E Premte, 05.03.2024, 02:12pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
ZVICRA
 
LOJËRA ME VRASËS JO MË
E Premte, 03.19.2010, 11:33am

 

Voal-online –Shitja e të ashtuquajturave lojëra me vrasës (Killerspielen) për fëmijë dhe të rinj do të jetë e ndaluar. Pas dhomës së deputetëve (Këshillit Kombëtar) këtë e ka vendosur edhe dhoma e senatorëve (Këshilli i Shteteve) me 27 vota një kundër. Lojërat që hyjnë në kategorinë e dhunës do të jenë të ndaluara.

 

Kërkesën për paraqitjen e ligjit për votim e bëri për dhomën e deputetëve Norbert Hochreutener (CVP/Bernë), dhe nga Anne Seydoux (CVP/Jura) për dhomën e senatorëve.

 

Nga ana e saj këshilltarja nacionale (deputetja) Evi Allemann (SP/Bernë) bëri disa propozime të tjera rreth projektit të paraqitur. Ajo foli edhe për trajtimin lojërave kompjuterike me përmbajtje të dhunshme. Nga ana e saj Seydoux tha se për këtë duhet të kemi parasysh se mesatarja e moshës e atyre që luajnë këto lojëra është 30 vjeç. Lojtarët e moshave të rritura i dinë ta dallojnë botën reale nga bota virtuale, prandaj një ndalim i përgjithshëm i këtyre lojërave do të ishte i tepëruar.

 

Problemi Internet

 

Edhe për Kryetarin e Komisionit të Drejtësisë, Hermann Bürgi (SVP/ Turgau), një ndalim i përgjithshëm do të ishte i papranueshëm. Ai e shikoi temën e Internetit si të veçantë që duhej trajtuar më vete dhe mbi kritere të vetat. Pavarësisht kësaj, Bürgi ishte i një mendjeje që edhe për këtë duhet bërë një shqyrtim dhe duhet dalë me një zgjidhje.

PO E DËBONIN, NIGERIANI VDES NË KLOTEN, FILLON HETIMI

E Enjte, 03.18.2010, 05:20pm


Voal-online - Një 29 vjeçar nigerian vdiq mbrëmë në aeroportin e Klotenit, ndërsa ishin duke e dëbuar me procedurë të shpejtuar nga Zvicera. Nigeriani ishte kërkues i azilit, i cili e kundërshtoi  vendimin për kthim duke shpallur grevën e urisë për disa ditë rresht. Ai vdiq papritur ndërsa agjentët e policisë po e transportonin me forcë në një avion që udhëtonte për në Lagos.

Megjithë ndihmën e shpejtë, nigeriani vdiq. Nigeriani, 29 vjeçar, kishte bërë kërkesë për azil, por Zyra federale e migracionit kishte marrë një vendim që të mos e merrte në diskutim fare kërkesën e tij.

29 vjeçari, që kishte preçedentë për trafil droge, do të nisej për në NIgeri bashkë me 15 nigerianë të tjerë, edhe ata të dëbuar. Zyra federale e Migracionit ka vendosur që t’i pezullojë fluturimet me destinacion të njëjtë deri në një vendim të ri.

PËRZËNIA E KRIMINELËVE TË HUAJ, DO TË VENDOSË POPULLI
E Enjte, 03.18.2010, 04:21pm

 

 

Shtetet nuk mendojnë se kjo praktikë bie ndesh me të drejtën ndërkombëtare

 

 

Voal-online –Populli do të thirret për të votuar mbi iniciativën që kërkon përzënien e kriminelëve të huaj.

 

Këshilli i shtetit ka refuzuar sot, me 28 vota kundër 13, të pranojë pikëpamjen e së majtës, e cila kërkonte shfuqizimin e tekstit. Nuk ka pasur sukses as propozimi për të bërë ndonjë ndryshim në ndonjërin prej paragrafëve.

