VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - ORGANIZATAT DHE KLUBET E REJA DERI NË KUVENDIN SHQIPTAR NË ZVICËRNga BRAHIM AVDYLI

                                                                                      

E Martë, 05.14.2024, 11:14am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
ZVICRA
 

ORGANIZATAT DHE KLUBET E REJA DERI NË KUVENDIN SHQIPTAR NË ZVICËR

Nga BRAHIM AVDYLI


E Premte, 06.03.2011, 07:28am (GMT+1)

Autori, Gëzim Ajgeraj dhe Muharrem Blakaj, në një tubim në St.Gallen

Periudhën në të cilën u konstitua pushteti i Kosovës së re ne nuk do ta përfshijmë në këtë shkrim. Ky shkrim do të merret me shqiptarët në Zvicër.

Pas luftës, në bazë të përkatësisë fetare, mërgata shqiptare do të ndahet në dy grupe kryesore. Grupin më të madh e luan komuniteti islamik, që ndahet në dy nëngrupe: sheit dhe sunit, apo siç i thonë: hoxhallarët dhe dervishlerët. Nëngrupi i parë ndahët në xhami të veçanta, nëpër kantonet e Zvicrës, që veprojnë unanimisht, pa e lënë anash faktin se disa imam të veçantë i kundërvihen politikës shtetërore të shtetit apo kantonit në të cilën janë krijuar, ndërsa nëngrupi i dytë në teqe ose përfaqësuesit e teqeve. Këtu janë përfshirë pjesa më madhe e muslimanëve, pa marrë parasysh se prej kah janë ardhur në Zvicër.

