E Enjte, 05.02.2024, 11:14pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SPORT
 
Futboll: Kosova pjesëmarrje ndërkombëtare?
E Shtunë, 11.14.2009, 01:43pm
Kosova do t’i parashtrojë FIFA-s argumentet juridike që i hapin rrugë përfshirjes së futbollit kosovar në garat ndërkombëtare. Takimi i radhës do të mbahet më 25 nëntor.
Federata e Futbollit të Kosovës, më 25 nëntor do të zhvillojë takimin e dytë zyrtar me drejtuesit e Federatës Botërore të Futbollit (FIFA), ku do t’i parashtrojë argumentet juridike lidhur me mëvetësinë e saj si federatë dhe mundësitë për anëtarësim në këtë mekanizëm ndërkombëtar të futbollit.

Agim Ademi, nënkryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), thotë se takimi do të zhvillohet në nivel sekretarësh, ndërkohë që në delegacionin kosovar do të ketë edhe ekspertë juridik, të cilët janë njohës të mirë dhe të lidhur ngushtë me çështjen e futbollit kosovar.

“Sekretari gjeneral i Federatës së Futbollit të Kosovës, Eroll Salihu, do të takohet me Zheron Ualk, sekretar i FIFA-s dhe do ta sqarojmë në segmentin juridik që ne kemi qenë federatë, ose Lidhje Futbollistike e Kosovës, siç është quajtur atëherë, e cila ka qenë pjesë e Federatës së Jugosllavisë”.

“Pikënisja do të jetë nga aty ku federata e futbollit ka qenë element konstituiv edhe atëherë i Federatës së ish-Jugosllavisë dhe asnjëherë nuk ka qenë anëtare ose degë e Federatës së Serbisë”,
shpjegon Ademi.

Zoti Ademi thekson se Federata e Futbollit të Kosovës do t’ia shtrojë Federatës Botërore të Futbollit argumentin se futbolli kosovar ka qenë i shkëputur që nga viti 1989 nga Federata Jugosllave e Futbollit.
Albert Bunjaku thirret nga Hicfeldi në kombëtaren zvicerane
E Enjte, 11.12.2009, 06:24pm

Voal-online –Njëzetepesëvjeçari Albert Bunjaku është ndodhur dje përballë një rrebeshi shkrepjesh të aparateve fotografike të mediave tek dilte nga Hotel Intercontinental i Gjenevës.

 

„Ka tri javë që nuk kam folur me askënd që zotëri Ottmar Hitzfled më ka thirrur. Dhe tani ndjehem i prekur nga praniar e mediave,“ tha sulmuesi i Nyrnbergut përballë gazetarëve të televizioneve, radiove dhe gazetave dhe një morie fotografësh e kameramanësh. Të gjithë kanë ardhur për Albert Bunjakun, të cilin deri para disa javësh pothuaj askush në Zvicër nuk e njihte.

 

Fakti që ai ka bërë katër gola në kampionatin federal gjatë kësaj vjeshte, fakti që ka pasaportë zvicerane, bënë që ai të thirrej nga traineri i kombëtares zvicerane.

 

„Kjo është si një ëndërr. Kaq shpejt kanë ndodhur gjërat. Në mënyrë të pabesueshme!“ – thotë Bunjaku.

 

Ai është i vetëdijshëm se ndodhet përballë një prove vendimtare të shtunën në ndeshjen miqësore me kombëtaren norvegjeze.

 

„Do të luaj me gjithë shpirt. Dhe, natyrisht, qëllimi im është Kampionati Botëror,” thotë babai i Dionit dyvjeçar.
Tajson sërish në burg, ka goditur një paparac
E Enjte, 11.12.2009, 06:00pm

Ish kampioni i botës ka goditur një fotograf që donte ta fotografonte djalin 10 muajsh të tij në aeroportin e Los Anxhelosit

Voal-online –Telashe të reja për Mike Tyson. Ish kampioni i botës në boks është arrestuar në aeroportin e Los Anxhelosit pas një grindjeje me një fotograf. Paparaci ka treguar se Iron Mike (Majku i Çeliktë), i cili dikur paraqitej “si njeriu më i keq në fytyrë të tokës”, ia ka dhënë një grusht. Dhe fotografi është shtruar menjëherë në spital, duke pasë pësuar një çarje të fortë në ballë. Tani boksieri duhet të përgjigjet për incidentin.

 

Sipas Los Angeles Times, fotografi e ka provokuar boksierin, i cili ka kundërvepruar me grusht në fytyrë. Zëdhënësi i Tyson ka treguar se bokserieri, që po udhëtonte me gruan dhe me fëmijën 10 muajshe, ishte përpjekur ta mbronte fëmijën nga shkrepjet fotografike. “Janë një mori versionesh të fakteve,” ka pranuar policia.

