VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - WEF midis krizës dhe besimit

                                                                                      

E Premte, 05.03.2024, 07:01am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
ZVICRA
 
WEF midis krizës dhe besimit
E Mërkurë, 01.27.2010, 12:02pm (GMT+1)

 

Sot hapet në Davos takimi i 40-të ekonomik botëror

 

Voal-online -Shumë nga Franca, pak nga Shtetet e Bashkuara dhe asnjë libias: kjo është menyja e edicionit të 40-të të World Economic Forum (WEF) që nis sot në Davos dhe mbaron të dielën. Ndërsa politikanët e gjithë botës kërkojnë të përballin krizën ekonomike, sektori financiar shikon drejt së ardhmes me besim të ripërtërirë. Në WEF do të marrin pjesë 2500 personalitete nga bota ekonomike, politike dhe nga shoqëria civile. Kryetarët e shteteve dhe të qeverive do të jenë 30 dhe ministrat mbi 60: do të spitakin në Davos sidomos kryeministri spanjoll Zapatero dhe ministri italian i Ekonomisë Tremonit, si dhe presidenti meksikan Calderon, Lula da Silva (Brazile) dhe Peres (Izrael).

 

Sipas traditës janë edhe shumë shoqëri pjesëmarrëse, të cilët paguajnë një biletë hyrjeje dhe mijëra franga secili gjatë qëndrimit në këtë veprimtari. Bashkëkryesues i forumit është numri një i Deutsche Bank, zvicerani Josef Ackermann. Manxherë të nivelit të lartë do të jenë në tërësi mbi 1400, të cilëve iu shtohenn përfaqësuesit e organizatave joqeveritare dhe masmediat.

Mungues të mëdhenj do të jenë ndërkaq qytetarët e Libisë: kriza diplomatike midis Bernës dhe Tripolit i ka shtyrë organizatorët të mos i bëjnë ftesë vendit afrikan. Si vitin e shkuar, do të jenë të pranishëm edhe personazhë të botës hollivudiane.

 

Leuthard e Sarkozy 

 

Forumi do të hapet nga presidente francez Nicolas Sarkozy e nga presidentja e Konfederatës Doris Leuthard, e cila duke u takuar me kreun francez mund të kërkojë të zbutë mospajtimet dypalësge në rrafshin tatimor pas vjedhjes së të dhënave bankare në filialen gjenevase të HSBC. Sipas burimeve franceze, në Davos është parashikuar edhe një takim kokë më kokë midis ministrit të Financave Hans-Rudolf Merz e ministres franceze të Ekonomisë Christine Lagarde. Në lokalitetin graubindas janë të shumëpritur edhe shefja e diplomacisë zvicerane dhe shefi i diplomacisë franceze, respektivisht, Micheline Calmy-Rey e Bernard Kouchner. Nuk priten risi sa iu përket marrëdhënieve midis Bernës e Washingtonit, lidhur mbi peshën e "shpatës së Damokleut" të rastit UBS. Një debat  i parashikuar të premten nga komisioni ekonomik Zvicër-SHBA është anulluar.

 

 

Besim dhe nxitje

 

Në qendër të diskutimeve të Forumit Ekonomik Botëror (FEB) do të jenë pasojat e krizës ekonomike e financiare, si dhe mësimet e nxjerra. "Duhet të rimendojmë rreth vlerave tona," ka pohuar themeluesi i FEB (wef), Klaus Schwab, në konferencën për shtyp të prezantimit. Edicioni i 40-të i forumit mbahet në fakt nën moton: "Ta përmirësojmë gjendjen e planetit: ta rimendojmë, ta ripërcaktojmë, ta rindërtojmë."

 

Manifestime

 

Në kuadrin forumit do të ketë edhe manifestime të ndryshme alternative. Ndër to, të premten në Bazel do të mbahet "Davosi tjetër" i grupit altermondialist Attac e nga organizata të ndryshme. (http://www.rsi.ch)
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Vdes i vetëvrarë shefi i policisë graubindase (01.26.2010)
Qendrat e banimit palafite zvicerane në listën e UNESCO-s (01.25.2010)
Zvicerania e rrëmbyer vendos të rrijë në Kolumbi (01.24.2010)
Iu thonë po dy centraleve të rinj bërthamorë (01.24.2010)
Polanski më pranë ekstradimit (01.23.2010)
Dje dita kombëtare e mbledhjes së fondeve për Haitin, zviceranët dhanë mbi 25 milionë franga (01.22.2010)
Airbus A380 bëri uljen edhe në Gjenevë (01.21.2010)
Nazmi Jakurti: Mungesa e integrimit të të huajve në Zvicër nuk është vetëm për fajin e tyre (01.19.2010)
Ushtria zvicerane pa parà (01.18.2010)
Ndihma Haitit, Zvicra ndër të parët (01.17.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lartë]