Ate e shohim të organizohet në këto xhami: 1) Muslimischer Verein/ Hochfeldstrasse 117/3009 Bern /Imami: Mustafë ef. Memeti; 2) Islamisch-Albanischer Verein (Bashkësia Islame Shqiptare) "Ikre"/ Morgenstr. 148/3018 Bern-Bümpliz/ Imami: Sali ef. Ibrahimi; 3) Bashkësia Kulturore Islamo-Shqiptare/ Madretschstrasse 64/2503 Biel-Bienne/ Imami: Feran ef. Vaiti; 4) Bashkësia Islame Langental/ Bützbergerstr. 101/4900 Langenthal; 5) Albanische Vereinigung/ Gotthelfstrasse 44/3400 Burgdorf; 6) Schweizerische Islamische Glaubensgemein "Ulumoschee"/ Hofmattstr. 21/3360 Herzogenbuchsee; 7) Islamischer Kulturverein IKRE/ Unterdorfstrasse 45/3612 Steffisburg; 8) Islamische Kulturzentrum/ Freiburgstr. 20/3280 Murten/Imami: mr. Shemsedin ef. Ismaili; 9) Association Cult. Islamique Albanais/ Ch. des Rosiers 1/1700 Fribourg; 10) Qendra Islame Shqiptare/ Rue de Vevey 218/1630 Bulle/ Imami: Ramadan Shabani; 11) Islamische Glaubensgemeinshaft/ Langendorfstrasse 2, Postfach 232,/ 4513 Langendorf/ Imami:Ismail ef. Raqipi; 12) Islamischer Verein/ Bleichstrasse 5/4632 Trimbach; 13) Bashkësia Shqiptare Islame/ Mainstrasse 6/2540 Grenchen; 14) Islamischer Verein/ Studaherstrasse 11/5416 Kirchdorf; 15) Islamischer Verein-Brugg/ Aarauerstrasse 96 b/5200 Brugg; 16) Qendra Kulturore Islame "Ardhmëria"/ Niderlenzestr. 29/5600 Lenzburg; 17) Kultur Islamischer Verein/ Im Zinggen 44/5076 Bözen/Imami: Alit ef. Aliti; 18) Weisse Mosche (Xhamia e Bardhë)/ Untere Brühlstrasse 21/4800 Zofingen /Imami: Nehat ef. Ismaili;19) Albanische - Islamische Gemeinschaft/ Hauptstrasse 3/5734 Reinach; 20) Qendra Kulturore Islame "Paqa"/ Alsbachstr. 31/5734 Reinach/Imami: Bekim Bajrami; 21) Albanischer Verein/ Haltingerstrasse 96/ 4058 Basel/Imami: Bunjamin ef. Azizi; 22) Kulturverein "Paqa"/ Schönaustrasse 65/4058 Basel; 23) Islamische Gebetsraum "Drita"/Rührbergweg 7/4133 Pratteln; 24) "Kandil" Verein/ Oristalstr. 85/4410 Liestal; 25) Islamischer Verein/ Pumpwerkstr. 26/8105 Regensdorf/ Imami: Ferit ef. Zekiri; 27) Schweiz.-Islamischer Verein/ Im Werd 6/8952 Schlieren; 28) Albanisch-Islamischer Kulturverein/ Bahnhofstr. 207/8620 Wetzikon/Imami: Fexhri ef. Muhameti; 29) Islamisch-Albanischer Verein/ Mattenbachstr. 8/8400 Winterthur/Imami: Ismail ef. Halili; 30) Islamisch - Albanischer Verein/ Kronaustrasse 6/8404 Winterthur/ Imami: Imran ef. Ahmeti; 31) Albanische- Islamische Gemeinschaft/ Rautistrasse 58/8048 Zürich/ Imami: Nebi ef. Rexhepi; 31) Islamisch Albanische Gemeinschaft/ Obfeldenstrasse 39/8910 Affoltern am Albis/Imami: Shefit ef. Beluli; 32) Islamischer Verein/ Almansteistrasse 34/ 8181 Höri/Imami: Bilall ef. Tahiri; 33) Islamisch-Albanische Gemeinschaft/ Ifangstr. 1/8603 Schwarzenbach; 34) Islamischer Verein/ Seestr. 159/8820 Wädenswil; 35) Jugendkulturzentrum "Taqwa"/ Schwamendigenstr. 112/8051 Zürich/Imami: Faredin ef. Bunjaku; 36) Bashkësia Islame/ Engelwisstr. 8/8180 Bülach; 37) Stiftung der Islamischen Jugend/ Seebacherstrasse 67/8052 Zürich 1); 38) Limattaler Verein Suna/ Lövenstr.11/8953 Dietikon;39) Verein Moschee/ Heltswilerstr. 13/9214 Kradolf-Schönenberg; 40) Islamische Gemeinschaft/ Rapihard 5/8253 Diessenhofen; 41) Islamische Gemeinschaft/ Postfach 183/ 8590 Romanshorn/Imami: Taxhedin ef. Misimi; 42) Islamische Gemeinschaft/ Gewerbestrasse 3/8500 Frauenfeld /Imami: Sami ef. Misimi; 43) Islamischer Kulturzentrum "EL-NUR- Das Licht"/ Moosweg 11/9470 Buchs; 44) Islamische Gemeinschaft/ Herisauerstrasse 52/9015 St. Gallen 2/Imami: Rrahim ef. Hasani; 45) Islamischer Verein/ Titlistrasse 3 a/ 9500 Wil3 /Imami: mr. Bekim ef. Alimi; 46) Albanisch-Islamischer-Verein/ Schartenstrasse 24/ 9445 Rebstein/ Imami: Nimetullah ef. Beqiri; 47) Xhamia Rorschach "IKRE-LEXO-LESEN"/ Industriestrasse 40b/9400 Rorschach/Imami: Alivebi ef. Mediu; 48) Islamische Gemeinschaft/ Büelfuchs 51/9474 Buchs; 49) Islamische Gemeinschaft/ Maltinastrasse/8890 Flums; 50) Islamische Gemeinschaft "Mekka"/ Rheinweg 1/8200 Schaffhausen/Imami: Jusuf ef. Xheladini; 51) Islamisch Albanische Gemeinschaft/ Molliserstr. 1/8752 Näfels/Imami: Ali ef. Iljazi; 52) Islamischer Kulturverein/ Sonneggstr. 16/ 6410 Goldau/Imami: Rexhep ef. Gurgurovci; 53) Bashkësia Islame Shqiptare/ Breitenstr. 21/ 8852 Alterndorf/Imami: Arben ef. Kokale; 54) Islamische- Albanische Gemeinschaft/ Sedelstrasse 7/6020 Emmenbrücke/Imami: Kerim ef. Sadiku; 55) Shoqata Kulturore "Mëshira"/ Baselstr. 61a/6003 Luzern; 56) Islamischer Verein/ Lettenstr. 11/6343 Rotkreuz; 57) Cultur. Islamique des Balkanaise/ Rue des Runquoz 10/1950 Sion/Imami: Etem ef. Aliti; 58) Albanisch Islamisches Kulturzentrum/ Postfach 39/3930 Visp; 59) Qendra Islame në Yverdon/ Rue de Lausanne 2/1400 Yverdon Les-Bains; 60) Islamique Albanais de Lausanne/ Ch. de la Colline 7/1007 Lausanne/Imami: Abdullah ef. Thaçi; 61) Centre Islamique/ Rue Centrale 3/1022 Chavannes-pres Renens/Imami: Llokman ef. Nebiu; 62) Qendra Islame Kulturore Shqiptare-Centre Culturel Islamique Albanais "Dituria"/12, rue du Nant-d'Avril/1214 Vernier etj.

Sa i përket misionit katolik të shqiptarëve, mund të përmendim Misionin katolik Shqiptar në Zvicrën Lindore (Don Franë Kolaj, Fischingerstrasse 66, 8370 Sirnach), Misionin katolik "Nënë Tereza" (Dr. Mikel Sopi, Laurenzenvorstadt 85, 5000 Aarau) dhe Misionin katolik Shqiptar i Lucernit (Rodteggstrasse 6, 6005 Luzern). Me këto vijnë shoqëritë kulturore, si psh. SHKA "Shqiponja"/LU dhe Ansambli "Arbëresha"/SG4, ku udhëheqës i saj është Lulëzim Saliquni, në adresën e dhënë më lartë, te Misioni katolik Shqiptar në Sirnach. Në çdo aktivitet shqiptar ajo e jep kontributin e saj. Posaçërisht vlejnë të përmenden fëmijët e organizuar.