 

Tyson ka pasur sivjet një vit të vështirë: në maj ka humbur vajzën 4 vjeçe, viktimë e një incidenti shtëpiak, fëmija po luante pranë një mjeti sportiv në palestrën e babait, kur ka mbetur e kurthuar në një rrip dhe është mbytur, duke iu zënë fryma.

Në Greqi atentat kundër klubit të futbollit
E Enjte, 11.12.2009, 05:17pm

 

Është i dyti në javët e fundit

Voal-online –Shpërthimi i një mjeti artizanal ka ndodhur sot në mëngjes, para një zyre të klubit të skuadrës së futbollit Panathinaikos.

 

Atentati, ndodhur në Athinë, ka provokuar dëme të mëdha përjashta ndërtesës, por pa lënë viktima.

 

Shpërthimi i fortë ka ndodhur në orën 5:00 me orën greke, ose 4:00 me orën tonë. Është atentati i dytë kundër një klubi të Panathinaikosit, në Athinë, i ndodhur javët e fundit.

 

I njëjti sulm ka ndodhur edhe kundër klubit të Olympiakosit. Askush nuk e ka marrë ndonjëherë përsipër.

 

Klose në karantinë nga virusi A/H1N1
E Enjte, 11.12.2009, 04:27pm

 

Ende nuk është e qartë nëse do të jetë në gjendje të luajë në ndeshjen miqësore të Gjermanisë me Bregun e Fildishtë, të mërkurën e ardhshme.

 

Ekipi i Bayernit ka njoftuar se sulmuesi Miroslav Klose dhe familja e tij janë vënë në karantinë, pasi binjakët e tij janë sëmurë nga gripi i derrit.

Klose dhe bashkëshortja e tij, Silvia, janë nën mbikqyrje dhe ende nuk është e qartë nëse do të jetë në gjendje të luajë në ndeshjen miqësore të Gjermanisë me Bregun e Fildishtë, të mërkurën e ardhshme.

 

Vetëvritet Robert Enke
E Enjte, 11.12.2009, 09:31am
Portieri gjerman, Robert Enke, i cili pritej të ishte pjesë e skuadrës gjermane për Kupën Botërore, verën e ardhshme, ndërroi jetë pasi u godit nga treni në një udhëkryq pranë shtëpisë së tij.

Policia gjermane konfirmoi se portieri 32-vjeçar i Hanoverit ka bërë vetëvrasje, duke u hedhur nën tren.

Edhe Jorg Neblung, një mik i afërt dhe këshilltar i Enkes, tha se ky i fundit kishte vrarë veten. “Unë mund të konfirmoj se ishte vetëvrasje”, tha ai.

Enke ishte portier i kombëtares gjermane dhe do ta mbante këtë pozicion edhe gjatë kampionatit botëror të vitit të ardhshëm në Afrikën e Jugut.

Qindra tifozë të Hanoverit u tubuan para stadiumit të klubit, ku ndezën qirinj dhe vendosën kurora me lule.

Menaxheri i kombëtares gjermane të futbollit, Oliver Birhof, tha se gjithë ekipi ishte i tronditur.

Vajza e Enkes, Lara, ka vdekur më 2006, nga një sëmundje e rallë në zemër.

Mbrojtësi gjerman ka lënë pas vetes gruan, Teresën, dhe vajzën tetëmuajshe, të cilën çifti e kishte adoptuar në maj të këtij viti.

 

Martin Kind, presidenti i ekipit gjerman të kategorisë së parë Hannover 96, portier i të cilit ishte Enke:

 

 

 

Xhavit Bajrami përgatiet me yjet holandeze
E Martë, 11.10.2009, 11:05pm

 

Kikboksieri kosovar, Xhavit Bajrami është në përfundim e sipër të përgatitjeve për meçin e radhës, në të cilin do të mbroj titullin e kampionit të botës në kikboks, në versionin IKSA (International Kick-boxing Sport Asociation

 

“Xhentëlmeni” shqiptar i ringut, siç njihet ndryshe Bajrami, ka tri javë që i ka filluar përgatitjet në Amsterdam të Holandës dhe është para përfundimit të tyre. Ai ka punuar vazhdimisht, së bashku, me emrat e njohur të kikboksit botëror dhe nën një regjim strikt të stërvitjeve. Tejron Spong, Hari Hoft, Rene Roze janë vetëm disa nga emrat që po i ndihmojnë Bajramit, të jetë sa më i gatshëm për meçin e 21 nëntorit kundër francezit Fredi Kemajo, i cili do të zhvillohet në palestrën e vogël të Qendrës së Rinisë dhe Sportit në Prishtinë. Në tri javët e para të përgatitjeve Bajrami ka pasur nga dy-tri stërvitje fizike në ditë, derisa prej sot e deri para meçit do të ketë disa sparing meçe me partnerët e tij holandez. Në vitin 2004 Bajrami e kishte fituar titullin e parë të botës në Prishtinë, kur e kishte mposhtur Peter Grahamin e Australisë, kurse titullin aktual të fituar në fillim të këtij viti do ta mbrojë sërish në kryeqytetin e Kosovës. RTK është sponsor medial i këtij aktiviteti.

