E Djelë, 04.28.2024, 06:46am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
ZVICRA
 
ME RASTIN E MARRJES SË ÇMIMIT 'DIASPORA', UELI LEUENBERGER FLET PËR MARRËDHËNIET MES ZVICRËS DHE KOSOVËS
Leuenberger: Si politikan zviceran dhe si mik i Kosovës, jam “në mes dy zjarresh”

E Martë, 04.30.2013, 07:53am (GMT+1)




Ueli, për frytet e punës së tij me shqiptarët thotë: "Kosova sot është e pavarur . Unë nuk e kam bërë por e kam mbështetur atë. Dhe, në Zvicër sot kemi një brez të ri, të suksesshëm të shqiptarëve"

Me rastin e vizitës, disa javë më parë në Kosovë të delegacionit të Parlamentit të Zvicrës albinfo.ch ka zhvilluar një bisedë me mikun e shqiptarëve, parlamentarin zviceran nga partia e të Gjelbërve, Ueli Leuenberger. Biseda qe fokusuar në problemet që preokupojnë komunitetin kosovar në Zvicër dhe në lidhjet mes dy vendeve.

Po kështu, në mbrëmjen kur Leuenbergerit iu nda çmimi "Diaspora", më 29 prill, shfrytëzuam rastin që atij t`ia shtrojmë disa pyetje. Ato lidhen me atë se si e ka përjetuar ai këtë çmim, pastaj me punën e tij 35 vjeçare me shqiptarët, me frytet e kësaj pune që ai i sheh sot, etj.


Albinfo.ch: Z. Leuenberger, në fillim të prillit në Kosovë erdhi për vizitë kryetarja e Parlamentit Zviceran bashkë me një grup parlamentarësh, ku bënit pjesë edhe Ju. Cili ishte qëllimi i vizitës?

Ueli Leuenberger :
Delegacioni ishte i kryesuar nga kryetarja e parlamentit zviceran, Maya Graf. Ajo përzgjodhi Kosovën dhe Shqipërinë sepse ishte shumë e shqetësuar nga gjendja e refugjatëve kosovarë në vitet e 90-ta, kur kishte punuar si punëtore sociale në këtë fushë.

Albinfo.ch: Si e vlerësoi zonja Graf takimin me parlamentarët kosovarë?

Leuenberger:
Takimi i 2 prillit ishte shumë interesant. Ishte një takim i sforcuar dypalësh që synonte zgjerimin e marrëdhënieve ndërmjet Zvicrës dhe Kosovës. Sidoqoftë pala e Kosovës e ka adresuar në mënyrë të qartë çështjen e marrëveshjes për sigurimet sociale. Ne, sa i takon kësaj marrëveshjeje, kemi probleme nga ana e Zvicrës dhe nga pala kosovare. Nga ana e Zvicrës mendoj se edhe sot e kësaj dite është e papranueshme ndërprerja e pensioneve; kjo prek familjet, njerëzit këtu në Kosovë, që absolutisht kanë nevojë për të holla për të jetuar, shpesh për të mbijetuar.

Albinfo.ch: A mund të nënkuptohet që qeveria e Kosovës nuk po arrin ta kuptojë sa duhet vullnetin e diasporës për ta ndihmuar vendin?

Leuenberger:
Mendoj që pala kosovare, përkatësisht parlamentarët duhet të ushtrojnë më shumë presion mbi qeverinë. Kjo është një mosnjohje e diasporës; gjithë ky angazhim i familjeve që gjatë gjithë këtyre viteve kanë dërguar kaq shumë para në Kosovë, sidomos në vitet e 90-ta kur familjet duhej të mbijetonin nga 3%-shi (Trepërqindëshi). Diaspora shumë e ka përkrahur edhe luftën e më pastaj ka ndihmuar financiarisht edhe në rindërtimin e vendit. Dhe, të mos ndihmohen këta njerëz pas pensionimit ose mos t'u paguhen shtesat familjare, këtë e shoh si shumë të rrezikshme. Kështu, shpresoj që pala kosovare duhet t'i përmbushë ato dy-tri kushte që kërkohen prej tyre në mënyrë që ne sërish dhe më me ngulm të kërkojmë nga qeveria zvicerane pagesën e pensioneve.