Populli shqiptar ka mbetur në mjegull, pa ditur se çka dëshiron të zgjedhë. Lëviz nga bindjet e veta fetare deri te partitë rajonale, por nuk e gjënë të zgjidhur mirë çështjen kombëtare. Ai iu shkon prapa partive politike të Kosovës, Maqedonisë dhe të ish- Jugosllavisë, qofshin ato të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK); Partisë Demokratike të Kosovës (PDK); Aleancës për Armërinë e Kosovës (AAK); të Lidhjes Demokratike të Dardhanisë (LDD); të Aleancës së Kosovës së Re (AKR) dhe të Lëvizjes për Vetvendosje (LV); deri te shoqatat fetare. Ka mjaft të pakënaqur me organizimet shqiptare, apo nga propaganda e mangët dhe e njëanshme, të cilët janë zhgënjyer e nuk veprojnë ose janë kyqur në rrjedhat politike zviceriane.

Dallim nga këto rrjedha, si qendër shqiptare pa dallime rajonale, fetare apo partiake bënë Universiteti Popullor Shqiptar i Gjenevës (Université Populaire Albanaise, Rue de Lyon 112, Case Postale 593, 1211 Genève 13), i cili, e bënë përgatitjen jashtëshkollore të shqiptarëve rreth inkuadrimit të tyre. Përveç Ambasadës së Republikës së Shqipërisë, në Bern (Portalesstrasse 45 A, 3074 Muri b. Bern), tani me Ambasador të Shqipërisë, Mehmet Elezin, është hapur Misioni i Përhershëm i Republikës së Shqipërisë në Gjenevë (Rue de Mole, 1201 Genève ); Misioni i OKB-së nga Maqedonia (Rue de Lausanne 143, 1202) Genève; dhe Ambasada e Republikës së Kosovës, me Ambasador të saj, z. Naim Malaj (Embassy of the Republik of Kosovo, Amthausgasse 3, 3011 Bern), me Kosullatën e Republikës së Kosovës në Cyrih (Consulate of the Republic of Kosovo, Hohlstrasse 610, 8048 Zürich), dhe Konsullatën e Republikës së Kosovës në Gjenevë ( Consulate of the Republic of Kosovo, Reu de la Servette 93, 1201 Genève), të cilat bëjnë punë në organizimin e qytetarëve shqiptarë.

Në Bern, vlenë të përmendet Bashkimi i Intelektualëve Shqiptarë të Zvicrës (BISHZ, Mühledorfstrasse 13, 3018 Bern)5, ndër të cilët shquhet kryetari i Shoqatës, Abas Fejzullahu. Ajo ka si qëllim bashkimin e intelektualëve shqiptarë në shërbim të çështjes kombëtare. Bashkëpunimi me përfaqësuesit të Republikës së Kosovës, të Republikës së Shqipërisë, të shqiptarëve nga trojet etnike me përfaqësuesit e Qeverisë Zvicërane si dhe subjektet e organizuara në Zvicër, entet dhe shoqatat profesionale është detyrë e parë e tyre.

Lidhja e Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptar "Naim Frashëri" (LAPSH)6 bën punë të përgjithshme për mësimin e gjuhës shqipe të fëmijëve tanë në Zvicër. Koordinator i saj ka qenë Mair Mustafa, mësues dhe këshilltar pranë Pestalozzit. Tani, si Koordinator i saj paraqitet Hamzë Morina. Degët kantonale të saj janë të shtrira nëpër kantonet e Zvicës dhe përfshijnë një varg aktivistësh të këtyre kantoneve apo më gjërë, si psh. Saime Isufin, në Biel-Bienne; Abas Fejzullahun, në Bern; Riza Demajn dhe Ibish Nezirin, në Aarau; Nexhat Malokun, në Zürich, Safet Sadikun, në Basel; etj. të gjithë shokë të autorit. Në disa nga bibliotekat e Pestalozzit ka libra për fëmijë në dy gjuhë: shqipe dhe vendase. Ajo bënë përpjekje të vazhdueshme për të mbajtur gjallë fëmijët tanë me mësim plotësues në këtë gjuhë.

Ndër shumë përpjekje ndër shqiptarët në Zvicër dhe përpjekjet e tyre për të qëndruar përkundër vendimeve të ndryshme të policisë për të huajt, të Entit Federal të Refugjatëve, ka qindra e mija shqiptarë që kanë kaluar nëpër duart e autorit, ose pjesërisht ose tërësisht dhe të paktën janë këshilluar për jetën e tyre private e juridike. Për shkak të luftës kanë qëndruar deri në vitin 1998 rreth 53 000 shqiptarë, ndërsa nga autori i këtij shkrimi kanë pasur ndihmë rreth 2000 shqiptarë. Përpjekjet e tyre janë të vazdueshme nëpër instancat juridike, prej Kreuzlingenit e deri në Gjenevë, të cilët i kam ndihmuar pa pagesë. I kujtoj vendet ku kam qenë prej Shaffhausen-it e në Lausanne; prej Bernit e deri në Chur; prej St. Gallës, Appenzell, Luzern e deri në Lugano. Ndonjëherë ua kam dhënë apo falur të paktën një vepër timen, për ta lexuar.

