VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - ME SHOKUN E RINISË, GJETO VOCAJ, PAS 60 VJETËSH…Mbresa nga MURAT GECAJ

                                                                                      

E Premte, 04.26.2024, 04:45am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 
ME SHOKUN E RINISË, GJETO VOCAJ, PAS 60 VJETËSH…
Mbresa nga MURAT GECAJ

E Martë, 10.07.2014, 07:05am (GMT+1)


1.
Ditët, javët, muajt dhe vitet e jetës së njeriut ikin si pa u kuptuar, ashtu siç rrjedh uji në shtratin e një lumi të rrëmbyer. Por ato lënë gjurmë të pashlyera te cilido nga ne. Jo në një rast, ndodhë që një person të caktuar, të cilin e ka patur shok që në bankat e klasës së parë ose dhe në vitet tjera shkollore, nuk ke patur rast ta takosh më për shumë e shumë vite. Kjo ngjet për disa arsye, secila më e ndryshme se tjetra, se njerëzit i hedh jeta në vende e punë të ndryshme. Por kjo nuk do të thotë që ata të harrohen ose të mos lenë gjurmë në kujtesën tënde.

Pa u zgjatur më tej me këto arsyetime, për të cilat i kërkoj ndjesë lexuesit të këtyre radhëve, shkrova kështu duke patur parasysh një rast konkret nga jeta ime. Ja, po e sqaroj shkurtimisht më poshtë...

Megjithëse jam me origjinë nga Malësia e Gjakovës (Tropoja), rasti e solli që erdha për të vazhduar shkollën e mesme në Tiranë, që në fillimin e viteve '50-të të shekullit të kaluar. Ishim mbledhur në shkollën me emrin e njohur "Skënderbej" djem nga krahina të ndryshme të Atdheut tonë. Për arsye shëndetësore ose të tjera, disa nga ne nuk e përfunduam atë shkollë dhe e vazhduam jetën civile. Pra, kështu ndodhi edhe me mua e Gjeton, që kishte ardhur aty nga rrethi i Mirditës.

Ishte mjaft tronditëse për mua, kur para disa vitesh më erdhi në dorë, përmes një të njohuri, libri që kishte autor pikërisht Gjeto Vocajn, të cilin në shkollë e njihnim me mbiemrin Doda. Ai e kishte titullin "Takim fatal me diktatorin-Dëshmi dhe kujtime" (botim i dytë, 2010). Në vend që leximi të më sillte kënaqësi, përmes faqeve të tij përjetova shqetësime e dhimbje të panjohura më parë. I përfshirë nga "vorbulla" e viteve të rregjimit monist, Gjeta i ri kishte shërbyer mësues në një shkollë të Dukagjinit së Shkodrës. Atje zbuloi talentin e rrallë të një vogëlushi 6-vjeçar dhe, në atë kohë, bëri bujë për zgjuarësinë e tij të veçantë. Atë gjë e kishte saktësuar edhe pedagogu e psikologu i njohur Bedri Dedja-Akademik. Ndërsa porosia e E.Hoxhës ishte: "Kur t'i mësoni atij se si rrotullohet toka, bëni kujdes që t'i mësoni një çikë, më përpara, vijën e drejtë marksiste-leniniste të partisë sonë..."?! Po ku ta dinte Gjeto i ri se pikërisht "zbulimi" i tij do ta bënte atë objekt të sigurimit të shtetit dhe, më vonë, do të përfundonte në qelitë e errta të burgjeve të tmerrshme të asaj kohe?! Në vazhdim, mbi atë rënduan vujatjet e familjes dhe të fëmijëve të tij. Ishte shumë e dhimbshme e plagë e pashëruar tërë jetën edhe vdekja e djalit të tij, në një moshë shumë të re...

Por njeriu është i fortë si guri, thotë populli. Gjeto, ashtu si shumë bashkëvuajtës të tij, doli nga kthinat e errëta dhe nisi t'i gëzohej kohës së demokracisë, pas viteve '90-të të shekullit të kaluar. Megjithëse nuk kishte qenë më parë publicist as shkrimtar, u ul të shkruante kujtimet e jetës së tij. Pasi i hodhi në letër ato ngjarje aq të trishtueshme, e dërgoi për botim librin e tij të parë. Ai u bë shpejt i njohur ndër lexuesit dhe, bile, nga kërkesat e shumta, u ribotua dhe përsëri është në shtyp, për të tretën herë.