 

Shumica e senatorëve kanë konsideruar se iniciativa nuk është kundër së drejtës ndërkombëtare dhe në të njëjtën kohë ka dashur t’i japë besim një praktike të eksperimentuar pa ndryshuar rregullat e lojës në gjysmë të rrugës. Ndërkaq, ka nënvizuar këshilltari liberal Urs Schwaller, përveç profesorëve të së drejtës ndërkombëtare dhe parlamentarëve, askush nuk do të ishte në gjendje të kuptonte nëse duhet bërë i pavlerë një tekst që ka grumbulluar më shumë se 200 000 firma.

 

Këshilli Federal pranon vetë se iniciativa nuk e respekton parimin pengues të mospërzënies, kështu si dhe të tjera dispozia të shkruara në traktatet ndërkombëtare, ka afirmuar ai. Marrëveshja mbi qarkullimin e lirë të njerëzve firmosur me Bashkimin Evropian ndërkaq i ndalon përzëniet automatike.

AMNESTY INTERNATIONAL FILLON SENSIBILIZIMIN PËR MAX GÖLDIN
E Mërkurë, 03.17.2010, 04:23pm

 

Zvicerani Max Göldi pritet që me ndihmën e veprimtarëve të Amnesty International të lirohet së shpejti

 

 

Voal-online –Me një «Urgent Action» bën Amnesty International një apel mbarëbotëror për lirimin e zviceranit Max Göldi të burgosur në Libi. Është hera e dytë në historinë e Amnesty International që ndërmerr një aksion të tillë urgjent për një zviceran.

 

Sekretariati Ndërkombëtar i Amnesty International në Londër ka ndërmarrë tashmë «Urgent Action» për Max Göldin. Është hera e dytë që ndërmerret një aksion i kësaj natyre për një shtetas zviceran nga organizata për të drejtat e njeriut. Kërkohet që faktorët mbarëbotërorë të bëjnë trysni me shefin shtetëror libian Muammar Gaddafi. Në ditët e ardhshme një rrjet prej mijëra veprimtarësh dhe veprimtaresh me letra, fakse, e-maile do të kërkojnë lirimin e menjëhershëm të Max Göldi. einsetzen.

 

«Në mbi njëzet vjet, sa kam unë që punoj për Amnesty International, kjo është hera e dytë, që organizata jonë ndërmerr një «Urgent Action» për një qytetar zviceran. Kjo tregon sa seriozisht po e trajtojmë në rastin e Max Göldit“, sqaroi Daniel Bolomey, Sekretar i Përgjithshëm i Seksionit Zviceran të Amnesty International.

 

Göldi është një figurë shahu

MAFIA RUSE NË ZVICËR DHE NË TIÇINO
E Martë, 03.16.2010, 11:57am

Arrestuar 11 veta të akuzuar për vjedhje dhe fshehje gjërash të vjedhura; kokat e tyre drejtuese në Spanjë gjithashtu në pranga

 

Voal-online –Njëmbëdhjetë veta janë arrestuar dje në Zvicër, disa prej të cilëve në Zvicrën italiane, me akuzën se i përkasin një organizate kriminale gjeorgjiane aktive edhe në vende të të tjera të ndryshme evropiane. Lajmi u bë i ditur nga Prokuroria Publike e Konfederatës, sipas së cilës operacioni ka bërë të mundur çrrënjosjen e një rrjeti të rëndësishëm keqbërës i cili merrej sidimos me vjedhje, grabitje (vjedhje me thhyerje) dhe fshehje të gjërave të vjedhura.

 

Sipas hetimeve, të filluara prillin e shkuar, kokat drejtuese të bandës ishin aktive në Spanjë, prej nga organizonin trafiqet e paligjshme. Arrrestimet janë bërë dje edhe në vende të tjera evropiane. U arrestuan me dhjetëra veta.

Struktura kriminale, me një hierarki të fortë, në Konfederatë ishte përbërë nga një shef i përgjithshëm dhe nga përgjegjës rajonalë të pranishëm në Zvicrën romande, në Zvicrën lindore, në Zvicrën perëndimore dhe në Zvicrën italina. Përgjegjësit rajonalë ishin të ngarkuar të kontrollonin shkeljet e mundshme të bërë nga anëtarët dhe për të bërë përllogaritjet e shumave të arkës kriminale rajonale.