Në këtë moment, qeveria zvicerane thotë se ende nuk janë plotësuar disa kushte, që prekin ligjin e Sigurimit social dhe institucionet relevante, sidomos për faktin se nuk përputhet verifikimi i personave nga regjistri të popullsisë. Pra, ose është e vërtetë ajo që thotë qeveria zvicerane, e atëherë qeveria kosovare duhet ta çojë çështjen përpara, ose nuk është e vërtetë çka thotë Zvicra dhe qeveria e Kosovës duhet të tregojë hapur dhe me zë të lartë se i ka plotësuar kushtet e kërkuara.

Politika e vizave po ashpërsohet gjithandej

Albinfo.ch: Si një mik i vjetër i kosovarëve, si ndiheni në këtë situatë?

Leuenberger:
Unë si një politikan zviceran dhe mik i popullit të Kosovës jam mes dy zjarresh, sepse kontrata është ndërprerë. Pra, për të pasur një kontratë të re ka nevojë për një marrëveshje të re në mënyrë që pas kthimit tim në Zvicër të bisedoj me miqtë e mi, me ministrin tim për çështje sociale, mirëpo, këtu në Kosovë, parlamentarët kosovarë duhet të kërkojnë llogari nga ministritë përkatëse.

Albinfo.ch: Një çështje e hapur ende mbetet liberalizimi i vizave. A nuk është e dhembshme për 10% të popullatës së Kosovës në Zvicër?

Leuenberger:
Një çështje tjetër që u ngrit në komisionin për politikë të jashtme dhe unë jam plotësisht i pajtimit, ishte çështja e vizave. Është e qartë se Zvicra i ka shtrënguar masat, jo vetëm ndaj Kosovës, por përgjithësisht. Një nga dhjetë banorët e Kosovës jeton në Zvicër, çdo i 40-ti banorë i Zvicrës është shqiptar nga Kosova. Është e qartë se marrëdhëniet familjare kërkojnë gjithashtu që të lejohen vizat dhe ambasadorja e Zvicrës këtu në Kosovë thotë se lejohen relativisht shumë viza, por kjo çështje po bëhet gjithnjë e më e vështirë.

Albinfo.ch: Cili është qëndrimi Juaj rreth liberalizimit të vizave për Kosovën?

Leuenberger:
Unë shpresoj që në këtë situatë të mos ketë më nevojë për viza. Unë nuk kam nevojë për vizë për të ardhur në Kosovë, porse miqtë e mi kanë nevojë për një vizë, mirëpo kjo ka të bëjë edhe me politikën e emigrimit në Zvicër. Veç tjerash, momentalisht, edhe në vende të tjera evropiane ka gjithashtu kufizime, për fat të keq.

Si të hapet tregu i mbyllur i punës për kosovarët në Zvicër?

Albinfo.ch: Aktualisht, tregu i punës për kosovarët në Zvicër është i mbyllur. A mund të thuhet se "është zhdukur çelësi", apo, megjithatë, kosovarët mund të shpresojnë në tregun e punës?

Leuenberger:
Sigurisht që kjo do të ishte gjëja e tretë dhe unë sërish po flas në emrin tim personal. Ajo që po them unë nuk është qëndrimi i delegacionit, por unë gjithashtu dua që tregu i punës për Kosovën të kthehet sërish dhe parësore do të ishte, sigurisht, që të rregullohet çështja e të gjithë atyre që punojnë për shumë vite pa leje pune në Zvicër, pra që kontribuojnë në suksesin e Zvicrës. Kjo do të jetë një shpresë e parë në të cilën thuhet se ata janë këtu dhe se ai që punon mund ta marrë edhe një letërnjoftim e pastaj edhe tregu i punës nuk do të ishte i pakontrolluar. Pra, një kosovar ose kosovare e kualifikuar të mundë të vijë për të punuar në Zvicër.

