VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Zvicra e mbajti zotimin për fitore

                                                                                      

E Premte, 04.26.2024, 06:46pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
ZVICRA
 
Zvicra e mbajti zotimin për fitore
E Djelë, 03.29.2009, 07:45am (GMT+1)

Voal-online - Ekipi kombëtar zviceran e përmbushi zotimin duke fituar 2:0 në Moldavia. Në ndeshjen e tij të pestë kualifikuese botërore ekipi i Ottmar Hitzfeld nuk pati një shpërthim të veçantë, por arriti t'i marrë tri pikë në Kisinau. Pas këtij rezultati, Zvicra ka grumbulluar për llogari të saj 10 pikë, çka do të thotë një perspektivë e mirë për ta marrë biletën për në Afrikën e Jugut.

Beteja për Alex Frein dhe kolegët e tij rifillon prej së mërkurës. Takimin e kthimit me moldavët do ta kenë në stadiumin e Gjenevës. Moldavët luajtën gjithsesi me dëshirën e fitores dhe nuk iu munguan dy apo tri raste për shënim. Por rezultati shkoi në të mirë të zviceranëve edhe falë një kombinimi të mirë midis Alex Frei e Gelson Fernandes. Në minutën e 32-të një top nga Philippe Senderos e Blaise Nkufo përfundoi në këmbët e Frei, i cili pa problem, nga 10 metra largësi, e dorëzoi portierën Namasko. Për sulmuesun e Dortmundit dhe rekordmenin golashënues të kombëtares zvicerane ky ishte goli i 38-të në garat kombëtare të vendit të tij. Ndonëse Zvicra pati të tjera mundësi shënimi, sidomos nëpërmjet Nkufos në minutat 51 e 57, ajo nuk mundi të shkonte te rezultati 2:0 deri nga mbarimi i ndeshjes. Repartet e ndryshme të lojës së ekipit zviceran funksionuan herë-herë më mirë e herë-herë me difekte të dukshme. Por reparti mbrojtës me në krye Benjamin Huggel arriti në përgjithësi t'i shkatërrojë edhe ato situata të rrezikshme në zonën e saj, duke mos lejuar që ato të zhvilloheshin afër portës.

Gelson Fernandes arriti golin e dytë.

Loja, me nga një gol zviceran për çdo pjesë të saj, u zhvillua në stadiumin Zimbru të kryeqytetit moldavian Kisinau në praninë e 10 000 shikuesve. Golat u shënuan në minutën e 32-të nga Alex. Frei (0:1) dhe në minutën e 93-të nga Gelson Fernandes (0:2).

Moldavët: Namasko; Sawinow, Laschenko, Armas (87. Manaliu), Golowatenko; Epureanu; Ionita (56. Cebotaru), Gatcan; Kalinkow, Alexejew, Bugajow.

Zviceranët: Benaglio; Lichtsteiner, Senderos, Grichting, Magnin; Padalino (79. Fernandes), Huggel, Inler, Barnetta (93. Djourou); Frei, Nkufo (79. Derdiyok).

Zvicra luajti pa titullarët e saj Spycher (në shërim e sipër) dhe Behrami (plagosur në gju). Lojtarët rezervë të Zvicrës: Wölfli, Stocker, Dzemaili, Regazzoni. Nga tribuna: Leoni, Ziegler, Abdi, Müller.

Në Grupin 2 u zhvilluan këto ndeshje: Moldavia - Zvicër 0:2. Luksemburg - Letoni 0:4. Izrael - Greqi.

Renditja: 1. Zvicra në pesë ndeshje 10 pikë. 2. Greqia në 4 ndeshje 9 pikë. 3. Izraeli në 4 ndeshje 8 pikë. 4. Letonia në 5 ndeshje 7 pikë. 5. Luksemburgu në 5 ndeshje 6 pikë. Moldavia në 5 ndeshje 1 pikë.


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Hicfeldi luan me ekipin e tij të zemrës (03.27.2009)
Një piramidë mbi alpet zvicerane, një kullë e re Eifel! (03.25.2009)
La Repubblica: Zvicra dhe Italia i verfikojnë kufijtë alpinë (03.24.2009)
Dario Kolonja fitoi kupën e botës në turin suedez të skive (03.23.2009)
SonntagsZeitung: Ministrat zviceranë shuplakë ndaj ministrit gjerman të Financave (03.22.2009)
Federer pësoi humbjen e pestë nga Murrei (03.22.2009)
Ismail Kadare bisedë filozofike në kanalin e parë zviceran (03.21.2009)
Nga muaji prill Zvicra ndërpret azilin për kosovarët (03.20.2009)
Roxher Federeri në verë do të bëhet për herë të parë baba (03.13.2009)
Bashkimi i Intelektualëve Shqiptarë të Zvicrës: Xehtarëve të Trepçës në 20 vjetorin e grevave të tyre historike (03.02.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]