Në mesin e tyre, më vinë në kujtesë disa krijues dhe veprimtarë shqiptarë, si psh. Have Shala, Nexhbedin Gërguri, Nexhat Maloku, Mehmet Breznica, Nezir Myrta, Bujar Salihu, Valdet Avdiu, Halit Naxhaku, Shemsi Makolli, Shaqir Ahmeti, Agron Godanci, Agim Dauti, etj. apo edhe refugjatë shqiptarë, si psh. Mirjam Kapo, nipi i vetëm i Hysni Kapos në Shqipëri, për të cilin kam ngrënë në atdhe një hidhërim të madh pa dijen time, nga Prof. Sami Gllogjani, sepse xhaxhai i tij ishte Sekretar shteti i Shqipërisë. Bëra çmos për të mbrojtur në Zvicër nipin dhe familjen e tij, por u ndanë. Kështu, djali tij, Enis Kapo, shkoi në Itali të studiojë; ndërsa bija e tij, Ani Kapo, qëndroi në Zvicër me nënën e saj, Liri Lushin. Ajo arriti të studiojë gazetarinë dhe qëndron në Winterthur.

Ndër të tjerë, shok timin nga Hasi e kisha Nuhi Muhadrin dhe bëra përpjekje që ta mbroja, por ai nuk qëndroi gjatë në Zvicër. Shok të fëmijërisë e kisha Zymer Kurtin, që ndodhej në Rapperswil/SG dhe tani në Uster/ZH, ndonëse më shok e kisha Mr. Bajram Kurtin, tani i ndjerë, axhën e tij në Prizren të Kosovës, të organizuar në lëvizjen ilegale të Kosovës.

Lidhjet e mia bien kryq e tërthor nëpër të gjitha organizimet tona, prej moshës 20-vjeçare e këndej. Në mesin e tyre, fillova të organizoj një ndihmesë për themelimin e Shtëpisë Kulturore "Shtëpia e librit shqip" apo Shtëpia Shqiptare Interkulturore e Bashkëpunimit, ku kyqen e japin ndihmesën e tyre Kadri Rexhaj, Kudret Isaji, Gëzim Ajgeraj, Murat Avdiu, Isuf Sherifi, Nuriman Hasani, Sadeke Pajaziti dhe Xhemail Maliqi, etj. Ajo nuk arritit të themelohet, sepse nuk kishte mjete të nevojshme. Prandaj, në vitin 2004 i bashkohem shoqatës Studio e Teatrit dhe Filmit "Aleksandër Moisiu" në Cyrih të Zvicrës, me Liri Lushin, Adem Kicajn, Ivan Sigenthaler, Skënder Tafajn, Viktor Zeithamer, Meriona Telo, Llukman Halili dhe Arsim Berisha. U bëra mësim pa pagesë rreth 6 muaj në lëminë e Teorisë së Artit dhe të Letërsisë. Me nxënësit mësoi djali im i dytë, Skender Avdyli. Një pjesë e tyre mësoi dhe u bë gazetar, si psh. Ani Kapo dhe Fitore Aliu. Në këtë periudhë e ndihmova Teatrin Shqiptar/Albanisches Theater/ "Antika", (Postfach 970, 9501 Wil ), i cili, pas aventurave të Valton Jakupit me skenarin e filmit të shkrimtarit shqiptar Femi Bektashi, "Plumbi i fundit", ka arritur të xhirojë pjesën e parë, ndërsa pjesa e dytë po kryhet këtë vit, nën udhëheqjen e Femi Bektashit, me një organizim profesional, pa Valton Jakupin.

Në ndërkohë, më goditi fatkeqësia e papritur në Shqipërinë e veriut dhe më nxorri nga veprimtaria e filluar. Studioja e Teatrit dhe Filmit "Aleksandër Moissiu" është shndërruar në Qendër të Integrimit Kulturor/ Zentrum für Kulturelle Integration/ "Aleksander Moissi",7 me adresën e saj të përkohshme në Rüetlistrasse 6, 8400 Winterthur/ZH. Krahas saj është themeluar Bashkësia Shqiptare në Zvicër, me një këshillimore të shoqatës në Romanshornerstrasse 100, 9320 Arbon /TG,8 ku Ahmet Asani i bën përpjekjet e veta për mbajtjen e saj në rregull së bashku me Qendrën për Kulturë dhe Integrim, Sonnenwiesenstrasse 26, Seepark, 8280 Kreuzlingen/TG. Ai ia ka përgaditur faqet e internetit kësaj shoqërie, në të cilën kontribuon Rrustem Selca, aktor i Teatrit Kombëtar në Prishtinë, këngëtar dhe vallëtar i njohur i Ansamblit "Vatra" në Glatfelden/ZH. Në Romanshorn/TG. Është e njohur për të mirë Shoqata Kuturore Shqiptare/Albanischer Kulturverein/ "Sharri"9 (Postfach 305, Bachweg 9, 8590 Romanshorn), ku, drejtuesi i saj, Jeton Krasniqi, bën çmos për të begatuar jetën kulturore të shqiptarëve në këtë anë.

Ishte themeluar Biblioteka Shqiptare në Zvicër, me drejtuesin e saj Skender Rexhepi, në Karstlernstrasse 14, 8048 Zürich, me 3000 copë libra, por ajo e ka humbur lokalin. Agron Krasniqi e vazhdon më tutje aktivitetin e dendur me vallëzime pranë Shkollës Shqiptare të Vallëzimit/ Albanische Tanzschule/ "Shota", Dammweg 31, 5000 Aarau10, krahas valltarëve të shumtë e të talentuar. Më tepër se 16 vite e jep kontributin e saj në aktivitetet kulturore për festat kombëtare dhe të Kosovës, në baza vullnetare, SHKA "Dardania",11 në Winterthur, ku kryesues i saj është Shefqet Cakolli (Oberstrasse 33, 8400 Wintethur), e cila mbanë një radio lokale që dëgjohet një herë në muaj. Vallëtarët dhe këngëtarët e tyre të befasojnë për të mirë. Në Uster/ZH jep kontribut Shoqata Shqiptare/Albanischer Verein/ "Bashkimi", e cila ndihmohet nga Komuna e Usterit.

