkurajova pasi pashë se Kancelarja ishte e ndërgjegjshme që vendeve të Ballkanit duhej t'u kushtohej më shumë rëndësi pas historisë së suksesit së tyre të kalimit prej luftës në paqe. Ky është rajoni ku 100 vjet më parë filloi Lufta e Parë Botërore. Ky vit ama është viti i parë i një Ballkani pa konflikte. E gjithë kjo ka ndodhur për hir të Europës. (Për hir të Europës) Ballkani nga një vend i konflikteve të tmerrshme është transformuar në një vend të paqes. Tani Ballkani ka nevojë për Europën, por Europa ka edhe më shumë nevojë për Ballkanin.

Vendimi sidoqoftë nuk është vetëm në duart e zonjës Merkel, por edhe partisë së saj.

Gjatë takimit me Kancelaren unë u inkurajova nga racionaliteti dhe gatishmëria që gjeta sa i përket Ballkanit dhe nevojës së Europës të jetë më shumë e pranishme dhe t'i kushtojë më shumë vëmendje rajonit. Për t'i bërë gjërat të qarta, nga njëra anë secili vend duhet të bëjë detyrat e tij të shtëpisë dhe nga ana tjetër rajoni ka nevojë për më shumë vëmendje. Integrimi i vendeve në Bashkimin Europian është njëra anë dhe vëmendja ndaj këtyre vendeve është diçka tjetër, dhe nuk kanë pse varen nga njëra-tjetra.

Sa i përket statusit kandidat për Shqipërinë, më duhet ta them hapur që është qesharake që vendi mbahet ende në listëpritje, kur nuk bëhet fjalë për anëtarësim apo negociata për anëtarësim, por vetëm një instrument inkurajimi dhe shprese për njerëzit. Shqipëria e ka merituar statusin kandidat dhe duhet t'i jepet. E kishim fituar që në dhjetor dhe nuk u bë mirë që u shty. Nuk ishte mirë për Shqipërinë, nuk ishte mirë për rajonin dhe nuk ishte mirë për Europën. E gjithë kjo u bë për shkak të mendimeve të opinionit publik atje apo këtu, që sollën hezitimin. Por kjo realisht nuk është shumë europiane.

Nëse hidhni sytë përpara, çfarë mendoni se janë ndryshimet më të rëndësishme që duhet të bëjë Shqipëria deri në anëtarësim?
Rama:
Nëse kërkojmë një shoqëri më të mirë, atëherë kjo nuk do të ndodhë vetëm nëse bëhemi pjesë e një klubi, kjo do të jetë pjesë e një procesi. Procesi i integrimit është një mjet unik dhe eficent për modernizimin për të cilin shtete si Shqipëria kanë shumë nevojë. Sigurisht që qëllimi final është anëtarësimi, por procesi është më i rëndësishëm. Integrimi europian është një udhëtim brenda vetes sonë në kërkim të energjive të reja dhe të rikrijojmë vendin tonë.

Shumë njerëz thonë që BE nuk është më serioze sa i përket integrimit të Ballkanit dhe që ka më pak presion për këtë. Këtë mund ta shohësh edhe me Maqedoninë apo Malin e Zi.

Unë nuk besoj se kjo qëndron, por nëse kjo qëndron, atëherë kostot e kësaj do t'i paguajnë jo vetëm këto vende që nuk janë pjesë e Bashkimit, por edhe vetë BE. Duket nga jashtë sikur problemet përtej murit të Bashkimit Europian nuk kanë të bëjnë me BE, por është shumë naive të mendosh kështu.

Kalojmë në gjëra konkrete: Çfarë do të bëni për ta bërë drejtësinë në Shqipëri efikase, të pavarur dhe më pak të korruptuar?

Unë pashë një raport të korrupsionit në BE dhe bëhej fjalë për disa herë më shumë se sa GDP (e Shqipërisë).

Unë po pyes për ju.

I qëndroj faktit që ka korrupsion dhe që ai është një problem i madh, të cilin duhet ta përballojmë, por unë nuk jam dakord që këto vende të shihen si sinonime të korrupsionit...

Por unë nuk po flas për këtë. Unë po ju pyes se çfarë do të bëni ju kundër varësisë së drejtësisë?

...dhe, që Europa nga gjithë kontinenti duhet të zgjidhë problemin e korrupsionit në Shqipëri dhe Malin e Zi. Kjo është shumë e thjeshtë.

Nuk po flas për këtë. Çfarë do të bëni ju?

Kemi nevojë për modernizim. Ne duhet të ngremë një sistem që i mbron njerëzit nga korrupsioni, që i mbron nga subjektiviteti i njerëzve. Nuk janë njerëzit që korruptojnë sistemin, por sistemi që korrupton njerëzit...

Gjatë fushatës zgjedhore ju premtuat që nuk do të shkarkonit nga administrata njerëz që ishin afër Partisë Demokratike dhe t'i ndërronit me njerëz pranë partisë suaj. Ndërkohë unë jam informuar që deri tani 3 mijë persona janë shkarkuar...

Numri i përgjithshëm i administratës nuk është 3 mijë. I bie që të kemi zëvendësuar edhe të vdekurit. Unë mund t'ju them që sa i përket ndryshimeve në administratë jemi në minimumin historik.

Janë shkarkuar më pak njerëz se herën kaluar, por janë shkarkuar...

... Jo vetëm më pak se herën e fundit. Janë 10 herë më pak se herën e fundit. Dhe po ju them se nga këndvështrimi im në këtë vend në këtë rajon, duhet të jemi më shumë fleksibël me zëvendësimet e njerëzve. Jo të ndërrojmë njerëz të një partie me të një partie tjetër, por njerëz që nuk janë të duhurit për një vend pune, me njerëz që mund ta bëjnë atë punë...

