VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - 50 VJET EMOCIONE NË BUNDESLIGË

                                                                                      

E Premte, 05.17.2024, 06:55am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SPORT
 
50 VJET EMOCIONE NË BUNDESLIGË

E Enjte, 08.08.2013, 09:49pm (GMT+1)



Bundesliga shënon tashmë gjysëm shekulli nga krijimi i saj. Ajo që sot është një nga ligat më të forta në botë, ka patur një fillim të çuditshëm.

Bundesliga u themelua në vitin 1963, për të rregulluar një problem që fansave të futbollit sot mund tu duket i pabesueshëm: mungesës së profesionalizmit.

Në fillimin e shekullit të kaluar futbolli në Gjermani luhej vetëm në liga rajonale dhe më pas zhvilloheshin ndeshje midis fituesve rajonalë për të përcaktuar kampionin kombëtar. Gjermania Perëndimore fitoi Kupën e Botës në vitin 1954 dhe u quajt si "˜Mrekullia e Bernës'. Edhe lojtarët më të mirë në atë kohë ishin gjysëm profesionstë, të cilët stërviteshin vetëm dy herë në javë dhe bënin një punë tjetër për të jetuar.

"Mendoj se Hans Schäfer dhe unë kishim rrogat më të larta të lejuara nga Federata Gjermane e Futbollit. Ne merrnim 1250 marka. Unë nuk mund të paguaja as një apartament për familjen time," thotë sulmuesi legjendar i Hamburgut Uwe Seeler.

Nuk ishte e rastësishme që Këlni, klubi më profesionist në atë kohë, të fitonte Bundesligën e parë, ku u rendit para Meiderich SV ose siç quhet sot MSV Duisburg. Në fund të viteve 60' fituan titullin dy skuadra që për dekadat në vazhdim do të bënin historinë e Bundesligës: Bayern Munich dhe Mönchengladbach.

Epoka e parë e artë


Yjet e futbollit gjerman: Gert Müller dhe Franz Beckenbauer, tetor 1976

Shikueshmëria ishte e mirë në Budesligë në vitet e para, por popullariteti i ligës së re me paratë që gjeneroi, pati efekte pozitive ashtu si edhe negative. Në vitin 1971 kjo ligë pësoi një goditje të madhe për shkak të fiksimit të ndeshjeve. Dhjetra lojtarë, dy trajnerë dhe disa drejtuesh klubesh u pezulluan për një kohë të gjatë. Skandali mund të kishte qenë fatal për ligën e re, por fatmirësisht futbolli gjerman po hynte në epokën e tij të artë, pasi fitoi sërish Kupën e Botës në vitin 1974.

"Kur ishim duke udhëtuar përmes qytetit pasi fituam finalen në Mynih e kuptuam se çfarë kishim arritur. Qindra mijra njerëz bënin tifo për ne. Një gjë e tillë nuk kishte ndodhur më parë," kujton mesfushori i Mönchengladbach dhe Gjermanisë Rainer Bonhof.

Jo vetëm Bonhof por pjesë e atij ekipi ishin edhe Gerd Müller, Franz Beckenbauer, Sepp Maier, Paul Breitner, Günter Netzer, Jupp Heynckes e të tjerë lojtarë të talentuar.

Bavari vs. Gjermani

Në vitet 80' Bayern fitoi titullin 5 herë, ndërkohë që klubet e tjera zëvëndësonin njëri tjetrin dhe përpiqeshin të rrëzonin nga froni bavarezët. Rivali më i fortë i tyre ishte Hamburgu. Klubi i pasur nga Gjermania Veriore fitoi në vitin 1982 dhe 1983.

Uli Hoeness dhe sulmuesi i fuqishëm i Hamburgut Horst Hrubesch, ishin shembujt tipikë të futbollit gjerman. Shumë goditje në portë, por rrallë herë kombinime të bukura. Më pas në vitin 1989, Bundesliga pësoi një revolucion ashtu siç bëri e gjithë shoqëria gjermane pas rënies së Murit të Berlinit.