Shoqata Kulturore "Drita" ka një vistër të gjatë të këngëtarëve dhe vallëtarëve shqiptar të Kreuzlingenit të Thurgaut. Voglushet me vallëzime të bukura e ngjallin një pjesë të rëndësishme të traditës në mërgatë. Valbona Gashi dhe Dardan Kryeziu janë valltarë më të dalluar të Shoqatës Kulturore "Drita". Koreograf aktual është Arsim Berisha, i cili e vazhdoi punën e lënë të përgaditur nga koreografi i parë Mehmet Kajtazi. Udhëheqës i tyre është Pal Berisha. Këngatë që vlejnë të përmenden janë Xhemile Kryeziu, Dardane Rufati, Kaltrina Kryeziu, Valentina Gashi, Ariola Kastrati dhe Dafina Bytyqi. Tani i ka mbushur dhjetë vjetë të veprimtarisë dhe plotëson disa kushte të shëndrohet në Ansambël Muzikor.

Janë të veçantë këngëtarët dhe valltarët e Shoqatës Kulturore Artistike (Association Culturelle Artistique) "Teuta",12 në Lozanë (chm. Des Rosier 1, 1004 Lausanne/ VD), të rinj e të vjetër, vajza dhe djem. Zoti Gani Fazliu e udhëheq këtë shoqatë. Në Lozanë lidhet në aktivitetin e saj kulturor Shoqata Kulturore dhe Artistike/ Association Culturelle et Artistique/ "Ilirët" (Case Postale 5184, 1004 Lausanne/VD). Kantonet e Vaudit, Valisit dhe Gjenevës janë të gjalla. Në Nyon, Teatri Shqiptar i Nyon-it /Théatre albanaise de Nyon/ "Kurora",13 me shfaqjet e veta pranë publikut zviceran luan pjesë të shkrimtarëve botëror. Regjisor dhe kryesues i saj është Visar Qusaj (Rte de l`Etraz 54, 1260 Nyon). Pjesa e saj "Vue du pont" e Arthur Miller-it paraqet pasqyrimin e jetës, alegorikisht jetën e emigrantëve. Ky projekt mbështet nga Instituti Zvicëran i Studimeve Shqiptare (ISEAL) dhe i kantonit Vaud.

Gjyle Krasniqi, nga Luzerni, që ka studiuar në Zvicër, e kryeson Teatrin e Luzernit, në Secondo-festival14/Postfach 7075, 6000 Luzern, nëpër Zvicër, si managjere e kulturës.

Ndër shoqatat private dhe gjysmë private, e tërhjekin vëmendjen Klubet Futbollistike "Iliria", "Dardania", "Kosova", "Bashkimi", "Shqiponja", "Prishtina", "Rinia", "Besa", etj. të cilat i gjëjmë në faqet e internetit, si psh. www.fciliria.ch, www.fcdardania.ch, www.kfbashkimi.ch, www.fckosova.ch, www.fcbesa.ch, etj. Vlenë të përmendet Shoqata e Mërgimtarëve Shqiptar "Atdheu", që është në të njëjtin lokol e statut që ka pasur prej fillimit; SHKA "Drita"15 në Soloturn, me "tupan dhe zurla". Afrim Muja dhe Enis Tahiri e kanë ndihmuar autorin. Enis Tahiri është Kryetar i Klubit Shqiptar "Liqeni i Bardhë", që vepron në Cyrih (Planzschulstrasse 99/8004 Zürich).

Kuvendi Shqiptar në Zvicër është rifilluar në bazë të aktiviteteve të mëparëshme të të gjithë shqiptarëve, si psh. Kuvendi i Klubeve dhe Shoqatave Shqiptare apo Federata Gjithëshqiptare e Klubeve dhe Shoqatave, Kuvendi Gjithëshqiptar, etj. ndër të cilat autori i këtij shkrimi ka bërë një përvojë tepër të hidhur. Ajo nuk e zë në gojë këtë aktivitet prej vitit 1991 dhe thot se e ka filluar aktivitetin e saj qe tri vjetë. Këtu janë të kyqur njerëz të veçantë, të UNIA-s, nga instancat zvicërane, etj. Përveç autoriteteve zvicërane, ajo u (ri)inicua nga Albana Krasniqi-Malaj dhe Naim Malaj, Ambasador i Republikës së Kosovës, duke gëzuar mbështetjen e përfaqësive diplomatike shqiptare në Zvicër dhe krijoj një grupë koordinuese të këtij kuvendi, në përbërje të disa tubimeve të mbajtura, që prej Universitetit Popullor Shqiptar në Gjenevë, ku koordinatore dhe përfaqësuese e UPSH është Albana Krasniqi-Malaj, deri te tubimet e 30 majit 2010, në Zürich; 5 qershorit 2010 në Luzern, 13 qershor 2010 në Lausanne. Në këto tubime dhanë kontribut "grupi i ekspertëve", që nuk ishin ekspertë, i përbërë nga Albana Krasniqit-Malaj, Arben Gecaj, Barbara Burri-Sharani, Dr. Bashkim Iseni, Bedri Krasniqi, Nazmi Jakurti, Osman Osmani, Sarah Barbara Gretler, Shqipe Bajrami, Valentina Smajli, deri te Ylfete Fanaj.