Në muajt e shkurtër, bën të ditur Prokuroria Publike e Konfederatës, forcat e policisë dhe drejtësia spanjolle, gjermane, austriake, franceze e zvicerane janë bashkuar për të përkryer bashkëpunimin e tyre hetimor dhe policor.

 

Objektivi final e hetimit ishte të godasë organizatën kriminale në tërësinë e saj, me një fjaöë strukturat, funksionimin dhe kodet udhëzuese, për të mundësuar çrrënjosjen në mënyrë afatgjatë të saj edhe përtej kufijve shtetërorë.
NJË TAKSË PËR 'PAQEN' MIDIS GJERMANISË DHE ZVICRËS
E Hënë, 03.15.2010, 06:21pm

 

 

 

Këtë ia propozon Crédit Suisse qeverisë së Berlinit

 

 

Voal-online –Një taksë çliruese «una tantum» mbi të gjitha vlerat e depozituara në Zvicër nga qytetarët gjermanë për t’iu dhënë fund polemikave mbi evazionin fiskal e për të risjellë qetësinë në marrëdhëniet midis Bernës e Berlinit. Këtë ia propozon Credit Suisse qeverisë së Berlinit, shkruante sot gazeta «Handelsblatt», duke cituar shefin e sektorit të Private Banking, Walter Berchtold.

Ky propozom mund të duket një padrejtësi, ka saktësuar manaxheri në gazetën e përditshme, por gjithsesi do ta ndihmonte shtetin gjerman të arkëtonte më shumë para. Në një kohë të shkurtër, mund t’i kishte në zotërim të gjitha vlerat e depozituara në Zvicër.

Bankieri nuk do të mendonte kurrsesi largimin e klientëve të kamur. «Në një kohë të shkurtër Credit Suisse mund të pësonte një hemoragji të klientëve, por në një kohë të gjatë jam shumë opotimist, sepse punët tona nuk bazohen në depozitat në të zi,” ka theksuar Berchtold.

Në të ardhmen, gjithsesi, Credit Suisse nuk do t’ua kërkojë aktivisht investitorëve nëse paraja që ata duan ta depozitojnë është e deklaruar apo jo. « Detyrat tona ligjora dhe morale kufizohen në mos dhënien ndihmë aktivisht klientëve që t’ua fshehin paratë institucioneve të taksave,” ka saktësuar.

Sipas vlerësimeve të përmendura në »Handelsblatt», mund të shkonte në 200 miliardë euro vlera e depozitave në Zvicër nga qytetarët gjermanë për t’i shmangur nga taksat e vendit të tyre.

MIJËRA GRA NË DEMONSTRATË PËR TË DREJTAT E TYRE NË BERNË
E Shtunë, 03.13.2010, 07:17pm

"Jepma jetën e bukur," kërkuan gratë

Voal-online -Midis 6000 e 8000 vetave u mblodhën në Bernë sot për demonstratën e tyre në shkallë vendi. Pjesëmarrëset në tubim kërkuan t'i jepet fund varfërisë dhe dhunës ndaj grave. "Jepma jetën e bukur," ishte parulla e tubimit.

 

Pjesëmarrëset e tubuara në Sheshin Federal (Bundesplatz) trajtuan tema si dhuna familjare, humbja e vendeve të punës në kushtet e krizës, barazi në profesion dhe në formi, paqe dhe çmilitarizim si dhe autonomi e të drejtë për vetëvendosje. Gratë kërkuan respektim të të drejtave elementare për gratë dhe autonomi e siguri si mbrojtje ndaj dhunës mbi baza gjinore.

 

Ato kërkuan forcim të sigurisë sociale dhe u shprehën kundër rritjes së moshës së pensionit për gratë. Kërkuan gjithashtu mbështetje më të madhe për përkujdesjen ndaj fëmijëve. Gratë protestuan kundër pagesave të pabarabarta për punë të barabartë me meshkujt, duke i dhënë fund padrejtësive në fushën e pagave. Sindikata UNIA si bashkorganizatore e protestës tha se gratë përballen me një shkallë më të madhe të varfërisë se burrat. Fajin sindikata ua vuri kushteve të këqija të punës dhe padrejtësive në fushën e pagave. Kjo është thelluar në krizën gjatë vitit 2009.

