VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - BOKSIERI BRITANIK NË GJENDJE KRITIKE

                                                                                      

E Hënë, 04.29.2024, 04:47am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SPORT
 
BOKSIERI BRITANIK NË GJENDJE KRITIKE

E Hënë, 09.15.2014, 09:25am (GMT+1)



Boksieri britanik, Jerome Wilson, është në gjendje kritike në spital ku i është nënshtruar një operimi në kokë pas lëndimeve që mori në humbjen e pësuar nga kamerunasi Serge Ambomo, të premten mbrëma në Sheffield të Anglisë. Lajmin e ka bërë të ditur kompania promovuese e Wilsonit, Coldwell Boxing.

"Jerome Wilson për fat të keq ka pësuar lëndime të rënda gjatë luftës së tij në Sheffield të premten. Pas operimit në tru për t'i shpëtuar jetën, ai aktualisht është në gjendje kritike në spital. Periudha e Jeromet për t'u rikuperuar nga lëndimet do të kërkojë kohë të pacaktuar dhe qartë se karriera e tij ka mbaruar", është thënë nga Coldwell Boxing.

Wilson ka pësuar nokaut në raundin e gjashtë në meçin e kategorisë velter me Ambomon, ndërsa kishte pësuar nokdaun në raundin e dytë. Boksieri nga Sheffieldi ka marrë ndihmën në ring para se të dërgohej në spital. Ambomo pasi nokautoi Wilsonin u ul në gjunjë dhe e përqafoi në kokë atë, në padijeni për lëndimet serioze të tij.

Për Ambomon ishte fitorja e dytë ndaj Wilsonit dhe e katërta në karrierë. Ai më vonë ka kërkuar falje për gjestin e bërë në meçin e së premtes. Wilson në boksin profesionist ka debutuar në shkurt të vitit 2010, ndërsa para meçit kishte bilanc prej tetë fitore e dy humbje.
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
SHBA - FITUESE E KUPËS BOTËRORE NË BASKETBOLL (09.15.2014)
BOKS - TAKIMI KLITSCHKO-PULEV SHTYHET PËR 15 NËNTOR (08.28.2014)
MAJLINDA KELMENDI SËRISH KAMPIONE E BOTËS (08.26.2014)
HAMILTON THOTË SE ROSBERG E GODITI ME QËLLIM (08.25.2014)
UEFA - NUK DO TË NJIHEN NDESHJET E EKIPEVE TË KRIMESË NË RUSI (08.23.2014)
KOMERCIALIZIMI I BUNDESLIGËS (08.22.2014)
ADNAN JANUZAJ - E NDJEJ PRESIONIN QË MË JEP FANELLA E TË MADHIT GIGS (08.18.2014)
SHKËLZEN GASHI SHËNON SËRISH PËR BAZELIN - 4 GOLA NË 6 NDESHJE (08.18.2014)
EKIPI I ËNDRRAVE TË BASKETBOLLIT E ANULON VIZITËN NË AFRIKË (08.16.2014)
MUSTAFI KUSHTON 50 MILIONË EURO (08.10.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]