Aktivitetin e oranizuar të tyre e ka ndihmuar edhe autori i këtij shkrimi. Kuvendi Themelues, i udhëhequr nga Grupi Kordinues, apo Gupi i Ekspertëve, nga Afërdita Krasniqi-Malaj; Bashkim Iseni; Bedri Krasniqi; Nazmi Jakurti; Osman Osmani; Orhan Spahiu; Sarah B. Gretler; Shqipe Bajrami; Valentina Smajli dhe Ylfete Fanaj është mbajtur me datën 29.05.2011 në Hotel Bern, Zeughausgasse 9, 3011 Bern. Në këtë Kuvend morën pjesë përfaqësues të lartë të Drejtorisë Zvicërane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (DEZA) dhe të Komisionit Federal për Migracion (EKM). Hapjen e Kuvendit e bënë Ylfete Fanaj dhe Orhan Spahiu. Fjalë përshëndetëse mbajtën shkelqësia e tyre, z. Mehmet Elezi, ambasador i Shqipërisë; z. Aziz Pollozhani, ambasador i Maqedonisë në OKB; z. Nazif Ramadani, ambasador i Maqedonisë dhe z. Naim Malaj, ambasador i Kosovës. Fjalë përshëndetëse mbajtën shefi i divizionit për Ballkanin Përëndimor, z. Alfred Fritschi (DEZA); shefja e sekretariatit të EKM-së, Simone Prodoillet dhe bashkëpunëtorja profesionale e EKM-së, z. Pascale Streiner. Paraqitjen e statuteve e bëri Nazmi Jakurti, i cili pati disa vërejtje. Disa nga këto u shënuan në proces nga Afërdita Krasniqi-Malaj, që do të shiqohen më vonë.

Ndër të tjera u vërejtën edhe gabimet gjuhësore nga Abas Fejzullahu. Anëtarit të pezulluar nga Kryesia, veçoi autori i këtij shkrimi, nuk është e drejtë të ndërmarrë Kryesia, por Këshilli Mbikëqyrës, sepse ai do ti drejtohet Kuvendit Shqiptar dhe është instancë më e madhe se Kryesia.

Paraqitjen e organigramës e bëri Valentina Smajli, ndërsa një fjalë rasti e mbajti Bedri Krasniqi. Këshillin Mbikëqyrës dhe Kryesinë i nxorri të "zgjedhet" kryesia e punës me anëtarët e zgjedhur paraprakisht. Kjo pati konfrontime të rrebta. Autori i këtij shkrimi tha se nuk ishte e denjë zgjedhja që e bënte kryesia e punës. Anëtarët e Kryesisë siç po paraqiten nuk janë ekspertë. Vota e lirë kështu po shndërrohet në një vote të zgjedhjeve autokratike. Kështu vota e lirë dhe demokratike nuk vie në shprehje. Ne duhet të propozojmë dhe të zgjedhim këtu. Një pjesë e tyre do të ndërrohen, sepse për herë të parë po i shohim.

Por, fjala e tij nuk u përkrah nga shumica e pjesëmarësve. Kryesia u zgjodh menjëherë në këtë përbërje: Avni Binaku; Hamit Zeqiri; Orhan Spahiu; Valentina Smajli; Mirash Hajdaraj; Fatmir Thaqi; Sarah Gretler; Smail Tahiraj; Samir Zeneli; Shpëtime Kamberi; Jeton Kryeziu; Mimoza Sejdiu; ndërsa nga publiku u kërkua një femër dhe u zgjodh Meriona Telo. Kryetar i Kryesisë u zgjodh Orhan Spahiu.

Këshilli Mbikëqyrës u zgjodh në këtë përbërje: Albana Krasniqi-Malaj, Drejtoreshë e UPSH-se, në Gjenevë; Dr. Bashkim Iseni, Drejtor i portalit www.albinfo.ch dhe hulumtues shkencor në Universitetin e Neuchatelit; Dr. Hans-Peter von Aarburg, etnolog; Sarah Gretler, studiuse dhe përkthyese; Osman Osmani, Nazmi Jakurti dhe Hilmi Gashi, funksionar të sindikatës së UNIA-s; Ylfete Fanaj, deputete në Parlamentin e Kantonit dhe ate të qytetit të Luzernit; Bedri Krasniqi, kryeredaktor i revistës "Albusuisse"; Liri Lushi, aktore dhe drejtuese e QIK "A.Moisiu"; Samedin Asllani, piktor; Shqipe Bajrami, filologe dhe juriste dhe Fehmi Fetahu, afarist i njohur. Kësaj radhe iu shtua një femër shqiptare, që e kritikoi rreptë, Elida Buçpapaj, shkrimtare dhe gazetare.

