VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - MESAZHI I PRESIDENTIT TË KOFEDERATËS ZVICERANE, DIDIER BURKHALTER, ME RASTIN E DITËS NDËRKOMBËTARE TË KUJTIMIT TË VIKTIMAVE TË HOLOKAUSTIT, SHËNUAR TË HËNËN, MË 27 JANAR 2014

                                                                                      

E Premte, 05.03.2024, 11:02am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
ZVICRA
 
MESAZHI I PRESIDENTIT TË KOFEDERATËS ZVICERANE, DIDIER BURKHALTER, ME RASTIN E DITËS NDËRKOMBËTARE TË KUJTIMIT TË VIKTIMAVE TË HOLOKAUSTIT, SHËNUAR TË HËNËN, MË 27 JANAR 2014

E Hënë, 01.27.2014, 07:36am (GMT+1)


«Kujtimi: një thirrje e heshtur drejtuar breznive të ardhshme»
Voal-online - "Pak pas arritjes sonë [në Auschwitz-Birkenau], na kanë dorëzuar një kartolinë postale që të mund t'ia nisim familjes. Ishim të autorizuar të shkruanim vetëm pak fjalë qetësuese në gjuhën gjermane. Nëna ime dhe unë i kemi shkruar hallës sonë në Budapest. Si adresë e nisjes së kartolinës figuronte Waldsee. »

Gábor Hirsch ka gjetur një kartolinë që të cilën e kishte nisur në moshën 15 vjeçare. Të vendosur prej pesëdhjetë vjetësh në Zvicër, kanë themeluar në mesin e viteve 1990 një shoqatë të të mbiejtuarve të Holokaustit që jetojnë në vendin tonë. Ky rrëfim dhe kartolina postale janë ripordhuar në një seri kujtimesh të publikuara nga kjo shoqatë. Për Konfederatën ishte e natyrshme të mbështetej publikimi i këtyre dëshmive thelbësore, në mënyrë të veçantë për t'ia mundësuar rinisë zvicerane që të dijë dhe që të kujtojë. Sepse kujtimi është një thirrje e heshtur drejtuar brezave të ardhshëm.

Dëbimi i qindra mijë hebrenjve nga Hungaria në Auschwitz-Birkenau, pothuaj 70 vjet më parë, ka ndodhur para syve të botës. Megjithatë nazistët dhe bashkëpunëtorët e tyre e kanë vazhduar politikën e tyre duke i fshehur krimet e kryera dhe duke i fshirë gjurmët. Nëse dikush do të gjente kartolinën e thjeshtë dërguar nga "˜Waldsee'do të mendonte se Gábor Hirsch nuk ishte dëbuar kurrë në Auschwitz-Birkenau apo madje se kampet e shfarosjes nuk kanë ekzistuar kurrë.

Mjerisht ka edhe sot nga ata që e mohojnë shfarosjen apo vetë Holokaustin, krimet e tjera të kryera nga nazistët, apo genocidet e tjera. Prandaj është detyra jonë të hedhim poshtë një qëndrim të tillë, duke i sjellë në kujtesë faktet, realitetin historik dhe mizoritë e Holokaustit. Duhet ta bëjmë sa herë të jetë e nevojshme dhe jo vetëm në Ditën Ndërkombëtare të Kujtimit të Viktimave të Holokaustit. Prandaj Zvicra dhe vende të tjera e kanë parë të rëndësishme që të shkojnë përtej fjalëve, duke përmbushur veprime konkrete. Breznitë e reja janë objekt i i një akti konkret e themelor: edukimit. Në Zvicër, një numër i madh shkollash dhe mësuesish mobilizohen, sidomos këto ditë, për t'i sensibilizuar të rinjtë ndaj historisë së Holokaustit, ndaj rreziqeve të ksenofobisë dhe të racizmit dhe rëndësinë e respektimit të të drejtave të njeriut. Unë i inkurajoj fuqimisht për t'i vazhduar këto përpjekje tjelbësore.

Një tjetër drejtim është ai i ruajtjes së mirë të vendeve dhe të të kujtesës historike, siç janë tregimet e të mbijetuarve, por edhe qendrave ku janë kryer këto krime të papërfytyrueshme. Për këtë arsye, nesër, më 28 janar 2014, do të shkoj në ish kampin e Auschwitz-Birkenau për t'i kujtuar viktimat në emër të Zvicrës. Do të jem atje i shoqëruar nga një e re zvicerane mbesë e një të mbijetuari të Auschwitz: do ta përfaqësojë brezninë e saj, për të nënvizuar rëndësinë e ruajtjes së kujtimit, sot dhe në të ardhmen.


Ruajtja e ish kampit të shfarosjes të Auschwitz-Birkenau përbën një sfidë të detyruese: prandaj Zvicra ka dashur të marrë pjesë në përpjekjet ndërkombëtare duke dhënë më se 1,2 milionë franga (një milion euro) për punimet e nevojshme për ta ruajtur këtë qendër për breznitë e ardhshme,. Por është thelbësore, duke përmendur fjalët e një tjetër të mbiejtuari, Elie Wiesel: «Në ç'vend tjetër, nëse jo këtu,mund t'i themi botës: "silleni në mendje moralitetin e e shoqërisë njerëzore". Për hir të fëmijëve tanë duhet ta kujtojmë Birkenaun, me qëllim që ai të mos bëhet e ardhmja e tyre." (Didier Burkhalter)/Përktheu: SKËNDER BUÇPAPAJ


(Foto nga arkivi - nga vizita e z. Didier Burkhalter në Jeruzalem)
www.voal-online.ch Përktheu: SKËNDER BUÇPAPAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
AUSTRIALIAN OPEN - WAWRINKA FITON KUNDËR NADAL, PREJ NESËR ËSHTË NUMËR 3 I BOTËS (01.26.2014)
NË KUR MBAHET FORUMI KUSHTUAR DIMENSIONIT ITALIAN TË KONFEDERATËS ZVICERANE (01.25.2014)
ME KËRKESË TË DEPARTAMENTIT FEDERAL TË EKONOMISË - ZVICRA DO TË SHQYRTOJË MUNDËSINË PËR T'IA HEQUR SANKSIONET IRANIT (01.24.2014)
ZVICËR - DITA E DYTË E KONFERENCËS PËR SIRINË (01.23.2014)
FORUMI EKONOMIK BOTËROR I DAVOSIT - TË PËRKUSHTOHEMI PËR TA PËRMIRËSUAR BOTËN (01.22.2014)
ZVICERANI WAWRINKA ELEMINOI GJOKOVIÇIN (01.21.2014)
BASHKIMI EVROPIAN PARALAJMËRON ZVICRËN - NUK DO TË KETË BISEDIME TË REJA PËR QARKULLIMIN E LIRË (01.19.2014)
DARK SKY - KUNDËR NDRIÇIMIT TË TEPËRT NATËN (01.18.2014)
ROMANDIA MOBILIZOHET PËR TË SHPËTUAR TË PËRDITSHMEN 'LE TEMPS' (01.17.2014)
UELI MAURER - ZVICRA T'I SHOHË MË SHUMË INTERESAT E VETA (01.16.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lartë]