VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Leuthard e Merz në Davos, me Parisin kthehet qetësia

                                                                                      

E Premte, 05.03.2024, 12:23pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
ZVICRA
 
Leuthard e Merz në Davos, me Parisin kthehet qetësia
E Mërkurë, 01.27.2010, 10:03pm (GMT+1)

 

 

Leuthard merret me bankierët, Merz i sheshon mospajtimet në çështjen tatimore

 

Voal-online Duke hapur edicionin e 40-të të Forum Ekonomik Botëror të Davosit, Doris Leuthard ka qortuar "hendekun ekzistues midis diskutimeve dhe realitetit" në fazën e rivënies së rregullit në ekonominë botërore, duke e pasur fjalën në mënyrë të veçantë tek bankierët.

Sipas presidentes së Konfederatës, institutet e kredidhënieve "orvaten t'iu shmangen përgjegjësive të tyre", nisur nga fakti që bëhen gati të zbrazin "bonus për një vlerë të paarritur kurrë deri tani".

Para një plateje të formuar nga politikanë e nga përfaqësues të botës ekonomike, këshilltarja federale ka nënvizuar se, prej një viti, mbipërpjekjet e bashkërenduara nga bankat qendrore, nga organizatat ndërkombëtare dhe nga qeveritë kanë lejuar shmangien e një falimentimi të ekonomisë botërore.
"Kriza ka shtuar ka nxitur madje një varg reflektimesh mbi mënyrë e reformimit të sistemit financiar ndërkombëtar."

 

Sipas saj, hendeku midis fjalëve dhe fakteve i përket edhe temës së shkëmbimit të lirë: ndërsa G20 synonte ta zvogëlonte proteksionizmin dhe ta përmbyllte ciklin e Dohas, realiteti dëshmon se masa të ndryshme diskriminuese janë vënë në veprim, në mënyrë të tillë që procesi është ende i penguar.

Në praninë e homologut të saj francez Nicolas Sarkozy, Leuthard ua ka bërë, ndonëse tërthorazi, një kritikë vendeve që sulmojnë Zvicrën mbi çështjet tatimore.

 

Kriza me Parisin i përket së shkuarës

 

Problemi i lindur nga vjedhja e të dhënave në filialen gjenevase të HSBC është sheshuar menjëherë, ashuti siç e parathonin burimet zyrtare.

 

Ka mjaftuar një bisedë me banorin e Elizeut dhe ministrin e tij të Thesarit Eric Woerth për të bërë që Hans-Rudolf Merz ta konsiderojë diçka që i përket së shkuarës. "Kemi gjetur një zgjidhje," ka konstatuar me kënaqësi kreu i Departamentit Federal të Financave.

Përvjedhja e informacioneve kishte shtyrë Konfederatën ta pezllojë ratifikimin e marrëveshjes së re të tatimit të dyfishtë me Francën.

(http://www.rsi.ch)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
WEF midis krizës dhe besimit (01.27.2010)
Vdes i vetëvrarë shefi i policisë graubindase (01.26.2010)
Qendrat e banimit palafite zvicerane në listën e UNESCO-s (01.25.2010)
Zvicerania e rrëmbyer vendos të rrijë në Kolumbi (01.24.2010)
Iu thonë po dy centraleve të rinj bërthamorë (01.24.2010)
Polanski më pranë ekstradimit (01.23.2010)
Dje dita kombëtare e mbledhjes së fondeve për Haitin, zviceranët dhanë mbi 25 milionë franga (01.22.2010)
Airbus A380 bëri uljen edhe në Gjenevë (01.21.2010)
Nazmi Jakurti: Mungesa e integrimit të të huajve në Zvicër nuk është vetëm për fajin e tyre (01.19.2010)
Ushtria zvicerane pa parà (01.18.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lartë]