Si rrjedhjë e kësaj iniciative në Zvicër, në tetor 2009, me qëllim që ti vë individët, ekspertët dhe vullnetarët e tjerë në këtë lidhje, "pa qëllime fitimprurëse", por me pagesa të mira të personelit, u organizua në Zvicër platforma e aktualitetit shqiptar në këtë vend, Albinfo-ja,16 me seli në 1001 Lausanne, Avenue de la Gare 33, me një strukturë të veçantë organizative. Në radhë të parë vie financimi i kësaj iniciative nga Konfederata e Zvicrës; Drejtoria për Kooperim dhe Zhvillim (DEZA-DDC) dhe kredia e Konfederatës në favor të integrimit (EKM-CFM).

Ajo është stërmullari i "Kuvendi Shqiptar në Zvicër" dhe përfshinë personalitete zvicërane dhe nga viset e ndryshme të Ballkanit në Zvicër. Qarqet e ndryshme profesionale nga mediat, nga politike, sociokultura, politika, ekonomia, etj. kontribuojnë në realizimin e objektivave të Albinfo-së. Ofron informata dhe shërbime të ndryshme, pa diskriminuar askend, që u është dedikuar të gjithë personave të popullatës shqiptare, duke përfshirë në radhë të parë migruesit, por edhe ato zvicërane. Ajo synon të krijojë një hapësirë të veçantë për gruan tonë në mërgatën zvicërane, që të mund të luaj një rol të rëndësishëm në procesin e integrimit.

Komiteti Drejtues përbëhet nga znj. Sarah Barbara Gretler, nga Cyrihu, Kryetare e shoqatës albinfo; z. Léonard Bender, nga Martigny, nënkryetar i shoqatës albinfo; znj. Denise Efionayi-Mäder, nga Neuchatel, Forumi zvicëran për studimin e migrimeve dhe popullatave (FSM); z. Hilmi Gashi, Bernë, përgjegjës i programit për migrime, UNIA; z. Oliver Glassey, nga Lozana, profesor për mediat dhe internetit pranë Universitetit të Lozanës; z. Eric Hoesli, nga Lozana, Edipresse dhe znj. Albana Krasniqi-Malaj, nga Gjeneva, Universiteti Populllor Shqiptar. Ndërsa Këshilli Redaktues përbëhet nga Bashkim Iseni, Drejtor (Lozanë); znj. Vjosa Gërvalla, Zëvendës-përgjegjëse (Lozanë); z. Blerim Shabani, Gazetar-korrespodent në Zvicrrën gjermanofolëse (Cyrih); dhe Sevdail Tahiri, Gazetarë-korrespodent në Zvicrën gjermanofolëse (Cyrih); si dhe korrespodentët e rregullt në Zvicër: z.Léonard Bender (Martigny); znj. Barbara Burri-Sharani (Cyrih); z. Fitim Dalipi (Montreux); znj. Ylfete Fanaj (Luzern); z. Etrit Hasler (Sant Gallë); znj. Ermira Islami (Friburg); z. Jeton Kryeziu (Lozanë); znj.Mimoza Kryeziu (Cyrih); z. Nicolas Verdan (Lozanë) dhe z. Rromir Imami (Friburg). Këshilli Strategjik vjen pas këtyre dy instancave. Ajo ka si objektiv kryesor integrimin harmonik të personave dhe popullatës shqiptare në Zvicër.

Studentët shqiptarë, rreth 2500-3000 veta në të gjitha kantonet, janë mbledhur rreth shoqatave të tyre në Cyrih, në Luzern, në Bern, në Lozanë, në Gjenevë, etj. Në internet mund ta gjëjmë Shoqatën e Studentëve Shqiptarë-Studenti17 në Cyrih, e cila ka tendenca të organizimit për të gjithë studentët shqiptar në Zvicër faqen e vetme të internetit.

Krahas kësaj, është organizuar krijimi i Institutit Zvicëran të Studimeve Shqiptare (ISEAL)18 e cila prezentohet nga Driton Kajtazi, kryetar, me të cilin ka bashkëpunim edhe autori i kësaj libre. Në Solothurn/SO, u mbajt takimi Miqtë e Institutit Zvicëran të Studimeve Shqiptare (aAâ—ŠISEAL), në bashkëpunim me Bashkimin e Intelektualëve Shqiptarë në Zvicër19 (BISHZ), i prezentur nga Abaz Fejzullahu. U realizuan objektivat e vitit 2010 dhe u përcaktuan ato të vitit 2011. Tubimi u kryesua nga Visar Qusaj.

Instituti Zvicëran të Studimeve Shqiptare (ISEAL) u ngatërrua në themelimin e Shoqatës së Krijuesve Shqiptar në Zvicër, në të cilën ishte kyqur autori i këtij studimi pas një ripërsëritje të përpjekjes 3 vjeçare të themelimit, ndër të cilët ishte edhe në Këshillin Iniciator, krahas Gani Bytyqit, Bardhec Berishës, Besnik Camajt dhe Driton Kajtazit, i cili, ndërroi veten në çështjen e statutit me Muharrem Blakaj, duke dhënë Arsim Ferizin në Këshillin Inicues. Kordinator ishte Besnik Camaj. Më në fund u zgjodh kryesia prej pesë vetave: Besnik Camaj, Bardhec Berisha, Skender Buçpapaj, Muharrem Blakaj dhe Arsim Ferizi...

