KIMETTO - REKORD BOTËROR NË MARATONËN E BERLINIT
E Djelë, 09.28.2014, 02:38pm (GMT+1)
Vrapuesi nga Kenia, Dennis Kimetto, ka shënuar rekord botëror duke fituar Maratonën e Berlinit për dy orë e dy minuta e 57 sekonda.
Kimetto, 30 vjeç, ka mundur për 26 sekonda rekordin e mëparshëm prej dy orësh e tre minuta e 23 sekonda, të arritur nga keniani Wilson Kipsang, vitin e kaluar në Berlin.
Rreth 40,000 vrapues nga 130 vende kanë marrë pjesë në garën e sivjetme.
www.voal-online.ch
|