Shqipëria është në një situatë të rëndë buxhetore, por ka pasur premtime që të persekutuarit politikë gjatë diktaturës do të kompensohen. A është kjo e mundur?

Unë nuk kam thënë që do merrnin të gjithë menjëherë kompensimin. Ne kemi folur për njerëz që kanë arritur njëfarë moshe dhe që deri tani nuk kishin marrë para. Deri tani ne kemi dhënë pagesën e parë për ata që janë 75, 80 apo 90 vjeç. Dhe kështu do të vazhdojë më tej. Brenda dy viteve do të kompensojmë të gjithë ata që janë mbi një moshë të caktuar.

70?

75.

A është e mundur që të kompensohen të tjerët në vitet që pasojnë?

Jo, do të jetë diçka që do të bëhet hap pas hapi...

Vitin tjetër do të ketë zgjedhje lokale. A mund të ndodhë që në zgjedhjet për kryebashkiakun e Tiranës të dilni me të njëjtin kandidat si LSI?

Ne jemi në një aleancë që funksionon shumë mirë. Në jemi praktikisht dy parti por një fuqi.

Mund të ndodhë që dikush nga LSI të jetë kandidat për kryebashkiak?

Nuk kemi arritur ende te këto detaje. Këto janë detaje. Tani jemi të fokusuar tek reforma territoriale. Ne do të zvogëlojmë në mënyrë dramatike ndarjen territoriale.

Kjo do të thotë që do të ketë më pak zyrtarë lokalë?

Jo, kjo do të thotë që do të ketë më pak njësi...

Shihni ndonjë ndikim të krizës së Ukrainës në Ballkan?

Jo, ndikimi duhet të ndodhë në Bruksel, jo në Ballkan.

Duhet që Brukseli të kuptojë se duhet të forcojë lidhjet me Ballkanin?

Shpresojmë.

Në fund dua t'ju pyes mbi një thënie tuajën. Ju keni thënë: Unë kam një problem me vdekjen, për këtë u bëra piktor. Çfarë duhet të lidhin njerëzit me ju, çfarë ndodh pas vdekjes?

Kjo është çmenduri. Të gjithë gazetarët e huaj më pyesin për këtë. Ishte nata e zgjedhjeve dhe isha i raskapitur. Erdhi një gazetar francez dhe nisëm të flasim për marrëdhënien me vdekjen. Por unë kam menduar se artistët dhe politikanët kanë një problem të pazgjidhur me vdekjen. Këtë doja të thosha. Por nuk e di se çfarë dua që njerëzit të thonë për mua. E di që babai më ka thënë se nuk ka asgjë më të vlefshme se një kujtim i mirë që mbetet prej dikujt. Kështu që shpresoj se unë do të mbetem një kujtim i mirë.

Ju jeni një piktor dhe prej kësaj diçka do të mbetet.

Unë gjithmonë kam thënë se do kem tri jetë. E kam pasur një si artist, kam një si politikan dhe do kem më pas një jetë të tretë. Sepse nuk dua të plakem në politikë. Në këtë jetë të tretë do kem kohën për të reflektuar, të shoh çfarë do të mbizotërojë, si do të zhvillohen gjërat.

Çfarë keni frikë se do të ndodhë nëse Shqipërisë nuk i hapen rrugët e integrimit në BE? Rrugë që janë në pikëpyetje për të gjithë rajonin.

Lufta Botërore filloi në një vend që ishte i ndarë nga Europa. Do të ishte dramatike që 100 vjet më vonë, Europa të mos e ketë mësuar një leksion kaq të thjeshtë: Çfarëdo që ndodh në kontinent, ndodh në Europë. Nëse ka pjesë të kontinentit në rrezik, e gjithë Europa është në rrezik.

Përshtatur me shkurtime nga Der Standard.
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Skicë“DJALI DHE TIGRI”, NË KLASËN E MËSUESE DAVËS…Nga MURAT GECAJ (05.12.2014)
PRONAT - HARTË E RE PËR ÇDO QARKMiratohet plan-strategjia për kthimin dhe kompensimin e pronave sipas direktivave të Gjykatës së Strasburgut. Hapat që do të ndiqen për të zgjidhur lëmshin e pronave   (05.11.2014)
RAPSODI DHE ARTISTI-MJESHTËR I VEGLAVE FOLKLORIKE ELMI AGUSHINga AGIM GASHI (05.11.2014)
MAJKO - KONFLIKTET E PRONËSISË I SOLLËN SHQIPËRISË RRETH 8000 TË VRARË NË 22 VITE (05.09.2014)
PËRSE NUK DUHET NDËRTUAR NË BREGDETNga NAIM BRATI, jurist, ekspert cunamesh (05.09.2014)
LETRA E PROFESORËVE - FYESE DHE E TURPSHMENga Prof. SEIT MANSAKU (05.08.2014)
RRUGËTIM I GJUHËS GJERMANE NËPËR SHQIPËRINga: Prof. Dr. BRIKENA KADZADEJ-ZAVALANI, drejtuese e Departamentit të Gjermanishtes, në Universitetin e Tiranës (05.08.2014)
FEHMI AGANI - THEMELUES I STUDIMEVE SOCIOLOGJIKE NË PRISHTINËNga Prof. Dr. AGIM HYSENI (05.06.2014)
Radio Evropa e Lirë, VALDET AVDIU - TEATRI KOMBËTAR I KOSOVËS, SI STACION TRENI I BRAKTISUR (Intervistë) (05.06.2014)
Ç’PO PRODHOJNË SHKOLLAT TONANga ERION KRISTO (05.05.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lart]