Në vargun e organizimeve të gjithëmbarshme shqiptare tërhjek vëmendjen tribuna e 30 vjetorit të Demostratave të vitit 1981, e cila, si tribunë e gjithëmbarshme organizative festoi me kumtesa shkencore nga Zvicra, Gjermania, Kosova etj. të cilët shfrytëzuan rastin që të evokuojnë kujtimet nga plejada udhëheqëse e organizatorëve të parë, Jusuf dhe Bardhosh Gërvalla e Kadri Zeka, deri të karakteri i tyre gjithëpopullor. Si Këshill Organizativ, me disa mbledhje, qenë organizuar këta anëtarë: si Kryetare, Saime Isufi-Bulja; si Nënkryetar, Riza Demaj; si Sekretar, Bejtullah Tahiri; si Arkatar, Sejdi Gega; si Anëtar: Hasan Malaj, Jashar Aliu, Brahim Avdyli, Xhevat Zeka, Ismet Rashiti, Salih Sefa, Ilmi Cakolli, Rasim Blakaj, Xun Çetta, etj. Në këtë manifestim ka patur si logo një emblemë të bërë me flamurin kombëtar shqiptar, flamurin shqiptar dhe asgjë tjetër. Hapjen e tribunës e bënë Saime Isufi dhe Jashar Alia. Saime Isufi, në fjalën e saj të hapjes shprehu ndenjën e krenarisë së pjesëmarrjes. Ajo po e hapte 30 vjetorin e tyre, ndërsa për rëndësinë e paraqitjes së kësaj tribune, e cila u mbajt për herë të parë me 6.3.2011, e paraqiti Sejdi Gega. Simpoziumin e përshëndeti Sali Sefa, si zëvëndëskonsull i Kosovës në Cyrih.

Kumtesat shkencore i lexuan gjatë tërë ditës Saime Isufi, Faridin Tafallari, Abaz Fejzullahu, Asllan Dibrani, Agim Sylejmani, Trëndëlina Labënishti-Jaha, Avni Lumnica, Bejtullah Tahiri, Brahim Avdyli, Dashnim Hebibi, Gani Bala, Gani Vlahna, Hamëz Morina, Hamdi Hajdini, Ibish Neziri, Idriz Mehmeti, Ilmi Cakolli, Ismet Rashiti, Jashar Alia, Kadri Rexha, Llukman Halili, Metush Sadiku, Metush Zenuni, Musli Kosumi, Naser Berisha, Nikë Gjeloshi, Ramadan Pllana, Ramiz Daku, Resmije Berisha, Riza Demaj, Salih Sefa, Sejdi Gega, Shefqet Cakiqi, Sylë Muja, Tefik Ramadani, Xhevat Hasani, Xhevat Zeka, etj. deri te lexuesi i fundit Xun Çeta.

Duke i vlesësuar këto ngjarje të bëra në Zvicër 30 vjet më parë, duke folur për karakterin e tyre gjithëpopullor, nxorën si konkluzë të tribunës aspekte të riorganizimit gjithëshqiptar. Ata bënë përpjekje të ndriçimit sfondin historik të demostatave të vitit 1981. Ato nuk ishin spontane dhe as aksidetale, të cilat i dhanë shtytje vendimtare zhvillimit të proceseve historike.

Kjo është me pak fjalë pasqyra e organizimit të shqiptarëve në Zvicër. Me gjithë baticat-zbaticat, rënien dhe ngritjen, shpërdarjen dhe bashkimin nën një flamur: shqiponjën me dy krerë, në një cohë të kuqe-si gjaku i rënë shekuj me radhë nëpër luftërat e pashterrshme për liri e mbijetesë, është bashkuar kështu emigracioni shqiptar.

--

Teatri Antika e Wil-it, me 2002

 

--

Teatri Antika e Wil-it, me 2002

 

 

Skender Avdyli me shokët e tjerë në lokalet e Studios Aleksandër Moisiu

 

Ahmet Bajrami dhe Shoqata Shqiptare e Vallëzimit SHOTA në Zvicër

 

Ansambli Arbëresha nga Sirnach-u i St-Gallës

 

Autori duke lexuar kumtesën në Tribunën e Demostratave të vitit 1981

 

 

BRAHIM AVDYLI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
NJËQIND MIJË USHTARË DHE 22 AVIONË TË RINJ LUFTIMI (06.02.2011)
ROKERËT ZVICERANË "TUNICA DARTOS" NË PRISHTINË (06.02.2011)
ZVICRA MBËSHTET ME 7 MILIONË FRANGA SEKTORIN E FURNIZIMIT ME UJË (06.01.2011)
DITA E PARË E VERËS ASTRONOMIKE: BORË SIPËR 1000 METRAVE LARTËSI (06.01.2011)
ZBARDHET VRASJA E DYFISHTË NË FAMILJEN SHQIPTARE NGA MAQEDONIA (05.31.2011)
TË DREJTAT E FËMIJËS NË OKB I MBRON NJË ZVICERAN (05.30.2011)
BAKTERI KILLER, RASTI I DYTË NË ZVICËR (05.28.2011)
FALIMENTIMET JANË SHTUAR NË ZVICËR (05.27.2011)
QARKULLIMI I LIRË I FAVORIZON NDËRMARRJET (05.26.2011)
ROLI I MËRGATËS SHQIPTARE TË ZVICRËS NË POLITIKËN NDËRKOMBËTARENga BRAHIM AVDYLI (05.25.2011)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lartë]