VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - TRASHËGIMIA E LOJRAVE OLIMPIKE

                                                                                      

E Premte, 05.17.2024, 06:34am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SPORT
 
TRASHËGIMIA E LOJRAVE OLIMPIKE

E Shtunë, 08.10.2013, 08:51pm (GMT+1)


Qyteti i Londrës po shënon përvjetorin e parë të Lojrave Olimpike të mbajtura atje, të cilat u konsideruan shumë të suksesshme. Zyrtarët thonë se përfitimet e premtuara afatgjata nga lojrat po shihen. Por siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës Al Pessin shumë njerëz që banojnë afër Parkut Olimpik ende po presin të shohin përfitimet.

Duket sikur ishte shumë kohë më parë kur njerëzit u grumbulluan në Parkun Olimpik, të veshur me ngjyrat kombëtare dhe të gatshëm për të brohoritur për sportistët e tyre të preferuar.

Tani, mbahen disa aktivitete në këtë park, por stadiumi dhe kulla ikonë qëndrojnë më shumë të heshtur prapa shtëpive në lagjen Stratford.  Është ndërtuar një qendër e re dyqanesh, por rruga High Street që ndodhet afër, duket gati po ashtu siç dukej para Lojrave Olimpike.

Steve ka jetuar në këtë zonë për 20 vite.

"Më parë ishte vend në ndërtim. Pastaj gjatë lojrave ishte si një park për festa. Dhe kur ikën të gjithë, ishte sikur cirku kishte braktisur qytetin."

Ndërtimi i shtëpive të reja dhe të shtrenjta nuk i ka bërë përshtypje shumë banorëve lokalë, të cilët janë të zhgënjyer në lidhje me trashëgiminë e premtuar të Olimpiadës.

"Janë krijuar shumë të ardhura, por ai ishte një rast. Pra, në planin afatgjatë, unë nuk mendoj se kjo zonë përfitoi", thotë Maria.

"Ka sjellë shumë vende pune, por të shohim se si do të jetë gjendja pas 5 ose 10 vitesh."

Ai ka të drejtë, sipas profesorit Allan Brimicombe i Universitetit East London, i cili ka studiuar "efektin olimpik" për disa vite.

"Do të vijë por nuk do të jetë e menjëhershme. Dhe ato lloje përfitimesh rriten gradualisht. Përgjegjësia është e politikanëve, të sigurohen se përfitimet nga kjo të merren me të vërtetë" , thotë Frances.

Një nga politikanët kryesorë me atë përgjegjësi është kryebashkiaku i Londrës, Boris Johnson. Ai thotë se qyteti ka filluar të përfitojë nga Lojrat Olimpike.

"Mendoj se pjesërisht është për shkak të Lojrave Olimpike dhe Paralimpike që ne po shohim atë që unë mendoj është një rritje e padiskutueshme mirëbesimi dhe optimizmi rreth investimit në Londër."

Zyrtarët thonë se ka patur mbi 15 miliardë dollarë investime që kanë krijuar vende pune,  të lidhuru direkt me Lojrat Olimpike, dhe më shumë do të pasojnë.

Dhe nuk do të ishte e drejtë të thonim se të gjithë në lagjen ku u mbajtën Lojrat janë skeptikë.

"Do të thoja se është një ndikim pozitiv, sepse sikur e zhvilloi zonën.

"Është mirë për të gjithë, thjeshtë fantastike."

Për disa, aureola e Olimpiadës mbetet ndërsa ata presin përfitimet e premtuara nga organizuesit dhe politikanët.

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
OLIMPIADA BOTËRORE E ATLETIKËS SË LEHTË, MOSKË 2013 - EDNA KIPLAGAT FITOI MEDALJEN E PARË TË ARTË (08.10.2013)
MUTKO - S'KA ARSYE PËR SHQETËSIME PËR OLIMPIADËN NË RUSI (08.09.2013)
50 VJET EMOCIONE NË BUNDESLIGË (08.08.2013)
GOLF - TIGER WOODS ARRIN FITOREN E 79të TË KARRIERËSFiton në Firestone Country Club para Bradley e Stenson (08.05.2013)
PELE NË NJU JORKLegjenda e futbollit ka parashikuar një paraqitje të mirë për Brazilin gjatë Kupës së Botës vitin që vjen (08.01.2013)
KOMBËTARJA GJERMANE PËR FEMRA RRIT REKORDIN E SUKSESEVE NË FUTBOLL (07.30.2013)
NDESHJA E KUKËSIT NË UKRAINË - FUTBOLLISTËT NGA KOSOVA YLL HOXHA E BESAR MUSOLLLI MARIN SHTETËSINË E SHQIPËRISË (07.30.2013)
Facebook, GRANIT XHAKA - KAM DËSHIRË QË TA SHOH SHQIPËRINË NË BOTËRORIN 2014 (07.28.2013)
NDËRRON JETË FUTBOLLISTI LEGJENDAR BRAZILIAN (07.25.2013)
SHAQIRI ME BAYERNIN MPOSHTIN BARCELONËN (07.24.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lartë]