VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - ALEANCA E KONSUMATORËVE ZVICERANË - SWISSCOM, SUNRISE E ORANGE PRANOJNË NDRYSHIMET E KUSHTEVE KONTRAKTUESE NË FAVOR TË PËRDORUESVE

                                                                                      

E Premte, 05.03.2024, 02:50pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
ZVICRA
 
ALEANCA E KONSUMATORËVE ZVICERANË - SWISSCOM, SUNRISE E ORANGE PRANOJNË NDRYSHIMET E KUSHTEVE KONTRAKTUESE NË FAVOR TË PËRDORUESVE

E Premte, 03.14.2014, 03:41pm (GMT+1)


VOAL - Swisscom, Sunrise e Orange kanë mirëpritur kërkesat e Aleancës së Konsumatorëve Zviceranë dhe të revistës "Beobachter" duke pranuar t'i ndryshojnë në favor të konsumatorëve kushtet kontraktuese. 24 orë para Ditës Botërore të të Drejtave të Konsumatorëve, e cila sivjet ka si temë "Vendosim ne për të drejtat në fushën e telefonisë!", Shoqata e Konsumatorëve të Zvicrës Italiane (ACSI) e partnerët e tjerë të saj të Aleancës shpallën risinë që iu intereson miliona përdoruesve në Zvicër.

Çfarë do të ndryshojë?

Orange e Sunrise do të eliminojnë rinovimin automatik të kontratës për një vit. Swisscom tashmë ka paraprirë duke e eleminuar këtë praktikë në vitin 2011. Ndërkaq, përdoruese mundet tani e tutje të ndërpresë kontratën pa shpenzime nëse gjendet i përballur me një ndryshim të njëanshëm mbi një pikë thelbësore. "Pikë thelbësore" konsiderohen çmimi, rrezja e marrjes, shpejtësia e marrjes dhe transmetimit të të dhënave, mungesa e mbulimit të rrjetit dhe faturimi. Pastaj do të ekuilibrohet mundësia e anullimit të kontratës për "arsye të qëndrueshme" në favor të operatorit dhe të përdoruesit. Në fund, operatorët do të përkushtohen që të përdorin në mënyrë më të përshtatshme termin "e pakifuzar", i cili do të braktiset gradualisht për prodhimet e reja.

Kur do të hyjnë në fuqi këto risi

Fakti që kushtet u imponuan nga Aleanca ndaj kompanive telefonike para pak kohësh - më 28 shkurt - bën që disa nga këto risi nuk do të hyjnë në fuqi menjëherë. Operatorët gjithsesi janë të përkushtuar që t'i vënë në jetë kërkesat dhe Aleanca e Konsumatorëve është e përkushtuar që të vigjëlojë, me qëllim që kërkesat të zbatohen. (rsi)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
KHODORKOVSKI KA ZGJEDHUR PËR TË JETUAR NË RAPPERSWIL - IU KA KËRKUAR AUTORITETEVE ZVICERANE LEJE QËNDRIMI (03.13.2014)
DIDIER BURKHALTER - REFERENDUMI NË KRIMÈ ËSHTË I PALIGJSHËMI domosdoshëm respekti për të drejtën ndërkombëtare e për kushtetutën e Ukrainës. Burkhalter shprehet në rolin e tij si president i OSBE-së (03.12.2014)
NATYRALIZIMET - DHOMAT E PARLAMENTIT ZVICERAN ENDE KANË MOSMARRËVESHJE (03.10.2014)
GJENEVË - GRATË MANIFESTUAN PËR PAGËN MINIMALE QË DO TË NGUSHTONTE HENDEKUN MES DY GJINIVE (03.09.2014)
KËRKOHET DEBAT URGJENT PËR VOTËN E 9 SHKURTIT - KËSHILLI KOMBËTAR DO TË DISKUTOJË PËR PASOJAT E VOTËS POPULLORE KUNDËR EMIGRACIONIT NË MASË (03.06.2014)
MAGJIA SHQIPTARE SHFAQET MREKULLISHT NË SALLËN E KATEDRALES SË BERNËS - Ky event u organizua nën kujdesin e çiftit Dhimojani - Blättler Nga ELIDA BUÇPAPAJ (03.03.2014)
BERNË - NË SHESHIN FEDERAL MANIFESTIM PËR NJË ZVICËR TË HAPUR (03.02.2014)
KORRUPSIONI NË SECO - KAPITULL I RI (03.01.2014)
NJË MARRËVESHJE E RE PËR AZILIN MES ZVICRËS DHE BE - 9 SHKURTI NUK KA PASUR PASOJA (02.28.2014)
ZVICRA E MËDYSH STRASBURGUNPozicioni i popullit zviceran mbi emigracionin e ka ndarë Parlalemtin Evropian në përkrahës dhe kundërshtarë (02.27.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lartë]