VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - 50 TË RINJ NGA EVROPA LINDORE PËRFSHI SHQIPËRINË VIZITOJNË ZVICRËN ME RASTIN E 50 VJETORIT TË ANËTARËSIMIT TË SAJ NË KËSHILLIN E EVROPËS

                                                                                      

E Djelë, 04.28.2024, 06:51am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
ZVICRA
 
50 TË RINJ NGA EVROPA LINDORE PËRFSHI SHQIPËRINË VIZITOJNË ZVICRËN ME RASTIN E 50 VJETORIT TË ANËTARËSIMIT TË SAJ NË KËSHILLIN E EVROPËS

E Martë, 04.30.2013, 06:38am (GMT+1)




Voal-online - Për 50 vjetorin e pranimit në Këshillin e Evropës, Zvicra fton 50 të rinj nga Evropa Lindore për të njohur institucionet dhe kulturën e këtij vendi, bën të ditur Departamenti Zviceran i Punëve të Jashtme në një deklaratë shtypi të lëshuar me këtë rast.

Nga 1-7 maj 2013, të ftuarit, mes tjerash, do të qëndrojnë në Landsgemeinde në Glaris, për t'u takuar me përfaqësuesit e Asamblesë Ndërjurasiane në Moutier e për të diskutuar me një grup bashkëmoshatarësh zviceranë për majën e Stockhornit.

Udhëtimi i tyre do të nisë nga Strasburgu me një vizitë në Këshillin e Evropës dhe do të përmbyllet në Friburg, ku do t'ia dorëzojnë këshilltarit federal Didier Burkhalter dhe Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Evropës Thorbjørn Jagland një deklaratë për aspiratat e tyre ndaj Evropës së nesërme.

Udhëtimi i 50 të rinjve nga Evropa Lindore do të ketë natyrë studimi dhe njohjeje të institucioneve politike, të traditave dhe të kulturës zvicerane. Të rinjtë vijnë nga 12 vendet e fundit të Evropës Lindore të pranuar në Këshillin e Evropës (Shqipëria, Moldavia, Maqedonia, Ukraina, Kroacia, Rusia, Gjeorgjia, Armenia, Azerbaixhani, Bosnia, Serbia, Mali i Zi).

Gjatë javës, të rinjtë do ta përshkojnë Zvicrën duke marrë pjesë në manifestime të lidhura me tematika të Këshillit të Evropës: të drejtat e njeriut, shteti i së drejtës, demokracia. Në kantonin Jura do të marrin pjesë në mënyrë të veçantë në një takim në Moutier me përfaqësuesit e Asamblesë Ndërjurasiane, organ model për ndërmjetësimin e konflikteve.

Në Glaris do të jenë të pranishëm në Landsgemeinden tradicionale dhe në vijim në një paraqitje njohëse mbi sistemin demokratik zviceran.

Në kantonin e Bernës Këshilli Zviceran i Veprimtarive Rinore do t'i takojë të rinjtë në majën e Stockhornit për një laboratori të shkëmbimeve ndërkulturore me një grup bashkëkohësisht zviceranë, me të cilët së bashku do të japin një deklaratë për aspiratat ndaj Evropës së nesërme.

Pikëmbërritja do të jetë Universiteti i Friburgut, ku më 6 maj 2013 do të mbahen kremtimet solemne për 50 vjetorin e pranimit të Zvicrës në Këshillin e Evropës e ku të rinjtë do t'ia dorëzojnë zyrtarisht këshilltarit federal Didier Burkhalter e Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Evropës Thorbjørn Jagland deklaratën e përbashkët lidhur me pritshmëritë e tyre ndaj përgjegjësve të politikës evropiane.

Udhëtimi është parë edhe si një rast për të kultivuar miqësitë përtej kufijve. Zvicra dëshiron të ndajë me vendet e reja anëtare të Këshillit të Evropës besimin e saj në të drejtat e njeriut, në liritë themelore e në demokracinë, të cilat i konsideron premisa të pazëvendësueshme për përparimin e Evropës së ardhshme.

Në kontekstin e 50 vjetorit të pranimit të Zvicrës në Këshillin e Evropës, të martën e shkuar në Asamblenë Parlamentare të Strasburgut këshilltari federal Didier Burkhalter ka mbajtur një fjalim mbi rëndësinë e Këshillit të Evropës dhe mbi përkushtimin e Zvicrës në favor të respektit dhe të zbatimit të drejtave të njeriut, të shtetit të së drejtës dhe të demokracisë, përfundon deklarata e shtypit e lëshuar nga Departamenti Zviceran i Punëve të Jashtme.




www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
EVEREST - SULMOHET NGA SHERPAT FIZIKISHT UELI STECK, BRAKTIS NGJITJEN (04.29.2013)
Blick - SHQIPTAROZVICERANI ARNOLD GJERGJAJ PARTNER STËRVITOR I VLADIMIR KLITSCHKOS (04.27.2013)
KËNGËTARJA AMERIKANE TINA TURNER ËSHTË BËRË ZYRTARISHT SHTETASE E ZVICRËS (04.26.2013)
ZVICRA KUFIZON EMIGRACIONIN EDHE PËR EVROPIANËT (04.25.2013)
DIDIER BURKHALTER: ZVICRA MBËSHTET MARRËVESHJEN KOSOVË-SERBI DHE ANËTARËSIMIN E KOSOVËS NË KËSHILLIN E EUROPËS-Të rinj nga Shqipëria do të vizitojnë Zvcrën me rastin e 50 vjetorit të anëtarësimit të saj në KE (04.24.2013)
SHOQATA E BANKIERËVE ZVICERANË - 'SEKRETI BANKAR TË JETË MË PAK SEKRET' (04.22.2013)
NË ZVICËR PËRPUNOHET 40% E ARIT TË BOTËS (04.21.2013)
PRANVERË APO DIMËR? BORA SJELL PROBLEME NË AUTOSTRADAT E ZVICRËS ITALIANE (04.20.2013)
MË SHUMË ROJA NË KUFIJTË HELVETIKË (04.18.2013)
PRESIDENTJA E KËSHILLIT KOMBËTAR MAYA GRAF PRITI DALAI LAMËN (04.17.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]