GJITHNJË E MË SHUMË MALLRA TË FALSIFIKUARA DHE PRODHIME PIRATE
E Mërkurë, 03.10.2010, 03:12pm

Voal-online –Dogana zvicerane më 2009 ka kapur pothuaj dyfishin e mallrave të falsifikuara dhe prodhimeve pirate në krahasim me vitin 2008. Më së shumti ato kanë qenë çanta, veshje, medikamente dhe orë të falsifikuara. Në këtë grupim vendin e parë e zënë veshjet e fasifikuara. Mallrat janë dërguar kryesisht nëpërmjet postës në Zvicër.

 

Në vitin 2009 dogana zvicerane ka bërë 2402 ndërhyrje për shkak të mallrave të falsifikuara, bën të ditur autoriteti zviceran «Stop Piracy» (Ndal piraterinë). Prodhimet artizanale janë kapur në 1622 raste, krahasuar me 1176 në vitin paraardhës. Me mjetet e qarkullimit rrugor janë regjistruar 780 raste. Një vit më parë kishin qenë vetë 121 raste, bën të ditur „Stop Piracy». Mallrat, në 95 për qind të tyre, janë dërguar në pako në më pak se pesë kilogramë, kryesisht nëpërmjet postës ose nëpërmjet mjeteve të qarkullimit rrugor. Ato janë kryesisht çanta ose veshje të falsifikuara. Në 1154 raste janë kapur medikamente (barna mjekësore), nga 687 që janë kapur gjatë vitit 2008. Në 1065 raste janë kapur orë, krahasuar me 1085 një vit më parë.

 

Mallrat e falsifikuara kryesisht vijnë nga Kina, me përjashtim të medikamenteve, të cilat e kanë prejardhjen kryesisht nga India. Blerësit i gjejnë këto mallra të falsifikuara kryesisht në Turqi, në vendet e Bashkimit Evropian ose në Tailandë.

 

«Stop Piracy» thekson se siguria, cilësia, respektimi i mjedisit nga ana e prodhuesve të mallrave të falsifikuara janë gjithnjë jo të respektuara. Industria e falsifikimit zë një pjesë të konsiderueshme të kriminalitetit të organizuar, një industri tejet fitimprurëse.

 

Në Zvicër janë kapur vitin e kaluar 4900 banknota (monedha në letër), nga 1800 të një viti më parë.
KRIZA LIBIANE: TANI EDHE MË E NDERË
E Martë, 03.09.2010, 06:36pm

 

Në foto: Max Göldi ka dy javë që u dërgua nga ambasada zvicerane në burg

 

Voal-online -Në krizën libiane mbretëron gjithnjë e më shumë nervozizmi. Amnesty International ka mbledhur 14 000 nënshkrime për një peticion, kur kërkohet lirimi i zviceranit të burgosur Max Göldi. Ndërkohë një evroparlamentar nga Malta i ka kërkuar Komisionit të Bashkimit Evropian që ta ketë në qendër të vëmendjes ndërmjetësimin mes Zvicrës dhe Libisë.

 

Në një letër dërguar ministrit libian të Drejtësisë Amnesty International protestonte ndaj mbajtjes në burg prej dy javësh në burgun al-Jeida.

 

Amnesty International thotë se burgosja e Göldit është e paligjshme. Autoritetet libian duhet ta lënë të lirë Göldin menjëherë të kthehet në Zvicër, shkruhet në tekstin e peticionit. Organiata e të drejtave të njeriut e shikon Göldin si të burgosur të ndërgjegjes, viktimë të një akuze politikisht të motivuar.

 

Göldi, i cili u mbajt peng për më shumë se një vit e gjysmë në Libi, duhet të trajtohet në mënyrë korrekte dhe të vizitohet rregullisht nga përfaqësia diplomatike zvicerane, shkruhet më tej në peticion.