Albinfo.ch: Përsa i përket gjendjes financiare, ne kosovarët, në vitet e '70-ta ishim afërsisht në të njëjtën situatë. Në atë kohë studentët tanë ishin të lejuar për të ardhur në Zvicër, për të punuar dhe fituar diçka në mënyrë që ata të mund të studiojnë edhe më tej. A jeni gati përsëri për të dhënë një zë për studentët kosovarë që mund të vijnë si p.sh.për një punë dymujore gjatë pushimeve verore?

Leuenberger:
Po, kjo është sigurisht një mundësi. Për mua ajo është gjithmonë e njëjtë. Për dikënd që punon në Zvicër, kushtet e punës do të jenë të kontrolluara. Nuk guxon të ndodhë që të shkilen të drejtat e pagave ose kushtet e punës, sepse pastaj do të provokoheshin reagime në rregulloren zvicerane. Duhet shikuar nëse ka vende konkrete të shkurtra sezonale. Për mua momentalisht është me rëndësi që të legalizohen njerëzit që me vite të tëra punojnë këtu. Ka njerëz të cilët me vite të tëra punojnë pa leje pune, dhe këta janë disa mijëra në Zvicër.

Nuk jam "avokat i shqiptarëve" por i ndjek me seriozitet zhvillimet në mesin e tyre

Albinfo.ch: Shumë njerëz të rinj duan të punojnë dhe të jetojnë në Zvicër. Çfarë thoni ju për këtë?

Leuenberger:
Unë mendoj që njëherë duhet të krijohen kushtet ekonomike që të mos ketë nevojë që njerëzit ta lëshojnë vendin. Dhe kur i shoh të gjitha këto markete dhe pompa të benzinës etj. mendoj se këtu kështu nuk mund të ketë ardhmëni. Pra, duhet të themelohen ndërmarrje të vogla dhe të mesme. Ka një potencial të madh në bujqësi. Ka rajone të shumta pjellore. Nuk e di, por e shoh se në Kosovë ka shumë njerëz disi të dorëzuar, por edhe në Zvicër janë të dorëzuar, sidomos emigrantët të cilët duhet të kthehen por që nuk munden. Emigrantët që po ashtu janë të zhgënjyer kur përballen me korrupcionin ose me gjëra të ngjashme. Këtu njerëzit duhet të ndërmarrin iniciativa dhe jo të presin vetëm nga shteti. Pra të ndërmarrin inciativa e pastaj të kërkojnë ndihmë, por fillimisht të bëjnë projekte, të sjellin njerëz rreth vetes e pastaj të kërkojnë para dhe mbështetje. Mendoj që shumica e politikanëve këtu nuk e kanë të qartë për rrjedhat në vitin që vjen...Në sferën e ekonomisë është mëse e domosdoshme, përndryshe do të keni një bombë sociale në Kosovë dhe për një pjesë të madhe të të rinjve që nuk shohin perspektivë, kjo është, pothuajse, një hipotekë e rrezikshme për një vend.

Albinfo.ch: Z. Leuenberger, Ju sonte keni fituar çmimin "Diaspora" nga komuniteti i këtushëm shqiptar. Urime! Na tregoni se si ndjeheni tash, kur, pas gjithë këtyre viteve pune me shqiptarët, merrni edhe mirënjohjen e tyre?

Leuenberger:
Ndjehem vërtet shumë i nderuar me këtë çmim që më është ndarë. Unë e ndaj atë me gjithë zemër me të gjithë shqiptarët në Zvicër me të cilët kam luftuar së bashku në këto 35 vitet e fundit për pavarësinë e Kosovës por edhe për përmirësimin e gjendjes së tyre si emigrantë në Zvicër. Po, unë sonte jam mjaft i lumtur.