2.
Këto e të tjera fakte sillja ndërmend, para pak ditësh, kur shkova në Shkodër dhe i telefonova shkut të rinisë, Gjeto Vocaj Se, për atë, më kishte folur edhe aktori e kinoregjisori i njohur Mark Topallaj, pra që dëshironte të takoheshim, pas mbi 60 vjetësh. Në vendin dhe orën e caktuar, pikërisht para Monumentit të Luigj Gurakuqit, në qendër të qytetit Shkodër, u takuam të dy bashkë. Edhe në ato çaste më ngjante se aty ishim djalmosha, ende të parritur mirë dhe sikur ishim parë sa e sa herë me njëri-tjetrin. Nuk kërkuam gjatë vend për t'u ulur e për të pirë një çaj dhe për t'u çmallur me njëri-tjetrin. Pra, u ulëm aty afër dhe biseda jonë zgjati afër dy orë, por që minutat e tyre ikën si pa u ndjerë. Sigurisht, folëm për tema të ndryshme nga jeta jonë. Kujtuam mjaft shokë të rinisë, i treguam njëri-tjetrit për familjet, për librat e botuar etj.

Me ndihmën e dy djelmoshave, fiksuam foto bashkë, si para Monumetit të L.Gurakuqit dhe aty në një lokal pranë. Pastaj u ndamë përzemërsisht, duke premtuar takime të tjera.

Kur arrita në Tiranë, i nisa me e-mal Gjetos disa nga ato foto. Në mesazhin shoqërues, i shkrova këto radhë:

"Përshëndetje, i dashur Gjet Vocaj (Doda)!
Si jeni, familjarisht? Me në fund, ne arritëm në Tiranë...
Siç te kam shkruar mbrëmë, e morëm dhe adresen tënde e-mail. Ndërsa tani po t'i nisi fotot, që bëmë bashkë. Por kam nje porosi: Fotos, që të kam bërë ty veçmas, ia ruaj autorësinë time, se ajo eshte "artistike"!...(ha,ha,ha)
Ishte kenaqësi dhe takim i paharruar për ne...
Te fala, familjarisht: Muat Gecaj, Tirane, 4 tetor 2014".


Por nuk vonoi dhe Gjeto m'u përgjigj me një mesazh shumë të ngrohtë e dashamirës. Për kënaqësi e falënderim ndaj tij, po e tregoj më poshtë përmbajtjen:
"Murat,të falënderoj përzemërsisht, së parit, për atë që ti je kujtuar të më telefonosh për një takim, mbas aq vitesh pa u parë; se dyti, se ti me atë damarin e artistit, që të ka shoqëruar gjithë jetën, u kujtove se ai takim duhej fiksuar në celuloid. Duke i parë këto foto, ku dora jote vërtet dollohet, ndiej dhe përjetoj emocionet e atij takimi të paharruar. Natyrtsht, mbas disa vitesh, këto foto do të japin emocione edhe më të forta. Të lumtë, i dashur mik!
Sinqerisht, Murat, jam ndjerë aq mirë në atë takim, jo thjesht se u pash me një shok shkolle, të para 60 viteve, por kryesisht se ky shok, ndonëse kishte ngjitur shumë shkallë të jetës, duke merituar dhe titujt më te lartë shkencorë, ruante ende atë natyrën e tij të dikurshme: pastërtinë shpirtërore, fisnikërinë dhe dashurinë për njerëzit, mprehtësinë dhe inteligjencën natyrore, pa harruar modestinë, që për mendimin tim, kjo e fundit e zbukuron shumë njeriun. Urimet me te mira për ty, Murat dhe familjen tuaj!"

...Ja, këto ishin arsyet, se përse i shkrova këto radhë, duke kërkuar mirëkuptimin e lexuesve të tyre.

Tiranë, 6 tetor 2014


MURAT GECAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
NJË LETER E SHKURTËR PUBLIKE Z. NAIM TËRNAVES!Nga AGIM GASHI (10.06.2014)
A DO MUND TË HAPEN KISHA SHQIPTARE NË BALLKAN?Nga QAZIM TEPSHI (10.06.2014)
SI TË BËHEMI FOLËS TË MIRË TË GJUHËS SHQIPENga PETRIT MALUSHI (10.04.2014)
DERI KUR DO TË LEJOJNË ANËTARËSIA E LDK-së SJELLJET E DËMSHME TË KRYETARIT MUSTAFA DHE KLANIT TË TIJ?Opinion nga SAIM TAHIRAJ (10.04.2014)
SHQIPËRI - QEVERITARËT, MILIONA PËRFITIME TË PAMERITUARA SHTESË NË BORDE DHE KOMISIONE (10.04.2014)
JETA E ARBEN RISTANIT NË QELINË E BURGUT 313 (10.02.2014)
ARBEN RISTANI KA QENË AVOKAT I ILIR HOXHËS KUNDËR SALI BERISHËS (10.01.2014)
EQEREM ÇABEJ - DALIN DORËSHKRIMET E FUNDITNga SEIT MANSAKU (10.01.2014)
ITALI, PITTELLA - MË SHUMË BASHKËPUNIM, TAKIM ME KONSULLEN SHQIPTARE GERARTA ZHEJINga ELVANA BILALI (09.29.2014)
 NJI MIKRPITJE PLOT DASHNI E BUJARI TE BURRI I MALËSISË ZEQIR SADIK LUSHAJNga SELIM NËNGURRA (09.26.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lartë]