VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - FEDERATA ZVICERANE HETON TAULANT XHAKËN PËR MESAZHE NACIONALISTE

                                                                                      

E Shtunë, 04.27.2024, 03:41am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
ZVICRA
 
FEDERATA ZVICERANE HETON TAULANT XHAKËN PËR MESAZHE NACIONALISTE

E Mërkurë, 10.22.2014, 09:56am (GMT+1)


 

Lojtari i Kombëtares shqiptare, Taulant Xhaka, është nën hetim nga Federata e Zvicrës për përshëndetje me simbole nacionaliste.

Pas fitores së Bazelit me Yong Boys falë golit të shënuar nga shqiptari Shkëlzen Gashi, Xhaka përshëndeti familjarët e tij në tribunë me dorë në zemër.

Kjo përshëndetje është interpretuar nga mediat zvicerane si një mesazh nacionalist. Madje disa prej tyre e quajnë përshëndetje naziste. Ato kanë trumbetuar me të madhe që ky ishte vazhdim i "gjesteve të dhunshme nacionaliste" të këtij lojtari gjatë ndeshjes Serbi-Shqipëri më 14  tetor në Beograd.

Në një prononcim për gazetën zvicerane "Blick", Xhaka tha se ajo ishte vetëm një përshëndetje për familjen e tij.

"Ishte përshëndetje ndaj familjes. Ishte nga zemra, asgjë më shumë e asgjë më pak. Nuk është faji im nëse ndokush e interpreton ndryshe", tha Xhaka për "Blick"-un.

Ka qenë pikërisht e përditshmja zvicerane që i ka kushtuar një editorial të gjatë kësaj ngjarje, duke e sulmuar hapur lojtarin e Kombëtares sonë. Ajo e quan përshëndetjen e Xhakës një gjest naiv që vinte në kohën e gabuar, pas ngjarjeve të mesjavës së kaluar në ndeshjen e kombëtares.

E ndikuar nga shpifjet dhe presioni mediatik, Liga Zvicerane ka hapur një hetim ndaj Taulant Xhakës, i cili do të paraqitet para Komisionit Disiplinor për të shpjeguar gjestin e tij.                                                                                                                                  /Shekulli Online
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
PËRPARIME NË BISEDIMET ZVICËR-BE (10.19.2014)
XHERDAN SHAQIRI - DO TË REFUZOJA TË LUAJA NË STADIUMIN SERB (10.18.2014)
BLICK, TANI FLET TAULANT XHAKA - JAM ENDE I SHOKUAR, MË DUHET KOHË QË TA KAPËRCEJ ATË QË KA NDODHUR (10.16.2014)
Global Wealth Report - ZVICRA, GJITHNJË MË E PASURA (10.14.2014)
NJË SUPERKUNGULL HELVETIK - KAMPION EVROPIAN, REKORD BOTËRORPeshon më se një ton dhe ka fituar kampionatin evropian; zyrihasi Meier imponohet për të tretën herë (10.13.2014)
FEDERER FITON SHANGHAI MASTERS - SHËNON REKORDE TË REJA (10.12.2014)
MARRËVESHJE BERNË-UASHINGTON PËR ARSIMIN PROFESIONALPjesëmarrja e madhe e të rinjve në tregun e punës është me rëndësi vendimtare (10.12.2014)
BUKURIA SHQIPTARE SARANDA MALIQI DOLI NË TRESHEN FINALISTE TË MISS ZVICRA (Reportazh dhe fotogaleri) (10.12.2014)
SHANGHAI MASTERS - FEDERER MUND GJOKOVIÇIN DHE ARRIN NË FINALE (10.11.2014)
KLOTEN - KONTROLL BATERIVE, NORMA KUNDËR TERRORIZMIT PËR ATA QË UDHËTOJNË PËR NË KANADA E SHBA (10.11.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]