26..01. 1973

Tranzicioni i madh

Gjermania Perëndimore fitoi Kupën e Botës në 1990 dhe trajneri Franz Beckenbauer deklaroi se me më pas me ardhjen e lojtarëve nga Gjermania Lindore skuadra e tij do të ishte e pathyeshme. Ky parashikim nuk doli i vërtetë katër vjetë më vonë në SHBA në Kupën e Botës. Titulli i parë i kombëtares gjermane të bashkuar ishte Europiani i vitit 1996. Por në atë kohë klubet me të mira ishin në Itali, Spanjë dhe Angli.

"Paratë shënojnë gola" kjo ishte shprehaj që përdorej në botën e futbollit në vitet 90'.

Në këto vite në Gjermani rivali më i madh i Bayern ishte Borussia Dortmund, e cila fitoi titullin kampion në vitin 1995 dhe një vit më vonë fitoi edhe Kupën e Kampioneve. Në skenë doli edhe Kasierslautern e Shtutgart, por kundërshtari që duhej mundur mbetej gjithmonë Bayern.

"Është si një garë Formula 1. Ne parakaloheshim kund ndalonim në bokse, por më vonë ata duhet të bënin një gjë të tillë dhe më pas ne dilnim sërish në krye," thotë legjenda e Bayern Lothar Matthäus.

Rigjallërimi i Bundesligës


Nga ndeshja mes ekipeve: Borusia Dortmundit dhe Hamburgu, 17.06.1995

Në vitin 2000 Gjermania u skualifikua nga Kampionati Europian që në fazën e grupeve. Për shkak të pagesave të larta të lojtarëve dhe taksave të transfertave shumë klube rrezikuan falimentimin. Këto ishin ditë të errëta për futbollin gjerman, por gjithashtu edhe nisja e një fazë të re ku investimi u përqëndrua tek ekipet zinxhir. Falë këtij investimi janë krijuar futbollistë të klasit botëror si Bastian Schweinsteiger, Philipp Lahm, Mario Götze, Marco Reus dhe Thomas Müller.

Në sezonet e fundit trajneri i Borussia Dortmund, Jürgen Klopp dhe dy trajnerët e Bayern, Louis van Gaal dhe Jupp Heynckes, kanë krijuar taktika të shpejta loje, duke i dhënë një tjetër fytyrë futbollit gjerman që më parë njihej vetëm për portierë të mëdhenj dhe mbrojtësa të pakalueshëm.

Sezoni 2012-13 për Bayern ishte sezoni i rekordeve dhe gjthashtu rriti reputacionin e futbollit gjerman. Jo e rastësishme ishte edhe finalja tërësisht gjermane e Kupës së Kampionëve të këtij viti. Pra duket qartë se Bundesliga ka ndryshuar shumë që nga koha kur Uwe Seeler, përveç se duhet të luante futboll, i duhej të bënte një punë tjetër për të përballuar jetesën. (dw)
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
GOLF - TIGER WOODS ARRIN FITOREN E 79të TË KARRIERËSFiton në Firestone Country Club para Bradley e Stenson (08.05.2013)
PELE NË NJU JORKLegjenda e futbollit ka parashikuar një paraqitje të mirë për Brazilin gjatë Kupës së Botës vitin që vjen (08.01.2013)
KOMBËTARJA GJERMANE PËR FEMRA RRIT REKORDIN E SUKSESEVE NË FUTBOLL (07.30.2013)
NDESHJA E KUKËSIT NË UKRAINË - FUTBOLLISTËT NGA KOSOVA YLL HOXHA E BESAR MUSOLLLI MARIN SHTETËSINË E SHQIPËRISË (07.30.2013)
Facebook, GRANIT XHAKA - KAM DËSHIRË QË TA SHOH SHQIPËRINË NË BOTËRORIN 2014 (07.28.2013)
NDËRRON JETË FUTBOLLISTI LEGJENDAR BRAZILIAN (07.25.2013)
SHAQIRI ME BAYERNIN MPOSHTIN BARCELONËN (07.24.2013)
SHAKTHAR KARAGANDY - RIVALI I TURIT TJETËR PËR SKËNDERBEUN (07.24.2013)
RINIA NË DAGESTAN MES MUNDJES DHE TERRORIZMIT (07.22.2013)
CHRIS FROOME - FITUES I TOUR DE FRANCE (07.22.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lartë]