 

 

Dejvid Hej mund Nikolaj Valuevin
E Djelë, 11.08.2009, 11:39am

 

Boksieri britanik Dejvid Hej ka fituar titullin e kampionit botëror në kategorinë super të rëndë në versionin WBA pasi që mbrëmë në Nyrnberg të Gjermanisë ka mundur rusin Nikolaj Valuev.


Hej ka fituar titullin në takimin që është zhvilluar në 12 raunde dhe që është vendosur nga gjykatësit.


Dejvid Hej deri tash ka zhvilluar 24 takime, prej të cilave 23 i ka fituar.

 

Zidan: Ronaldo është futbollisti më i mirë për momentin
E Shtunë, 11.07.2009, 09:40am

 

Legjenda e Realit të Madridit, Zinedin Zidan, i cili tash është në rolin e ambasadorit të këtij klubi, ka lavdëruar yllin portugez, Kristiano Ronaldo, të cilin e ka vlerësuar si futbollistin më të mirë në ditët e sotme

 

"Kristiano ishte i destinuar për të ardhur në Real Madrid. Ai është lojtar i përsosur për këtë klub.

 

 Ai është yll, si asnjë tjetër në botën e sotme të futbollit. Madje, as miku im Dejvid Bekam nuk mund të konkurrojë me atë", ka pohuar Zidan, i cili më pas ka komentuar shkurtimisht edhe rolin e tij të ri në Real. "Që kur kam përfunduar karrierën si futbollist kam ëndërruar se do të kthehem në ndonjë rol tek ky klub.

 

Reali ka luajtur një rol të madh në jetën time. E njoh futbollin dhe njoh shumë njerëz në botën e futbollit. Kur Florentino Perezi më ftoi, nuk mendova shumë për ta pranuar rolin e ambasadorit të klubit madrilen”, ka nënvizuar Zidan.

 

 

 

Vokrri: Takim konstruktiv në FIFA
E Enjte, 11.05.2009, 07:19pm

 

Në zyrih të Zvicrrës sot është mbajtur takimi zyrtar në mes të drejtuesve të lartë të Federatës Botërore të Futbollit (FIFA) dhe delegacionit të Federatës së Futbollit të Kosovës.

Përfaqësuesit kosovarë në këtë takim kanë kërkuar pranimin e FFK-së, me të drejta të plota, në FIFA dhe UEFA, legalizimin e lëvizjes së lirë të futbollistëve të Kosovës, lejimin e zhvillimit të ndeshjeve miqësore të kombëtares kosovare me kombëtaret e vendeve tjera dhe pjesëmarrjen në garat ndërkombëtare të klubeve nga Kosova.

Fadil Vokrri, kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës, ka thënë për radion Evropa e Lirë se takimi ka qenë konstruktiv dhe se ka marrë premtime nga kreu i FIFA-s se deri në muajin dhjetor, kur do të takohet Komiteti Ekzekutiv i FIFA-s, do të gjendet një zgjidhje për çështjen e lëvizjes së lirë të futbollistëve kosovarë dhe do të shqyrtohen edhe kërkesat tjera të FFK-së.


Në këtë takim ishin të ftuar edhe përfaqësues të Federatës së Futbollit të Serbisë, por ata nuk morën pjesë.

  » FIFA takim me Federatën e Kosovës
  » Formula Një: Tojota tërhiqet
  » 85 vjet sport kombëtar: Shuk Radoja, Rrok Radoja, Luigj Radoja, Renato Radoja, Terezina RadojaNga Besnik Dizdari
  » Nga janari Deivid Bekam do të jetë lojtar i Milanit
  » Valbona, orteku i basketbollit shqiptar
  » Serena Uilliams merr zemër të flasë: Tenisi dhe vrasja e motrës sime
  » Drilona medalje të artë në Kampionatin Evropian
  » Ekzekutohet në grup një ekip futbolli
  » Hani sfidoi me sukses OwusuNga Latif Mehmeti, INA
  » Boksieri Kreshnik Qato ruan titullin kampion bote



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lart]