 

Ndërkohë durimit të Evropës i ka ardhur fundi. Një evroparlamentar nga Malta ka kërkuar një përkushtim më të madh nga Brukseli. Kriza midis dy vendeve joanëtare ka pasoja „të rënda për qytetarët e BE-së“, tha Simon Busuttil në një konferencë shtypi para plenumit të parlamentit të Bashkimit Evropian. Ai kritikoi faktin që investitorët evropianë nuk mund të dërgojnë më personel në Libi.

 

«BE nuk ka të bëjë me mosmarrëveshjet dhe nuk ka arsye pse pasojat t’i vuajnë qytetarët e BE-së,“ sqaroi Busuttil, nga Partia Nacionaliste e Maltës, i cili në Strasburg bën pjesë në Grupin e Partive Popullore. Ai kritikoi situatën e krijuar me vendin veriafrikan.
SHTYPI: "NJË MËSIM TË MIRË POLITIKËS"
E Hënë, 03.08.2010, 06:06pm

 

Voal-online -Me jo-në masive lidhur me ndryshimin e BVG-së qeveria dhe parlamenti kanë marrë një mësim të mirë. Atyre iu mbetet vetem ta kanë parasysh sa më mirë, ta mbajnë vath në vesh këtë mësim në të ardhmen. Për këtë gjë mediat zvicerane, në edicionin e sotëm, janë të njëzëshme. Një nga arsyet për këtë përgjigje kaq të qartë që mori nga populli iniciativa e politikës zyrtare është, sipas tyre, se kjo shihet si një zhvillim në kuadrin e krizës aktuale.

 

„Mësim i mirë politikës“ është tema numër një e gazetave të sotme. „Populli nuk ishte i gatshëm të pranonte cënimin e trajtimit social,” shkruante komentatorja e «Neuen Luzerner Zeitung». „Votuesit e panë këtë më shumë si një faturë ekonomike, të cilën duhej ta paguanin njerëzit e thjeshtë,“ shkruante «Aargauer Zeitung». «Mesazhi i votuesve: Ne nuk mund të paguajmë gjobë për keqqeverisjen,“ shkruante «Basler Zeitung».

 

Jo-ja e djeshme ishte e lidhur me qëndrimin e njerëzve të thjeshtë ndaj mënyrës së përpjekjeve për rimëkëmbjen e UBS në kuadrin e krizës ekonomike, analizonte «Le Matin».

 

Për «Quotidien Jurassien» pa dyshim që jo-ja ishte rezultat i mirëfilltë i mosbesimit ndaj financave. Dhe «Tages-Anzeiger» druan se „besueshmëria ndaj financave dhe sigurimeve është rrokullisur që nga fillimi i krizës“.

 

«Berner Zeitung»: «Një sistem që nuk është transparent nuk mund të jetë i besueshëm, dhe kur njeriu nuk beson, atëherë thotë jo në kutinëe  votimit.“

 

Rezultati i votimeve i tregoi politikës sa të vështira janë reformat në fushën e pensioneve, shkruante «Tages-Anzeiger».
  » DEMONSTRATA NË BERNË KUNDËR THIRRJES PËR XHIHAD
  » LIBIA: SHBA KËRKON QË TRIPOLI E BERNA TË DIALOGOJNË
  » SWISSCOR, NJË HISTORI BUJARE E ZEMRËS SË HAPUR ZVICERANE
  » MANIFESTIME KUNDËR ZVICRËS NË TRIPOLI
  » HANS RUDOLF MERZ PËSON RËNIE TË POPULLARITETIT
  » "FINANCOJMË HEKURUDHËMN 2030 ME TVSH-në"
  » LOZANA DY ORË NË TERR
  » LIBI: RACHID HAMDANI LARGOHET PËR NË TUNIZI
  » NAZMI JAKURTI ZGJIDHET KRYETAR I UNIONIT TË SINDIKATAVE TË OBERARGAUT
  » PARTIA SOCIALISTE: TË DIALOGOHET ME BASHKIMIN EVROPIAN PËR FISKALITETIN



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lart]