Atmosferë e jashtëzakonshme dhe yje ndërkombëtare të futbollit, të cilat
nuk i sheh përditë. Fansat e futbollit në Gjermani mund t'u gëzohen
dueleve të ekipeve të tyre në Ligën e Kampionëve, e cila fillon këtë të
martë. Në Dortmund vjen këtë të martë (16.09.2014) një kundërshtar tani
më i njohur, pasi që Borusia dhe Arsenali janë takuar në tri edicionet e
fundit në Ligën e Kampionëve. Për ekipin londinez luajnë edhe gjermanët
Per Mertesacker, Mesut ëzil dhe Lukas Podolski. Gunners kanë fituar
vitin e kaluar në Dortmund me rezultat 1:0. "Ne sërish duam të fitojmë
dhe jemi të bindur se mund ta arrijmë këtë", theksoi Mertesacker.
Arsenali nuk ka humbur në 14 ndeshjet e fundit zyrtare dhe do ta
vazhdojë këtë trend edhe në Ligën e Kampionëve. Por edhe Dortmundi është
në formë të mirë, në veçanti pas kthimit të Shinji Kagawa nga Mançester
Junajtedi. "Ne jemi gati", thotë trajneri Jürgen Klopp.
Monako vështirë të parashikohet
Traineri i Leverkusenit Roger Schmidt
Në Ligën e Kampionëve me ambicje të mëdha starton edhe lideri
aktual i Bundesligës, Bayer Leverkuzen, i cili do të jetë mysafir i AS
Monako. "Ne jemi të vetëdijshëm për aftësitë tona dhe do ta sulmojmë
kundërshtarin", thotë aktualisht lojtari më i mirë e Leverkuzenit, Hakan
Calhanoglu. Këto qëndrime i ka edhe trajneri Roger Schmidt: "Loja e
barabartë nuk është në filozofinë e lojës sonë. Ne duam fitoren", thotë
47 vjeçari. Monako së bashku me Benfikën është kundërshtari më i fortë i
Bajerit në grupin C. Oligarku rus Dmitri Rybolovlev ka investuar në
Monako 180 milionë euro. Por duket se ekipi ende nuk e ka kompenzuar
largimin e dy yjeve nga Kolumbia: James Rodriguez (ka kaluar në Real
Madrid) dhe Falcao (kaloi në Mançester Junajted). Pas pesë ndeshjeve,
Monako është në pozitën e parafundit në Francë. Por Bajeri e kupton
seriozisht këtë ndeshje. "Fitorja në Monako do të ishte një Big Point",
thotë portjeri i Bajerit Bernd Leno.
Lahm dhe Bajerni të gatshëm
Kapiteni i FC Bajern Philipp Lahm deshiron ta mundë Realin e Madridit
Kapiteni i Bajernit të Mynihut Philipp Lahm dhe kolegët e tij
janë të etur për fitore të reja në Ligën e Kampionëve. "Dua ta fitoj
edhe një herë këtë kupë", thotë Lahm i cili mendon se Real Madridi edhe
këtë vit do të jetë një ndër favoritët kryesorë. Bajerni do të ketë një
grup shumë të vështirë. Në ndeshjen e parë pret Mançester Sitin, i cili
vitin e kaluar e ka fituar titullin në Angli.
"Bajerni është i fortë, por edhe ekipi im ka mjaft karakter dhe
kualitet, për të fituar në Mynih", thotë trajneri Manuell Pellegrini.
Bajerni dhe Maçerster Siti njihen mirë, sepse ata janë ndeshur disa herë
në vitet e fundit në Ligën e Kampionëve. Bajerni ka humbur se fundi dy
herë nga ky ekip, por në momentet kur kishte siguruar vendin e parë dhe
kualifikimin në garat e mëtutjeshme. Humbja eventuale këtë të mërkurë do
të kishte pasoja shumë më të rënda.
Shalke e dobët
Fillimi i Ligës së Kampionëve për Shalke 04 vjen në një moment të
pavolitshëm, pasi që ndeshjen e fundit në Bundesligë e ka humbur nga
Borusia Mënhengladbah me rezultat 1:4. Ndërkohë që kundërshtari do të
jetë ekipi më i fuqishëm aktualisht në Angli, Çelsi, i trajnerit Jose
Murinjo. Çelsi prin tabelën në Angli. në veçanti po shkëlqen sulmuesi
Diego Costa, me të cilin Shalke mund të ketë probleme të mëdha.