Albinfo.ch: A na tregoni se si ka ndodhur që ju të filloni bashkëpunimin me shqiptarët ose që të bëheshit, siç ju kanë quajtur "avokat i shqiptarëve"?

Leuenberger:
Që nga mosha 16 vjeçare unë kam qenë i angazhuar për të drejtat e migrantëve dhe të drejtat e njeriut. Në vitin 1977 kam njohur shqiptarin e parë, ai ka qenë Kadri Abdullahu, (një aktivist i dalluar i komunitetit shqiptar në Gjenevë dhe i sindikatave të këtushme). Atëherë, si sekretar sindikal unë kam parë se sa punë të rënda kryenin shqiptarët këtu dhe sa me rëndësi ishte për ta që të ndanin para nga buka e gojës për të ndihmuar familjet në Kosovë. Kështu, nga vitet tetëdhjeta unë jam, jo siç thoni ju "avokat" i shqiptarëve por dikush që i ndjek ata me seriozitet dhe që provon në vazhdimësi të organizojë aktivitete me ta.

Albinfo.ch: Tash që kanë kaluar mbi 35 vjet nga ky bashkëpunim, a i shihni frytet e punës suaj. Ku janë ato?

Leuenberger:
Sigurisht. Nga njëra anë, Kosova tash është e pavarur natyrisht unë nuk e kam bërë këtë - por e kam mbështetur. Ndërsa këtu në Zvicër unë këto fryte i shoh në faktin se sot kemi një gjeneratë të dytë, të suksesshme të shqiptarëve. Unë kam thënë disa herë, nuk janë vetëm futbollistët shqiptarë të kombëtares zvicerane që shënojnë gola por ka shumë të rinj që në profesionet e tyre ose si studentë ose edhe me suksesin e ndërmarrjeve të tyre shënojnë po ashtu "gola", kanë po ashtu sukes. Pastaj është sidomos e bukur të shihet se si mjaft vajza të reja shqiptare e gjejnë rrugën e tyre në profesion.

Xhevdet Kallaba & Blerim Shabani


www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
50 TË RINJ NGA EVROPA LINDORE PËRFSHI SHQIPËRINË VIZITOJNË ZVICRËN ME RASTIN E 50 VJETORIT TË ANËTARËSIMIT TË SAJ NË KËSHILLIN E EVROPËS (04.30.2013)
EVEREST - SULMOHET NGA SHERPAT FIZIKISHT UELI STECK, BRAKTIS NGJITJEN (04.29.2013)
Blick - SHQIPTAROZVICERANI ARNOLD GJERGJAJ PARTNER STËRVITOR I VLADIMIR KLITSCHKOS (04.27.2013)
KËNGËTARJA AMERIKANE TINA TURNER ËSHTË BËRË ZYRTARISHT SHTETASE E ZVICRËS (04.26.2013)
ZVICRA KUFIZON EMIGRACIONIN EDHE PËR EVROPIANËT (04.25.2013)
DIDIER BURKHALTER: ZVICRA MBËSHTET MARRËVESHJEN KOSOVË-SERBI DHE ANËTARËSIMIN E KOSOVËS NË KËSHILLIN E EUROPËS-Të rinj nga Shqipëria do të vizitojnë Zvcrën me rastin e 50 vjetorit të anëtarësimit të saj në KE (04.24.2013)
SHOQATA E BANKIERËVE ZVICERANË - 'SEKRETI BANKAR TË JETË MË PAK SEKRET' (04.22.2013)
NË ZVICËR PËRPUNOHET 40% E ARIT TË BOTËS (04.21.2013)
PRANVERË APO DIMËR? BORA SJELL PROBLEME NË AUTOSTRADAT E ZVICRËS ITALIANE (04.20.2013)
MË SHUMË ROJA NË KUFIJTË HELVETIKË (04.18.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lart]